Skip to main content

“Çfarë nuk i lejohet një populli të vogël dhe të nëpërkëmbur?” plus 1 more Telegrafi Opinione

“Çfarë nuk i lejohet një populli të vogël dhe të nëpërkëmbur?” plus 1 more Telegrafi Opinione


Çfarë nuk i lejohet një populli të vogël dhe të nëpërkëmbur?

Posted: 01 Jul 2022 08:11 AM PDT

Pas më shumë se dy dekada nga lufta në Kosovë dhe shkëputja e saj nga Serbia me ndihmën e ShBA-së dhe disa vendeve perëndimore, shumica dërmuese e shqiptarëve, dhe jo vetëm, janë të çuditur, por edhe të pezmatuar nga fakti se katër prej drejtuesve kryesorë të UÇK-së ndodhen sot të burgosur në Hagë.

Çudinë dhe nervozizmin i shtojnë akoma më shumë fakti se të burgosurit në fjalë akuzohen për "Ndërmarrje të përbashkët kriminale", ndërmarrje që u mbështet moralisht, politikisht dhe ushtarakisht nga fuqitë kryesore të Perëndimit.

Atëherë, mëdyshjet e shqiptarëve vërtiten rreth pyetjeve: Nëse lufta e udhëhequr prej të akuzuarve ishte "Ndërmarrje e përbashkët kriminale", si ishte e mundur që politika dhe diplomacia mendjemprehtë perëndimore nuk e pikasi këtë gjë dhe ia lejoi vetes të bëhet moralisht, politikisht dhe ushtarakisht "bashkëfajtore" me të akuzuarit?! A njeh historia njerëzore ndonjë rast që një luftë e drejtë, një luftë çlirimtare, një luftë kundër shtypësve, dhunuesve dhe shpërngulësve të një popullsie të jetë udhëhequr nga kriminelë, pra nga autorë "krimesh kundër njerëzimit" dhe "krime lufte"?! A njeh historia njerëzore ndonjë luftë ku nuk ka pasur eksese (teprime, tejkalime) dhe a njeh kjo histori raste kur drejtuesit kryesorë të një lufte çlirimtare akuzohen dhe dënohen për veprime të gabuara apo kriminale që gjatë asaj lufte, nën presionin e saj psikologjik dhe praktik, individë të veçantë në përbërje të ushtrisë t'i kenë kryer ato?!

Përse një akuzë e tillë duhej bërë gati pas dy dekadash dhe, madje, pasi shumë akuza të tjera të ngjashme dhe kundër bashkëdrejtuesve të asaj ushtrie janë provuar si të pavërteta juridikisht?!

Shqiptarit të zakonshëm, shqiptarit naiv apo edhe atij të lexuar, përballë një realiteti të tillë nis t'i krijohet bindja se në botën ku jetojmë, një populli të vogël, një populli të ndarë dhe të shtypur nuk i lejohet të krijojë ushtri dhe as të luftojë kundër gjendjes në të cilën ndodhet dhe as kundër shtypësve të tij, përndryshe një ndërmarrje e tillë quhet kriminale.

Një populli të vogël dhe të nëpërkëmbur nuk i lejohet të ngrejë krye kundër padrejtësive. Edhe po ngriti krye, kjo duhet bërë me masë, domethënë deri në atë shkallë sa të mos tronditë themelet e pushtuesit e shtypësit të vet, dhe këtë masë duhet ta përcaktojnë, në mos sundimtarët e tij, miqtë e vjetër e të rinj të sundimtarëve.

Kur një popull i vogël të ngrihet për të luftuar pushtuesit dhe vrasësit e tij, ky popull duhet të ketë shumë kujdes që të dallojë mirë miqtë dhe shërbëtorët e pushtuesit që ndodhen brenda gjirit të vet, t'i marrë ata me të mirë, t'i nderojë, mos t'ua shkelë të drejtat e spiunit, bashkëpunëtorit dhe ndihmësit të pushtuesve.

Një popull i vogël dhe i nëpërkëmbur duhet të dijë se po guxoi të luftojë kundër pushtuesve dhe shtypësve të vet dhe, nëse gjatë kësaj lufte mund të ndodhin "eksese" nga ndonjë luftëtar apo njësi e ushtrisë së të shtypurve, përgjegjësinë do ta mbajnë drejtuesit kryesorë të luftës që s'i parandaluan këto eksese, pavarësisht ku ndodheshin kur ato u kryen, dhe si të tillë do të akuzohen e gjykohen si kriminelë nga gjykatat e krijuara dhe të përbëra nga miqtë e vjetër e të rinj të pushtuesit.

