Skip to main content

“Dybala nuk feston golin ndaj Udineses, ‘mesazh’ drejtuesve të Juventusit për kontratën e re” plus 5 more Telegrafi Futboll

“Dybala nuk feston golin ndaj Udineses, ‘mesazh’ drejtuesve të Juventusit për kontratën e re” plus 5 more Telegrafi Futboll


Dybala nuk feston golin ndaj Udineses, ‘mesazh’ drejtuesve të Juventusit për kontratën e re

Posted: 15 Jan 2022 12:41 PM PST

Juventusi e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj Udineses me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 21-të të Serie A.

'Zonja e Vjetër' ka arritur ta shënojë golin e epërsisë në minutën e 19-të me kapitenin e saj, Paulo Dybalan.

Argjentinasi pasi shënoi gol nuk ka festuar fare, pasi që ai dhe klubi ka ditë që i kanë ngrirë bisedimet për rinovimin e kontratës.

Madje ai pa nga tribuna ku qëndrojnë krerët e klubit, duke iu dërguar një mesazh të qartë se nuk është i kënaqur me situatën.

Në ditët r fundit ka patur shkrime të shumta për të ardhmen e Dybalas, ku klube si Manchester United, Tottenham e Inter, duken të interesuara. /Telegrafi/

The post Dybala nuk feston golin ndaj Udineses, ‘mesazh’ drejtuesve të Juventusit për kontratën e re appeared first on Telegrafi.

Ward-Prowse hedh kandidaturën për çmimin ‘Puskas’, shënoi gol të jashtëzakonshëm nga goditja e dënimit nga 35 metra

Posted: 15 Jan 2022 12:21 PM PST

James Ward-Proëse shënoi një gol të veçantë nga gjuajtja e lirë, gol i cili do të jetë kandidat për të fituar çmimin 'Puskas', që jepet për golin më të mirë të vitit.

Southampton u mposht nga Wolverhampton Wanderers me rezultat 3-1 në ndeshjen e javës së 22-të në Ligën Premier.

Golat në këtë ndeshje nga vendasit u shënuan nga Raul Jimenez, Conor Coady dhe Adama Traore, ndërsa për mysafirët shënoi Ward-Prowse.

Megjithatë, goli i vetëm i mysafirëve i shënuar nga anglezi Ward-Prowse 'vodhi' gjithë vëmendjen, pasi ishte larg më i bukuri.

Ward-Prowse arriti të shënojë një supergol nga goditja e dënimit nga rreth 35 metra distancë në minutën e 84-të.

Ky gol i mesfushorit anglez po vlerësohet lartë, ndërsa shumica e tifozëve mendojnë se ky gol do të jetë kandidat serioz për çmimin "Puskas". /Telegrafi/

 

The post Ward-Prowse hedh kandidaturën për çmimin 'Puskas', shënoi gol të jashtëzakonshëm nga goditja e dënimit nga 35 metra appeared first on Telegrafi.

Aston Villa 2-2 Man Utd, notat e lojtarëve

Posted: 15 Jan 2022 11:54 AM PST

Manchester Unitedi ishte duke fituar me rezultat 2-0 në udhëtim te Aston Villa, por vendasit shënuan dy gola në fund të ndeshjes për të barazuar 2-2 në takimin e vlefshëm për javën e 22-të në Ligën Premier.

Ekipi i Ralf Rangnick ishte afër të rikthehet te fitorja, por në fund lëshuan terren dhe u desh te kënaqen me një pikë ndaj ekipit të Steven Gerrard.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Jacob Ramsey (77') dhe Philippe Coutinho (82') për vendasit, ndërsa për mysafirët u shënuan nga Bruno Fernandes (6', 67').

Man Utd ishte afër fitores, por Aston Villa merr një pikë pas një rikthimi sensacional Man Utd ishte afër fitores, por Aston Villa merr një pikë pas një rikthimi sensacional

Lojtarët më të vlerësuar në këtë ndeshje ishin Fernandes dhe Ramsey, të cilët u vlerësuan me notë me 8.2.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për mesfushorin vendas, Morgan Sanson që u notua me 6.1.

Notat e lojtarëve

 

/Telegrafi/

The post Aston Villa 2-2 Man Utd, notat e lojtarëve appeared first on Telegrafi.

Man Utd ishte afër fitores, por Aston Villa merr një pikë pas një rikthimi sensacional

Posted: 15 Jan 2022 11:33 AM PST

Manchester Unitedi ishte duke fituar me rezultat 2-0 në udhëtim te Aston Villa, por vendasit shënuan dy gola në fund të ndeshjes për të barazuar 2-2 në takimin e vlefshëm për javën e 22-të në Ligën Premier.

