Skip to main content

Shqiptarët vuajnë nga tensioni! I prekur një në tre persona mbi 18 vjeç, shkaqet

Shqiptarët vuajnë nga tensioni! I prekur një në tre persona mbi 18 vjeç, shkaqet


Shqiptarët vuajnë nga tensioni! I prekur një në tre persona mbi 18 vjeç, shkaqet

Posted: 23 May 2022 01:41 AM PDT

Një në tre persona mbi 18 vjeç në Shqipëri vuan nga tensioni i lartë, por ka dhe shumë të tjerë që janë me hipertension dhe nuk e dinë.

Shkaqet kryesore janë jeta sedentare, ushqimet jo të shëndetshme, përdorimi i duhanit, alkoolit dhe drogërave të ndryshme që përdorin të rinjtë.

"Problemi është tensioni te moshat e reja. Janë shtuar shumë të rinjtë nën 45 vjeç që kanë tension", thotë prof. Mihal Tase, shef i shërbimit të mjekësisë Interne dhe Hipertensionit.

Hipertensioni konsiderohet vrasësi më i madh pasi dëmton organet kryesore. 900 vdekje në vit shkaktohen nga tensioni i lartë.

Prof Tase shpjegon se tensioni i lartë mjekohet, por duhet të  bëhemi të vetëdijshëm për të parandaluar, duke ndryshuar stilin jetesës.

Përveç kujdesit individual, duhet të ndërhyjnë të gjitha strukturat shëndetësore dhe jo vetëm, për të riformuluar produkte që hidhen në treg deri dhe kufizime të produkteve me përmbajtje të lartë kripe dhe sheqeri, duke u vendosur taksa më të larta./ Top Channel

Frikë nga lija e majmunit në Kosovë, Instituti Shëndetësor jep të dhëna për infeksionin e rrallë

Posted: 23 May 2022 01:36 AM PDT

Pasi Mbretëria e Bashkuar regjistroi disa raste të infeksionit të lijës së majmunit në javën e kaluar, sëmundja misterioze arriti në Portugali dhe Spanjë, por edhe në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada.

Përhapja ka ndezur alarmin, sepse sëmundja virale, e cila bartet përmes kontakteve të ngushta dhe është zbuluar për herë të parë në majmunë, shfaqet kryesisht në pjesën perëndimore dhe qendrore të Afrikës, ndërsa vetëm herë pas here diku tjetër.

Lija e majmunit është një virus që shkakton simptoma të etheve, si dhe shfaq gunga në trup. Për çdo ditë e më shumë po bëhet shqetësuese për botën, në kohën kur po dalim nga pandemia e gjatë dhe e rëndë e COVID-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka dalë me një listë informacionesh për lijën e majmunëve mbrëmjen e së shtunës, ku jepen detajet dhe sqarimet e fundit, të nxjerra nga profesionistët shëndetësorë të OBSH-së.

Deri më sot, asnjë rast me këtë infeksion nuk është regjistruar në Kosovë

Disa informacione për lijën e majmunëve:

• Lija e majmunëve shkaktohet nga virusi i lisë së majmunëve, anëtar i gjinisë Orthopoxvirus në familjen Poxviridae.

• Lija e majmunëve është sëmundje zoonotike virale që shfaqet kryesisht në zonat tropikale të pyjeve të Afrikës Qendrore dhe Perëndimore dhe herë pas here eksportohet në rajone të tjera.

• Lija e majmunëve zakonisht shfaqet klinikisht me ethe, skuqje dhe ënjtje të nyjeve limfatike dhe mund të çojë në sërë komplikimesh mjekësore.

• Lija e majmunëve është zakonisht sëmundje me simptoma të kufizuara që zgjasin nga 2 deri në 4 javë. Mund të ndodhin raste të rënda. Kohët e fundit, raporti i fatalitetit të rasteve ka qenë rreth 3-6%.

• Lija e majmunit transmetohet te njerëzit nëpërmjet kontaktit të ngushtë me person ose kafshë të infektuar, ose me material të kontaminuar me virusin.

• Virusi i lisë së majmunit transmetohet nga një person te tjetri nëpërmjet kontaktit të ngushtë me lezione, lëngje trupore, pika të frymëmarrjes dhe materiale të kontaminuara si shtrati.

• Paraqitja klinike e lisë së majmunëve i ngjan asaj të lisë, një infeksion i lidhur me ortopoksvirusin i cili u shpall i çrrënjosur në mbarë botën në vitin 1980. Lija e majmunëve është më pak ngjitëse se lija dhe shkakton sëmundje më pak të rënda.

• Vaksinat e përdorura gjatë programit të çrrënjosjes së lisë ofruan gjithashtu mbrojtje kundër lisë së majmunëve. Janë zhvilluar vaksina më të reja nga të cilat njëra është miratuar për parandalimin e lisë së majmunëve.

• Një agjent antiviral i zhvilluar për trajtimin e lisë është licencuar gjithashtu për trajtimin e lisë së majmunëve./ Top Channel

Afrohet lija e majmunit, dyshohet për një turist të infektuar në Greqi

Posted: 23 May 2022 01:32 AM PDT

Në spitalin Attikon të Athinës  janë shtruar prej të shtunës në mbrëmje një shtetas britanik dhe partnerja e tij pasi dyshohet se janë infektuar më linë e majmunëve.

29 vjeçari me kombësi rumune që jeton në Londër dhe ndodhej  për pushime në Kefaloni me të dashurën e tij e cila është asimptomatike, ka shfaqur simpotmat e sëmundjes që po shqetëson planetin  dhe menjëherë është dhënë alarmi.

Ata janë transportuar drejt Athinës, me një avion  C-130 të  Forcave Ajrore të shoqëruar nga stafi mjekësor, të  veshur me uniformat speciale që i ka vendosur pacientët brenda kapsulave speciale sterile të transportit dhe izolimit.

Çifti është nën kujdesin e grupit të mjekëve të profesorit Sotiris Tsiodras, kreu i ekipit të shkencëtarëve që do të trajtojnë rastin e parë të sëmundjes e cila me sa duket është shfaqur  në Kefaloni të Greqisë.

Organizmi Kombëtari i Shëndetit Publik ka marrë mostrat për ekzaminim konfirmues, të cilat janë dërguar në laboratorin e referencës të Selanikut dhe rezultatet do të jenë të disponueshme të hënën.Nga ky qytet kreu i kompanisë Pfizer Albert Burlas që është emëruar  president nderi i Shoqatës së Miqësisë Greko-Izraelite  i pyetur për linë e majmunëve ka minimizuar rrezikun që paraqet të paktën në këtë moment.

"Kisha mundësinë më bashkëpunëtorët e mij nga momenti i parë që u bë e ditur ta shikonim dhe konkluduam se tani për tani nuk shqetësohemi për linë e majmunëve  dhe besoj se qëllimi i të gjithëve në këto momente është përballja me pandeminë e koronavirusit. "- tha Albert Burlas ceo pfizer

Autoritetet shëndetësore greke deklarojnë gjithsesi se janë në gatishmëri të lartë. Ato bëjnë bën me dije se rreziku për popullatën e përgjithshme është i ulët, por kanë marrë edhe të gjitha masat për zbulimin në kohë të infeksioneve të mundshme.

Bazuar në të dhënat e deritanishme epidemiologjike sipas tyre, sëmundja është zakonisht e lehtë dhe vetë kufizuese, me transmetueshmëri të ulët. Një masë paraprake bazë është shmangia e kontaktit me njerëzit që kanë lezione të lëkurës./ Top Channel

“Gara” e celularit, zakoni i dëmshëm që kanë të mëdhenj e të vegjël

Posted: 23 May 2022 01:22 AM PDT

Përherë e më shumë po shohin nëpër rrugë dhe ambiente publike njerëz që ecin duke parë celularin, jo me kokën drejt. Prindër e fëmijë duket sikur janë në garë se kush qëndron më shumë në celular.

"Fenomeni është i mundur të rregullohet. Këtë p.sh. e kanë bërë deri diku shkollat, të cilat nuk ua lejojnë fëmijëve përdorimin e celularit. Dhe shumë shkolla këtë e bëjnë me mjaft rigorozitet. Por me kthimin në shtëpi, ata janë tërësisht nën ndikimin e prindërve. Kështu që kur vjen koha për të biseduar me njëri-tjetrin, telefonat duhen mbajtur larg dhe duhet të jenë prindërit të parët që e bëjnë këtë", tha sociologia, Entela Binjaku.

Kostot më të mëdha të kësaj gare të celularëve i paguajnë sigurisht fëmijët, sepse ata janë në proces rritje. Fëmijët në vend që të shpenzojnë kohën me atë që është shumë e shëndetshme për ta siç janë lojërat në natyrë, aktivitetet sportive, me jetë në lëvizje, me frekuentimin e rretheve të ndryshme që kanë në qendër talentet.

Por në vend të kësaj fëmijët përqendrohen në virtualitet, fillojnë e bëjnë jetë më sedentare, e cila ndikon në mbipeshë, në mënyrën se si ata e perceptojnë realitetin, ndikon në reduktimin e orëve të gjumit, në rënien në mësime.

Shpeshherë ne themi se fëmijët mësojnë përmes modelit dhe jo përmes metodës "Bëj si them unë dhe mos bëj si bëj unë", ky është një model që përcillet në mënyrë të drejtpërdrejt tek fëmijët./ Top Channel

Mungesa e antioksidantëve/ Ushqimet e pashëndetshme krijojnë mangësi në organizëm

Posted: 23 May 2022 01:00 AM PDT

Ushqimet jo të shëndetshme që konsumojmë dhe sidomos modifikimi gjenetikisht i shumë produkteve ushqimore kanë bërë që në organizmin tonë të krijohen deficensa të antioksidantëve e organizëm apo atyre substancave që na mbrojnë nga sëmundjet infektive dhe jo vetëm.

Mjekët këshillojnë kompensimin e tyre me suplemente  për të parandaluar sëmundjet infektive.

Mjeku infeksionist i QSUT, Edmond Puca shpjegon se  përveç se parandalojnë sëmundjet infektive antioksidantët janë shumë të domosdoshme për pacientët  me probleme kardiake apo ata që trajtohen ndaj kancerit me kimioterpai .

Por çfarë janë antioksidantët ?

 "Antiosidantët u përdorën masivisht nga pacientët prekur me Covid-19 dhe sipas mjekëve ato ndihmonin për trajtimin e e kësaj sëmundje shoqëruar dhe me medikamnte të tjera", tha Puca./ Top Channel

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more