Skip to main content

4397 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

4397 raste të reja me COVID-19 në Kosovë


4397 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Posted: 26 Jan 2022 07:09 AM PST

4397 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë.

Sipas njoftimit të IKShPK-së gjithsej janë kryer 16.307 testime, shkruan Gazeta Shneta.

Ndërkaq sipas të dhënvae thuhet se të shëruar janë 607 persona.

Gjithsesi, numri i rasteve aktive vazhdon të jetë i lartë, gjithsej 25.458.

Sipas njoftimit, vaksinimi po vazhdon me proces të rregulltë, të vaksinuar me dozën e dytë janë 803.020 persona, ndërsa me dozën e tretë dhe përforcuese 65.147.

IKShPK vazhdon të kërkoj nga qytetarët që të respektojnë masat anti-COVID si dhe të vaksinohen që të mbrohemi nga virusi./Gazeta Shneta/

The post 4397 raste të reja me COVID-19 në Kosovë first appeared on .

Miratohet paga shtesë e punëtorëve shëndetësor edhe për gjashtë muaj të tjerë

Posted: 26 Jan 2022 06:13 AM PST

Është miratuar propozim-vendimin për vazhdimin e pagesës shtesë prej 10% të pagës bazë për punonjësit shëndetësorë të sektorit publik.

Vendimi u miratua nga Qeveria e Kosovës gjatë mbledhjes së sotme, shkruan Gazeta Shneta.

"Pika e 9 e rendit të ditës sot është shqyrtimi i propozim vendimit për pagesën shtesë prej 10% të pagës bazë për punonjësit shëndetësorë të sektorit publik, profesionistë shëndetësor dhe stafin mbështetës për periudhën janar-qershor 2022 në zbatim të masës 4.1 ,mbështetja e shëndetësisë lidhur me pakon e ringjalljes ekonomike", u shpreh Kurti.

Ndërkaq ministri i Financave, Hekuran Murati u shpreh se kjo pikë duhet vetëm të vazhdohet pasi që ka përfunduar viti fiskal dhe tashmë jemi në një vit të ri fiskal me buxhet të ri.

The post Miratohet paga shtesë e punëtorëve shëndetësor edhe për gjashtë muaj të tjerë first appeared on .

Drejtori i IKShPK-së ka një apel për qytetarët pasi u infektua për herë të dytë me COVID-19

Posted: 26 Jan 2022 06:08 AM PST

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani, është infektuar për herë të dytë me COVID-19.

Kështu ka njoftuar ai përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, shkruan Gazeta Shneta.

Në mesin e fjalëve drejtori  ka bërë apel tek qytetarët që të kujdesen dhe të vaksinohen kundër virusit në mënyrë që kjo pandemi të evidentohet sa më shpejtë.

Kujtojmë që ditët e fundit rastet me COVID-19 kanë qenë me një rritje të shpejtë, duke arritur pothuajse në 22 mijë raste.

Postimi i plotë i Ramadanit:

"Të dashur qytetarë!

Kam rezultuar pozitiv në SARS CoV-2!Duke pasur parasysh se virusi është prezent gjithkund e numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve nga COVID-19 vazhdon të jetë i lartë dhe brengosës, ju lutem bartni maskat në çdo vend dhe vaksinohuni!

Qëndroni në shtëpi dhe ajrosni ambientet e mbyllura. Masat parandaluese duhet të zbatohen nga secili. Andaj ju lutem:

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën! Vaksinohuni!", ka shkruar Ramadani.

The post Drejtori i IKShPK-së ka një apel për qytetarët pasi u infektua për herë të dytë me COVID-19 first appeared on .

Lufta e Onkologjisë me sëmundjen e kancerit në Kosovë, sfidë rritja e numrit të rasteve të reja

Posted: 26 Jan 2022 01:18 AM PST

Klinika e Onkologjisë në QKUK është qendra kryesore për luftimin e kësaj sëmundje në Kosovë. Ndonëse ka avancuar në shërbime dhe me pajisje, sfida kryesore mbetet rritja e numrit të rasteve të reja me kancer

Madje në Kosovë numri i të prekurve nga kanceri përgjatë vitit 2021 kishte shënuar një rritje, ku në Klinikën e Onkologjisë në Prishtinë, u diagnostifikuan 1625 pacientë.

Në një intervistë për Gazeta Shneta, drejtori i klinikës dr. Ilir Kurtishi tha se gjatë vitit që lamë pas kishim një rritje të rasteve me kancer.

“Në vitin 2021 i kemi regjistruar 1625 raste, në krahasim më vitin 2020 ku kanë qenë 1440, pra kemi një rritje e cila mund të jetë edhe më e madhe duke e pas parasysh që mund të ketë pasur raste që janë diagnostifikuar dhe trajtimet i kanë marrë në klinika private”, u shpreh Kurtishi.

Sipas Kurtishit kjo rritje mund të jetë si pasoj e pandemisë, ku pacientet janë grumbulluar pasi kanë qëndruar në shtëpi dhe nuk janë paraqitë në spital si frikë nga virusi.

Rritje në numrin e të prekurve nga virusi si duket e shënon edhe janari i këtij viti, ku deri tani në klinikë janë diagnostifikuar gati 100 pacientë.

Sipas drejtorit ky është një numër i madh i të prekurvë për një përiudhë kaq të shkurtë, ku dominues i kancereve është ai i gjirit.

“Në mesin e të prekurve nga kanceri, dominon kanceri i gjirit, ka dominuar çdo muaj e po ashtu në total, ku në fund të vitit 2021 kanë qenë 405 raste me kancer gjiri të moshave të ndryshme”, tha ai për GSH.

Përveç kancerit të gjirit, në një numër më të madh të pacientave, ka të prekur edhe nga kanceri i mushkërive dhe i zorrës së trashë si dhe i oganeve gjenitale të femrave, ka bërë të ditur Kurtishi mes të tjerave.

Ndonëse moshat e prekura nga kanceri i gjirit janë kryesisht mbi 50 vjeç, drejtori thekson që ka edhe raste ku gratë preken edhe në moshë më të hershme. Madje, ai tregon që pacientja me moshën më të re që kanë trajtuar me kancer gjiri ka qenë 18 vjeçe.

Sipas Kurtishit tretmani me rreze është një avancim për klinikën, gjithsesi klinika ende ka nevojë për hapësirë dhe për mjete të sofistikuara që do të ndihmonin në trajtim të pacientëve.

“Kemi bërë një trajtim mjaftë të sofistikuar që quhet Bright Therapy që është për herë të parë në Kosovë, dhe tretmanit të ri me rreze IMRT, por kur është fjala për pajisje klinika duhet të ketë akoma hapësirë për shumë mjete të reja. Madje në kemi bërë kërkesa edhe të mëhershme që të ndryshohet një pjesë e inventarit dhe disa pajisjeve që i përdorim për kimioterapi”, u shpreh ai.

Tutje, drejtori i klinikës thekson se pajisjet e reja të cilat janë premtuar nga kuvendi do shërbejnë në të mirë të klinikës dhe se në vitet e ardhshme do jenë një ndihmë për lokalizim të të gjitha tumoreve.

“Në pesë vitet tjera do të kemi mundësi t’i lokalizojmë të gjitha format e tumorëve të të gjitha lokalizimeve me teknik të avancuar të rrezatimit, përjashtim të ndonjë formë më të rrallë të ndonjë sëmundje malinje apo metastazave të vogla që kërkojnë një rrezatim edhe me të sofistikuar”, tha ai për fund.

E, ashtu si çdo fushë tjetër edhe Klinika e Onkologjisë u përballë me pandeminë, ku sipas drejtorit kishte një numër të konsiderueshmë të pacientëve që u prekën nga virusi, gjithsesi nuk kishte raste të rënda.

Ndërsa sa i përket stafit mjekësor, vala e fundit e variantit Omicron nuk ka kursyer as infermierët ku në dhjetë ditët e fundit tetë prej tyre ishin pozitiv me COVID-19./Gazeta Shneta/

The post Lufta e Onkologjisë me sëmundjen e kancerit në Kosovë, sfidë rritja e numrit të rasteve të reja first appeared on .

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more