Skip to main content

“Putinit i duhet një luftë e zgjatur – ndrojtja e Perëndimit po ia ofron një të tillë” plus 1 more Telegrafi Opinione

“Putinit i duhet një luftë e zgjatur – ndrojtja e Perëndimit po ia ofron një të tillë” plus 1 more Telegrafi Opinione


Putinit i duhet një luftë e zgjatur – ndrojtja e Perëndimit po ia ofron një të tillë

Posted: 28 Jun 2022 07:20 AM PDT

Nga: Keir Giles, analist i programit për Rusi dhe Euroazi në Institutin Mbretëror për Çështje Ndërkombëtare (Chatham House) / The Guardian
Përktheu: Agron Shala / Telegrafi.com

Sulmi i fundit i Rusisë ndaj objektivave civile në Ukrainë, duke shkaktuar të paktën 18 të vdekur në një qendër tregtare në Kremençuk – larg vijës së frontit – mund të interpretohet si mesazh për takimet që po zhvillohen në Gjermani të G7-ës dhe të NATO-s. Mesazhi është indiferenca e radhës e Rusisë ndaj dënimit të krimeve të veta. Moska nuk do të tërhiqet. Dhe, kjo nga ana tjetër mund të bazohet në besimin – qoftë i bazuar apo i gabuar – se në aspektin afatgjatë lufta po shkon sipas dëshirave të Rusisë.

Rusia po merr përfitime. Ofensiva e saj në Ukrainën lindore gradualisht po bëhet më e ashpër duke shkatërruar gjithçka në rrugën e saj, dhe në Perëndim po kuptohet gjithnjë e më shumë se konflikti nuk do të ketë përfundim të hershëm. Por, lufta është zvarritur edhe më shumë nga Rusia duke i penguar me sukses mbështetësit perëndimorë të Ukrainës që ato t’ia ofrojnë kësaj të fundit sistemet e armëve që i nevojiten, përfshirë më shumë municion, dronë, bllokues të sinjaleve, radarë dhe mjetet për t'i ndaluar sulmet me raketa me rreze të gjatë veprimi të Rusisë – si ato që janë parë ditëve të fundit.

Është zgjeruar në mënyrë graduale mbështetja ushtarake për Ukrainën – nga ShBA-ja, Britania e Madhe dhe aleatët e tyre – duke pranuar sisteme më të fuqishme sulmuese, si artileritë me rreze më të gjatë. Por, kufizimi më i madh për t’ia dhënë Ukrainës pajisjet fituese për këtë luftë ende ndërlidhen me frikën se si do të përgjigjet Rusia. Kritikët e nivelit aktual të mbështetjes perëndimore thonë se ky kufizim është shembull i vetëfrenimit të ShBA-së dhe të tjerëve, krejt kjo nga frika e provokimit të përshkallëzimit. Por, realiteti është shumë më i thjeshtë.

Fushata e vazhdueshme e kërcënimeve dhe e rrëmujës së Rusisë, po e jep efektin e synuar: duke i shtyrë kundërshtarët e Moskës që të hezitojnë. Nocioni i përhapur se provokimi i Rusisë do të çonte në pasoja katastrofike, paraqet fitore kyçe për Moskën. Shmangia e qëllimshme e Perëndimit që t’ia japë Ukrainës gjithë mbështetjen që i nevojitet për ta ndryshuar valën e luftës, po ia bën edhe një herë me dije Vladimir Putinit se inferioriteti ushtarak i Rusisë ndaj Perëndimit mund të kapërcehet përmes shfrytëzimit të frikës së perëndimorëve.

Në fakt, frika e deklaruar qartë nga Perëndimi për këtë përshkallëzim, po ia dëshmon Rusisë se kërcënimet janë të suksesshme, pavarësisht se sa të pabesueshme mund të jenë ose sa shpesh janë dëshmuar se janë boshe. Tashmë po ndodhë një cikël i lodhshëm i përsëritur i premtimeve për shkatërrim bërthamor, për këdo që së fundmi ka mërzitur propaganduesit e Rusisë – për shembull, televizioni shtetëror rus, kohët e fundit diskutoi për sulmin ndaj Holandës. Kërcënimet bërthamore të Rusisë do të vazhdojnë për aq kohë sa ato janë të efektshme në parandalimin e mbështetjes ushtarake për Ukrainën – për ta fituar luftën.

G7 mund ta ketë shkaktuar zhurmën e duhur për vazhdimin e mbështetjes për Ukrainën “për aq kohë sa duhet”, por sfida më e madhe e Ukrainës mbetet përpjekja për t'i bindur mbështetësit e saj ndërkombëtarë që fjalët të përputhen me veprat.

Përveç kësaj, ka një mospërputhje të habitshme të synimeve dhe të prioriteteve mes dy palëve. Teksa Rusia ka treguar qartë se çfarë dëshiron nga lufta – zhdukja e Ukrainës si komb i pavarur dhe rivendosja e fuqisë perandorake ruse mbi fqinjët e vet – mbështetësit perëndimorë të Ukrainës janë të hutuar dhe të ndarë se si duan që lufta të përfundojë dhe se çfarë, si rezultat i kësaj, duan të ndodhë me Rusinë.

E gjithë kjo i jep kohë Rusisë. Presidenti Zelenskiy i ka thënë G7-ës se dëshiron që lufta të përfundojë deri në dimër. Ka një arsye e mirë për këtë afat. Evropa është ende larg largimit të energjisë ruse dhe një dimër i dhimbshëm me çmime edhe më të larta të karburantit do ta shkaktojë në shtëpitë e evropianëve koston reale të mbështetjes së Ukrainës për këtë konflikt.

Por, nuk është vetëm energjia ajo që Rusia mund ta shfrytëzojë për t'i nxitur vendet e treta të flasin për paqen në kurriz të Ukrainës. Shantazhi ushqimor për pjesën tjetër të botës, përmes bllokadës detare të Rusisë, është një tjetër taktikë që sjell sukses: Ukraina ka pohuar se është nën presion nga shtetet në Afrikë dhe në Azi, për t’u dorëzuar – nga ato të cilët janë të alarmuara për ndërprerjen e furnizimit me drithë.

Edhe Rusia po i vuan gjithashtu kostot e luftës së saj, në formën e pasojave prej sanksioneve ekonomike. Por, degradimi i ekonomisë dhe industrisë së Rusisë nuk do të ndodhë aq shpejt sa kjo të ndikojë në ecurinë afatshkurtër të konfliktit.

Edhe në aspektin ushtarak Rusia mund të jetë në gjendje ta mbijetojë qëndrueshmërinë ukrainase dhe durimin perëndimor. Vlerësimet e besueshme thonë se Rusisë po i mbaron fuqia e trajnuar njerëzore ushtarake. Por, si me shumë gjëra tjera, kjo nuk është sfidë e madhe për Rusinë sa do të ishte për fuqitë tjera. Indiferenca tradicionale ruse ndaj shkallës së viktimave të shkaktuara – në ndjekje të qëllimeve të luftës – po manifestohet me gatishmërinë e saj për t'i hedhur në luftë rekrutët gjysmë të trajnuar apo të patrajnuar, përfshirë këtu ata të rekrutuar me forcë nga territoret e pushtuara (edhe një tjetër krim lufte për t’ia shtuar katalogut të Rusisë).

Janë këto forcat më të mëdha të fuqisë ekonomike, ushtarake dhe politike që do ta përcaktojnë rezultatin e luftës, jo suksesi apo dështimi i operacioneve të caktuara – siç është marrja e Severodonjetcit që për javë të tëra ka tronditur audiencën perëndimore. Rusia duket e sigurt se ku po qëndron ekuilibri i fuqisë.

Forcat e Ukrainës mbeten të përkushtuara ndaj luftës. Por, që kjo të vazhdojë, ata duhet të jenë të bindur se e kanë një shans të arsyeshëm për sukses në parandalimin e fitores ruse. Çdo refuzim i partnerëve perëndimorë për t'i siguruar mjetet për ta mbajtur ose rifituar territorin ukrainas, po e zvogëlon çdo herë e më shumë këtë shans.

Për sa kohë që Evropa dhe ShBA-ja janë hezituese dhe të rezervuara për t’ia ofruar Ukrainës armët që i nevojiten, për ta sjellë konfliktin në një përfundim – ose të paktën për të shkaktuar dëme të mjaftueshme në forcat ruse, që përfundimisht të sfidohet perceptimi i Putinit për fitoren – është e vështirë të shihet se si përfundimi i shpejtë i luftës do të shkojë në favor të Ukrainës. Ndërkohë, do të vazhdojnë sulmet e egra ndaj civilëve dhe ndaj infrastrukturës bazike në Ukrainë. /Telegrafi/

 

 

The post Putinit i duhet një luftë e zgjatur – ndrojtja e Perëndimit po ia ofron një të tillë appeared first on Telegrafi.

Samiti i Madridit, i destinuar për të shkruar historinë e re të NATO-s

Posted: 28 Jun 2022 05:14 AM PDT

Siç dihet, më 28-29 qershor 2022, në Madrid mbahet Samiti i 36-të i Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO). Po çfarë janë Samitet e NATO-s? Duhet thënë që në krye të herës se samitet nuk janë takime rutinore që mblidhen në mënyrë periodike, por ngjarje madhore në udhëkryqet kritike për procesin e vendimmarrjes strategjike së Aleancës.

Nga gjithsej 36 samite, vetëm 11 janë zhvilluar gjatë Luftës së Ftohtë, ndërsa 24 të tjerët, përgjatë viteve 1991-2022. Shifrat e numrit të samiteve mbas 1991 (tre herë më shumë) flasin vetë dhe fortë për "këdo që ka vesh dhe sy", kjo pasi kërcënimet, sfidat, por dhe pritshmëritë ndaj NATO-s janë më të mëdha se kurrë më parë në historinë e saj 73-vjeçare.

Po pse pikërisht në Samitin e 36-të të Madridit është e destinuar të nënshkruhet historia e re e NATO-s?

Pasi, ky është samiti dytë brenda vitit 2022 dhe për herë të parë mbas viteve 1990 prioriteti dhe fokusi strategjik mbetet rikthimi i Aleancës te zhvillimi i kapaciteteve konvencionale dhe bërthamore, të "frenimit/ deterrances dhe të shpagimit masiv", të "mbrojtjes së përparuar dhe së zhdërvjellët", në vijim të dislokimit në kufijtë e NATO-s të më shumë së 40 mijë trupa aktive, dyfishimin e kapaciteteve të luftimit dhe aktiviteteve të fuqisë ajrore dhe detare e Aleancës, për t'u përballuar me kërcënimet e mjedisit të sigurisë dhe garantimin e mbrojtjes kolektive (artikulli 5).

Samiti do të bëjë histori pasi mbahet katër muaj mbas agresionit neonazist të Rusisë, që siç është provuar, jo vetëm kundër sovranitetit territorial të Ukrainës, por edhe si sprovë ndaj solidaritetit, kredibilitetin, status-quosë dhe interesave gjeopolitike të ShBA-së, NATO-s, BE, vendeve Baltike, të Detit të Zi, Evropës Juglindore dhe jo vetëm. Prandaj, në këtë Samit NATO do të duhet të demonstrojë mbështetje të gjithanshme, financiare dhe asistence ushtarake nga ShBA-ja, Britania, Poloni, vendet e tjera të NATO-s (përfshirë Shqipërinë), Suedi, Finlandë etj. Kështu, bashkë me humbjen e luftës për pushtimin e tërësisë territoriale të një vendi sovran, Ukrainës, Rusia do të vijojë të diskreditohet në sytë e botës.

Kështu, bashkë me luftën të do të humbasë rolin dhe peshën gjeopolitike në botë, fatmirësisht përfshirë edhe në Ballkanin Perëndimor, Mesdhe etj. Samiti i Madridit do bëjë histori, pasi do të miratojë konceptin e ri strategjik të NATO-s, që vjen si një domosdoshmëri kritike: Për të adaptuar kursin, mekanizmat si dhe modernizuar kapacitetet e Aleancës në përballjen me kërcënimet e sigurisë konvencionale, terrorizmi, rreziqet kibernetike, krizat e refugjatëve, ekstremizmi i dhunshëm; kohezionit brenda vendeve anëtare; destabilitetin politik si pasojë e demokracive të dështuara dhe shteteve të kapura nga korrupsioni dhe krimi i organizuar; materializimi mbi "ndarjen e barrës dhe rritjen e dy për qind shpenzimeve të mbrojtjes; forcimin e marrëdhëniet transatlantike në mënyrë që NATO të jetë e aftë për t'u përballur me çdo kërcënim, në çdo kohë dhe nga çdo drejtim që të vijnë.

Samiti do të konfirmojë më tej dhe më fort politikën dhe mekanizmat e dyerve të hapura si dhe forcimin e partneritetit jo vetëm me BE, Finlandën, Suedinë, por edhe me Gjeorgjinë, Australinë, Zelandën e Re, të cilat për herë të parë janë ftuar për të marrë pjesë në këtë samit. Samiti sigurisht do ketë mesazhe të forta edhe për rajonin tonë, mbi nevojën e zhvillimit të masave të mirëbesimit reciprok (CSBM) dhe demilitarizimit si parakushte për paqen e qëndrueshme, por edhe për zhvillimin e projekteve dhe kapaciteteve të përbashkëta "smart", për vëzhgimin e hapësirës ajrore, mbrojtjen kibernetike, luftën kundër terrorizmit, inteligjencës, emergjencat civile etj.

