“Biden shqipton gabimisht emrin e variantit të ri të coronavirusit, të njëjtën gjë e bën edhe Fauci” plus 2 more Telegrafi Dështime
“Biden shqipton gabimisht emrin e variantit të ri të coronavirusit, të njëjtën gjë e bën edhe Fauci” plus 2 more Telegrafi Dështime |
- Biden shqipton gabimisht emrin e variantit të ri të coronavirusit, të njëjtën gjë e bën edhe Fauci
- Inskenoi martesën për të fituar vëmendjen e ish-partnerit, angazhoi frizer, fotograf e grimer – as tërë këto nuk i kryen punë
- Doktorit të famshëm në TikTok me 13 milionë ndjekës i ndalohet të kryejë operacione në Australi
Biden shqipton gabimisht emrin e variantit të ri të coronavirusit, të njëjtën gjë e bën edhe Fauci Posted: 30 Nov 2021 11:58 AM PST Presidenti amerikan Joe Biden dhe këshilltari për Shëndetësi i Shtëpisë së Bardhë, Anthony Fauci, kanë habitur opinionin kur vazhdimisht ia shqiptonin gabimisht emrin variantit të ri të coronavirusit. Gjatë një konference për media, Biden bëri thirrje që të ruhet qetësia përballë variantit të ri të coronavirusit që Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka cilësuar si "tejet brengosës", transmeton Telegrafi. Gjatë fjalimit të tij, Biden ka mbrojtur vendimin për kufizim të udhëtimeve me disa shtetet afrikane, duke u bërë thirrje qytetarëve të atyre vendeve që të marrin dozat e nevojshme të vaksinës që të mbrohen nga Omicroni.
Por, shumë kishin vërejtur që Biden vazhdimisht po e shqiptonte gabimisht variantin e ri të coronavirusit – duke iu referuar si "Omnicrom". Sikur kjo të mos mjaftonte, të njëjtin gabim e bëri edhe mjeku i njohur amerikan – Fauci i cili tha se "para se të futej Omnicromi, kemi pasur një situatë në të cilën kemi mundur të testohemi". /Telegrafi/
The post Biden shqipton gabimisht emrin e variantit të ri të coronavirusit, të njëjtën gjë e bën edhe Fauci appeared first on Telegrafi. |
Posted: 30 Nov 2021 10:19 AM PST Një përdoruese e TikTokut vendosi që tërë ceremoninë martesore ta inskenoj për të fituar vëmendjen e ish-të dashurit, dhe tërë këtë proces e publikoi në këtë rrjet social. Në fakt, vajza vendosi të angazhoj një fotograf profesionist, grimerin dhe frizerin, madje shkoi aq larg sa që huazoi një kali për të realizuar një fotosesion, transmeton Telegrafi. Për të qenë sa më bindëse, mori me qira piano, fustanin e bardhë të nusërisë – edhe bashkëshortin e rremë. Megjithatë tërë ky mund i saj doli të jetë se kishte shkuar dëm, për faktin se ai shikoi "story" e saj dhe as që i kishte telefonuar për ta uruar. Por me kalimin e kohës u pajtua me fatin dhe kështu vendosi që me ndjekësit të ndajë këtë përvojë të hidhur, që mendoi se do t'i kryente punë dhe do t'ia rikthente partnerin. /Telegrafi/
The post Inskenoi martesën për të fituar vëmendjen e ish-partnerit, angazhoi frizer, fotograf e grimer – as tërë këto nuk i kryen punë appeared first on Telegrafi. |
Doktorit të famshëm në TikTok me 13 milionë ndjekës i ndalohet të kryejë operacione në Australi Posted: 30 Nov 2021 03:53 AM PST Daniel Aronov, një kirurg estetik dhe yll i TikTok-ut, iu është ndaluar të kryejë operacione kozmetike në AUstrali. Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Aronov, i cili grumbulloi mbi 13 milionë ndjekës për shakatë, vallëzimet dhe përmbajtjet edukative rreth mjekësisë, si dhe videot që tregonin disa nga procedurat e tij, u ndalua nga kryerja e të gjitha llojeve të operacioneve estetike dhe u urdhërua nga Agjencia Australiane e Rregullatorit të Mjekut Shëndetësor që të fshijë postimet në mediet sociale. Llogaria e tij në TikTok u zhduk dy javë më parë. Llogaria e tij në Instagram, ku kishte mbi 500 mijë ndjekës dhe faqja e tij OnlyFans janë hequr nga sistemi. Kjo pasoi urdhrat e agjencisë australiane për të hequr të gjithë materialin në mediet sociale që kishte të bënte me procedurat kozmetike dhe kirurgjikale, raportoi Newsweek. /Telegrafi/ The post Doktorit të famshëm në TikTok me 13 milionë ndjekës i ndalohet të kryejë operacione në Australi appeared first on Telegrafi. |
You are subscribed to email updates from Dështime – Telegrafi. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google, 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: