Skip to main content

“Ultrasit e Interit bojkotojnë derbin me Milanin për shkak të ndarjes së biletave” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Ultrasit e Interit bojkotojnë derbin me Milanin për shkak të ndarjes së biletave” plus 9 more Telegrafi Futboll


Ultrasit e Interit bojkotojnë derbin me Milanin për shkak të ndarjes së biletave

Posted: 25 Jan 2022 02:49 PM PST

Ultrasit e Interit nga Curva Nord kanë paralajmëruar se do të bojkotojnë Derbin e Milanos në shenjë proteste ndaj ndarjes së biletave, duke refuzuar të këndojnë, të tundin flamujt apo edhe të ofrojnë një koreografi në tribuna.

Loja do të zhvillohet të shtunën më 5 shkurt në San Siro dhe kufizimet e COVID kanë bërë që të rikthyer një kapacitet prej 50 për qind e stadiumit.

Kjo ende nuk mjafton për të pasur aq shumë tifozë sa ata që duan të jenë dhe kjo ka irrituar ultrasit e Interit në Curva Nord.

Ata kanë lëshuar një deklaratë duke paralajmëruar se janë "të zhgënjyer dhe të tronditur nga mënyra se si janë bërë ndarjet e biletave" për derbin me Milanin.

 

Në shenjë hakmarrjeje, ultrasit njoftuan se do të ndjekin ndeshjen, por pa megafonë, flamuj, pankarta apo mbi të gjitha pa bërë 'tifo' në tribunë.

Koreografia gjigante në Curva Nord, duke luftuar me Curva Sud të Milanos, është një nga pikat kryesore të Derbit të Milanit.

Tifozët e Interit kanë paralajmëruar se nuk do të bëjnë tifo për skuadrën e tyre as gjatë gjithë ndeshjes, nëse drejtori Beppe Marotta nuk ndërhyn për të shpërndarë ndarjen e biletave tek ultrasit./Telegrafi/

The post Ultrasit e Interit bojkotojnë derbin me Milanin për shkak të ndarjes së biletave appeared first on Telegrafi.

Ansu Fati vendos të mos futet në operim

Posted: 25 Jan 2022 02:26 PM PST

Ansu Fati e ka informuar tashmë Barcelonën për vendimin e tij për të mos iu nënshtruar një operacioni pasi mori një dëmtim në ndeshje ndaj Athletic Bilbao të enjten e kaluar.

Klubi ishte takuar me lojtarin, babanë e tij, agjentin Jorge Mendes dhe stafit mjekësor të Barcelonës.

Mjekët i ofruan Ansu Fatit dy opsionet dhe ai kërkoi kohë për të marrë një vendim, por tani ai ka vendosur t’i nënshtrohet trajtimit dhe kjo do ta mbajë atë jashtë fushës për gjashtë deri në tetë javë.

Barcelona këmbënguli se opsioni më i mirë për Ansu Fatin ishte që t’i nënshtrohej një operacioni.

Kjo do të thotë se ai do të ishte jashtë për një periudhë më të gjatë, por kjo ul ndjeshëm rrezikun e një dështimi të ri.

Megjithatë, për Ansu Fatin, ideja për të humbur pjesën e mbetur të sezonit edhe një herë pas përvojës së tij të vështirë sezonin e kaluar ku u operua në gju, ishte një faktor i rëndësishëm në hezitimin e tij për t’iu nënshtruar një operacioni.

Barcelona e pranoi vendimin e sulmuesit, por nuk e kanë përjashtuar një operacion në varësi të mënyrës se si ai do të rikuperohet nga ky dëmtim. /Telegrafi/

The post Ansu Fati vendos të mos futet në operim appeared first on Telegrafi.

Identifikohet dhe arrestohet njeriu që vuri tritol në shtëpinë e kreut të FSHF-së, Armand Duka

Posted: 25 Jan 2022 02:01 PM PST

Identifikohet autori i dyshuar për shpërthimin me eksploziv pranë shtëpisë së Armando Dukës.

Mësohet se grupi hetimor ka mundur të identifikojë personin e dyshuar përmes shqyrtimit të pamjeve të kamerave të sigurisë përgjatë rrugës që ka ndjekur autori.

Burime të sigurta bënë me dije se po shoqërohet për të dhënë shpjegime shtetasi A.H., banor i lagjes 4 të qytetit bregdetar.

I dyshuari është  sipërmarrës dhe ende nuk dihet konflikti që ka mes tij dhe Armando Dukës. Nga hetimet rezultoi se shtetasi që vendosi dhe aktivizoi lëndën eksplozive pranë portës së oborrit të familjes Duka është fiksuar nga kamerat e sigurisë në rrugën paralele me portin duke hipur në një automjet tip ML të cilin e ka lëvizur pak metra.

I riu me kapuç është parë të futet edhe në një pallat në Durrës. Kanë mjaftuar këto pamje për ta çuar grupin hetimor drejt zbulimit të identitetit përmes targës së automjetit.

I maskuar dhe i shpejtë, momenti kur një person vendos eksplozivin në shtëpinë e Dukës I maskuar dhe i shpejtë, momenti kur një person vendos eksplozivin në shtëpinë e Dukës

Nga veprimet hetimore rezulton se A.H. është banor i pallatit ku kamerat e sigurisë e kanë fiksuar natën e së hënës duke hyrë e dalë. Ai është një person pa precedentë penalë.

Do të jenë veprimet e mëtejshme hetimore që do të zbardhin motivet që e shtynë atë drejt ngjarjes kriminale që u regjistrua natën e së hënës në lagjen 3 të qytetit ku banon kreu i FSHF-së, i cili pak pas ngjarjes teksa kërkoi gjetjen e autorit u shfaq dyshues nëse autoritet do të zbardhnin në kohë. /SS/

The post Identifikohet dhe arrestohet njeriu që vuri tritol në shtëpinë e kreut të FSHF-së, Armand Duka appeared first on Telegrafi.

Zyrtare: Martial kalon te Sevilla

Posted: 25 Jan 2022 01:45 PM PST

Sevilla FC dhe Manchester United kanë arritur marrëveshje për Anthony Martial, i cili do të bashkohet me spanjollët në formë huazimi deri në fund të sezonit aktual.

Martial kishte kërkuar largimin nga Anglia, pasi nuk ishte pjesë e formacionit të Manchester United.

Martial e filloi karrierën e tij në Olympique Lyon, pastaj kaloi te Monaco.

Në shtator 2015, ai kaloi te Manchester United, me klubin anglez që shpenzoi 60 milionë euro për lojtarin.

Martial ka 30 ndeshje me Francën dhe ka shënuar dy herë dhe ka asistuar tetë të tjera. /Telegrafi/

The post Zyrtare: Martial kalon te Sevilla appeared first on Telegrafi.

Milani sfidon Liverpoolin për talentin e Schalkes, Malick Thiaw

Posted: 25 Jan 2022 01:15 PM PST

Milani është duke konkurruar me Liverpoolin për shërbimet e mbrojtësit të Schalke 04, Malick Thiaw.

Sipas Sky Sport Italia, Sportitalia, Milannews.it dhe media të tjera, 20-vjeçari është identifikuar nga Paolo Maldini si përforcim potencial në ditët e fundit të afatit të janarit.

Futbollisti gjerman plotëson profilin e lojtarit që e ka caktuar drejtori i Milanit – si një talent që mund të ketë ndikim në vitet në vijim dhe jo vetëm të plotësojë zbrazëtinë e lënë nga lëndimi i Simon Kjaer.

(Foto: Transfermarkt)

Qendërmbrojtësi i ka shënuar dy gola në gjashtë paraqitje për Gjermaninë U-21 dhe është ngritur në Akademinë e Schalkes.

Bisedimet janë në fazat fillestare dhe aktualisht duket se ekziston një dallim i madh ndërmjet kërkesës së klubit gjerman dhe ofertës së klubit italian. /Telegrafi/

The post Milani sfidon Liverpoolin për talentin e Schalkes, Malick Thiaw appeared first on Telegrafi.

Ndeshjen e supergolave e fiton Maroku, kalon në çerekfinale

Posted: 25 Jan 2022 01:04 PM PST

Maroku ka fituar ndaj Malavit me rezultat 2-1, duke kaluar në çerekfinale të Kupës së Kombeve të Afrikës.

Ndeshja nisi me një me një super gol që në minutën e 7-të.

Gabadinho Mhango gjuajti bukur nga distanca për të shënuar për 0-1.

Pjesa e parë solli shumë raste, por goli i dytë erdhi në minutën e dytë të kohës shtesë.

Youssef En Nesyri ishte ai që barazoi shifrat në 1-1, duke i quar skuadrat në pushim.

Goli i fitores erdhi në minutën e 70-të për Markun.

Achraf Hakimi gjuajti bukur nga goditja e dënimit për të shënuar për 2-1.

Me këtë fitore  Maroku kalon në çerekfinale, ku do të takohet me fituesin e ndeshjes Bregu i Fildisht – Egjipt. /Telegrafi/

The post Ndeshjen e supergolave e fiton Maroku, kalon në çerekfinale appeared first on Telegrafi.

Nëse Ramsey nuk largohet, Juventusi do ta ‘ngrijë’ për pjesën e mbetur të sezonit

Posted: 25 Jan 2022 12:57 PM PST

Aaron Ramsey vazhdon të refuzojë ofertat nga Crystal Palace, Newcastle United dhe Burnley, kështu që Juventus mund të 'ngrijë' uellsian duke e lënë jashtë skuadrës.

Mesfushori 31-vjeçar është nën kontratë deri në qershor 2023, por nuk është pjesë e planeve të Max Allegrit dhe mezi është paraqitur këtë sezon.

Mediat raportuan për interesim e klubeve të Ligës Premier që vazhdojnë të jenë aktive, me klube si Newcastle, Crystal Palace dhe Burnley, por ai vazhdon t’i refuzojë të gjitha.

Sipas Il Bianconero, Juventusi është aq i frustruar me situatën saqë është gati të lërë Ramsey në tribuna për pjesën tjetër të sezonit nëse ai nuk pranon asnjë transferim në janar.

Po ashtu Juve pritet ta hiqnin nga lista e Ligës së Kampionëve, duke e zëvendësuar emrin e tij me atë të mbrojtësit të krahut Luca Pellegrini.

Pavarësisht se çfarë vendimi do të marrë gjatë javës së ardhshme, Ramsey duket se ka luajtur ndeshjen e tij të fundit me fanellën e Juventusit.

Uellsiani u mor nga Arsenali si lojtar i lirë në vitin 2019, por ka bërë vetëm 70 paraqitje, ku ka shënuar gjashtë gola dhe gjashtë asistime. /Telegrafi/

The post Nëse Ramsey nuk largohet, Juventusi do ta 'ngrijë' për pjesën e mbetur të sezonit appeared first on Telegrafi.

Barcelona ‘shumë e interesuar’ për Franck Kessie

Posted: 25 Jan 2022 12:54 PM PST

Franck Kessie është gjithnjë e më larg Milanit që mund ta humbë si lojtar të lirë në verë.

Barcelona ka marrë primatin në garën për shërbimet e 25-vjeçarit duke kaluar of Tottenham Hotspur, Paris Saint-Germain, Arsenal, Liverpool dhe Manchester United.

Ylli nga Bregu i Fildishtë dhe Rossonerët kanë dështuar të arrijnë marrëveshje për vazhdimin e kontratës, e cila skadon me 30 qershor.

(Foto: Instagram/franckkessie)

Milani shpresonte ta shiste te Tottenhami në afatin e janarit, mirëpo është raportuar se agjenti i tij e ka hedhur poshtë këtë mundësi.

PSG seriozisht në garë për Kessien dhe Pogban, kërkohet që të bindet Mbappe me ardhjen e yjve të tjerë PSG seriozisht në garë për Kessien dhe Pogban, kërkohet që të bindet Mbappe me ardhjen e yjve të tjerë

Tash Radio Catalunya ka njoftuar se Barcelona është “shumë e interesuar” që të nënshkruajë me Kessie si lojtar të lirë në verën e ardhshme. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/franckkessie)

The post Barcelona ‘shumë e interesuar’ për Franck Kessie appeared first on Telegrafi.

Manchester City fiton luftën me të tjerat, Julian Alvarez do të bëhet ‘qytetar’

Posted: 25 Jan 2022 12:50 PM PST

Manchester City ka sjellë një përforcim të mëdha për sezonin e ardhshëm, pasi thuhet se tashmë e kanë afruar sulmuesin e River Plates, Julian Alvarez.

Këtë informacion e ka konfirmuar gazetari i njohur Fabrizio Romano, i cili pretendon se transferimi është mbyllur për 18.5 milionë euro dhe se ky futbollist do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare.

Thuhet lojtari do të qëndrojë në River Plate deri në korrik të vitit 2022, ku pastaj do t’i bashkohet skuadrës së Pep Guardiolas.

Futbollisti ka lindur më 31 janar të vitit 2000 dhe karrierën e ka nisur në skuadrën e të rinjve të River Plate, për të cilën ka debutuar në vitin 2018.

Me ndeshjet e mira në skuadër, ai e meritoi ftesën në kombëtaren e Argjentinës dhe debutoi me Gauchos në vitin 2021 kundër Kilit, kur në pjesën e dytë hyri në fushë në vend të Angelo Di Marias.

Bayern Munich, Juventus, Man Utd dhe Barcelona janë klubet që po ashtu ishin interesuar për argjentinasin.  /Telegrafi/

The post Manchester City fiton luftën me të tjerat, Julian Alvarez do të bëhet 'qytetar' appeared first on Telegrafi.

Yusuf Demir flet pas largimit nga Barcelona: Isha i trishtuar, por u rrita si profesionist në atë klub

Posted: 25 Jan 2022 12:30 PM PST

Historia e Yusuf Demirit te Barça filloi në një mënyrë shumë premtuese, por përfundoi papritur.

Ai e nisi shumë mirë parasezonin, deri te kthimi në Austri në janar.

Sulmuesi 18-vjeçar ka folur pas kthimit te Rapid Vjena nga Barcelona, duke thënë se largimi “ishte i trishtuar”, megjithëse kjo përvojë e shkurtër e ka ndihmuar atë të rritet si profesionist.

"U largova i trishtuar nga Barcelona, por u rrita dhe u bëra profesionist. Kam parë që njerëzit këtu janë të lumtur me mua dhe kjo më ka bërë gjithashtu të lumtur", ka thënë sulmuesi.

Pavarësisht se koha e tij në Barcelonë nuk shkoi ashtu siç do të donte, sulmuesi është i bindur se ende e pret një e ardhme e ndritur.

"Dua të luaj, të kënaqem dhe të argëtohem. Unë kam uri dhe dua të fitoj të gjitha. Qëllimi im është të jem i pari, nuk më mjafton të jem i dyti", ka thënë Demir. /Telegrafi/

The post Yusuf Demir flet pas largimit nga Barcelona: Isha i trishtuar, por u rrita si profesionist në atë klub appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more