Çështja e TVSH-së, Murati: Nuk kemi premtuar se do të vazhdojë 8 përqindëshi, këtë vit pati rritje të fitimit në gastronomi
Çështja e TVSH-së, Murati: Nuk kemi premtuar se do të vazhdojë 8 përqindëshi, këtë vit pati rritje të fitimit në gastronomi |
- Çështja e TVSH-së, Murati: Nuk kemi premtuar se do të vazhdojë 8 përqindëshi, këtë vit pati rritje të fitimit në gastronomi
- KEDS-i njoftoi për dy qytetet që nuk do të kenë rrymë sonte, KOSTT-i thotë se nuk është problemi tek ta
- Rrjeti europian i transmisionit të energjisë elektrike: Importi i shtuar nga Kosova rrezikon furnizimin në Europë
- Vdes ish-luftëtari i UÇK-së
- Ambasadori i Izraelit në Serbi e thotë troç: Vucic e nënshkroi dokumentin ku kërkohej njohja e Kosovës nga ne
- Ministria e Shëndetësisë konfirmon dhjetëra raste me koronavirus
- Mbahet mbledhja e fundit për këtë vit e Qeverisë, ja cilat vendime u moren
Posted: 31 Dec 2021 06:52 AM PST Ministri i Financave, Punës e Transfereve, Hekuran Murati gjatë konferencës së fundit për këtë vit, ka folur edhe në lidhje me çështjen e TVSH-së në sektorin e gastronomisë, e cila në bazë të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomikë ishte reduktuar në 8 për qind. Murati ka thënë se ky reduktim ka rezultuar me rritjen e fitimit të bizneseve, që sipas tij në krahasim me vitin e kaluar ka dyfishuar qarkullimin. I pyetur për reagimet e sektorit të gastronomisë, Murati tha se nuk u është premtuar asnjëherë se TVSH-ja do të vazhdojë të jetë 8 për qind. "Nuk do të thoja që ka përplasje, mund të ketë akuza. Megjithatë ne si Qeveri dhe Ministri duhet t;i konsiderojmë të gjitha sektorët e bizneseve dhe të ju ndihmojmë. Sa i përket sektorit të Gastronomisë në lidhje me TVSH-në, ne kemi pasur një takim, mirëpo nuk u është premtu asnjëherë. Në fakt është e kundërta, unë kur kam qenë kryetar i Komisionit për buxhet në mandatin e kaluar kam thënë që zbritja e TVSH-së në atë formë nuk është mënyra e duhur sepse nuk do të rezultonte me zbritje të çmimeve, e që zbritja e çmimeve pastaj të rezultonte në konsum të shtuar. Pra, kur është zbrit TVSH-ja nuk kemi pasur zbritje të çmimeve", tha Murati. Sipas tij, përveç që nuk ka pasur zbritje të çmimeve, ka pasur shtim të fitimit për bizneset. "Përkundrazi, çka ka ndodh është që mund të jetë rrit fitimi për bizneset. Gjithashtu duhet të kemi parasysh që si biznese, gastronomia edhe këtë vit ka shënuar rekord qarkullimi, nga të dhënat që kemi krahasuar me vitin 2019, mund të flasim për një qarkullim prej mbi 30% rritje do të thotë nëse e krahasojmë me një vit normal", theksoi Murati. Ai tha se në krahasim me vitin 2020, ka dyfishim të qarkullimit në sektorin e gastronomisë. "Kurse nëse e krahasojmë me vitin 2020, ka dyfishim të qarkullimit. Viti i kaluar mund të ketë qenë i vështirë, por për këtë vit me përjashtim të bizneseve të cilat kanë qenë të mbyllura dhe që besoj se ne si Qeveri duhet tu dalim në ndihmë dhe shumë shpejt do të kemi edhe zbatimin dhe fillimin e operacionalizimit të masave për këtë çështje, sa i përket bizneseve që kanë operu me gjithë masat nuk besoj që ka pasur vështirësi", tha Murati gjatë konferencës për media. /Telegrafi/ |
Posted: 31 Dec 2021 06:45 AM PST KOSTT ka thënë se sot nuk do të ketë reduktime të energjisë elektrike. Kjo pasi sipas tyre Kosova ka siguruar energji të nevojshme për mbulimin e konsumit, përfshirë edhe mbështetjen nga Shqipëria. "Njoftohen qytetarët e vendit që bazuar në përgatitjet dhe planifikimet e operatorëve përgjegjës në tregun e energjisë elektrike në Kosovë për sigurimin e energjisë së nevojshme për mbulim të konsumit, përfshirë edhe mbështetjen nga Republika e Shqipërisë, sot me 31 dhjetor 2021 nuk do të ketë kufizime në furnizimin me energji elektrike me udhëzim të KOSTT për qëllime të balancimit të sistemit", thuhet në njoftim. Lidhur me paralajmërimet e KEDS-it se në Komunën e Malishevës do të ketë reduktime të rrymës, si dhe në rrezik për reduktime është edhe Ferizaj, nga KOSTT deklaruan se problemi nuk është tek ta. "KOSTT gjithashtu njofton që sa i përket kapaciteteve të sistemit të transmetimit nuk ka fyte të ngushta në asnjë komunë andaj kufizimet eventuale si pasojë e mbingarkesës në rrjetin e distribuimit nëpër komuna përfshirë Malisheva nuk janë të ndërlidhura me KOSTT. Gjendja e krizës energjetike me të cilën po përballet Sistemi Elektroenergjetik i Kosovës e cila ndër të tjera është reflektim i krizës globale energjetike, do të përballohet më me lehtësi me mbështetjen edhe të të gjithë qytetarëve duke shfrytëzuar energjinë elektrike në mënyrë sa më racionale dhe duke kursyer aty ku është e mundur", thuhet më tutje në njoftim. |
Posted: 31 Dec 2021 06:44 AM PST Shtetet europiane po përballen me rritje të çmimit të gazit dhe energjisë, pjesërisht për shkak të rritjes së kërkesës në këtë periudhë të rimëkëmbjes ekonomike nga pandemia. Kjo ka efekt në krizën energjetike kosovare që po përballet me rënie të prodhimit që ka detyruar atë të importoj më shumë sesa është planifikuar dhe paraqet rrezik për rrjetin europian ka shkruar agjencia e lajmeve Reuters, transmeton Gazeta Metro. Sipas raportit të Reuters rrjeti europian për energji elektrike ENTSO-E's Regional Group Continental Europe (RGCE) i ka kërkuar KOSTT që të kujdeset e të ruaj bilancin kombëtar të cilin e ka obligim kontraktual. Kosova prodhon shumicën e energjisë nga dy termocentralet me thëngjill dhe zakonisht importon 10-15 % të energjisë, por kjo shifër ka shkuar tani deri në 40 %. |
Posted: 31 Dec 2021 06:43 AM PST Zafir Berisha, përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se ka vdekur bashkëluftëtari i tij, Shasivar Ajazaj. Berisha ka thënë se Ajazaj ishte një model i ushtarit të vendosur i cili përkundër plagëve të marrura në betejën e Buçes, nuk ju nda luftës për liri . "Të qoftë i leht dheu i Kosovës miku ynë" shkruan Berisha në telegramin e tij të ngushëllimit. |
Posted: 31 Dec 2021 06:41 AM PST Ambasadori i Izraelit në Serbi, Yahel Vilan, ka thënë se presidenti serb e ka nënshkruar vetë dokumentin ku kërkohet që Izraeli ta njoh Kosovën. Ai ka hedhur pikëpyetjen se pse Serbia nuk e ka mohuar apo anuluar marrëveshjen në fjalë nëse nuk do që ta zbatojë atë. "Mos më keqkuptoni, është një temë e rëndësishme, por është një histori tjetër, vendimi i Izraelit për të njohur pavarësinë e Kosovës është marrë nën presionin amerikan, përndryshe të mos harrojmë se është bërë në kuadër të marrëveshjes ndërmjet Serbisë dhe Kosovës me Shtetet e Bashkuara dhe jo me ne. Nuk po mundohem të fshihem pas kësaj, ai vendim është marrë nga Izraeli pas shumë vitesh kur ne nuk e kemi njohur Kosovën. Kjo është në kundërshtim me interesat tona në Serbi", tha ai. "Nuk e shoh këtë mundësi për momentin. Është arritur marrëveshja, Izraeli e ka njohur Kosovën dhe Kosova do ta zhvendosë ambasadën në Jerusalem. E pranoi në marrëveshje", tha ai në Tv Prva. Këto komente ai i bëri pasi që presidenti serb, Aleksander Vucic tha se gjoja nuk e dinte se çka po nënshkruante dhe se i ishin zëvendësuar dokumentet. |
Ministria e Shëndetësisë konfirmon dhjetëra raste me koronavirus Posted: 31 Dec 2021 06:40 AM PST 42 raste me koronavirus janë konfirmuar sot në Kosovë, derisa nuk është raportuar për asnjë viktimë. Ministria e Shëndetësisë njofton edhe për 8 të shëruar në 24 orët e fundit. Dje janë dhënë 2.018 doza të vaksinës kundër COVID-19. Aktualisht, numri i rasteve aktive është 453. Njoftimi i plotë: 31 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: |
Mbahet mbledhja e fundit për këtë vit e Qeverisë, ja cilat vendime u moren Posted: 31 Dec 2021 03:49 AM PST Në ditën e fundit të vitit 2021, Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhjen e 53-të të saj, kësaj radhe në formë elektronike, në të cilën ka miratuar dy vendime. Së pari, sipas kërkesës së Ministrisë së Ekonomisë dhe me propozim të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej 10,860,000 € (dhjetë milionë e tetëqind e gjashtëdhjetë mijë euro), për zbatimin e Pakos së Ringjalljes Ekonomike për masën 4.6 – Mbështetja e Ndërmarrjeve Publike. Dhe së dyti, është miratuar vendimi për shfuqizimin e pjesshëm të Vendimit të Qeverisë Nr. 17/20, të datës 24.03.2015, për kërkesën e deklarimit dhe ekzekutimit të dividendës nga Ndërmarrja Publike "Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës Sh. A. (PTK), me ç'rast vlera e dividendës së kërkuar zbritet nga 30.000.000 € (tridhjetë milionë euro) në 15.000.000 € (pesëmbëdhjetë milionë euro). |
You are subscribed to email updates from Drenica Press. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google, 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: