Skip to main content

Kosovari vjen me biçikletë nga Zvicra, shpërthen në lot: S’ka kush më pret, prindërit më kanë vdekur

Kosovari vjen me biçikletë nga Zvicra, shpërthen në lot: S’ka kush më pret, prindërit më kanë vdekur


Kosovari vjen me biçikletë nga Zvicra, shpërthen në lot: S’ka kush më pret, prindërit më kanë vdekur

Posted: 18 May 2022 02:38 AM PDT

Vaxhid Xhelili është poeti që po bën xhiron e rrjetit për nismën që ka marrë. Ai po udhëton prej dy javësh me biçikletë nga Zvicra në vendlindjen e tij në Kosovë.

Në një lidhje me Skype në "ABC e Mëngjesit", ai tregoi se si i ka shkuar udhëtimi deri më tani.

"Ky ishte udhëtimi i ëndrrave të mia. Si i ri kur kam dal në diasporë, në Zvicër kisha dëshirë të eksploroja me biçikletë. Unë kam udhëtuar me tren, me autobus, me aeroplan shumë pak se e kam frikë. Jam nis nga Baseli më 4 maj, rreth dy javë. Deri tani ka qenë udhëtimi shumë mirë, më mirë se ç'e kam menduar, fillimisht ishte pak vështirë se ishte shi, por njerëzit më kanë pritur shumë mirë. Qëllimi im ka qenë të qëndroj afër natyrës prandaj kam zgjedhur kampingun, se mund të rrija edhe në hotel. Kam disa miqtë e mi që e kanë sponsorizuar udhëtimin, pa ja kërkuar unë. E kanë bërë vetë me dëshirën e tyre".

Më tej, Vaxhidi u prek dhe me lot në sy u shpreh se në shtëpinë e tij në Kosovë nuk ka askënd që e pret, pasi prindërit i kanë vdekur.

"Kam 35 vite larg. Nuk kam asnjëri që më pret. Më presin bashkëvendasit e mi, të gjithë njerëzit që i njoh dhe më njohin. Në shtëpi nuk më pret askush. Më ka vdekur prindërit, nëna më ka vdekur para 5 muajsh. Unë kam gruan dhe familjen këtu në Zvicër. Kam dy djem, që më kanë lindur në Deçan, por tani jemi në Zvicër".

Bënte foto e video në Tik-Tok, shkarkohet nga detyra gjyqtarja bionde shqiptare

Posted: 18 May 2022 02:33 AM PDT

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra Enkeleda Kapedanin, gjyqtaren e Elbasanit që u bë e famshme nga videot në "Tik Tok".

Trupa gjykuese ka vendosur shkarkimin e saj, pasi gjyqtarja nuk ka rezultuar e pastër. Gjatë seancës së parë, anëtarët e Komisionit dhe përfaqësuesi i ONM u ndalën gjatë me pyetje lidhur me transaksionet e kryera nga bashkëjetuesi i subjektit në blerjen dhe shitjen e një kamioni.

KPK ngriti dyshime për transaksionet për shkak të diferencës së madhe mes çmimit të blerjes me atë atë shitjes së kamionit.

Kujtojmë se prej janarit të këtij viti gjyqtarja është e pezulluar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, pas publikimit të disa videove të saj në rrjetin social Tik-Tok që u konsideruan jo etike, pasi shihej teksa "sfilonte" në zyrë.

Policia publikon fotografitë e dy personave në kërkim: Janë recidivist me të kaluar kriminale

Posted: 18 May 2022 02:27 AM PDT

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë për publikimin e fotografive të personave të involvuar në rast, me qëllim lokalizimin e tyre, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personat e dyshuar janë: "Xhevat Hamit Thaqi Dl.09.05.1975 nga Guri i Kuq –Rahovec me banim ne rrugën "Mithat Frashëri Nr.257 në Gjakovë i identifikuar me numër personal 1013426917 dhe Safet (Sadri) Gashi Dl.08.05.1986 me banim në rrugën Bajram Curri në Gjakovë i identifikuar me numër personal 1232695648", njofton policia, transmeton Gazeta Express.

Sipas policisë personat që po kërkohen janë recidivist me të kaluar kriminale.

"Lidhur me rastin penal "Kanosje" pranë Sektorit  te Hetimeve Rajonale ne Gjakovë  janë duke u zhvilluar hetime intensive ne lidhje  me rastin në fjalë, ku gjatë veprimeve hetimore  janë identifikuar të dyshuarit e lartcekure të cilët me veprimet e tyre të kundërligjshme  kanë kanos zyrtarin policor dhe me pas janë larguar në drejtim te panjohur.

Në lidhje me rastin nuk është arrite të sigurohet prezenca e personave në fjalë dhe përkundër se janë kërkuar në shtëpitë e tyre dhe disa lokacione dhe ju është dërguar ftesa  nga ana e njësitit të hetimeve  të njëjtit nuk i janë përgjigjur ftesës se policisë.

Te dyshuarit në fjalë të cilët janë në kërkim nga ana e Policisë se Kosovës janë recidivist me të kaluar kriminale", thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Express.

"Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar te paraqitur në fotografitë e bashkangjitura, të lajmërojnë Policinë e Kosovës Gjakovë apo stacioni më i afërt policor", thuhet në apelin e policisë.

I buzëqeshur, kollaren me flamurin kuqezi – kështu e priti Haradinaj dënimin nga Tribunali në Hagë

Posted: 18 May 2022 02:24 AM PDT

Gjakftohtë, dy krerët e veteranëve të luftës e kanë pritur dënimin ndaj tyre me katër vjet e gjysmë nga Tribunali Special në Hagë.

Pas një viti e gjysmë qëndrimi në paraburgim, dy krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar me katër vjet e gjysmë, raporton Gazeta Express.

Nasim Haradinaj, me një kollare me flamurin kombëtar të shqiptarëve dhe i buzëqeshur, po e priste dënimin ndaj tij, pak minuta pasi shoku i tij veçse ishte shpallur fajtor.

Haradinaj po buzëqeshte derisa gjyqtari në Hagë po ia lexonte akuzat, për të cilat gjykata atje e ka gjetur fajtor.

Në aktakuzën ndaj Gucatit e Haradinaj, parashtrohej se midis më së paku 7 dhe 25 shtatorit 2020, në tri konferenca për shtyp dhe transmetime të tjera televizive, si dhe përmes shpërndarjes së mëtejshme, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj zbuluan, pa autorizim, informacion të mbrojtur nga Ligji për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, përfshirë  të dhëna personale të disa dëshmitarëve (të mundshëm). Gjithashtu, të akuzuarit bënë komente nënçmuese dhe akuzime kundër dëshmitarëve (të mundshëm) dhe në mënyrë të përsëritur shprehën synimin e tyre për të dëmtuar Dhomat e Specializuara.

Akuzat përfshijnë dy pika për kryerjen e veprave penale kundër rendit publik, konkretisht pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare (Pika 1 dhe 2) dhe katër pika të veprave penale kundër administrimit të drejtësisë dhe administrimit publik.  Këto janë frikësimi gjatë procedurës penale (Pika 3), hakmarrja (Pika 4) dhe shkelja e fshehtësisë së procedurës (Pikat 5 dhe 6).

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 në Prishtinë, Kosovë, dhe u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, përkatësisht më 25 dhe 26 shtator 2020.

Momenti kur Gjykata Speciale e dënon Gucatin me 4 vjet e gjysmë burgim

Posted: 18 May 2022 02:21 AM PDT

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, u dënua me 4 vjet e gjysmë burgim për pengim në administrimin e drejtësisë, frikësim të dëshmitarëve dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Gucati qëndroi serioz ndërsa kryetari i trupit gjykues, Charles Smith e lexoi aktgjykimin dënues ndaj tij, raporton Express.

Për veprën penale të hakmarrjes ndaj dëshmitarëve, Gucati u shpall i pafajshëm

I njëjti dënim iu shqiptua edhe nënkryetarit të OVL-UÇK-së, Nasim Haradinajt.

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan më 26 shtator 2020 me urdhër të Gjykatës Speciale. Ata u akuzuan për pengim në administrimin e drejtësisë, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Brenda shtëpisë së Hysni Gucatit, familjarët nuk përmbahen nga lotët

Posted: 18 May 2022 02:03 AM PDT

T7 po qëndron në shtëpinë e Hysni Gucatit, atje ku po përcillet me vëmendje të madhe seanca për shpalljen e aktgjykimit ndaj tij dhe Nasim Haradinajt. Nga pamjet e realizuara nga T7 shihet se familjarët nuk po mund të përmbahen nga lotët, gjatë kohës sa po e shikojnë seancën që ka nisur pak minuta më parë.

Pak minuta para se të shpallet aktgjykimi ndaj Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit, ka folur për T7 vajza e këtij të fundit.

Ajo ka thënë se presin lirimin e babait të saj. Sipas saj, edhe pritjet e avokatëve janë pozitive.

"Ne si familje jemi shumë të emocionuar, por jemi optimist që kësaj here drejtësia do të marr vendimin e duhur dhe të gjithë të kthehen në pafajësinë e tyre. Sot personalisht s'kam biseduar por që nga fillimi ata kanë qenë të bindur për pafëjësi dhe pritjet e tyre janë pozitive. Edhe pritjet e avokatëve janë pozitive. Besojmë që ky gjykim do të jetë pozitiv", ka thënë ajo.

 

Familja e Hysni Gucatit në ankth duke shikuar seancën, u ndalet edhe rryma

Posted: 18 May 2022 02:01 AM PDT

T7 po qëndron në shtëpinë e Hysni Gucatit, atje ku po i kushtohet vëmendje të madhe seancës për shpalljen e aktgjykimit ndaj tij dhe Nasim Haradinajt. Por aty ndodhi diçka e papritur, është ndalur energjia elektrike, raporton T7.

Teksa familja ndodhet në emocione të mëdha për shpalljen e vendimit, ata po përballen edhe me mungesën e energjisë elektrike, raporton Gazeta Express.

Nga pamjet e realizuara nga T7 shihet se familjarët nuk po mund të përmbahen as nga lotët.

Fotografia tregon se televizori është i fikur aktualisht për shkak të ndaljes së rrymës.

Ndalet rryma në shtëpinë e Hysni Gucatit

Specialja i shpall fajtorë dhe i dënon me burgim Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn

Posted: 18 May 2022 01:58 AM PDT

Gjykata Speciale i ka shpallur fajtorë dhe i ka dënuar me nga katër vjet burgim dhe gjobë prej nga 100 euro Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn, ish-drejtues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), raporton Express.

Ndryshe, në aktakuzën ndaj Gucatit e Haradinaj, parashtrohet se midis më së paku 7 dhe 25 shtatorit 2020, në tri konferenca për shtyp dhe transmetime të tjera televizive, si dhe përmes shpërndarjes së mëtejshme, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj zbuluan, pa autorizim, informacion të mbrojtur nga Ligji për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, përfshirë të dhëna personale të disa dëshmitarëve (të mundshëm). Gjithashtu, të akuzuarit bënë komente nënçmuese dhe akuzime kundër dëshmitarëve (të mundshëm) dhe në mënyrë të përsëritur shprehën synimin e tyre për të dëmtuar Dhomat e Specializuara.

Akuzat përfshijnë dy pika për kryerjen e veprave penale kundër rendit publik, konkretisht pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare (Pika 1 dhe 2) dhe katër pika të veprave penale kundër administrimit të drejtësisë dhe administrimit publik. Këto janë frikësimi gjatë procedurës penale (Pika 3), hakmarrja (Pika 4) dhe shkelja e fshehtësisë së procedurës (Pikat 5 dhe 6).

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 në Prishtinë, Kosovë, dhe u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, përkatësisht më 25 dhe 26 shtator 2020.

Paraqitjet e para të Haradinajt dhe Gucatit si të dyshuar u mbajtën para Gjykatësit të Vetëm, Nikola Giju, përkatësisht më 29 shtator dhe 1 tetor 2020.

Më 11 dhjetor 2020, Gjykatës Nikola Giju, në cilësinë e tij si Gjykatës i Procedurës Paraprake, konfirmoi aktakuzën kundër dy të akuzuarve. Aktakuza e korrigjuar u dorëzua më 5 korrik 2021 dhe një version më pak i redaktuar u dorëzua më 4 tetor 2021.

Paraqitjet e para të dy të akuzuarve para Gjykatësit të Procedurës Paraprake u mbajtën më 18 dhjetor 2020. Hysni Gucati u vetëdeklarua i pafajshëm në lidhje me të gjitha akuzat, ndërsa Nasim Haradinaj nuk bëri vetëdeklarim brenda 30 ditësh nga paraqitja vijuese e tij që u mbajt më 8 janar 2021. Për këtë arsye, në bazë të rregullës 92(2)(f) të Rregullores së Procedurës dhe Provave të Dhomave të Specializuara të Kosovës, Gjykatësi i Procedurës Paraprake, bëri vetëdeklarimin e pafajësisë në emër të tij.

Më 16 korrik 2021, Gjykatësi i Procedurës Paraprake ia kaloi dosjen e çështjes gjyqësore Trupit Gjykues II.

Gjykimi filloi më 7 tetor 2021. Më 10 nëntor 2021, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) mbylli paraqitjen e provave të veta.

Mbrojtja e Gucatit filloi paraqitjen e provave të veta më 3 dhjetor 2021, e ndjekur nga Mbrojtja e Haradinajt më 15 dhjetor 2021. Të dy ekipet e Mbrojtjes mbyllën paraqitjen e provave të tyre më 2 shkurt 2022.

Procedura e paraqitjes së provave në këtë çështje u mbyll më 3 shkurt 2022.

Gjatë 31 ditëve që zgjati gjykimi, ZPS-ja thirri katër dëshmitarë ndërsa të dy ekipet e Mbrojtjes u mbështetën në dëshmitë gojore të 10 dëshmitarëve dhe 18 deklaratave me shkrim të dëshmitarëve.

Deklaratat përmbyllëse u mbajtën nga data 14 deri më 17 mars 2022./Gazeta Express

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more