Skip to main content

AstraZeneca: Të dhënat paraprake tregojnë se doza e tretë ndihmon kundër Omicron

AstraZeneca: Të dhënat paraprake tregojnë se doza e tretë ndihmon kundër Omicron


AstraZeneca: Të dhënat paraprake tregojnë se doza e tretë ndihmon kundër Omicron

Posted: 14 Jan 2022 04:33 AM PST

AstraZeneca deklaroi të enjten se nga të dhënat paraprake të një testimi, u konstatua që vaksina COVID-19 e prodhuar nga kjo kompani, Vaxzevria, solli një rritje të antitrupave kundër Omicron dhe varianteve të tjera kur aplikohej si një dozë e tretë përforcuese.

Shtimi i përgjigjes imunitare, edhe ndaj variantit Delta, u identifikua nëpërmjet analizave të gjakut të njerëzve që ishin vaksinuar më parë me Vaxzevria ose me një vaksinë tjetër me mRNA, tha prodhuesi i barnave, duke shtuar se do t'ua dorëzonte këto të dhëna agjencive rregullatore shëndetësore në mbarë botën, duke marrë në konsideratë nevojën urgjente për dozat përforcuese.

AstraZeneca arriti ta zhvillonte vaksinën e saj nëpërmjet studiuesve nga Universiteti i Oksfordit. Studimet laboratorike të kryera nga ky universitet muajin e kaluar kanë zbuluar se aplikimi i tre dozave të Vaxzevria rrit nivelin e antitrupave në gjak kundër variantit Omicron, i cili po përhapet me shpejtësi.

Kjo deklaratë e dhënë ditën e enjte, e cila nuk përfshinte të dhëna specifike, ishte e para nga AstraZeneca lidhur me aftësinë mbrojtëse të Vaxzevria si një vaksinë përforcuese, pas aplikimit të dy dozave fillestare të një vaksine me mRNA ose të vetë Vaxzevria. Vaksinat e bazuara në teknologjinë mRNA janë prodhuar nga BioNTech-Pfizer dhe Moderna.

Kompania tha se këto gjetje "përforcojnë provat që mbështesin Vaxzevria si një vaksinë për dozën e tretë përforcuese, pavarësisht nga vaksinat e aplikuara më parë".

Këto të dhëna mbi potencialin mbrojtës të Vaxzevria kur aplikohet si një dozë përforcuese erdhën si rezultat i një analize krahasuese gjatë një prove ku po testohej një vaksinë e ridizenjuar që përdor teknologjinë vektoriale të Vaxzevria, por që targeton specifikisht variantin Beta. AstraZeneca po përpiqet të demonstrojë se kjo vaksinë specifike për variantin Beta ofron mbrojtje edhe nga variantet e tjera. Gjatë gjysmës së parë të këtij viti pritet të publikohen më shumë të dhëna nga provat e kryera.

Universiteti i Oksfordit dhe AstraZeneca muajin e kaluar filluan punën në mënyrë të pavarur për një vaksinë që targeton posaçërisht variantin Omicron, megjithëse Astra – ashtu si edhe prodhues të tjerë të vaksinave që kanë nisur projekte të ngjashme zhvillimi – ka deklaruar se nuk ishte ende e qartë nëse ishte një vaksinë e tillë do të ishte e nevojshme.

Një testim i përmasave të mëdha i kryer në Britani gjatë dhjetorit zbuloi se vaksina e AstraZeneca rriste nivelin e antitrupave kur aplikoj si një doze përforcuese pas vaksinimit fillestar me vetë vaksinën e AstraZeneca ose me atë të Pfizer, por ky testim ka ndodhur përpara përhapjes së variantit Omicron.

Sidoqoftë, studimi në atë kohë arriti në përfundimin se vaksinat me mRNA të prodhuara nga Pfizer dhe Moderna ofronin një rritje më të madhe të antitrupave kur aplikoheshin si dozë e tretë.

AstraZeneca dhe partnerët e saj të prodhimit kanë ofruar në total mbi 2.5 miliardë doza të kësaj vaksine, edhe pse ajo nuk është e miratuar në Shtetet e Bashkuara, ndërsa BioNTech-Pfizer ka ofruar në total rreth 2.6 miliardë doza./ Reuters

Epidemiologu Alimehmeti: Varianti Omicron është shumë herë më pak i rrezikshëm se Delta/ Ja studimi që e vërteton

Posted: 14 Jan 2022 01:18 AM PST

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka publikuar në rrjetin social studimin më të fundit mbi variantin Omicron të Covid-19, i cili krahasuar me variantet e mëparshme, përfshi edhe atë Delta, është më pak i rrezikshëm. Alimehmeti shkruan se nga të dhënat e sondazheve, Omicron ka një risk shumë më të ulët se Delta apo variante të tjera, lidhur me hospitalizimin e pacientëve.

Gjithashtu ai shprehet se studimi provon se edhe te fëmijët varianti Omicron është shumë më i lehtë se ai Delta. "Infektimet për herë të parë me SARS-CoV-2 në periudhën kur mbizotëron varianti Omicron shoqërohen me ecuri më të lehtë (statistikisht sinjifikante) në krahasim me infektimet për herë të parë në periudhën e mbizotërimit të variantit Delta", shkruan Alimehmeti.

Postimi nga Ilir Alimehmeti

Tani është koha të kuptojmë më shumë që të frikësohemi më pak."
Cit.: Marie Curie

Evidencat shtohen gjithnjë e më shumë mbi riskun më të ulët spitalor të variantit Omicron në krahasim me variantin Delta. Universiteti Case Western Reserve (SHBA) prepublikoi më 2 Janar 2022 të dhënat zyrtare të databazës kombëtare multicentrike të SHBA-së, ku janë të përfshirë:
14.054 persona të infektuar në periudhën e predominuar nga Omicron (15-24 dhjetor 2021), dhe 577.938 persona të infektuar në periudhën e predominuar nga Delta (01 shtator – 15 dhjetor 2021).

Në studim janë marrë ecuritë e pacientëve për sa i përket: vizitën në repartin e urgjencës, shtrimin në spital, shtrimin në terapi intensive, dhe ventilimin mekanik.

Rezultatet kryesore janë në linjë me evidencat që vinë nga çdo shtet tjetër! Omicron është më pak riskues se sa Delta!

Vizitat në repartin e urgjencës:
4.55% e pacientëve në periudhën Omicron
15.22% e pacientëve në periudhën Delta
70% më i ulët risku për nevojë vizite në repartin e urgjencës!

Shtrimi në spital:
1.75% e pacientëve në periudhën Omicron
3.95% e pacientëve në periudhën Delta
56% më i ulët risku për shtrim në spital!

Shtrimi në terapi intensive:
0.26% e pacientëve në periudhën Omicron
0.78% e pacientëve në periudhën Delta
67% më i ulët risku për shtrim në terapi intensive!

Ventilimi mekanik:
0.07% e pacientëve në periudhën Omicron
0.43% e pacientëve në periudhën Delta
84% më i ulët risku për ventilim mekanik!

Një tjetër mit që duhet hedhur poshtë është që "fëmijët e vuajnë më keq omikronin"!

Risku për vizitë në repartin e urgjencës për moshat 0-5 vjeç:
3.89% e pacientëve në periudhën Omicron
21.01% e pacientëve në periudhën Delta
81% më i ulët risku për nevojë vizite në repartin e urgjencës!

Risku për shtrim në spital për moshat 0-5 vjeç:
0.96% e pacientëve në periudhën Omicron
2.65% e pacientëve në periudhën Delta
64% më i ulët risku për shtrim në spital!

Të njëjtat trende u vunë re në të gjitha grupmoshat 5-11, 12-17, 18-64 dhe >65 vjeç!

Kujdes:  Janë të gjitha infeksionet për herë të parë, kështu që nuk është vlerësuar edhe mbrojtja plus që kanë pacientët që e kanë kaluar sëmundjen më parë.

Edhe në periudhën e mbizotërimit të Omicron ka pasur një përqindje të rëndësishme infektimesh me Delta, që mund të sjellin një nënvlerësim të efektit pozitiv të variantit Omikronit mbi rezultatet spitalore.

Autorët dalin në përfundimet: Infektimet për herë të parë me SARS-CoV-2 në periudhën kur mbizotëron varianti Omicron shoqërohen me ecuri më të lehtë (statistikisht sinjifikante) në krahasim me infektimet për herë të parë në periudhën e mbizotërimit të variantit Delta.

Rezultatet janë në linjë me rezultatet e publikuara nga Afrika e Jugut, Skocia dhe Anglia.

A duhet përdorur Cinacalcet në pacientët me sëmundje renale kronike?

Posted: 14 Jan 2022 01:08 AM PST

Nga Alket Koroshi, mjek nefrolog

Sëmundja kronike e veshkave (CKD) është një sëmundje e zakonshme me një rrezik jete deri në 59%. Të prekurit nga CKD kanë një rrezik të shtuar të sëmundjeve kardiovaskulare dhe vdekjes që në fazat e hershme të CKD. Rritja e niveleve të hormonit paratiroide (PTH), e parë shpesh tek pacientët me CKD, është shoqëruar me rritjen e rrezikut të ngjarjeve kardiovaskulare, frakturave dhe vdekshmërisë. Në ata me sëmundje të veshkave në fazën e fundit, hiperparatiroidizmi sekondar (SHPT) përshpejton kalcifikimin vaskular dhe aterosklerozën subklinike dhe më tej çon në sëmundje hiperdinamike të kockave dhe osteitis fibrosis cystica (osteodistrofi renale).

Cinacalcet vepron në receptorin që ndjen kalciumin dhe ul në mënyrë efektive nivelet e hormonit paratiroide (PTH). Përveç kësaj, cinacalcet gjithashtu mund të përmirësojë ekuilibrin e fosfatit dhe të reduktojë hiperkalceminë. Për më tepër, trajtimi i kombinuar me cinacalcet dhe vitaminë D vonon përparimin e rezultatit të kalcifikimit valvular, aortik dhe koronar. Megjithatë, këto ndryshime të favorshme në shënuesit biokimikë dhe proxy nuk janë ndjekur nga reduktime të konsiderueshme në rezultatet e vështira klinike. Prova e Vlerësimit të terapisë me Cinacalcet për ngjarjet kardiovaskulare (EVOLVE) ishte jo përfundimtare dhe nuk arriti të tregojë ndonjë efekt statistikisht domethënës në rezultatin e saj parësor, një përbërje e ngjarjeve kardiovaskulare dhe vdekjes. Megjithatë, analizat e paracaktuara dytësore dhe post-hoc të provës EVOLVE sugjeruan efekte të dobishme si në përgjithësi ashtu edhe në nëngrupe. Si pasojë e këtyre rezultateve të përziera, është propozuar që ndërkohë që cinacalcet mund të përdoret si një nga disa barna për të përmirësuar arritjen e kontrollit biokimik në çrregullimet e kockave e minerale të lidhura me sëmundjen kronike të veshkave, siç rekomandohet nga udhëzimet ndërkombëtare, ai nuk duhet të përdoret. me qëllim të reduktimit të rezultateve kardiovaskulare dhe/ose përmirësimit të mbijetesës.

Benefitet e një diete me bazë bimore për shëndetin e zemrës

Posted: 14 Jan 2022 01:01 AM PST

Çiklizmi ofron përfitime të mëdha për ju, që mbështetet nga studime si ky, por kur bëhet fjalë për ushqyerjen për një zemër të shëndetshme, këshilla standarde për të ulur marrjen e yndyrës mund të mos jetë rruga më e mirë.

Dieta, me pak yndyrë dhe me në qendër ushqimet bimore, u shoqërua me uljen e kolesterolit “të keq”, por kjo e fundit lidhej gjithashtu me uljen e rrezikut së shfaqjes së ndonjë sëmundje të zemrës.

Dieta bimore përmban frutat dhe perimet, drithërat, arrat, farat, qumështin me pak yndyrë dhe peshkun, ndërsa kufizojnë mishin e kuq, ushqimet me sheqer, ushqimet e kripura dhe sodën.

Një tjetër faktor kryesor është se dietat bimore janë të larta në fibra, antioksidantë, vitamina dhe minerale. Kjo do të mbështesë shëndetin e zemrës në shumë mënyra, duke përfshirë uljen e kolesterolit, mbështetjen e tretjes së shëndetshme dhe ruajtjen e funksionit të veshkave dhe shëndetin e kockave.

Të gjitha këto lidhen drejtpërdrejt me shëndetin afatgjatë të zemrës. Plus, dietat me në qendër bimët në përgjithësi do të jenë më të ulëta në yndyrna të ngopura, kështu që në fakt po përfitoni më të mirën.

Siç e dimë të gjithë, bota e të ushqyerit është gjithmonë duke ndryshuar dhe evoluar ndërsa studiuesit mësojnë më shumë./ Prevention

Çajrat më të mirë për të përmirësuar sistemin imunitar dhe për të humbur peshë

Posted: 14 Jan 2022 12:40 AM PST

Përveç fuqisë së mirënjohur të çajit për të qetësuar dhimbjet e fytit, ai ndihmon në parandalimin e kancerit dhe diabetit, dhe madje ndihmon të humbni në peshë.

“Pirja e çajit ndihmon në humbjen e peshës ose mirëmbajtjen e saj, sepse mbush boshllëkun e pijeve që janë të larta në sheqer dhe kalori,” thotë Josh Axe, themelues i Ancient Nutrition.

Përveçse janë miqësore me kalori (çajri i pa ëmbëlsuar është në thelb ujë me aromë bimore), disa çajra kanë përbërës të pasur me antioksidantë që mund të nxisin humbjen e peshës, duke promovuar gjithashtu përfitime të tjera shëndetësore, siç është gjumi më i mirë. Megjithatë, vlen të theksohet se nevojiten kërkime të mëtejshme për të konfirmuar marrëdhënien e saktë midis çajit dhe humbjes së peshës.

Gjithsesi ja disa lloje çajrash që përmirësojnë sistemin imunitar dhe ndihmojnë të humbni në peshë

Çaj bimor, me mente: Ndonëse disa njerëz betohen se pirja e një filxhani çaji nenexhik mund të shmangë dëshirat për ushqim, ka shume pak prova që e vertetojne. Megjithatë, ka studime që sugjerojnë se ndihmon në tretje dhe në lehtësimin e dhimbjes së stomakut.

Çaj kamomil: Kamomili ka veti qetësuese. Ja përse këshillohet të pihet para se të flenë nga të gjithë ata që vuajnë nga pagjumësia ose nuk bëjnë gjumë të qetë. Ai ndihmon në tretjen dhe problemet me zorrët, qetëson dhimbjet e barkut, është anti-inflamator, lehtëson dhimbjet menstruale dhe problemet me dhimbjet e kokës.

Caj bimor, me fruta: Numri i varieteteve të çajit me fruta është i pafund, gjë që i bën ato një opsion të shkëlqyeshëm për të ndryshuar pijet ditore, për të mbajtur një dietë të larmishme.

Çaji jeshil: Ul tensionin e lartë të gjakut. Ul sheqerin në gjak. Polifenolet dhe karbohidratet e çajit jeshil janë efektive në uljen e sheqernave në gjak. Ka shumë studime që tregojnë që katekina e çajit jeshil është efektive në parandalimin e kancerit. Çaji jeshil përmirëson sistemin e imunitetit për arsye të përqendrimit të lartë të polifenoleve dhe flavenoideve. Antioksiduesit e çajit jeshil ulin kolesterinën. Çaji jeshil i gradës së lartë përmban më shumë polifenole se çaji i zakonshëm./ Prevention

Mjeku Stroni: Karakteristikat e Omicron dhe çfarë nuk duhet bërë gabim me mjekimin

Posted: 14 Jan 2022 12:07 AM PST

Në 24 orët e fundit është regjistruar sërish rritje e rasteve pozitive me koronavirus.

Në raportimin ditor të rasteve, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se nga 7,378 teste të kryera rezultuan të infektuar 2029 qytetarë. Dhe, si duket sipas mjekut infeksionist Gent Stroni po shkojmë drejt pikut të kësaj vale të radhës.

Në një bisedë me Juli Xhokaxhi në "Radari Informativ" në ABC, mjeku Gent Stroni u shpreh optimist se ky mund të jetë piku i fundit. Sa i përket variantit Omicron i cili po e shkakton këtë valë të radhës, mjeku thotë se shkakton një prekshmëri familjare. Pra pasi e merr një nga anëtarët e marrin të gjithë.

Po ashtu, shpjegoi Stroni, Omicron ka një karakteristike që kalon nga faza e parë në fazën e dytë të sëmundjes shumë me shpejt se Delta duke shkaktuar brenda pak ditëve edhe temperaturën e lartë.

Por a ka ndryshim mes simptomave që shkakton ky variant me Deltën dhe gripin që po qarkullon në këtë stinë? Sipas Gent Stronit, jo.

"Si për Deltën si për Omicron edhe për gripin janë të njëjta,dhimbje fyti, kolla me sekrecione dhe janë njëlloj. Kur bën testin e shpejtë nuk del pozitiv. Duhet bërë PCR."

As në mënyrën e trajtimit nuk duhet të ketë ndryshime, thotë Stroni. Ai rekomandon që të shmanget terapia me antibiotikë që në fazën e parë dhe në vend të saj të bëhet terapia me vitamina./ abcnews.al

VOA: Rritje rekord të rasteve të reja me Covid në Shqipëri, por masat nuk shtrëngohen

Posted: 13 Jan 2022 11:47 PM PST

Në Shqipëri autoritetet shëndetësore deklaruan sot se rastet e reja me Covid 19 po shënojnë nivelet më të larta që nga nisja e pandemisë. Megjithatë Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi të mbajnë në fuqi të njejtat masa shtrënguese. Qarkulllimi i variantit Omicron duket se po prek moshat e reja por dhe fëmijët. Sipas të dhënave të përpunuara nga Zëri i Amerikës, që nga fillimi i vitit, deri sot pasdite, numri i rasteve të reja është 55 përqind më i lartë se totali i infektimeve gjatë gjithë muajit dhjetor

Numri i të prekurve nga koronavirusi po shënon çdo ditë rekorde të reja që nuk ishin rregjistruar më parë. Që nga 1 janari deri sot janë rregjistrar mbi 16 mijë raste, nga pak më shumë se 10 mijë të prekur përgjatë gjithë muajit të kaluar. Ndonëse dhe testimet janë rritur, kërcimi i shpejtë i pozitivitetit (raporti mes rasteve të reja dhe tamponëve të kryer) është dëshmi e një përhapjeje të gjerë të virusit. Mesatarja e pozitivitetit, nga fillimi i muajit është 22.3 përqind, nga 11.6 përqind që ishte në dhjetor. Madje gjatë ditëve të fundit është luhatur në nivelet e 27.28 përqind. Pozitiviteti është treguesi i transmetueshmërisë së virusit në komunitet.

Sipas drejtoreshës së Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini "kjo rritje i atribuohet qarkullimit të të dy varianteve, atij Delta dhe Omicron në vend. Por njëkohësisht i atribuohet dhe grumbullimeve për festat e fundvitit, dhe përkatësisht reflektim në pozitivitet dhe në këto javë, kur survejanca epidemiologjik dhe ajo e integruar laboratorike ka treguar një rritje të rasteve pozitive".

Natën e ndërrimit të viteve ishin vetë autoritetet që lejuan grumbullimet në bare e restorante pa kufizim orari, ndërsa masat në fuqi neglizhohen haptazi. Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi dhe sot t'i lerë ato të pandryshuara, pavarësisht përkeqësimit të shpejtë të situatës, dhe parashikimeve që kjo ecuri të vijojë dhe në javët e ardhshme.

Ndryshe nga më parë, është vënë re se virusi po prek ndjeshëm dhe fëmijët. "Që nga fillimi I pandemisë, kemi ndoshta numrin më të madh të fëmijëve që rezultojnë pozitiv për infeksionin Sars-Cov2. Reflektimi i kësaj situate në kustet e hospitalizimit, është i pakët. Do të thotë që numri fëmijëve të hospitalizuar është pak a shumë i njejtë 10-12. Aktualisht kemi 10 të shtruar me komplikacione të pakta. Fatmirësisht nuk kemi asnjë rast fataliteti", deklaroi Gjerogjina Kuli, e cila drejton Shërbimin e pediatrisë infektive.

Në spitale, ku rritja e fortë e rasteve nuk është përkthyer në një ngarkesë të shtuar, "ajo që duhet vlerësuar dhe duhet përmendur është që ka moha të reja të shtrara në spital dhe të gjithë të pavaksinuar", deklaroi Najda Çomo e cila drejton spitalet Covid, duke theksuar se "të rinjtë e shtruar janë ata që nuk kanë sëmundje kronike"

Autoritetet po përsërisin me forcë thirrjet për vaksinim. Pas një rënie të fortë në tetor dhe nëntor të vitit të kaluar, ky proces shënoi një përmirësim gjatë muajit dhjetor, mesa duket për shkak të alarmit të shkaktuar nga shfaqja e variantit Omicron si dhe vendimit për paraqitjen e certifikatës së vaksinimit për punonjësit e administratës dhe ata të supermarketeve dhe qendrave tregtare. Edhe në javën e fundit, është vënë re një rritje e numrit të qytetarëve që kanë marrë dozën e parë ose të dytë.

Deri më tani, 52.7 përqind e qytetarëve mbi 16 vjeç kanë marrë të paktën 1 dozë, ndërsa krahasuar me totalin e popullsisë, rezulton që gati 43 përqind të ketë marrë të paktën një dozë, dhe 38 përqind të dy dozat./ VOA

Studimi/ Gripi mund të ofrojë mbrojtje ndaj Covid-19

Posted: 13 Jan 2022 05:32 AM PST

Sipas një studimi, mbrojtja natyrore kundër një gripi të zakonshëm mund të ofrojë njëfarë mbrojtjeje edhe kundër Covid-19. Ky studim në shkallë të vogël, i botuar në Nature Communications, përfshiu 52 individë që jetonin me dikë që sapo ishte infektuar me Covid-19. Ata që kishin krijuar një "bankë memorieje" të qelizave specifike imunitare pas një gripi, për të ndihmuar në parandalimin e sulmeve të ardhshme, dukeshin më pak të prirur për t'u prekur nga Covid. Ekspertët thonë se askush nuk duhet të mbështetet vetëm te kjo mbrojtje, pasi roli i vaksinave mbetet kryesor.

Por, ata besojnë se gjetjet e tyre mund të ofrojnë informacione të dobishme lidhur me mënyrën se si sistemi mbrojtës i trupit lufton virusin. Covid-19 shkaktohet nga një lloj koronavirusi, ndërsa disa lloje të gripit shkaktohen nga koronaviruse të tjerë, kështu që shkencëtarët kanë qenë të interesuar të zbulojnë nëse imuniteti ndaj njërit prej këtyre koronaviruseve mund të mbrojë edhe ndaj të tjerave.

