Skip to main content

Në Skenderaj, vjehrri kërcenon të renë për të tëhequr këkesën për shkurorëzim, ndërhynë Policia

Në Skenderaj, vjehrri kërcenon të renë për të tëhequr këkesën për shkurorëzim, ndërhynë Policia


Në Skenderaj, vjehrri kërcenon të renë për të tëhequr këkesën për shkurorëzim, ndërhynë Policia

Posted: 05 Dec 2021 04:16 AM PST

Është dashur të ndërhyjë Policia e Kosovës, lidhur me rastin e një kërcenimi, ku vjehrri ka kërcenuar të renë e tij për të terhequr kërkesën për shkurorëzim me djalin e tij, përcjellë Drenica Press 

Policia e Kosovës ndër të tjera tha se: “Me 04.12.2021 ankuesja femër kosovare ka raportuar se, i dyshuari mashkull kosovar ka kanosur vajzën e saj duke kërkuar nga ajo që ta tërheq kërkesën për shkurorëzim me djalin e të dyshuarit. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregulltë./DRENICA PRESS/

Gjykata merr vendim ndaj 31 personave të arrestuar në rastin ‘Subvencionet 2021’

Posted: 05 Dec 2021 04:05 AM PST

Gjykata Themelore në Prishtinë , përkatësisht departamenti Special ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji kundër 31 të pandehurve të arrestuar në rastin "Subvencionet 2021".

Në njoftimin e gjykatës thuhet se me urdhër të Prokurorisë Speciale, 31 persona janë arrestuar në aksionin e së premtes "Subvencione 2021".

"Gjykata Themelore në Prishtinë, përkatësisht departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve L.K, R.R, F.O, M.B, H.H për shkak të veprës penale Mashtrimi në detyrë nga neni 419 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 dhe lidhur me nenin 31 të KPRK-së, N.I për shkak të veprës penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoriteti zyrtar nga neni 414 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2 të KPRK-së, Marrja e ryshfetit në bashkëkryerje nga neni 421 paragrafi 1 i KPRK-së dhe Ushtrimi i ndikimit nga neni 424 paragrafi 1 i KPRK-së, B.G për shkak të veprës penale Mashtrimi në detyrë nga neni 419 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 dhe lidhur me nenin 31 të KPRK-së, J.S, A.R, A.GJ, për shkak të veprës penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 1 të KPRK-së dhe Falsifikimi i dokumentit zyrtar nga neni 427 paragrafi 1 i KPRK-së, G.L për shkak të veprës penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, nga neni 414 par.1 lidhur me paragrafi 2 të KPRK-së, B.M për shkak të veprës penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2 të KPRK-së dhe Falsifikimi i dokumenteve nga neni 390 i KPRK-së dhe Marrja e ryshfetit në bashkëkryerje nga neni 421 i KPRK-së, D.M, GJ.M, D.M, S.K, A.I, H.A, B.SH, SH.M, H.B, F.SH, S.Q, B.S, A.F, B.B, L.M për shkak të veprës penale Mashtrimi me subvencione nga neni 324 i KPRK-së, Falsifikimi i dokumenteve nga neni 390 i KPRK-së dhe Dhënia e ryshfetit nga neni 422 i KPRK-së, E.M, L.M, D.Z, A.N për shkak të veprës penale Mashtrimi me subvencione nga neni 324 i KPRK-së dhe Falsifikimi i dokumenteve nga neni 390 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës", thuhet në njoftim.
Gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër 31 të pandehurve e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji për secilin veç e veç, në harmoni me nenin 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 e 1.2 pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 e KPP-së, për shkak të dyshimit të bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale të cekura si më lartë.

Sipas njoftimit kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes kësaj gjykate

Arsyet pse fëmija i mesëm në familje është më i miri

Posted: 05 Dec 2021 02:20 AM PST

Të qenit fëmija i mesëm ka ankesat e veta. Njerëzit madje e lidhin një "sindromë" me fëmijët që rriten me një vëlla ose motër më të madh dhe më të vogël.

Për fat të keq, megjithatë, ju nuk mund të kontrolloni rendin tuaj të lindjes. Pra, në vend që ta luftojnë atë, fëmijët e mesëm duhet të përqafojnë statusin e tyre dhe të dinë se ka edhe arsye për ta festuar atë.

Katrin Schumann, bashkëautore e "Fuqia sekrete e fëmijëve të mesëm" për përfitimet e të qenit fëmijë i mesëm, tha se fëmijët e mesëm zakonisht kanë më shumë liri dhe më pak presion kur rriten.

Ndonjëherë ata madje mund të largohen me më shumë gjëra si fëmijë. Kjo, me kalimin e kohës, i bën ata të zhvillojnë më shumë pavarësi dhe besim, sipas Schumann.

"Kërkimet tregojnë se ndërsa të mesmit piqen të fitojnë vetëbesim – kjo ka të ngjarë të ketë të bëjë me njohjen dhe vlerësimin e tyre të fuqive të lindura dhe nënvlerësimin e dobësive të perceptuara", tha Schumann për INSIDER. Megjithatë, megjithëse fitojnë besim teksa piqen, fëmijët e mesëm ende kanë më pak ego sesa vëllezërit e motrat e tyre, tha Schumann për Psychology Today.

Pavarësia është një shembull klasik se si fëmijët e mesëm i kthejnë rrethanat e tyre – ndonjëherë duke u injoruar në pikat e tyre të forta, duke mësuar se si të jetojnë vetë.

Fëmijët e mesëm që shpesh etiketohen si paqebërës ose paqeruajtës mësojnë se si të negociojnë. Të dëshmosh përleshjet mes vëllezërve dhe motrave është një mënyrë e mirë për të mësuar se si të jesh diplomatik, dëgjues i mirë dhe bindës, transmeton Klankosova.tv.

Kosovarët ankohen se nuk patën hapësirë në Panairin e Tiranës, pjesën dërrmuese e kanë kompanitë serbe (VIDEO)

Posted: 05 Dec 2021 02:16 AM PST

Bizneset kosovare po ankohen se nuk kanë hapësirë të mjaftueshme në Panairin Ndërkombëtar të Biznesit në Tiranë.

Në të po marrin pjesë rreth 200 biznese nga rajoni e bota, në edicionin e 27 të këtij organizimi.

"Hapësira nuk është e mjaftueshme, pjesën dërrmuese e kanë kompanitë serbe dhe kompanitë turke", shprehet Kushtrim Kasumi nga kompania "Pestova", njofton Klan Kosova.

Sidoqoftë, kjo ngjarje është mundësi e mirë për afaristët që të takohen me kolegë nga rajoni, për zgjerim të tregut, pasi për herë të parë marrin pjesë gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Ky bashkëpunim, sipas serbëve, mund të jetë më i mirë pa ndikim të politikës, duke u thirrur megjithatë në një nismë politike si "Open Balkan" të cilën nuk e përkrah Kosova.

"Politika të ketë sa më pak ndikim në marrëdhëniet ekonomike, që ekonomia të bashkëpunojë pa kufi, se duhet t'i heqim kufijtë për biznese për të mundësuar rritje dhe zhvillim për të gjithë", thotë Aleksandar Radovanoviq nga Oda e Tregtisë dhe Industrisë së Serbisë.

Nga Oda e Tregtisë dhe Industrisë serbe e cilësuan zhvillim pozitiv rritjen e eksportit prej 48% nga Shqipëria për në Serbi dhe atë anasjelltas për 28%.

Policia arreston ngasësin që e goditi me veturë 70 vjeçaren në Mitrovicë

Posted: 05 Dec 2021 02:13 AM PST

Një grua 70 vjeçare mbrëmë humbi jetën në fshatin Zhabar të Mitrovicës, si pasojë e goditjes nga një veturë.

Policia ka bërë të ditur se është arrestuar ngasësi që e goditi atë me veturë, përcjell Klakosova.tv.

"Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar automjetin e tij, nga pakujdesi ka goditur këmbësoren femër kosovare të cilës i ka shkaktuar lëndime vdekje prurëse. Vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes", thuhet në raport.

Tutje, aty thuhet se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje .

Rrengjet e studentëve që ua bënë profesorëve të tyre gjatë mësimit online (VIDEO)

Posted: 05 Dec 2021 02:10 AM PST

Gjatë kohës së izolimit për shkak të pandemisë COVID-19, mësimi u zhvillua përmes internetit.

Kjo formë mësimi u mundësua përmes platformave të ndryshme, si "Google Meet" dhe "Zoom", përcjell Klankosova.tv.

Nxënësit dhe mësimdhënësit u përballën gjatë kësaj peridhe me situate të ndryshme si të çuditshme, të sikletshme, por edhe qesharake.

Por, gjatë mësimit online studentët shpesh u kanë bërë edhe rrengje të ndryshme profesorëve të tyre.

Këto janë rrengjet më qesharake të tyre:

Kastriot Imeri veç vet e mund kampionin e Zvicrës (VIDEO)

Posted: 05 Dec 2021 02:06 AM PST

Servette Fc e ka bërë befasinë e javës duke e mposhtur kampionin në fuqi të Zvicrës, Young Boys me rezultat 1:2.

Kastriot Imeri në këtë lojë bëri i një paraqitje fantastike duke i shënuar të dy golat.

Një nga pika e bardhë dhe një gol spektakolar nga gjuajtja e lirë.

Imeri është duke kaluar nëpër një moment fantastik, pasi në 13 ndeshje në Superligën e Zvicrës ka shënuar tetë gola.

Falë formës fantastike, 21 vjeçari ka debutuar edhe me Përfaqësuesen A të Zvicrës.

27-vjeçari kapet me rreth 1 kg drogë në kufi me Kosovën, ja ku e kishte fshehur

Posted: 05 Dec 2021 01:44 AM PST

Mbrëmë në pikëkalimin kufitar në Vermicë, nga Shqipëria për në Kosovë ka hyrë një automjet me targa kosovare të cilin e drejtonte shtetasi kosovar me iniciale (Y. S.), viti i lindjes 1994, në Prishtinë.

Pas dyshimeve të bazuara të Policisë automjeti është selektuar për kontroll në vijen dytë.

"Gjatë kontrollit më të detajuar nga Policia dhe Dogana e Kosovës, në pjesën e motorit të automjetit është zbuluar një sasi rreth një kilogram (1kg) substancë e dyshuar si marihuanë e cila ishte e mbështjellur në një qese najloni", njofton policia.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokuroria Themelore në Prizren dhe me vendim të Prokurorit kujdestar i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë.

"Rasti për hetime të mëtutjeshme adresohet tek Njësia rajonale e hetimeve të antidrogës në Prizren", thuhet tutje në njoftimin e policisë.Image

Paralajmërimi i ish-diplomatit britanik pasi Londra emëroi të dërguarin e saj për Ballkanin

Posted: 05 Dec 2021 01:36 AM PST

Ish-diplomati britanik dhe profesori në Universitetin e Cambridgeit, Timothy Less, tha se pas emërimit të të dërguarit të posaçëm për Ballkanin Perëndimor nga Britania e Madhe, Sir Stuart Peach, ai nuk do të habitej nëse "kjo do të hapte rrugën për emërimin e ndërkombëtarëve të tjerë, të dërguar nga Rusia, dhe ndoshta Turqia dhe Kina".

Siç theksoi Less, Rusia, Turqia dhe Kina "nuk do t'i lejojnë kundërshtarët e tyre t'i formësojnë ngjarjet në Ballkan në mënyra që janë në kundërshtim me interesat e tyre kombëtare", transmeton Gazeta Express.

"Për ata që e njohin historinë e rajonit, e gjithë kjo do të jetë shumë e njohur. Ky është një zhvillim domethënës dhe sugjeron që Mbretëria e Bashkuar beson se ekziston një rrezik serioz për stabilitetin e rajonit dhe integritetin e marrëveshjes aktuale. Serbët po sfidojnë hapur status quo-në politike në Bosnjë dhe tensionet po thellohen mes Serbisë dhe Kosovës, ndërsa Prishtina po përpiqet ta konfirmojë sundimin e saj mbi veriun dhe Serbia po hakmerret", ka thënë Less për "Kosovo Online".

Sipas ish-diplomatit britanik, "ky është problem për Londrën, e cila ka interesa në Ballkan", ndërsa i pyetur nëse Peach do të bashkëpunojë me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, por edhe me zëvendës-ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar, ai shprehet se do të përpiqet të bashkëpunojë ngushtë.

"Mbretëria e Bashkuar ka luajtur një rol të rëndësishëm në formësimin e zgjidhjes, veçanërisht në Bosnjë dhe Kosovë, dhe nuk dëshiron që puna e saj të anulohet. Londra gjithashtu nuk dëshiron një konflikt në të cilin Britania, me një nga ushtritë më të fuqishme në Evropë, do të duhet të ndërhyjë. Vendimi i Mbretërisë së Bashkuar për ta emëruar përfaqësuesin e saj, natyrisht, është pasojë e vendimit të saj për t'u larguar nga BE-ja, që do të thotë se ajo nuk mund të ushtrojë ndikim në Bosnjë përmes Brukselit"m shprehet ai.

Less shpjegon se ka një precedent për këtë, përkatësisht rolin e luajtur nga Paddy Ashdown, i cili ishte Përfaqësues i Lartë në Bosnjë në fillim të viteve 2000.

"Ashdown arriti të vepronte si një urë lidhëse midis Shteteve të Bashkuara, të cilat donin të shkëputeshin nga Bosnja, dhe BE-së, e cila donte të merrte vendin, duke arritur të përdorte fuqinë e të dyjave për ta shtyrë agjendën politike të Mbretërisë së Bashkuar. Unë mendosj se tani do të shohim dinamikë të ngjashme", tha Less.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka mirëpritur caktimin e Stuart Peach si të dërguar të posaçëm të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor.

"E mirëpres emërimin e Shefit të Forcave Ajrore të Britanisë së madhe, Sir Stuart Peach si Emisar Special për Ballkanin Perëndimor dhe pres të punoj ngushtë me të për të mbrojtur dhe promovuar lirinë dhe demokracinë në Ballkanin Perëndimor", ka deklaruar Kurti.

Ndërkohë në Serbi janë shprehur të shqetësuar me emërimin e ish-komandantit të Forcave Ajrore të NATO-s si Emisar Special i Britanisë për Ballkanin Perëndimor.

Varianti Omicron: Mjeku tregon tri simptoma që po përjeton pas infektimit

Posted: 05 Dec 2021 01:34 AM PST

Ka frikë në rritje në të gjithë botën se varianti Omicron do të shmangë përgjigjen imune të ofruar nga vaksinat.

Llogaritë e dorës së parë nuk janë inkurajuese. Edhe pse gjendja e tij nuk ka përparuar në sëmundje serioze, një mjek i vaksinuar plotësisht ka zbuluar simptomat e tij të variantit Omicron.

Mjeku izraelit beson se u infektua me variantin Omicron ndërsa merrte pjesë në një konferencë të madhe mjekësore në Londër, shkruan Express.co.uk.

Duke folur ekskluzivisht për The Guardian, Elad Maor, një kardiolog në Qendrën Mjekësore Sheba pranë Tel Avivit, ndau simptomat e tij. Doktori kishte marrë tashmë tri doza të vaksinës Pfizer/BioNTech.

Doktor Maor deri më tani ka shfaqur simptoma të lehta të COVID-19, duke përfshirë ethe, dhimbje muskulore dhe dhimbje fyti.

Ai përshkroi se si u kthye në Izrael më 23 nëntor pas takimit tre-ditor në ExCeL London, një qendër e madhe kongresi në Njuham, në lindje të Londrës. Ai filloi të përjetonte simptoma brenda disa ditësh dhe doli pozitiv në 27 nëntor.

Duke folur për The Guardian , mjeku Maor tha gjithashtu se ai ndoshta kishte infektuar një koleg 69-vjeçar me virus pasi u kthye nga Londra. Që atëherë kolegu ka rezultuar pozitiv për variantin Omicron.

Ndërsa është e paqartë se si dhe kur doktori u infektua me variantin e ri, ai është i bindur se kjo ka ndodhur në MB.

"Unë e mora Omicron në Londër, me siguri", tha ai. "Kjo është interesante sepse ishte 10 ditë më parë në Londër – vërtet, shumë herët"

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more