Ekipi i Ralf Rangnick ishte afër të rikthehet te fitorja, por në fund lëshuan terren dhe u desh te kënaqen me një pikë ndaj ekipit të Steven Gerrard.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë thuajse të barabartë, me të dyja skuadrat që rrezikuan me raste të mira, por me vetëm mysafirët që gjeten golin.

Bruno Fernandes shënon nga distanca pas gabimit amator të portierit Emiliano Martinez Bruno Fernandes shënon nga distanca pas gabimit amator të portierit Emiliano Martinez

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e gjashtë dhe ishte Bruno Fernandes, i cili shënoi nga distanca për 0-1, por i ndihmuar nga një gabim i madh i portierit vendas Emiliano Martinez.

Me epërsi 0-1 u mbyllen 45 minutat e parë.

Në pjesën e dytë, vendasit ishin skuadër më e mirë, duke rrezikuar më shumë, por mysafirët arritën të shënojnë edhe një gol për t'ia vështirësuar gjerat.

Megjithatë, vendasit arritën të kthehen në lojë në fund, duke shënuar dy gola dhe duke marrë një pikë shumë të vlefshme.

Djajtë e Kuq shënuan në minutën e 67-të me anë të Brunos për epërsinë 0-1, ndërsa Jacob Ramsey (77') riktheu vendasit në lojë duke shënuar për 1-2.

Në minutën e 82-të në skenë doli ylli brazilian, Philippe Coutinho, i cili pas vetëm 14 minutave pas debutimit arriti të shënoj për barazimin 2-2.

Coutinho debuton me gol te Aston Villa, shënon ndaj Man Utd Coutinho debuton me gol te Aston Villa, shënon ndaj Man Utd

Deri në fund të ndeshjes pati edhe disa raste, por rezultati mbeti i pandryshuar 2-2.

Pas këtij barazimi, Unitedi e sheh veten në pozitën e shtatë me 32 pikë, ndërsa Aston Villa zë vendin e 13-të me 23 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Djajtë e Kuq udhëtojnë te Brentfordi, ndërsa Aston Villa udhëton te Evertoni. /Telegrafi/

The post Man Utd ishte afër fitores, por Aston Villa merr një pikë pas një rikthimi sensacional appeared first on Telegrafi.

Coutinho debuton me gol te Aston Villa, shënon ndaj Man Utd

Posted: 15 Jan 2022 11:18 AM PST

Philippe Coutinho ka shënuar në debutim golin e tij të parë te klubi anglez, Aston Villa.

Mesfushori kreativ brazilian ka befasuar të gjithë kur vendosi të transferohet nga Barcelona te Aston Villa para disa ditësh.

Megjithatë, lëvizja e tij në huazim te skuadra e drejtuar nga Steven Gerrard po duket lëvizje e mençur dhe shumë e qëlluar.

Fjalët e para të Philippe Coutinhos si lojtar i Aston Villas: Kam folur me Gerrard, ai më tregoi për klubin dhe ambiciet Fjalët e para të Philippe Coutinhos si lojtar i Aston Villas: Kam folur me Gerrard, ai më tregoi për klubin dhe ambiciet

Kjo pasi, Coutinho ka arritur të gjej golin e parë qysh në debutim, vetëm disa minuta pasi u inkuadrua në lojë në ndeshjen ndaj Manchester Unitedit.

Coutinho hyri në lojë në vend të Morgan Sanson në minutën e 68-të, teksa shënoi golin në minutën e 82-të pas asistimit të Jacob Ramsey.

Goli i Coutinhos erdhi nga afërsia dhe shërbeu për barazimin e rezultat 2-2. /Telegrafi/

The post Coutinho debuton me gol te Aston Villa, shënon ndaj Man Utd appeared first on Telegrafi.

PSG – Brest, formacionet zyrtare: Pochettino pa Messin e Neymarin, Icardi nga minuta e parë

Posted: 15 Jan 2022 11:08 AM PST

PSG do të pres Brestin në kuadër të javës së 21-të në Ligue 1.

Liderët kanë tubuar deri më tani 47 pikë dhe janë në rrugë të mirë drejt titullit, ndërsa Brest janë në vendin e 13-të me 25 pikë.

PSG ka vetëm një fitore në pesë ndeshjet e fundit, ndërsa është përballur me shumë mungesa.

Di Maria, Mbappe dhe Icardi do ta udhëheqin sulmin e PSG-së në këtë ndeshje.


PSG: Donnarumma, Kehrer, Marquinhos, Kimpembe, Mendes, Verratti, Ëijnaldum, Herrera, Di Maria, Mbappe, Icardi.

Brest:


/Telegrafi/

The post PSG – Brest, formacionet zyrtare: Pochettino pa Messin e Neymarin, Icardi nga minuta e parë appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more