Janë tri definicione brilante, nga tre personalitete të mirënjohura si dhe me kontribute historike për "rendin global të sigurisë", që veçmas, por sidomos së bashku, i kam përzgjedhur si mesazhe përmbyllëse të këtij samiti historik: NATO është aq e fortë sa hallka më e dobët e zinxhirit të saj; paqe në shtëpi/vend – paqe në botë; si dhe ajo e Ish-presidentit amerikan John Kennedy në hapjen së Konferencës se Munihut, 59 vjet me pare: "Ti hedhim sytë përtej rreziqeve të së sotmes, te shpresat e së nesërmes"!

Prandaj, ky Samit që po zhvillohet në Madrid, qytetin e destinuar të shkruajë historinë e erës së re të NATO-s/2050, pasi, besoj edhe më fortë se do të rikonfirmohet lidershipi, vizioni, përgjegjshmëria e lartë, vullneti, solidariteti si dhe projektet, programet, mbështetja e nevojshme financiare për modernizimin kapaciteteve të afta të përballjen me rreziqet konvencionale, kërcënimet dhe sfidat e sigurisë, paqes, lirisë, prosperitetit dhe stabilitetit demokratik në hapësirën Euroatlantike. Cilat janë disa sugjerime strategjike për qëndrimet dhe angazhimet e RSH në këtë Samit ?

Shqipëria mbetet e vendosur me kohezion dhe konsensus të pakushtëzuar në krah të ShBA-së dhe NATO-s për të gjitha projektet, angazhimet, projektet dhe operacionet e Aleancës në interes të mbrojtjes dhe sigurisë kolektive (artikulli 5); në mbështetje të Ukrainës, por edhe si vend lider me kontribute të spikatura në mbrojtje të sovranitetit, stabilitetit demokratik, interesave gjeopolitike dhe vlerave demokratike në rajon më gjerë. Po ashtu mbështet qëndrimet e Aleancës për një qasje dhe projekte të përbashkëta ndaj të kërcënimeve asimetrike të sigurisë: Terrorizmi, rreziqet kibernetike, konfliktet civile, pasojat e shteteve të e dështuara, ekstremizmi i dhunshëm, krimi i organizuar, trafiqet e paligjshme, siguria e mjedisit, emergjencat civile, përballimin e krizës së refugjatëve etj., jo vetëm në rajon.

Të rikonfirmojë angazhimin për të arritur në dy për qind të GDP-së, me synimin e zhvillimit të kapaciteteve të afta për përballimin e sfidave të sigurisë së qytetarëve dhe shoqërisë, si dhe përmbushjes së detyrimeve në kuadër të NATO-s.

Mbështetjen e agjendës euroatlantike të rajonit si dhe promovimin e përpjekjeve të dy vendeve të tjera, Kosovës dhe Bosnje-Hercegovinës, për anëtarësim në NATO, duke konfirmuar se kjo qasje zgjeron hartën e paqes së qëndrueshme, si dhe të mbështesë udhëtimin e këtyre vendeve në rrugën drejt anëtarësimit, projekteve dhe kapaciteteve të përbashkëta.

Të përmbushë të gjitha përgjegjësitë dhe detyrimet që i përkasin vendit pritës (Host Nation), p.sh në Kuçovë etj., që burojnë nga marrëveshja mbi statusin e forcave (SOFA), protokolli i Parisit etj., të nënshkruara nga vendi ynë, në mënyrë që sa më shpejt e më mirë ky projekt e të tjera të ngjashme të bëhen realitet.

E fundit, por mbi të gjitha, në këtë samit Shqipëria do duhet të konfirmojë angazhimin për transformimin e sistemit të sigurisë kombëtare, në përputhje me atë të mbrojtjes kolektive, duke përditësuar konceptin, strukturat, mirëharmonizuar balancat, rritur shpenzimet si dhe modernizuar kapacitetet dhe kulturën Euroatlantike të bashkëpunimit.

Në këtë përpjekje me interesa të larta kombëtare, nuk vlejnë as protagonizmi, as privatizimi i agjendës euroatlantike dhe dashurisë për mëmedhenë, as gajasja cinike me kundërshtarët dhe oponentët e pushtetit, as shpërdorimi i Institucioneve Kushtetuese si ilaçe (pa) shërimi nga sëmundja ballkanike e mbipushtetit, edhe nga mungesa dëshpëruese e opozitës zyrtare, por vetëm dashuria, nderimi dhe përulësia për vendin, vizion afatgjatë dhe përkushtimi në ushtrimin e detyrave shtetërore, përgjegjësia e lartë ndaj interesave mbarë-kombëtare, besimi në vlerat demokratike dhe "bekimi" ndaj partneritetit strategjik me ShBA, NATO.

 

The post Samiti i Madridit, i destinuar për të shkruar historinë e re të NATO-s appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more