Merret vendimi, punonjësit e KEDS/KESCO hyjnë në grevë të përgjithshme nga java e ardhshme |
Merret vendimi, punonjësit e KEDS/KESCO hyjnë në grevë të përgjithshme nga java e ardhshme Posted: 13 May 2022 10:33 AM PDT Federata e Sindikatave të Pvarura ElektroKosova ka marrë vendim për grevë të përgjithshme të punonjësve të KEDS/KESCO.Deri te ky vendim, sipas FSPE-së, ka ardhur pasi nuk janë përmbushur kërkesat e punonjësve për rritje të pagave në vlerë prej 100 eurosh. Kështu, në dakordim me shtatë distrikte, është marrë vendimi që punonjësit e kësaj ndërmarrjeje të hyjnë në grevë të përgjithshme nga data 19 maj, raporton Indeksonline. "Greva e përgjithshme do të fillojë me datë 19 maj 2022. Kjo nënkupton se të gjithë punonjësit e KEDS/KESCO, nuk do të paraqiten në vendin e punës pa u përmbushur kërkesa për ngritje të pagës prej 100 euro. Arsyeja e vetme e kërkesës për ngritje të pagës vjen si rezultat i trendit të vazhdueshëm të ngritjes së çmimeve" thuhet në vendim. |
Flet nusja shqiptare që rrahu vjehrrin, vjehrrën, burrin dhe kunatin Posted: 13 May 2022 10:29 AM PDT Etleva Korra është denoncuar për rrahje në familje me 11 maj nga kunati, bashkëshorti, vjehrri dhe vjehrra pasi sipas tyre i ka rrahur të gjithë. Ajo është nënë e dy fëmijëve dhe e gjitha nisi kur vjehrri pas martese i strehoi në një kasolle dhe nuk u dha shtëpinë kur u martuan. Ata kanë pasur konflikte të vazhdueshme për shkak të shtëpisë dhe kushteve të vështira ekonomike. Konflikti para 2 ditësh degradoi në rrahje kur ajo bleu një dhi dhe pula dhe vjehrri nuk i lejoi të futeshin te stalla e tyre. Në një intervistë për "Shqipëria Live" në Top Channel, ajo thotë që është rrahur nga ata dhe nuk është ajo dhunuesja, por nuk ndahet nga bashkëshorti sepse ka fëmijët e vegjël dhe s'do ti ndaj nga babi i tyre. "Jemi zënë për arsye ekonomike. Na ka futur vjehrri në një shtëpi të pabanueshme. Kur bie shi futet brenda. Kam dy fëmijë, djalin 2 vjeç e gjysmë dhe vajzën një vjeç e gjysmë. Kam pasur disa gjëra të vogla kur isha me burrin në Himarë. Kur erdha këtu doja të merrja dhi dhe pula, të kisha qumësht dhe vezë për fëmijët, e më thanë jo nuk kemi ku ti lëmë. Doja t'i fusja aty te kasollja. Patëm një përplasje të vogël me njëri-tjetrin. Kjo e fundit bëri për apel për të gjithë ata që mund ta ndihmojnë, pasi do një shtëpi për fëmijët e saj./TCH |
You are subscribed to email updates from Drenica Press. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google, 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: