Skip to main content

Njihuni me tre efekte anësore që mund të sjell konsumimi i kafeinës gjatë shtatzënisë

Njihuni me tre efekte anësore që mund të sjell konsumimi i kafeinës gjatë shtatzënisë


Njihuni me tre efekte anësore që mund të sjell konsumimi i kafeinës gjatë shtatzënisë

Posted: 05 Dec 2021 11:03 AM PST

Konsumimi i rregullt i kafeinës mund të rritë rreziqe gjatë shtatzënisë, duke përfshirë abortin e hershëm dhe ndryshimet në zhvillimin e fetusit.

Megjithëse, këshillat nga profesionistët shëndetësor rekomandojnë që konsumimi i moderuar të kafeinës gjatë shtatzënisë është i sigurt shkruan Very Well Family, transmeton Gazeta Shneta.

Mësoni më shumë në lidhje me komplikimet e shtatzënisë KËTU

Mirëpo, autorët e studimit të botuar në “BMJ Evidence-based Medicine” kanë deklaruar të kundërtën.

Jack James, PhD, profesor i psikologjisë në Universitetin Reykjavik në Islandë, shqyrtoi 48 studime të përqëndruara në ndikimin e kafeinës gjatë shtatzënisë në dy dekadat e fundit.

Ai zbuloi se 32 prej tyre sugjeruan rrezik të lartë në tre kategori, si:

-Abort spontan;

-Peshë e ulët e foshnjës;

-Leukemi akute te foshnja;

Për të kuptuar dëmet e mundshme të kafeinës në fetus, James tregon se është e rëndësishme të shikojmë mekanizmat kryesor të veprimit që vijnë me rastin e konsumimit të kafeinës.

Pavarësisht konsumimit, kafeina kalon lehtësisht placentën duke e ekspozuar fetusin ndaj tij.

Ky fakt është vërtetuar nga një studim në “European Journal of Nutrition”, i cili analizoi mostrat e flokëve të të sapolindurve dhe gjeti gjurmë të kafeinës në përputhje me sasinë e konsumuar nga nëna gjatë shtatzënisë.

Kjo vërtetoi se sa më e lartë të jetë shkalla e konsumimit të kafeinës, sidomos gjatë tremujorit të fundit të shtatzënisë, aq më e lartë është sasia në mostrat e flokëve tek të porsalindurit./Gazeta Shneta/

Raportohen shifra të larta të infektimit me Covid në Britaninë e Madhe

Posted: 05 Dec 2021 10:28 AM PST

Shifra të larta të infektimit me Covid janë vërejtur në Britaninë e Madhe.

Vetëm në 24 orët e fundit, afro 44 mijë raste të infektimit me Covid janë regjistruar në Britaninë e Madhe shkruan Reuters, transmeton Gazeta Shneta.

Në anën tjetër, brenda kësaj periudhe vendi raportoi 54 viktima nga Covid.

Ditë më parë, zyrtarët shëndetësore kanë njoftuar se janë identifikuar 86 raste pozitive me variantin Omicron, kurse ky numër ka arritur në 246 këtë të diel./Gazeta Shneta/

Varianti Omicron prek një të tretën e vendeve në Shtetet e Bashkuara

Posted: 05 Dec 2021 09:47 AM PST

Varianti Omicron i koronavirusit është identifikuar në rreth një të tretën e vendeve në ShBA deri më tani, mirëpo varianti Delta mbetet ndër variantet më dominuese.

Megjithëse shfaqja e variantit të ri ka shkaktuar alarm në mbarë botën, Dr. Anthony Fauci, zyrtari më i lartë i sëmundjes infektive në SHBA, i tha CNN “deri më tani nuk duket se ka një shkallë të madhe të ashpërsisë".

Poashtu, Dr. Fauci shpresonte se ShBA-të do të largonin kufizimet e përkohshme të udhëtarëve nga vendet e Afrikës Jugore, transmeton Gazeta Shneta.

Kjo pasi, qeveria e Afrikës Jugore është ankuar se po ndëshkohet, në vend që të duartrokitet, për zbulimin e variantit të ri dhe informimin e shpejtë të zyrtarëve ndërkombëtarë të shëndetësisë.

Ndonëse, varianti Omicron është paraqitur në 15 vende të ShBA-së, varianti Delta vazhdon të jetë dominues.

Dr. Rochelle Walensky, drejtoreshë e CDC-së, tha se nga 90,000 deri në 100,000 raste në ditë, 99.9% e tyre janë si rezultat i variantit Delta.//Gazeta Shneta/

Reshje shiu e bore pritet te ketë në pesë ditët e ardhshme, dhjetor 2021

Posted: 05 Dec 2021 08:23 AM PST

Gjatë fillimit të javës do të mbizotërojnë reshje shiu dhe bore, kurse gjatë të mërkurës do të jetë moti shumë i ftohtë.

Temperaturat minimale përgjatë kësaj ajve do të jenë deri në -5C, të mërkurën, kurse maksimalet do të jenë deri në 8C shkruan Prishtina Weather, transmeton Gazeta Shneta.

"6.12 – Kryesisht vranët dhe me reshje më të vazhdueshme shiu.  Herë herë reshjet do jenë të intenzitet mesatarë.  Në vise malore me borë.  Gjatë mbrëmjes më ftohtë, vende-vende reshjet e shiut përzien edhe me borë.

7.12 – Ftohtë, kryesisht vranët dhe me erë.  Kohëpaskohe priten reshje bore, e në vise më të ulëta, ditën përzien edhe me shi.

8.12 – Shumë ftohtë, me ngricë në mëngjes.  Kryesisht kthjellët.

9.12 – Pas mëngjesit me ngrica, ditën vransirat shtohen, e vonë në mbrëmje priten edhe reshje shiu.

10.12 – Kryesisht vranët, me reshje shiu që vazhdojnë herët në mëngjes.  Reshje lokale shiu priten pasdite dhe në mbrëmje.", thuhet në njoftimin e fundit./Gazeta Shneta/

Tre raste të infektimit me Covid dhe një viktimë janë raportuar në 24 orët e fundit

Posted: 05 Dec 2021 07:24 AM PST

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 1,748 testime të kryera janë konfirmuar tre raste pozitive me Covid-19.

Në 24 orët e fundit është raportuar vetëm një rast i vdekjes nga Covid-19 shkruan Gazeta Shneta.

Në anën tjetër, katër pacientë e kanë mposhtuar Covid-19, kurse aktualisht në vendin tonë janë 322 raste aktive me Covid./Gazeta Shneta/

Rëndësia e dozës së tretë të vaksinës në mesin e personave me sistem imunitar të dobët

Posted: 04 Dec 2021 02:37 PM PST

Deri më tani, ka prova të mjaftueshme për të treguar se vaksinat aktualisht të disponueshme për COVID-19, ofrojnë shumë mbrojtje nga virusi.

Një studim i publikuar nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), në shtator vuri në dukje se vaksina e Johnson & Johnson ishte 71 për qind efektive në parandalimin e shtrimit në spital nga virusi, ndërsa vaksinat me dy doza të Pfizer dhe Moderna, ofruan respektivisht 88 për qind dhe 93 për qind mbrojtje, shkruan Best Life përcjell Gazeta Shneta.

Por përballë rënies së imunitetit me kalimin e kohës, variante të reja të virusit dhe kushte specifike mjekësore që mund të ndikojnë në funksionimin e vaksinave, infeksionet e reja te njerëzit e vaksinuar plotësisht janë ende të mundshme.

Tani, një studim i ri ka hedhur dritë se cilët njerëz kanë më shumë gjasa të marrin COVID pas vaksinimit.

Në një studim të botuar në 'Journal of Medical Economics' më 30 nëntor, të dhënat e kujdesit shëndetësor nga gati 1.3 milion njerëz që kishin marrë të dyja dozat e vaksinës ARNm të Pfizer u analizuan për të përcaktuar shkallën e infeksioneve të reja.

Rezultatet treguan se vaksinat ishin tepër efektive, me 0.08 për qind të pacientëve të vaksinuar plotësisht të infektuar midis 10 dhjetorit 2020 dhe 8 korrikut 2021. Por rezultatet zbuluan gjithashtu se ata me sistem imunitar të dobësuar kishin tre herë më shumë gjasa të kishin një infeksion të ri me 0,18 për qind të pacientëve me imunitet të kompromentuar që sëmuren krahasuar me 0,06 për qind të pacientëve-  jo të imunokompromentuar.

Studiuesit vënë në dukje se 17.7 për qind e të gjithë pacientëve të anketuar konsideroheshin se kishin sistem imunitar të dobësuar, duke përfshirë ata që vuanin nga HIV/AIDS-i i avancuar, kanceri, sëmundjet e veshkave, gjendjet reumatologjike ose gjendje të tjera inflamatore, kushte të tjera imune duke përfshirë marrësit e transplantit të palcës së eshtrave ose organeve.

Nga 978 infeksione të reja të raportuara, 124 prej tyre ose 12.4 përqind – kërkuan shtrimin në spital. Në atë grup, 74 pacientë – ose 59.7 përqind – ishin të imunokompromentuar. Dy pacientë që vdiqën përfundimisht nga virusi kishin gjithashtu sistem të dobësuar imunitar.

Studiuesit arritën në përfundimin se gjetjet e tyre mbështetën rezultatet e studimeve të tjera dhe sugjeruan që një injeksion i tretë duhet të përfshihet në regjimin për çdo pacient me një sistem imunitar të dobësuar. Por të dhënat treguan gjithashtu se vaksinat nuk janë ende plotësisht të pagabueshme kur bëhet fjalë për ndalimin e virusit.

Aktualisht, CDC rekomandon këdo me një sistem imunitar të dobësuar të marrin një dozë fillestare shtesë të vaksinës për të forcuar imunitetin e tyre.

"Njerëzit me imunitet të kompromentuar janë veçanërisht të prekshëm ndaj COVID-19", shkruan agjencia në faqen e tyre të internetit.

Ata këshillojnë që “njerëzit me imunitet të kompromentuar mesatarisht deri në formë më të rëndë, të moshave 18 vjeç e sipër, të cilët kanë përfunduar serinë e tyre primare të vaksinave Moderna, duhet të planifikojnë të marrin një dozë primare shtesë 28 ditë pas marrjes së vaksinës së dytë”, ndërsa ata 12 vjeç e sipër duhet të bëjnë të njëjtën gjë me Pfizer. Të gjithë pacientët me imunitet të kompromentuar kanë gjithashtu të drejtë të marrin një vaksinë përforcuese pas dozave të tyre primare. /Gazeta Shneta/

Këto janë simptomat e variantit të ri Omicron, sipas mjekut që e kishte kaluar infeksionin

Posted: 04 Dec 2021 01:18 PM PST

Varianti i ri Omicron me origjinë nga Afrika e Jugut, është vendosur në të paktën 24 vende deri më tani, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Ekspertët e virologjisë paralajmërojnë se ka ende shumë që nuk dimë për versionin e fundit të virusit, pasi ai u identifikua vetëm me 24 nëntor, por ka shqetësime se numri i lartë i mutacioneve në variantin Omicron mund ta bëjë atë të përhapet më lehtë dhe të shmang përgjigjet imune, shkruan Best Life përcjell Gazeta Shneta.

Kardiologu Elad Maor, që punonte në Tel Aviv, Izrael, ishte i pari izraelit që doli pozitiv për variantin e ri Omicron më 27 nëntor, sipas The New York Times.

Dr. Maor tha për burimin amerikan se simptomat që ai përjetoi pas testimit pozitiv përfshinin ethe, dhimbje të fytit dhe dhimbje të muskujve.

Ndër të tjera, ai theksoi se nuk filloi të ndihej më mirë edhe pas pesë ditëve të më vonshme dhe ishte i shqetësuar se varianti e kishte goditur aq shumë edhe pse ai ishte plotësisht i vaksinuar.

"Pavarësisht gjithçkaje, pavarësisht vaksinave dhe dozës përforcuese, unë isha në shtrat për 48 orë", tha Dr. Maor për New York Times në një intervistë telefonike.

Por këto janë ende simptoma të lehta në krahasim me atë që disa kanë përjetuar me virusin.

Ndërkohë, Angelique Coetzee, një mjeke e Afrikës së Jugut me një praktikë private në Pretoria dhe kryetare e Shoqatës Mjekësore të Afrikës së Jugut (SAMA), kohët e fundit tha për The Telegraph se ajo kishte parë raste të Omicron që po shfaqeshin me simptoma të çuditshme, por të lehta.

“Simptomat e tyre ishin kaq të ndryshme dhe kaq të buta nga ato që kisha trajtuar më parë,” tha Dr. Coetzee, duke vënë në dukje se shumica e pacientëve të Omicron që ajo kishte trajtuar mbërritën “duke u ndjerë të lodhur” si njëra nga simptomat kryesore. Por asnjë nga pacientët nuk kishte vuajtur nga humbja e shijes ose nuhatjes, e cila ka qenë një simptomë treguese e COVID me variantet e mëparshme. /Gazeta Shneta/

Diabeti gestacional në shtatzëni: Këto janë simptomat e para të gjendjes që duhet ndjekur

Posted: 04 Dec 2021 12:53 PM PST

Diabeti gestacional është një lloj diabeti i shkaktuar nga shtatzënia. Nëse jeni në rrezik – dhe veçanërisht nëse jeni diagnostikuar – është e rëndësishme të kuptoni se si kjo gjendje mund të ndikojë tek ju dhe foshnja juaj.

Diabeti gestacional prek gati 10 për qind të grave shtatzëna, sipas Shoqatës Amerikane të Diabetit, shkruan Riverside Online përcjell Gazeta Shneta.

Kjo gjendje e lënë si e patrajtuar dhe pamenaxhuar, mund të përbëjë rreziqe serioze shëndetësore për fëmijën tuaj, duke përfshirë:

– Pesha e tepërt e lindjes;

– Lindja e parakohshme dhe sindroma e shqetësimit të frymëmarrjes;

– Sheqeri i ulët i gjakut në lindje;

– Rritja e rrezikut të më vonshëm të diabetit të tipit 2 në jetë.

“Për fat të mirë, diabeti gestacional është i lehtë për t’u diagnostikuar dhe menaxhuar,” thotë Dr. Barbara E. Simpson, obstetër/gjinekologe e certifikuar nga bordi.

"Testi i sheqerit në gjak i realizuar në gjendje esëll mund të sigurojë që nëna dhe foshnja të jenë të shëndetshme dhe të lumtura."

Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.

Shenjat dhe simptomat e diabetit gestacional

Shumica e grave shtatzëna nuk përjetojnë shenja ose simptoma të diabetit gestacional. Në fakt, mënyra e vetme për ta ditur është me një test të sheqerit në gjak, i dhënë zakonisht rreth javës 24 deri në 28 të shtatzënisë.

Disa gra mund të vërejnë shenja dhe simptoma delikate të diabetit gestacional, duke përfshirë:

– Etje e shtuar

Të pish më shumë se normalisht dhe të ndihesh sikur ke gjithmonë etje mund të jetë një shenjë e diabetit gestacional.

– Lodhja

Gratë shtatzëna janë të lodhura, në fund të fundit dhe është shumë një punë e madhe për të rritur dhe mbajtur një fëmijë! Megjithatë, diabeti gestacional mund t’ju bëjë të ndiheni edhe më të lodhur se normalisht.

– Gojë e thatë

Një gojë e tharë – pavarësisht se pini shumë – mund të jetë një tjetër shenjë e diabetit gestacional.

Faktorët e rrezikut të diabetit gestacional

Më e rëndësishme sesa kërkimi i shenjave dhe simptomave të diabetit gestacional është të dini nëse jeni në rrezik. Disa gra mund të kenë më shumë gjasa të zhvillojnë këtë gjendje, duke përfshirë:

– Gratë mbi 25 vjeç;

– Historia familjare e diabetit të tipit 2;

– Historia personale e prediabetit;

– Diabeti gestacional në shtatzënitë e mëparshme;

– Mbipesha ose gjendja obeze;

Parandalimi i diabetit gestacional

Ju nuk mund ta parandaloni plotësisht diabetin gestacional, por ka disa gjëra që mund të bëni për të ulur rrezikun tuaj, duke përfshirë:

– Hani shëndetshëm;

– Qëndroni aktiv;

– Humbni peshën e tepërt para shtatzënisë;

Diagnostifikimi dhe trajtimi i diabetit gestacional

Mjeku juaj do t’ju kërkojë të planifikoni një test sfidues të glukozës rreth javës 24 ose 28 të shtatzënisë.

Gjatë takimit tuaj, juve mund të ju ofrohet një solucion glukoze për të pirë dhe do t’ju kërkohet të prisni një orë në zyrë. Pas një ore, do të bëni një test të sheqerit në gjak. Mjeku juaj do t’ju njoftojë nëse rezultatet janë jonormale dhe nëse nevojitet një test tjetër.

Ofruesi juaj i kujdesit shëndetësor do të diskutojë një plan trajtimi që është i duhuri për ju nëse keni diabet gestacional. Kjo mund të përfshijë:

– Takime më të shpeshta me mjekun për të kontrolluar nivelet e sheqerit në gjak;

– Ushqimi i shëndetshëm;

– Kufizimi i sheqerit të rafinuar dhe karbohidrateve;

– Monitorimi i sheqerit në gjak në shtëpi. /Gazeta Shneta/

 

 

Probiotikët përmirësojnë të përzierat dhe të vjellat gjatë shtatzënisë, sipas një studimi të ri

Posted: 04 Dec 2021 12:10 PM PST

Në një studim të parë në llojin e tij, studiuesit në shkollën e mjekësisë UC Davis, zbuluan se probiotikët përmirësojnë ndjeshëm simptomat e të përzierave, të vjellave dhe kapsllëkut të lidhura me shtatzëninë. Gjetjet u publikuan në revistën Nutrients.

Të përzierat dhe të vjellat prekin rreth 85% të shtatzënive dhe mund të ndikojnë ndjeshëm në cilësinë e jetës, veçanërisht gjatë shtatzënisë së hershme, shkruan MedicalxPress përcjell Gazeta Shneta.

“Shkaku i të përzierave dhe të vjellave gjatë shtatzënisë është i panjohur deri më sot. Janë propozuar teori të ndryshme, por asnjëra prej tyre nuk është përfundimtare”, tha Albert T. Liu, autori kryesor i studimit dhe profesor i obstetrikës dhe gjinekologjisë.

“Përzierja, të vjellat dhe kapsllëku gjatë shtatzënisë mund të ulin ndjeshëm cilësinë e jetës së pacienteve. Pasi të përzierat dhe të vjellat gjatë shtatzënisë të përparojnë, ato mund të bëhen të vështira për t’u kontrolluar dhe ndonjëherë pacienti madje duhet të shtrohet në spital,” tha Liu.

Probiotikët quhen “baktere të dobishme”, ato mund të gjenden në ushqime si kos, por janë gjithashtu të disponueshme si suplemente ushqimore.

Ndër të tjera, probiotikët mendohet se mbështesin komunitetin e mikrobeve të ndryshme, të quajtura shpesh si “mikrobioma e zorrëve”, që gjenden në traktin gastrointestinal.

Gjatë shtatzënisë, hormonet si estrogjeni dhe progesteroni rriten, duke sjellë shumë ndryshime fizike. Këto rritje mund të ndryshojnë gjithashtu mikrobiomën e zorrëve, e cila ka të ngjarë të ndikojë në funksionet e sistemit tretës dhe të shkaktojë simptoma të padëshiruara si nauze, të vjella dhe kapsllëk.

Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.

Studiuesit vendosën të përcaktojnë nëse plotësimi me një probiotik mund të jetë i dobishëm për funksionin gastrointestinal gjatë shtatzënisë.

Studimi zgjati 16 ditë. Gjithsej 32 pjesëmarrëset morën një kapsulë probiotike dy herë në ditë për gjashtë ditë dhe më pas morën dy ditë pushim. Më pas ato përsëritën këtë cikl.

Probiotikët ishin të disponueshëm pa recetë dhe kryesisht përmbanin Lactobacillus, një lloj baktere të mira. Çdo kapsulë përmbante afërsisht 10 miliardë kultura të gjalla në kohën e prodhimit.

Pjesëmarrëset mbajtën 17 vëzhgime ditore të simptomave të tyre gjatë kohëzgjatjes së studimit, rreth një totali prej 535 vëzhgimesh për studiuesit për t’i vlerësuar statistikisht.

Ajo që studiuesit zbuluan ishte se marrja e probiotikut reduktoi ndjeshëm të përzierat dhe të vjellat. Numri i orëve të të përzierave u reduktuan me 16% dhe numri i të vjellave u reduktua me 33%.

Marrja e probiotikëve gjithashtu përmirësoi ndjeshëm simptomat që lidhen me cilësinë e jetës, të tilla si lodhja, oreksi i dobët dhe vështirësia në mbajtjen e aktiviteteve normale shoqërore, të vlerësuara nga pyetësorët.

U zbulua gjithashtu se probiotikët reduktojnë kapsllëkun në mënyrë të konsiderueshme.

“Me kalimin e viteve, kam vërejtur se probiotikët mund të reduktojnë të përzierat dhe të vjellat dhe të lehtësojnë kapsllëkun. Është shumë inkurajuese që studimi e vërtetoi këtë të vërtetë,” tha Liu. “Nga probiotikët kanë përfituar gjithashtu shumë nga pacientët e mi të tjerë që nuk ishin në studim,” tha Liu. /Gazeta Shneta/

Mbi 16 mijë raste pozitive me Covid dhe 75 viktima janë regjistruar në 24 orët e fundit në Itali

Posted: 04 Dec 2021 10:59 AM PST

75 viktima dhe 16 mijë e 632 raste pozitive me Covid janë regjistruar në 24 orët e fundit në Itali.

Deri më tani, vendi ka shënuar 134,152 viktima që nga fillimi i pandemisë, duke u radhitur e dyta në Evropë pas Britanisë shkruan Reuters, transmeton Gazeta Shneta.

Në anën tjetër, më shumë se pesë milionë raste pozitive janë regjistruar që nga shkurti i vitit të kaluar.

Aktualisht, numri i pacientëve të hospitalizuar ka arritur në 5,428. Kurse, vetëm në kujdesin intensive janë 59 pacientë./Gazeta Shneta/

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more