Skip to main content

“FOTO: Prishja e lokalit në hyrje të Liqenit të Tiranës nxjerr në sipërfaqe tunelin e fshehur ushtarak” plus 9 more - Gazeta Dita

“FOTO: Prishja e lokalit në hyrje të Liqenit të Tiranës nxjerr në sipërfaqe tunelin e fshehur ushtarak” plus 9 more - Gazeta Dita


FOTO: Prishja e lokalit në hyrje të Liqenit të Tiranës nxjerr në sipërfaqe tunelin e fshehur ushtarak

Posted: 03 Jul 2022 09:38 AM PDT

Ky tunel ushtarak ishte “varrosur” poshtë një lokali të ngritur në hyrje të zonës pedonale të Liqenit të Tiranës.

Krijimi i një segmenti të ri rrugor që lidh digën e Liqenit me sheshin Nënë Tereza, ka sjellë prishjen e objektit.

Kur fadromat kanë hedhur në tokë këtë ndërtim ka dalë ky tunel që zgjatohet në thellësi në drejtim të territorit të Gardës së Republikës.

Kjo e fundit gjithashtu është zhvendosur për t’i hapur vend rrugës së re dhe bashkimit të kësaj pjese, dikur ushtarake, me zonën e zhvilluar urbane të qytetit.

Postim në faqen Instagram të DITA

o.p. / dita

 

 

The post FOTO: Prishja e lokalit në hyrje të Liqenit të Tiranës nxjerr në sipërfaqe tunelin e fshehur ushtarak appeared first on Gazeta Dita.

Refuzoi të kryente shërbimin ushtarak kur shpërtheu lufta me Ukrainën, sportisti arrestohet në Rusi

Posted: 03 Jul 2022 04:54 AM PDT

Ivan Fedotov (25 vjeç), një nga portierët e skuadrës ruse në Lojërat e fundit Olimpike Dimërore (në Pekin), aktualisht është i burgosur në vendin e tij.

Ai akuzohet se ka refuzuar të kryejë shërbimin e tij ushtarak, kur Rusia pushtoi Ukrainën. Por avokati i tij i kundërshtoi këto akuza.

Në Lojërat Olimpike të Pekinit, Fedotov fitoi një medalje argjendi, ndërsa ekipi i kombëtar i Rusisë humbi në finale kundër Finlandës. Ai këtë sezon luante për CSKA-në e Moskës, me të cilën fitoi kampionatin rus (KHL).

Majin e kaluar, Ivan Fedotov nënshkroi një kontratë me Philadelphia Flyers, një nga ekskluzivitetet e NHL.

Sipas avokatit të tij, ai u transferua në një spital ushtarak. “Nëse e kuptoj mirë, për shkak të stresit, ai kishte gastrit,– i tha ai një agjencie ruse të lajmeve. “Ivan ndihet keq. Ai thotë se nuk ka asistencë të plotë mjekësore". 

j.l./ dita

The post Refuzoi të kryente shërbimin ushtarak kur shpërtheu lufta me Ukrainën, sportisti arrestohet në Rusi appeared first on Gazeta Dita.

Veliaj takon ministren për Europën të Austrisë: Një mbështetëse e palëkundur e integrimit europian për Shqipërinë

Posted: 03 Jul 2022 04:38 AM PDT

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj është takuar me ministren për Europën të Austrisë, Karoline Edtstadler, e cila është një mbështetëse e integrimit evropian të Shqipërisë.  Nisur dhe nga konflikti ruso-ukrainas, përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj thekson se konfliktet aktuale na kujtojnë vlerën që ka fqinjësia e mirë.

"Aty ku janë miqtë, aty është dhe Austria!

I lumtur të takoja Ministren e Austrisë për Europën, miken time

Një mbështetëse e palëkundur e integrimit europian për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor. Konfliktet aktuale na kujtojnë që fqinjësia ka vlerë, sa më të mirë të jenë fqinjët – aq më të mirë jeni edhe ju! Faleminderit", shkruan Veliaj.

j.l./ dita

The post Veliaj takon ministren për Europën të Austrisë: Një mbështetëse e palëkundur e integrimit europian për Shqipërinë appeared first on Gazeta Dita.