Populli i vogël dhe liridashës duhet të mësojë se, edhe po ndodhi që fuqitë e mëdha rreshtohen pro tij, nga qejfi apo halli, dhe e sulmojnë pushtuesin nga ajri, prapëseprapë ushtria dhe lufta e popullit të vogël mund të shpallet "Ndërmarrje e përbashkët kriminale". Nëse populli i vogël nuk e ka të qartë a do të jenë bashkëpunëtorë dhe bashkëfajtorë në këtë ndërmarrje kriminale edhe fuqitë e huaja që u solidarizuan me të dhe e ndihmuan, atëherë le të pyesë prokurorët e akuzës dhe gjyqtarët e ardhur nga vendet ndihmuese.

Populli i vogël nuk duhet të çuditet nëse lufta e tij shpallet "Ndërmarrje e përbashkët kriminale" edhe pasi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka deklaruar shpalljen e pavarësisë nga populli i vogël si legjitime dhe në përputhje me normat ndërkombëtare. Ky popull duhet të kuptojë se një luftë e njëjtë, por e bërë nga një popull i madh do të shpallej vlerë heroike dhe historike ndërkombëtare dhe drejtuesit e saj si shembuj të atdhetarit dhe liridashësit për pjesën tjetër të botës.

Populli i pushtuar dhe i shtypur për shekuj, më e pakta, nën indiferentizmin cinik të të mëdhenjve të globit, duhet ta dijë që, nëse "ekseset" e luftës së tij për liri janë krejtësisht të papërfillshme krahasuar, për shembull, me bombardimet e popullsive civile të Drezdenit e Hamburgut apo masakrat civile në Poloni gjatë Luftës së Dytë Botërore nga Aleatët, prapëseprapë këto eksese do të shpallen "krime kundër njerëzimit", madje edhe "krime lufte" edhe nëse janë kryer jashtë teatrit të luftës dhe pasi lufta kishte përfunduar.

Populli i vogël dhe i përbuzur duhet ta ketë të qartë se, edhe atëherë kur pushtuesi i vret dhe i përdhunon mijëra bij e bija, detyron gjysmën e popullsisë të shpërngulet nga trojet e veta, sërish ky popull i vogël duhet të ruaj gjakftohtësinë dhe të mos burgosë, torturojë apo vrasë qoftë edhe një ushtar pushtues apo ushtar vullnetar spiunues të pushtuesve. Popullit të vogël dhe udhëheqësve të tij nuk iu lejohet të bëjnë çfarë kanë bërë ndër shekuj e çfarë po bëjnë edhe sot popujt e mëdhenj dhe drejtuesit e tyre.

Nëse dëshiron të bëhet popull i qytetëruar dhe modern, populli i vogël duhet t'iu nënshtrohet lajkave dhe presioneve të fuqive të mëdha për të bërë ndryshime të posaçme kushtetuese dhe të pranojë që institucionet hetuese, gjurmuese dhe gjykuese që kanë selitë jashtë territorit të tij dhe nuk kanë asnjë prokuror apo gjykatës të kombit të vet, mund të konsiderohen pjesë e sistemit të tij të drejtësisë dhe të japin vendime "të drejta" në emër të tij dhe kundër qytetarëve të tij, madje edhe pasi iu ka mbaruar afati kushtetues i veprimtarisë së këtyre institucioneve.

Ky popull duhet t'i mirëkuptojë gjykatësit "e vet", të cilët i mbajnë drejtuesit e luftës në burg gjatë procesit gjykues për shkak se ata paraqesin "rrezikshmëri të madhe shoqërore", brenda dhe jashtë territorit të shtetit të tyre, megjithëse kanë mbi 20 vjet që kanë qenë bashkëpunues dhe luajalë me bashkësinë ndërkombëtare dhe nuk dihet të kenë kryer ndonjë krim nga mbarimi i luftës e deri tani.

Në këtë kuadër, edhe intelektualët e popullit të vogël (ata të bindurit kundrejt të mëdhenjve), duhet të pranojnë pohimin "juridik" perëndimor se Gjykatë (Dhomë) e Posaçme nuk do të thotë Gjykatë e Jashtëzakonshme, edhe pse në dy gjuhët kryesore, anglisht dhe frëngjisht, fjala "e posaçme" është sinonim me fjalën "e jashtëzakonshme".

