Skip to main content

“Ulpiana dhe Feronikeli kërkojnë këndelljen – formacionet zyrtare” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Ulpiana dhe Feronikeli kërkojnë këndelljen – formacionet zyrtare” plus 9 more Telegrafi Futboll


Ulpiana dhe Feronikeli kërkojnë këndelljen – formacionet zyrtare

Posted: 05 Dec 2021 02:56 AM PST

Ulpiana dhe Feronikeli përballen sot në kuadër të xhiros së 17-të në BKT Superligën e Kosovës.

Dy skuadrat nga pjesa e poshtme e tabelës synojnë këndelljen, pasi nuk kanë pasur rezultatet e duhura në ndeshjet e fundit.

Lipjanasit nuk kanë fituar në tri sfidat e fundit, derisa Feronikeli ka tetë humbje radhazi.

Si vendasit ashtu edhe mysafirët kërkojnë këndelljen në ndeshjen e sotme.

Formacionet zyrtare:

Ulpiana: Ajeti Qerimi, Rapuca, Makolli, Emini, Shala, Mustafa, REzi, Conceicao, Shkalla, Selimi.

Feronikeli: Pas pak…

/Telegrafi/

The post Ulpiana dhe Feronikeli kërkojnë këndelljen – formacionet zyrtare appeared first on Telegrafi.

Shënoi në stilin e Juninhos nga gjuajtja e lirë, Kastriot Imeri i vetëm gjunjëzoi kampionin në fuqi të Zvicrës

Posted: 05 Dec 2021 01:24 AM PST

Servette është përkujdesur për befasinë e javës së 16-të në Superligën e Zvicrës.

Skuadra nga Geneva ka arritur të mposhtë në udhëtim kampionin në fuqi të Zvicrës, Young Boys Bern me rezultat 1-2.

Ishte një fitore e madhe me rikthim nga Servette, teksa të dy golat u shënuan nga ylli kosovar, Kastriot Imeri.

Mesfushori i talentuar po tregon formë të jashtëzakonshme këtë edicion në Zvicër dhe fillimisht ka barazuar rezultatin në 1-1 në minutën e 67-të nga penalltia.

Ndërkohë 11 minuta para fundit të ndeshjes, Imeri u përkujdes për golin e fitores, i cili ishte i jashtëzakonshëm nga gjuajtja e lirë.

21-vjeçari realizoi nga një pozitë e vështirë prej gjuajtjes së lirë një gol të jashtëzakonshëm për t’i siguruar tri pikët Servettes.

Imeri është duke kaluar nëpër një moment fantastik, pasi në 13 ndeshje në Superligën e Zvicrës ka shënuar tetë gola.

Kujtojmë që falë formës fantastike, Imeri ka debutuar edhe me Përfaqësuesen A të Zvicrës. /Telegrafi/

The post Shënoi në stilin e Juninhos nga gjuajtja e lirë, Kastriot Imeri i vetëm gjunjëzoi kampionin në fuqi të Zvicrës appeared first on Telegrafi.

Dueli titanësh në kryeqytet, Prishtina dhe Drita takohen në klasikën e futbollit kosovar

Posted: 05 Dec 2021 12:12 AM PST

Java e 17-të në BKT Superligën e Kosovës ka nisur ditën e djeshme me dy ndeshje që ishin në program për tu zhvilluar.

Favoritët kanë marrë fitore, pasi Ballkani mposhti Drenicën 0-1, teksa Gjilani bëri detyrën ndaj Malishevës 3-1.

E ditën e sotme në program për tu zhvilluar janë edhe tri sfida të tjera, ku secila pritet të jetë më interesant se tjetra.

Padyshim që vëmendja e gjithë adhuruesve të futbollit kosovar do të jetë në kryeqytet, ku është një duel titanësh mes vete.

Dy skuadrat me rivalitetin më të madh në Superligë, Prishtina dhe Drita do të përballen mes vete në klasikën e futbollit kosovar.

Prishtina në këtë takim vije pas dy fitoreve radhazi dhe synon ta bëj një gjë të tillë edhe sot.

Në anën tjetër Drita synon që të kthehet në Gjilan me tri pikët në mënyrë që të vazhdojnë të mbetën afër Ballkanit e Gjilanit në krye të tabelës.

Takimi mes dy rivalëve të vjetër të futbollit kosovar zhvillohet me fillim nga ora 13:30.

Dy takimet tjera të ditës së sotme zhvillohen në Klinë dhe në Lipjan.

Dukagjini synon që ta ndalojë ecurinë pozitive të Llapit, derisa takimi tjetër është mes Ulpianës dhe Feronikelit. /Telegrafi/

BKT Superliga

E shtune

Drenica – Ballkani 0-1
Gjilani – Malisheva 3-1

E diel

13:30 Prishtina – Drita
13:00 Dukagjini – Llapi
13:00 Ulpiana – Feronikeli

The post Dueli titanësh në kryeqytet, Prishtina dhe Drita takohen në klasikën e futbollit kosovar appeared first on Telegrafi.

Pioli flet për ndeshjen ndaj Liverpoolit: The Reds kanë 1000 pika të forta

Posted: 04 Dec 2021 11:47 PM PST

Milani ka bërë detyrën në kampionat, pasi ka mposhtur Salernitanan me rezultat komod 2-0.

Ishte një fitore shumë e rëndësishme e Rossonerëve që tani kryesojnë në kampionat me 38 pikë, një më shumë se Inter dhe dy më shumë se Napoli.

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli është shprehur shumë i lumtur me fitoren në kampionat, edhe pse priste më shumë gola të shënuar nga ekipi i tij.

"Unë dal me kënaqësinë e një paraqitjeje të mirë dhe një fitore të mirë. Sigurisht që të shënonim edhe disa gola do të ishte më mirë. Unë jam i kënaqur me besimin dhe pjekurinë që ka treguar skuadra duke i dhënë vazhdimësi ndeshjes së Genoa”, deklaroi Pioli.

Tutje tekniku italian foli edhe për përballjen ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve.

Për Rossonerët fitorja është e domosdoshme pasi vetëm në këtë mënyrë do ta kalonin grupin aktual.

Pioli ka deklaruar se duhet të jenë cilësorë dhe me intensitet pasi Liverpooli ka 1000 pika të forta.

"Takimi me ta tashmë na jep më shumë informacion rreth tyre. Në Ligën e Kampionëve nuk mund të mos jesh cilësor dhe intensiv. Ato duhet të jenë karakteristikat tona”.

“Liverpooli ka një mijë pika të forta, ata kanë sulmues fantastikë përpara. Është një nga skuadrat më të forta, ne do të përpiqemi të japim më të mirën", tha Pioli. /Telegrafi/

The post Pioli flet për ndeshjen ndaj Liverpoolit: The Reds kanë 1000 pika të forta appeared first on Telegrafi.

Mourinho i dëshpëruar me humbjen: Interi është shumë më i fortë se Roma

Posted: 04 Dec 2021 11:33 PM PST

Roma ka pësuar një humbje të thellë nga Interi në Olimpico me rezultat 0-3.

Giallorosët në këtë takim kishin mungesa të mëdha të futbollistëve, disa me lëndime e disa të tjerë të suspenduar.

Lorenzo Pellegrini, Tammy Abraham, Rick Karsdorp, Stephan El Shaarawy apo Leonardo Spinazzola ishin jashtë fushave për këtë takim.

Trajneri i Romës, Jose Morinho është parë shumë i mërzitur pas humbjes.

"Interi është më i fortë se ne në kushte normale. Në kushte jo normale ata janë shumë më të fortë se ne”.

“Sezonin e kaluar ata ishin 29 pikë para Romës. Sot me lojtarët e dëmtuar dhe të pezulluar ishte shumë, shumë e vështirë.

“Forca jonë sulmuesi ishte praktikisht zero. Ishte shumë e rëndësishme të shënonim një gol, sepse do të kishim vetëm dy ose tri raste”.

“Ne i kishim tre dhe nuk shënuam dot. Kur luan me një mbrojtje me Ibanez dhe të tjerë në pozicionet jo të zakonshme të tyre, ju nuk mund të pësoni një gol si i pari dhe i treti. Thjesht nuk mundesh”, tha Mourinho. /Telegrafi/

The post Mourinho i dëshpëruar me humbjen: Interi është shumë më i fortë se Roma appeared first on Telegrafi.

Notat e lojtarëve: Lens 1-1 PSG, Fofana dhe Messi më të mirët

Posted: 04 Dec 2021 02:42 PM PST

Paris Saint-Germaini i ka shpëtuar humbjes nga Lens me një gol të vonshëm të shënuar në minutat shtesë.

Lideri i Ligue 1 qq ishte mysafir ka marrë notë të përafërt mesatare me ekipin vendas.

Vlerësimi më i lartë ka shkuar për golashënuesin e Lens, Seko Fofana (8.0), derisa në përgjithësi lojtarët vendas kishin nota kaluese.

PSG i shpëton humbjes nga Lens PSG i shpëton humbjes nga Lens

Lionel Messi (7.7) ka marrë notën më të lartë te ekipi vizitor, ndërsa vlerësime të mira kanë marrë edhe dy të përfshirët në golin e barazimit, asistuesi Kylian Mbappe (7.1) dhe realizuesi Georginio Wijnaldum (7.1).

Në vijim është vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave në ndeshjen Lens 1-1 Paris Saint-Germain. /Telegrafi/

The post Notat e lojtarëve: Lens 1-1 PSG, Fofana dhe Messi më të mirët appeared first on Telegrafi.

Notat e lojtarëve: Real Sociedad 0-2 Real Madrid, vlerësimi i Januzajt dhe të tjerëve

Posted: 04 Dec 2021 02:29 PM PST

Real Madridi ka arkëtuar pikë të plota në udhëtimin te Real Sociedadi për ta ngritur diferencën në krye të tabelës.

Paraqitja më mirë ka bërë që edhe nota mesatare e Los Blancos të jetë shumë më e mire se ajo ekipit nikoqir.

Qendërmbrojtësi i ekipit mysafir, Eder Miliato (8.1), ka marrë notën më të lartë nga lojtarët që luajtën nga fillimi.

Reali vazhdon të jetë i paprekshëm në krye, triumfon ndaj Sociedadit Reali vazhdon të jetë i paprekshëm në krye, triumfon ndaj Sociedadit

Ndërsa te vendasit, edhe pse i pranoi dy gola, është vlerësuar paraqitja e portierit Alex Remiro (7.4).

Anësori shqiptar, Adnan Januzaj (6.1), luajti nga minuta e parë, ndërsa ka marrë vlerësimin më të ulët te ekipi i tij.

SofaScore ka bërë vlerësimin e plotë të lojtarëve të të dyja skuadrave në ndeshjen Real Sociedad 0-2 Real Madrid. /Telegrafi/

The post Notat e lojtarëve: Real Sociedad 0-2 Real Madrid, vlerësimi i Januzajt dhe të tjerëve appeared first on Telegrafi.

PSG i shpëton humbjes nga Lens

Posted: 04 Dec 2021 01:56 PM PST

Paris Saint-Germaini ka bërë një tjetër hap fals në Ligue 1 duke barazuar (1-1) në udhëtim te Lens në Stade Bollaert-Delelis.

Gjysma e parë nuk prodhoi gola dhe skuadrat shkuan në pushim me rrjetat e paprekura dhe rezultatin fillestar të takimit.

Në pjesën e dytë (62'), Seko Fofana dërgoi një goditje të pandalshme nga jashtë zonës që u ndal në rrjetë.

(Foto: Twitter/Paris Saint-Germain)

Georginio Wijnaldum e shpëtoi liderin nga humbja me një gol të shënuar në minutat shtesë (90'+2). Asistues ishte Kylian Mbappe.

Me gjithë barazimin, Paris Saint-Germaini është i paprekshëm në krye të tabelës, pasi ka 42 pikë, 13 më shumë se përcjellësi i parë Marseille. /Telegrafi/

The post PSG i shpëton humbjes nga Lens appeared first on Telegrafi.

Reali vazhdon të jetë i paprekshëm në krye, triumfon ndaj Sociedadit

Posted: 04 Dec 2021 01:55 PM PST

Real Madridi ishte komod në triumfin si Real Sociedadit në Reale Seguros Stadium, në ndeshjen e javës së 16-të në La Liga.

Fraksioni i parë i lojës nuk prodhoi gola, ndërsa Los Blancos e humbën Karim Benzeman, i cili u detyrua ta lëshonte fushën pas 17 minutash lojë për shkak të lëndimit.

Sulmuesi francez kërkoi që të zëvendësohej dhe raportimet e para janë se ka pësuar një lëndim në këmbën e tij të majtë dhe është në dyshim për ndeshjet ndaj Interit dhe Atletico Madridit.

(Foto: Screenshot/Twitter/La Liga)

Porsa filloi pjesa e dytë (47'), Vinicius Junior e zhbllokoi rezultatin pas kombinimeve me Luka Jovic.

Lëndohet Benzema, në dyshim për Interin dhe Atleticon Lëndohet Benzema, në dyshim për Interin dhe Atleticon

Dhjetë minuta më vonë, ishte Jovic, i cili u inkuadrua në vend të Benzemas, që e shënoi golin e dytë (57'). Asistues ishte Casemiro.

(Foto: Twitter/Real Madrid C.F.)

Pas këtij triumfi, Real Madridi vazhdon të jetë në krye të tabelës me 39 pikë, tetë më shumë se përcjellësi i parë, Sevilla.

Real Sociedadi është në vend të pestë në tabelë me 29 pikë, aq sa ka edhe Atletico Madridi që ndodhet një pozitë më lart. /Telegrafi/

The post Reali vazhdon të jetë i paprekshëm në krye, triumfon ndaj Sociedadit appeared first on Telegrafi.

Lëndohet Benzema, në dyshim për Interin dhe Atleticon

Posted: 04 Dec 2021 01:26 PM PST

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, ka pësuar një lëndim gjatë ndeshjes kundër Real Sociedadit në La Liga.

Francezi është detyruar ta lëshojë fushën pas vetëm 17 minutash në lojë në sfidën në Reale Seguros Stadium.

Ai kërkoi që të zëvendësohej dhe raportimet e para janë se ka pësuar një lëndim në këmbën e tij të majtë.

Luka Jovic zuri vendin e Benzemas në ndeshje, ndërsa Marca ka njoftuar se sulmuesi është në dyshim të madh për dy ndeshjet e radhës, asaj ndaj Interit dhe Atletico Madridit.

Edhe Reali edhe Nerazzurrët janë kualifikuar në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve, mirëpo ndeshja e të martës në Santiago Bernabeu do ta vendosë liderin e grupit. /Telegrafi/

The post Lëndohet Benzema, në dyshim për Interin dhe Atleticon appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more