Këngëtarja shqiptare: Dua 120 mijë euro që të këndoj në koncertin e shqiptarëve

Posted: 03 Jul 2022 04:24 AM PDT

Këto ditë në Zvicër është duke u zhvilluar koncerti i shqiptarëve "Alba Festival".

Në eventin madhështor janë të ftuar shumë këngëtarë të njohur. Mes tyre është edhe rap-artistja, Loredana Zefi e cila jeton dhe vepron në Zvicër.

Ajo nuk ndodhet në 'line up' të koncertit, teksa së fundmi për fansat ka treguar edhe arsyen.

"Përse nuk je në Festivalin Alba?", ka qenë pyetja që i bëri një nga ndjeksit në Instagram.

Loredana nuk nguroi t'i përgjigjej shkurt, se kërkoi të paguhej 120 mijë euro.

j.l./ dita

The post Këngëtarja shqiptare: Dua 120 mijë euro që të këndoj në koncertin e shqiptarëve appeared first on Gazeta Dita.

Dyshohet se e spiunoi për drogën, vrasja e shqiptarëve në Athinë ndodhi për larje hesapesh

Posted: 03 Jul 2022 04:05 AM PDT

Pas masakrës me tre të vdekur dhe dy policët e plagosur në Athinë fshihet çmontimi i një bande të trafikut të drogës majin e kaluar, anëtarë të së cilës ishin dy nga shqiptarët e vrarë nga përplasja që ndodhi një natë me parë, për të larë hesapet.

Ata kishin qenë pjesë e të njëjtit grup për trafikun e drogës por mes tyre kishin nisur mosmarrëveshjet për pazare. Të dy palët kanë nisur të debatojnë në rrugë.

Njëri prej tyre dyshonte se kishte qenë tjetri që e kishte spiunuar.

Viktima e parë dyshohet se ishte një pjestar i një bande të vogël që u shpërbë nga policia, ndërsa kreu i bandës, Adil Tefa ishte kreu bandës.

j.l./ dita

The post Dyshohet se e spiunoi për drogën, vrasja e shqiptarëve në Athinë ndodhi për larje hesapesh appeared first on Gazeta Dita.

KARIKATURA E DITËS: GJENI DIÇITURËN

Posted: 03 Jul 2022 03:49 AM PDT

Karikatura ka qenë një nga veçoritë e faqeve të DITA që në numrat e saj të parë.

Kjo është një karikaturë nga mjeshtri Medi Belortaja, një nga bashkëpunëtorët e hershëm të gazetës.

Cili është mendimi i parë që ju vjen në mendje kur e shikoni?

Dita

 

The post KARIKATURA E DITËS: GJENI DIÇITURËN appeared first on Gazeta Dita.

SHËNIM: “Ta çoj djalin në shkollë me m’u ba idiot?!”

Posted: 03 Jul 2022 03:46 AM PDT

 

Nga Edona Llukaçaj

Botuar në DITA

Diku në vitet ’90, në një skeç vënë në skenë nga humoristë shkodranë kalonte një shprehje, fatkqesësisht fort e gjetur për të shprehur realitetin paradoksal të arsimit në dekadat e fundit: “Ta çoj djalin në shkollë me m’u ba idiot?!”

Ajo ishte koha kur në emër të çrrënjosjes të ideologjisë komuniste, po goditej pamëshishëm gjithçka, si më e këqja e trashëgimisë, ashtu edhe ato gjëra të vyera që kishin mbetur pas. Kur nga padija a padëshira shkatërrohej pa kriter, a thua se dinim të ndërtonim më mirë.

Skeçi shënjestroi zhvlerësimin e arsimimit dhe nxënies si një rrugë e drejtë drejt suksesit. Ndërsa sot zhvlerësimi i shkollës është tjetërsoj, më i sofistikuar, më thellë i rrënjosur.

Djali a vajza jote nuk cilësohen të paaftë për jetën (idiotë), thjesht se në dorë iu jepet një diplomë që pak e aspak i siguron. Është një proces që fillon kur ti detyrohesh dhe e dërgon fëmijën në kopësht e shkollë me zarfa plot në çantën e shpinës jo vetëm për 7 mars, dhe teksa thua sloganin “për një kafe”, pyet veten se në cilën kafene e nga sa kafe pijnë këta gryksa.

Është një proces i fëlliqur që vazhdon kur detyrohesh ta çosh fëmijën, po ashtu si fshehurazi, në kurset e hapura nga mësueset e veta pas shkolle, pasi dëshmon rënien domethënëse në mësime të atyre që refuzuan a nuk mundën të frekuentojnë këto kurse çudibërëse në performancën e fëmijës.

Është ajo ecejakja në fillim të viteve shkollore, kur, me lezet, përpiqesh që yt bir a yte bijë të jetë në klasën e ndonjë mësuesi të mirëfilltë: jo patronazhist, pa “miq” të spikatur dhe që nuk e ka blerë vendin e punës për të mos i ngelë pa ekspozuar garderoba firmato.

Është zhgënjimi i përditshëm, jo vetëm në fund të vitit, kur publikohen notat fiktive të kopjeve të qarkulluara, sipas zërave, nga vetë arsimtarët që iu kërkohet një cilësi që nuk e arrijnë dot sa prej pamjaftueshmërisë aq edhe prej përçudnimit të sistemit.

Është degradimi i universitetit, ku pretendohet të diplomojmë profesionistë të kohës me kurrikula të vjetëruara dhe të cunguara; ku plagjiaturat e faktuara pezulluan doktoraturat për vite, por atyre që bënë hatanë nuk i hyri gjemb në këmbë, por me titullin në xhep, shpesh, vazhdojnë e lektrojnë duke hedhur baltë mbi të gjithë akademikët; ku niveli i bachelor është aq i diskutueshëm sa, nëse dikush mund të bëhet mësues apo jo, e vendos mesatarja e shkollës së mesme; ku përditë ‘vriten’ shkencat humane dhe ato sociale, a thua se pa to, do mund të rimëkëmbet ndonjëherë ky vend.

E për sa kohë situata është kjo, ne jemi të vetëdijshëm se notat e profesiontëve fiktivë që punojnë me tekste e metoda fiktive do jenë po fiktive. Ata po bëjnë me brezat veçse çfarë kanë parë të bëhet me to vetë.

Fëmijët dhe të rinjtë tanë do vazhdojnë të shkojnë në shkollë në këtë atmosferë fiktiviteti derisa t’i thuhet ndal me reforma kuptimplote dhe të zbatueshme. Nëse janë me fat nuk do kalojnë klasën si të paaftë (idiotë) par excellence.

Por që dinjiteti do u përdhoset dhe dëshira për të përftuar dije me mund e përkushtim do u cënohet s’ka dyshim.

 

*****

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

The post SHËNIM: “Ta çoj djalin në shkollë me m’u ba idiot?!” appeared first on Gazeta Dita.

PD publikon spotin zyrtar të 7 korrikut: Mos thuaj “ç’më duhet mua?”

Posted: 03 Jul 2022 03:44 AM PDT

Partia Demokratike zyrtarizon spotin e protestës së 7 korrikut.

Me mesazhet kyçe “Shqipëria në rrezik” dhe “mos thuaj: ç'më duhet mua?'', spoti rithekson motivet e protestës dhe kërkon daljen nga apatia shoqërore.

Kryetari i PD, Sali Berisha, në një tur intensiv takimesh me aktorë shoqërorë ka kërkuar bashkimin rreth kauzave kombëtare si shpopullimi, çmimet e larta, ekonomia në rënie dhe shkombëtarizimi nëpërmjet Ballkani të Hapur.

j.l./ dita 

The post PD publikon spotin zyrtar të 7 korrikut: Mos thuaj "ç'më duhet mua?" appeared first on Gazeta Dita.

Reshje dhe përmbytje, mijëra njerëz urdhërohen të evakuohen nga Sidney

Posted: 03 Jul 2022 03:33 AM PDT

Mijëra banorë u urdhëruan të evakuohen nga Sidnein jugperëndimor, qyteti më i madh i Australisë, të dielën, për shkak me shirave të rrëmbyeshëm dhe erëra të furishme që goditën bregun lindor.

Shërbimi sinoptik i motit paralajmëroi për reshje të dendura shiu që mund të çojnë në përmbytje dhe rrëshqitje të dheut përgjatë rajonit të bregdetit lindor nga Newcastle në gjirin e Bateman's në shtetin e Uellsit të Ri Jugor, me shirat që pritet të intensifikohen gjatë dy ditëve të ardhshme.

"Tani jemi duke u përballur me rreziqe në fronte të shumta, përmbytje të shpejta, përmbytje lumenjsh dhe erozioni bregdetar," tha ministri i shërbimeve të emergjencës të Uellsit të Ri Jugor, Steph Cooke në një konferencë për mediat televizive.

Ai u bëri thirrje njerëzve që të anulojnë udhëtimet e pushimeve. "Kjo është një situatë emergjente kërcënuese për jetën”, tha Cooke.

Më shumë se 200 milimetra shi kanë rënë në shumë zona dhe në disa të tjera në 350 milimetra, tha Byroja e Meteorologjisë, duke paralajmëruar për rreziqet e përmbytjeve përgjatë lumit Nepean.

Shirat e dendur bënë që diga kryesore e Sidneit të hapej gjatë natës, thanë autoritetet, duke shtuar se modelimi tregoi se derdhja do të ishte e krahasueshme me një derdhje të madhe si ajo e marsit të 2021 në digën Warragamba.

"Nuk është e mundur që uji të mbahet në diga. Ai ka filluar të derdhet. Lumenjtë rrjedhin shumë shpejt dhe janë shumë të rrezikshëm. Më pas kemi rrezik për përmbytje të menjëhershme, pavarësisht se ku janë shirat”, tha komisionerja e Shërbimit Shtetëror të Emergjencave Carlene York.

Gjatë ditës së kaluar, 29 njerëz janë shpëtuar nga përmbytjet, duke përfshirë një që ishte varur në një shtyllë për një orë, ndërsa punëtorët përpiqeshin t'a shpëtonin.

Qeveria australiane i ka ofruar zonave të përmbytura 100 trupa, që po ndihmojnë me thasë me rërë dhe dy helikopterë për të ndihmuar me çdo shpëtim, tha ministri i Mbrojtjes Richard Marles në Sky News. / CNN

j.l./ dita

The post Reshje dhe përmbytje, mijëra njerëz urdhërohen të evakuohen nga Sidney appeared first on Gazeta Dita.

Erdogan s’ndihet mirë, anulon fjalimin në Bursa, mediat: Ka pësuar paralizë të fytyrës

Posted: 03 Jul 2022 03:15 AM PDT

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka shtyrë fjalimin e tij në Bursa. Deputetët vendas kanë informuar se presidenti i Turqisë nuk u ndje mirë.

Deputeti i AKP- së Refik Ozen deklaroi se tubimi u shty për shkak të një “ftohjeje të zakonshme” .

“Shëndeti i presidentit tonë është më i rëndësishëm se çdo gjë tjetër", tha Ozen, ndërsa ende nuk ka një njoftim zyrtar nga presidenca turke.

Në rrjetet sociale turke, sipas asaj që transmeton ERT, po përflitet se presidenti turk ka pësuar paralizë të pjesshme në anën e majtë të fytyrës, por një gjë e tillë nuk është konfirmuar deri më tani.

Për fjalimin e presidentit turk Bursa ishte përgatitur dhe zbukuruar me flamuj, parkingjet ishin bosh dhe rrugët ishin të gjelbëruara. Shpenzimet dhe të gjitha përgatitjet thuhet se kanë arritur në 2.5 milionë lira turke.

j.l./ dita

The post Erdogan s’ndihet mirë, anulon fjalimin në Bursa, mediat: Ka pësuar paralizë të fytyrës appeared first on Gazeta Dita.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more