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se do të ishte një “gabim i rëndë” të mendohej se kushdo që ka kaluar gripin kohët e fundit, është automatikisht i mbrojtur nga Covid-19, pasi jo të gjitha llojet e gripit shkaktohen nga koronaviruset.

Ekipi i Kolegjit Imperial në Londër donte të kuptonte më mirë pse disa njerëz infektohen me Covid pasi janë ekspozuar ndaj virusit, ndërsa disa të tjerë nuk infektohen.

“Metoda e re e vaksinave”

Ata e fokusuan studimin e tyre në një pjesë thelbësore të sistemit imunitar të trupit qelizat T. Disa nga këto qeliza T vrasin çdo qelizë të infektuar nga një kërcënim specifik për shembull, një virus i gripit. Pasi gripi ka kaluar, disa qeliza T mbeten në trup në formën e një "banke memorieje", gati për të ofruar mbrojtje kur të përballen përsëri me virusin në të ardhmen.

Në shtator 2020, studiuesit morën në shqyrtim 52 persona që nuk ishin vaksinuar ende, por që jetonin me njerëz që sapo kishin rezultuar pozitivë me Covid-19. Gjysma e grupit u infektua me Covid gjatë periudhës 28-ditore të studimit, ndërsa gjysma tjetër jo.

U zbulua se një e treta e njerëzve që nuk u infektuan me Covid kishin nivele të larta të disa qelizave specifike T të kujtesës në gjakun e tyre. Këto qeliza ka të ngjarë të ishin krijuar kur trupi ishte infektuar me një tjetër koronavirus të ngjashëm me shumë mundësi, një grip i zakonshëm, thanë ata. Studiuesit pranojnë se ka edhe variabla të tjerë – të tilla si ventilimi dhe sa infektues ishte kontakti i tyre në familje – që do të ndikonin në faktin nëse njerëzit do të infektoheshin me virusin.

Dr. Simon Clarke, në Universitetin e Reading, tha se megjithëse ky ishte një studim relativisht i vogël, ai vlen për të kuptuar se si sistemi ynë imunitar lufton virusin dhe mund të ndihmojë për vaksinat e ardhshme.

Ai shtoi:”Këto të dhëna nuk duhet të keqinterpretohen. Duket e pamundur që të gjithë ata që kanë vdekur ose që kanë kaluar një infektim më serioz me Covid, nuk janë sëmurë kurrë më parë me grip të shkaktuar nga një koronavirus.”

“Për më tepër, mund të jetë një gabim i rëndë të mendosh se kushdo që ka kaluar një grip kohët e fundit është i mbrojtur nga Covid-19, pasi koronaviruset përbëjnë vetëm 10-15% të të gjitha llojeve të gripit."

Profesor Ajit Lalvani, autor i lartë i këtij studimi, pranoi se vaksinat ishin çelësi i mbrojtjes. Ai shtoi: “Nëse mësojmë nga ato gjëra që trupi i bën siç duhet, mund të krijojmë vaksina të reja.” Vaksinat aktuale targetojnë specifikisht proteinat spike që qëndrojnë në pjesën e jashtme të virusit, por këto proteina spike mund të ndryshojnë në variantet e reja.

Nga ana tjetër, qelizat T të trupit targetojnë proteinat e brendshme të virusit, të cilat nuk ndryshojnë aq shumë nga njëri variant te tjetri. Kjo do të thotë se vaksinat që shfrytëzojnë më tepër rolin e qelizave T, mund të ofrojnë mbrojtje më të madhe dhe më afatgjatë kundër Covid, tha ai./ BBC

Danimarka/ Vendi i parë në Europë që do të ofrojë dozën e katërt të vaksinës kundër Covid

Posted: 13 Jan 2022 02:57 AM PST

Danimarka u bë vendi i parë në Europë që shpalosi të mërkurën planet për të ofruar një dozë të katërt të vaksinës kundër Covid-19.

Shumë vende po e konsiderojnë aplikimin e dozës shtesë për të luftuar rritjen globale të infektimeve me koronavirus, pavarësisht se mungojnë provat për efektivitetin e një doze shtesë.

Ky vend do të ofrojë dozën e katërt për "qytetarët më vulnerabël", tha të mërkurën Magnus Heunicke, ministri i shëndetësisë i Danimarkës gjatë një konference për shtyp.

Përveҫ Danimarkës, Kili dhe Izraeli janë dy vendet e vetme që kanë njoftuar aplikimin e dozave të katërta, të cilat kanë filluar të administrohen në të dyja këto vende te pjesa e popullsisë që plotëson kushtet për dozën shtesë.

Sipas Reuters, Heunicke nuk specifikoi se cilët qytetarë danezë do të kualifikohen për dozën e katërt dhe as se kur do të fillojë procesi i aplikimit të këtyre dozave.

Marco Cavaleri, përgjegjës për shpërndarjen e vaksinave në agjencinë rregullatore të barnave të Bashkimit Europian, tha të martën se miratimi i dozës së katërt të vaksinës " nuk është një strategji e qëndrueshme dhe afatgjatë". CEO i Pfizer, Albert Bourla, kompania e të cilit prodhon vaksinën Pfizer-BioNTech të Covid-19, shprehu gjithashtu dyshime ditën e hënë për miratimin e një doze të katërt, duke thënë se doza e katërt është "diçka që duhet të testohet".

Danimarka raportoi 23,142 raste të reja të infektimeve me Covid-19 të mërkurën, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins. Kjo shifër është më shumë se 15 herë më e lartë se numri i rasteve të reja të raportuara në këtë vend më 12 dhjetor, sepse varianti tepër i transmetueshëm Omicron po përhapet anembanë vendit. Ekzistojnë shumë pak studime për efektet e dozës së katërt, por rezultatet paraprake të një studimi në Izrael zbuluan se antitrupat te njerëzit u rritën me më shumë se 500% një javë pas administrimit të dozës së katërt të vaksinës./ Forbes

Covid-19/ Zv.ministrja e Shëndetësisë tregon nëse është e nevojshme mbyllja e shkollave

Posted: 13 Jan 2022 02:39 AM PST

Komiteti Teknik i Ekspertëve, ka zhvilluar mbledhjen e radhës për situatën epidemiologjike në vend. E pyetur nëse do të ketë masa të reja për shkollat, zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli sqaroi se aktualisht nuk është marrë asnjë masë e re.

Sipas saj nuk do të ketë një mbyllje të shkollave, por e gjithë situata do të ndiqet hapa pas hapi për të parë nëse do të duhet të ndryshojnë masat anti-Covid.

“Është Komiteti i Ekspertëve të Vaksinimit i cili jep udhëzimet për përforcimin e dozave. Sa i përket mosrespektimit të masave e shohim se nuk respektohen siç duhen, por kjo nuk është vetëm në dorë të kontrolleve. MSH dhe mbrojtja Social ka vëzhguar më shumë kujdes shkeljet e kontrolleve dhe janë kryer 16 600 inspektimi dhe janë marrë mbi 1700 masa administrative.

Por mos zbatimi i masave nuk lidhet vetëm me kontrollin që bëhet. Kjo varet me ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe të të gjithëve ne. Unë do të këshilloja edhe një reagim publik për moszbatimin e tyre. Që kjo të funksionojë duhet të jetë kulturë e përgjithshme”, tha Rakacolli ndërsa shtoi: Nuk këshillohet një mbyllje e mësimit.

“Edhe nga OBSH nuk  është rekomanduar mbyllje e shkollave, por do të shikohet hapa pas hapi e gjithë dinamika, nëse do të duhet që në vijim të ndryshojë strategjia,” përfundoi Rakacolli.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more