Gjendet trupi i pajetë i personit që sot kishte rënë në lumin e Klinës |
Gjendet trupi i pajetë i personit që sot kishte rënë në lumin e Klinës Posted: 22 May 2022 09:11 AM PDT Është gjetur trupi i pajetë i qytetarit që mëngjesin e sotëm kishte rënë në lumin e fshatit Deiq të Klinës. Rasti është konfirmuar për lajmi.net nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Gashi ka theksuar se trupi i pajetë është gjetur 500 metra larg nga vendi ku peshkatarët e kishin parë atë duke rënë. I njëjti ha se mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion. Ndryshe në kërkim të tij kishin dalë të gjitha njësitë, përfshirë këtu edhe Forcën e Sigurisë së Kosovës. /Lajmi.net/ |
You are subscribed to email updates from Drenica Press. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google, 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: