Skip to main content

6 sëmundje që nuk kanë thuajse asnjë simptomë derisa të jetë shumë vonë

6 sëmundje që nuk kanë thuajse asnjë simptomë derisa të jetë shumë vonë


6 sëmundje që nuk kanë thuajse asnjë simptomë derisa të jetë shumë vonë

Posted: 02 Jul 2022 06:00 AM PDT

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Nuk duam t'ju frikësojmë, realisht. Por disa gjendje të rënda shëndetësore, padashur pa kujtuar mund të jenë duke ju rrezikuar jetën dhe ju mund të mos jeni në dijeni për të, duke qenë se shumë prej tyre nuk shfaqin simptoma derisa të jetë shumë vonë ose ju thjesht jeni duke i injoruar ato.

Ja cilat janë disa nga këto gjendje shëndetësore dhe simptomat e tyre. Shfletoni galerinë…

Tension i lartë i gjakut

Sipas një studimi kanadez të publikuar në vitin 2013 tek revista "American Medical Association", thuajse gjysma e njerëzve me tension të lartë të gjakut nuk janë në dijeni se vuajnë nga ky problem.

Mund ta injoroni atë për një kohë të gjatë dhe krejt papritur mund të përfundoi duke pësuar ndonjë atak në zemër, goditje në tru apo duke u prekur nga ndonjë sëmundje e veshkave. Sëmundja vazhdon të marshojë në heshtje, duke ju dëmtuar kështu enët e gjakut.

Mbroni veten: Kontrolloni tensionin e gjakut njëherë në vit, edhe nëse e dini se nuk keni ndonjë faktorë rreziku.

Në qoftë se tensioni juaj i gjakut është më poshtë se 120/80mmHg atëherë ju·
keni një presion normal të shëndetshëm të gjakut. Mbani këtë tension dhe kontrollojeni përsëri mbas një viti.

Në qoftë se tensioni juaj i gjakut është mbi 120/80 mmHg dhe më pak se 140/90·
mHg jeni në rrezik për t'u bërë hipertensivë, prandaj duhet të merrni menjëherë disa hapa për të përmirësuar stilin e jetës suaj të tilla si: ndalimi i pirjes së duhanit nëse jeni një duhanpirës; reduktimi i peshës së trupit tuaj në nivel të shëndetshëm; të jeni më aktivë; të përfshini në ushqyerjen tuaj më shumë perime dhe fruta, të zvogëloni sasinë e marrjes së kripës dhe të kufizoni sasinë e marrjes së yndyrës – me fjalë të tjera çdo ditë duhet të ushqehemi shëndetshëm; si dhe çdo vit duhet të kontrolloni presionin e gjakut tek mjeku.

Në qoftë se tensioni juaj i gjakut është rreth apo mbi 140/90 mmHg, ju duhet të kontaktoni me personelin e kujdesit shëndetësor për të parë nëse keni tension të lartë të gjakut, apo nëse keni nevojë të filloni trajtimin me mjekime për të parandaluar infarktin e zemrës dhe goditjen në tru.

Të mbash trupin në formë duke u argëtuar

Posted: 02 Jul 2022 05:00 AM PDT


linda K2Linda Kalemi/
Eksperte e aerobisë

Organizata Botёrore e Shёndetit e ka cilёsuar stresin si rrezikun mё tё madh qё i kanoset shёndetit. Si ta luftojmë me aktivitet fizik

Jetojmë në një epoke ku njerёzit ankohen pёr stresin, kaosin, presione psiqike. Nuk mund tё ketё pothuajse asnjё person qё tё mos jetё zhytyr tё paktёn njё herё nё stres.

Organizata Botёrore e Shёndetit e ka cilёsuar stresin si rrezikun mё tё madh qё i kanoset shёndetit. Beteja mё e madhe nё pёrditshmёrinё tonё ёshtё se si ta luftojmё stresin, "gangrena" qё na merr energji dalёngadalё dhe na dobёson sistemin imunitar.

Ja disa metoda çlodhjeje!

Njëra dhe më kryesorja është sporti, ose më thjesht “të lëvizësh”, ushtrimet janё metoda shumё efektive pёr tё lёnё pas stresin. Në këtë mënyrë trupi lehtësohet, drejtohet, forcohet dhe bën që mendimet të pёrqёndrohen tek ushtrimi i mëpas shëm, e arrin atë, më pas mendon për lëvizjen tjeter  dhe keshtu ne nje zinxhir mendimesh sfid në bllokadat qё krijohen nga streset e shqetёsimet që na ndjekin  kudo.

Sipas agjencisë së lajmeve gjermane nga Këlni profesor Ingu Furubuse dhe kolegët e tij në universitetin e Këlnit deklaruan se 10 minuta në ditë gjimnastikë dhe përsëritja e saj çdo ditë ndihmon në ruajtjen e muskulaturës tek të moshuarit. Shkencëtarët deklaruan se muskujt nuk njohin plakje dhe nuk kanë orar biologjik dhe ripërtërihen vet pas çdo 15 vjetëve. Për këtë arsye moshat e thyera këshillohen ta kontrollojnë këtë pjesë të trupit me sport. Sipas tyre për këtë arsye edhe jeta e sportistëve mesatarisht është 8 vjet më e gjatë se e të tjerëve.
Disiplinat e të stërviturit, janë pafund, por bota është në kërkim të metodave të reja të cilat bëjnë me interesante, më argëtuese se stervitjen dhe me e rëndësishme është se po ecet drejt disiplinave që nuk të lodhin, nuk të sfilisin, drejt programeve që mund të aplikohen kurdo e kudo që të ndodhesh aq më tepër nga të gjitha grupmoshat.

A nuk është familja më e shëndoshë e më e lumtur, kur edhe moshat e dyta e të treta janë të lumtur? Kështu edhe niperit e mbesat e tyre do të rriten nga gjyshër të shëndetshëm e fytyra që buzëqeshin,

Tëster Disk, praktika e re e sjellë në Shqipëri

Bota mendon dhe zhvillon programe të reja dhe për gjithë komunitetin, një nga këto risi është Tëister Disk aplikuar me grup. Është një sport praktik që zhvillohet në shumë shtete, me një instrument që punon të gjithë trupin dhe kryesisht barkun, belin, vithet , kofshët.

Kjo vegël sa e vogël është aq të madhe e bën punën, mjafton 15 min stërvitje në ditë dhe në 2 muaj ju dhuron një trup të zvogeluar deri në 2 numura. Ka një efekt të çuditshëm sepse vetëm duke u vendosur  mbi të, me lëvizje gjysëm rrethore majtas-djathtas dhe kaq, duart ndjekin harmoninë e orientimin e trupit, ngjet  sikur rreshket mbi akull edhe pse djersitesh nuk e njeh lodhjen, për faktin se nuk përbën hedhje, koreografi, figura ..etj.  A e besoni që vetëm një disk me diametër 35 -45 cm të jetë kaq efektiv në ndryshimin e fizikut tuaj…?  Që kjo minivegël të mbajë mbi të edhe një person me peshë 100kg?

Do të shikoni se si nga dita në ditë brenda 2 muaj shkrin yndyra e barkut e rreth belit shoqërimi i ushtrimeve me muzikë sidomos të stilit charlaston ose rock and rooll  e bën më të këndshmë programin, sepse të kthen vite mbrapsht në botën e Elvis Presley gjatë mësimit shpesh bëj sikur nuk i kontrolloj klientët, bëj sikur largohem ca e shoh që fillojnë të përfshihen në ritëm, të kënaqen me vehten e të përdridhen më tepër kjo u bën mirë, sepse u rrit tempon e stërvitjes, rrit adrenalinën e largon stresin, metabolizmi nxitet dhe toksinat largohen me anё tё djersёs.

Asnjë nga sportet nuk është kaq i lehtë dhe argetues dhe kaq efektiv sa janë ata që dëshirojnë të marrin pjesë në programe sportive si dhe të dancit, ja pra Tëister Disk në një farë mënyre është kombinim i sportit me dancin ju jep mundësinë që të përfitoni nga të dyja në të njëjtën kohë.

Tëinter Disk është një sport ku bashkohet lëvizja e trupit ne ritmin e një muzikë. Në realitet ky program mund të barazohet me një forme te artit, ajo ka ne Vetvete forcën, ritmin, ekuilibrin, leverdishmërinë.

Një mesazh nga Linda

Që të mos e komplikoj më shumë, a nuk do të ishte më e duhur dhe më e bukur të pajisesh edhe me kulture sociale në këtë fushë? Ashtu siç midis shumë opsioneve zgjidhni më të mirën; në veshje, në të ushqyerit, të jetuarit, ashtu si zgjidhni orenditë, automobilin, etj.  Para gjithë këtyre a nuk do të duhej të dinit më tepër dhe të zgjidhnit më të mirën për shëndetin, formën dhe estetikën tuaj..?

Prandaj, nuk ju kushton shumë nëse një ditë anashkaloni një punë me pak të rëndësishme për të mësuar se çfarë bëhet në palestrat e botës , edhe pse nuk do  mund ti frekuentoni rregullisht mjafton të informoheni për opsionet që çdo vit prodhohen për cilësinë e jetës suaj, duke mos lënë mënjanë faktin që të stervitesh në grup do të thotë të jesh social si në familje e shoqëri, larg stresit e psikologut.

 

Gjendrat në gjoks, kur duhet të shqetësohemi

Posted: 02 Jul 2022 03:00 AM PDT

breastGjendrat  në gjoks shfaqen te shumë femra, çka bën që atyre t'u shkojë mendja menjëherë tek më e keqja

Shifrat alarmante të të prekurave nga kanceri i gjirit vitet e fundit e kanë rritur vëmendjen e femrave për kontrolle periodike të trupit të tyre. Gjëndrat  në gjoks shfaqen te shumë femra, çka bën që atyre t'u shkojë mendja menjëherë tek më e keqja.

Por nuk është gjithmonë kështu. Shpeshherë mund të kemi të bëjmë me formacione beninje, të cilat mund të jenë kiste apo fibroadenoma. Në disa raste arsyeja e shfaqjes së tyre mund të jenë edhe ndryshimet që pëson trupi, p.sh. gjatë menopauzës.

Madje, mund të ndodhë që edhe në moshën 8 vjeç, vajzave t'u shfaqen gjëndra, të cilat nuk janë gjë tjetër veçse shenjat e para të fillimit të pubertetit dhe ndryshimeve hormonale.

Diagnoza e bazuar në biopsi, ekografi apo mamografi është mënyra më e mirë për të kuptuar se me cilën nga këto raste kemi të bëjmë.

Fibroadenoma

Është një tumor beninj, i cili haset shpesh te femrat nën moshën 35 vjeç. Është një formacion në gjoks që nuk sjell dhimbje dhe formohet e rritet për shkak të çekuilibrimit të hormoneve, si p.sh. sasia e madhe e progresteronit.

Me kalimin e muajve, dimensionet e kësaj gjëndre mund të rriten, duke krijuar edhe shqetësim. Për këtë arsye, mjekët këshillojnë një ndërhyrje kirurgjikale për të hequr masën e zmadhuar.

Kistet

Kistet janë të dhimbshme. Ato janë si qeska të mbushura me lëng, i cili duhet ekzaminuar. Një sasi e vogël e këtij lëngu i nënshtrohet analizës histologjike, e cila jep përgjigjen e saktë për materialin që e përbën dhe sa i rrezikshëm mund të jetë. Në disa raste, mjekët procedojnë me aspirimin e këtij lëngu dhe kontrollet e herëpashershme, pasi kistet mund të mbushen sërish.breast.jpg 2

Tumori në gjoks

Në shumicën e rasteve, tumori i gjirit nuk ka asnjë simptomë. Për këtë arsye, kontrollet vetjake duhet të jenë të shpeshta, pa harruar mamografinë të paktën një herë në vit. Tumori i gjirit apo karcinoma mamare nuk haset shpesh te femrat nën 45 vjeç. Kjo lloj gjëndre ka formë të çrregullt, është e fortë dhe ndryshe nga kistet është i fiksuar në një vend.

Rastet kur duhet të shqetësohemi kanë të bëjnë me shfaqjen e një gjëndre nën sqetull apo në gjoks, e cila shoqërohet me enjtje, irritim, skuqje të lëkurës, ndryshim të formës dhe përmasave dhe dhembje.

Gjëja e parë që duhet bërë në këto raste është të drejtohemi tek mjeku. Vetëm ai mund të japë një përgjigje për të gjitha dyshimet tuaja.

Tumori i gjirit është sëmundje e rëndë që u ka marrë jetën miliona femrave në të gjithë botën. "Bisha" mundet vetëm duke bërë kontrolle të herëpashershme. Diagnostikimi i hershëm është thelbësor për të fituar betejën me të.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more