Pas gjithë këtij procesi "mirëkuptimi", populli i vogël, i mënjanuar dhe i përbuzur, si ai kosovaro-shqiptar duhet të pranojë të harrojë të kaluarën, të harrojë kush i ndau, vrau e përçau dhe t'ia besojë të ardhmen e vet nipave të atyre që i bënë padrejtësi historike, duke hequr dorë nga këshilla e Mehmet Shpendit* të Shalës që, "Besnikëria do me thanë, besnik banu, besë mos me xanë".

Populli i vogël, pra populli kosovaro-shqiptar duhet të parashikojë se ata që e ndihmuan të çlirohet nga pushtuesi dhe vrasësit e tij, mund të vijë dita që të mos e lejojnë të shkelë pa viza në vendet e tyre, ndërkohë që ish-ministrin e regjimit pushtues e vrasës mund ta konsiderojnë partner të besueshëm politik dhe t'i premtojnë pranimin e vendit pushtues në "familjen evropiane", anipse ish-ministri pushtues, sot president, betohet se do të luftojë për t'ia kthyer Kosovën vendit të vet.

Populli i vogël, përfundimisht, duhet të kuptojë se në këtë botë ka dy standarde gjykimi moral, politik dhe juridik: njëri për të mëdhenjtë e të fortët dhe tjetri për të vegjlit e dobëtit. Kaq gjë mund ta bëjë edhe populli i vogël. Por, këtij populli të nënçmuar nuk i ndalon dot të kujtojë klithmën e Asim Qerimit të Kutelit, i mbetur pa liri e vatan se ia morën me armë dhe gjak në duar: "Agrarët!/ Xhandarët!/ Tynxharët!/ Të gjithë tokë/ u bën shokë:/ si sorrat!/ për kërmë!".

*Mehmet Shpendi, ish-prijës i Shalës në Dukagjin, i cili krijoi "Djelmëninë e Shalës" në vitin 1890, mori pjesë aktive në luftërat e malësorëve të Veriut kundër pushtuesve turq dhe atyre malazezë, por që, fatkeqësisht, ra viktimë e pabesisë malazeze në vitin 1915.

 

 

 

 

The post Çfarë nuk i lejohet një populli të vogël dhe të nëpërkëmbur? appeared first on Telegrafi.

“Rreziku amerikan” si shpëtim për Shqipërinë

Posted: 01 Jul 2022 03:54 AM PDT

Enver Hoxha pat përcaktuar si armikun e parë më të madh për Shqipërinë e pasluftës "rrezikun angloamerikan". Nga fundi i jetës pat shkruar edhe një libër me ketë titull.

Pse anglomerikanët? Për një arsye të vetme: Sepse ShBA-ja dhe Britania e Madhe ishin (dhe janë) demokraci të forta e fitimtare.

Çfarë rreziku i vinte Shqipërisë prej tyre? Asnjë rrezik nuk i vinte Shqipërisë. Por, i vinte Enver Hoxhës personalisht, ambicies së tij për të sunduar kësaj nahije me dorë të hekurt si Stalin i vogël. Rrezikun që i kanosej atij vetë e tregonte si rrezik për vendin dhe popullin.

Koha ka treguar qartë se për më shumë se katër dekada "rreziku angloamerikan" ishte një shans i humbur për Shqipërinë, që u përkthye në shtypje, izolim dhe mjerim për popullin shqiptar.

Me hapjen e vendit pas vitit 1990, ShBA u rikthye. Bashkë me ta një histori e madhe e marrëdhënieve dypalëshe, shënjuar nga përfitimet e mëdha të Shqipërisë dhe kombit tonë. Kjo ka bërë që SHBA të jenë për shumicën dërmuese të shqiptarëve vendi më i dashur në botë.

Por, kohët e fundit, sidomos pas shpalljes së Sali Berishës "non grata" nga Departamenti i Shtetit, vihet re një ringjallje në artikulime i "rrezikut amerikan për Shqipërinë", ndikuar sa nga narrativa e tij spekulative plot me gënjeshtra në lidhje me arsyet e shpalljes non grata, sa nga denoncimi prej tij i reformës në drejtësi me bashkautorësi amerikane dhe evropiane

E shohim në rrjetet sociale, por edhe nëpër studio televizive: Fara e "rrezikut amerikan" ka mbirë dhe errësuar mendjet e shumë prej berishistëve. Që janë edhe më të drejtpërdrejtë se lideri i tyre në shprehjen e alarmit dhe aversionit kundër "Amelikës"!

Shqipëria e sotme u dedikon ShBA-së dhe NATO-s as më shumë e as më pak se sigurinë e saj dhe të qytetarëve të saj. (Kjo nuk do të thotë se duhet të vëmë kapelën mbi sy dhe të tundim zinxhirin).

Miqësia me ShBA-në është aseti më i madh që kemi në arenën ndërkombëtare. Ajo na jep më shumë përfillje, respekt, konsideratë dhe emër në marrëdhënie me të tjerët.

ShBA kontribuon si asnjë vend tjetër për demokracinë dhe shtetin ligjor në Shqipëri. Pa ta do të ishim shumë më keq se jemi. Një ditë prej ditësh, gjashtë-shtatë vite të shkuara, duke parë sa e madhe dhe e rrezikshme ishte bërë për Shqipërinë pandëshkueshmëria në sferat e larta, ShBA vuri gishtin dhe konceptuan zgjidhjen. Kjo ishte reforma në drejtësi. Bajraktarët politikë vendas e votuan me prapamendimin tipik për t'ia përdredhur lozën e kontrolluar rrugës. E gjithë historia e ngritjes së institucioneve të drejtësisë së re dhe e vendosjes së tyre në punë në përputhje me ligjin dhe pritshmëritë ka qenë dhe është një si tërheqje litari me SHBA në njërin skaj dhe kastën Berisha-Meta-Rama në skajin tjetër, në role specifike secili prej tyre, ku Rama kishte edhe atë të kalorësit të reformës me flamurin amerikan në dorë.

Për ta kuptuar më mirë këtë që po themi duhet të nënvizojmë sërish se në Shqipëri, prej dy dekadash e më shumë, kapja e drejtësisë nuk ka kuptimin e ndërsimit hakmarrës të fituesit ndaj humbësit, por të mosfunksionimit të saj në sferat e larta. Si e tillë kapja e drejtësisë i ka kaluar dhe i kalon si pakete e gatshme kryeministrit të radhës .

Nga pikëpamja e mosveprimit në sferat e larta, drejtësia e re ka vijuar të jetë e kapur nga Rama për një kohë bukur të gjatë. Ka arsye të mendohet se vonesat dhe hezitimet e saj për të goditur lart kanë qenë (dhe janë ende) tregues i përmasave të mëdha, tej parashikimeve, të së keqes që duhet të luftojë.

Por, diçka e rëndësishme ka ndryshuar e po ndryshon. Drejtësia e re si korporatë e mbyllur ndaj politikës po merr mbështetje dhe garanci të shtruar nga ShBA; po ndërgjegjësohet më shumë për misionin, po guxon të hetojë e ndëshkojë korrupsionin në sferat e larta. Për herë të parë kemi parë jo thjesht hetime që hapen e mbyllen, por pranga në duar ish ministrash e deputetësh të partisë në pushtet.

Këtu edhe nervozizmi dhe deklaratat e stampës së partisë-shtet kundër SPAK-ut nga ana e Ramës kohë me parë.

Këtu edhe shpërthimet dhe zotimet e Berishës për zhbërjen e reformës në drejtësi. Zotime pa asnjë të ardhme për shumë e shumë arsye, të destinuara të mbeten në nivelin e kërcënimeve për prokurorët dhe gjyqtarët aktualë. Të cilët Berisha është mësuar t'i tutë e kompleksojë me deklarata , me gjeste, me fotografi të vetat me turma nga prapa prej nga ka marrë, në keqpërdorim të saj, pra të turmës, luspat e të paprekshmit nga ligji.

Këtu edhe "rreziku i ri amerikan" për Shqipërinë që është rritja ditë pas dite e pavarësisë dhe kurajos së prokurorëve dhe gjyqtarëve në institucionet e drejtësisë së re

Politikanët e korruptuar që kanë përdorur pushtetin për të pasuruar vetën, të afërmit dhe miqtë e tyre, kanë arsye të jenë realisht të frikësuar.

Siç ka ndodhur rëndom, të rrezikuarit nga deviza e re "askush mbi ligjin" po bëjnë çmos ta trajtojnë rrezikun që u kanoset atyre personalisht si rrezik që i kanoset Shqipërisë. Duke e maskuar këtë me termat e rrezikimit të sovranitetit . Kush ta hajë, ta hajë.

Shumica dërmuese e di mirë se politika amerikane e luftës kundër korrupsionit në sferat e larta është krejt e kundërta e rrezikut për Shqipërinë. Është zgjidhja e vetme, është shpëtimi i saj.

The post "Rreziku amerikan" si shpëtim për Shqipërinë appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more