Skip to main content

Kjo është grupmosha e katër viktimave të humbura nga Covid në 24 orët e fundit

Kjo është grupmosha e katër viktimave të humbura nga Covid në 24 orët e fundit


Kjo është grupmosha e katër viktimave të humbura nga Covid në 24 orët e fundit

Posted: 30 Sep 2021 08:06 AM PDT

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar katër raste të vdekjes nga Covid.

Sipas njoftimit, dy nga viktimat i takonin grupmoshës mbi 80 vjeç, një viktimë grupmoshës 70-79 vjeç dhe viktima më e re i takonte grupmoshës 50-59 vjeç shkruan Gazeta Shneta.

Rikujotjmë se, brenda kësaj periudhe janë regjistruar 45 raste të infektimit me Covid.

Aktualisht, në vendin tonë janë 2,928 raste aktive dhe janë të vaksinuar me dy dozat e vaksinës 530,959 qytetarë./Gazeta Shneta/

Në Shqipëri lind fëmija i parë afgan, prindërit i’a vendosën këtë emër shqiptar

Posted: 30 Sep 2021 07:33 AM PDT

Ka lindur fëmija i parë afgan në Shqipëri, në spitalin e Lezhës. Ai është sjellë në jetë nga një 27-vjeçare, e cila e kishte lindjen e gjashtë, ndërkohë që gjendja e të dyve është e mirë.

Mësohet se prindërit kanë vendosur ta quajnë fëmijën me emër shqiptar, dhe një nga më të preferuarit është Alban.

Doktori që priti bebin Nikoll Brozi shprehet për Fax News se djali ka lindur në gjendje shumë të mirë, ndërkohë që në spital kanë mbërritur dhe të tjera gra afgane, të cilat janë në pritje të fëmijëve të tyre.

Ai thotë se një pjesë e tyre kanë shfaqur probleme të zakonshme të shtazënisë, ndërkohë që familja afgane nuk pranon të flasë, për shkak të frikës mbi sigurinë e tyre.

Prej disa javësh në vendin tonë, në Shëngjin, te Shkëmbi i Kavajës dhe në Tiranë janë akomoduar qindra afganë që janë larguar nga shteti i tyre për shkak të marrjes së kontrollit nga talebanët, dhe mbahen në Shqipëri kryesisht në sajë të ndihmave të marra nga Organizata Joqeveritare./Fax News

Francë, nxënësit nuk do të jenë më të obliguar të mbajnë maskat kundër Covid-19

Posted: 30 Sep 2021 07:14 AM PDT

Në zonat me shkallë të ulët të infeksionit Covid në Francë, nxënësit nuk do të jenë të obliguar të mbajnë masakt që nga fillimi i datës 4 tetor të këtij viti.

Sipas deklaratës së lëshuar nga qeveria, në zonat ku shkalla e infeksionit është e ulët, nxënësit nuk do të jenë të obliguar të mbajnë maskat kundër Covid-19 shkruan Reuters, transmeton Gazeta Shneta.

Ky vendim nga qeveria vjen si rezultat i uljes së numrit të rasteve të raportuara në Francë, që kur u përshpejtua fushata e vaksinimit.

Zonat ku do të lejohet largimi i maskave tek nxënësit duhet të kenë më pak se 50 raste të infektimit për 100 mijë banorë për pesë ditë.

Zëdhënësi i qeverisë, Gabriel Attal, ka thënë të mërkurën se Franca po planifikonte të zgjaste gjendjen e jashtëzkonshme deri në verën e vitit të ardhshëm./Gazeta Shneta/

 

 

Katër viktima dhe 45 qytetarë të infektuar me Covid brenda 24 orëve të fundit

Posted: 30 Sep 2021 06:03 AM PDT

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 45 raste të infektimit me Covid dhe katër viktima, njofton Ministria e Shëndetësisë (MSh).

Nga 3,380 testime të kryera janë konfirmuar 45 qytetarë të infektuar me Covid shkruan Gazeta Shneta.

Brenda 24 orëve të fundit janë shëruar 298 qytetarë, kurse numri i rasteve aktive ka rënë në 2,928.

Së fundmi, MSh-ja ka bërë të ditur se brenda kësaj periudhe janë dhënë 15,910 doza të vaksinës, kurse 530,959 qytetarë janë vaksinuar plotësisht./Gazeta Shneta/

CDC-ja inkurajon gratë shtatzëna që të vaksinohen kundër Covid-19

Posted: 30 Sep 2021 05:41 AM PDT

Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve  (CDC) kanë inkurajuar që gratë shtatzëna të vaksinohen kundër Covid.

Ky rekomandim nga CDC-ja vjen pasi kohëve të fundit, numri i grave shtatzëna të hospitalizuara është rritur ndjeshëm shkruan CNN, transmeton Gazeta Shneta.

Mësoni më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë duke lexuar më shumë KËTU

Sipas tyre, gratë që përpiqen të ngelen shtatzënë, gratë shtatzëna dhe nënat gjidhënëse duhet të vaksinohen kundër Covid.

Aktualisht, rreth 160 gra kanë humbur jetë si pasojë e Covid-19.

"CDC rekomandon fuqishëm vaksinimin kundër Covid para apo edhe gjatë shtatzënisë, pasi përfitimet e vaksinimit tejkalojnë rreziqet e mundshme", tha agjencia.

"Deri më 27 Shtator 2021, më shumë se 125 mijë raste pozitive janë konfirmuar, duke përfshirë këtu mbi 22 mijë raste të hospitalizuara dhe 161 viktima".

Rreziku nuk qëndron vetëm te nëna.

Covid-19 gjatë shtatzënisë mund të shkaktojë lindje të parakohshme apo probleme në shëndetin e foshnjes.

"Shtatzënia mund të jetë një kohë e veçantë dhe stresuese gjatë pandemisë. Unë i inkurajoj gratë shtatzëna të flasin me mjekun e tyre për përfitimet që sjell vaksina Covid, në mënyrë që të sigurojnë mbrojtje për veten dhe shëndetin e foshnjes", tha drejtoresha e CDC-së, Dr. Rochelle Walensky, në një deklaratë.

Së fundmi, Walensky ka shtuar se në bazë të studimeve, vaksinat Covid-19 janë të sigurta për gratë shtatzëna./Gazeta Shneta/

CDC: A jam i vaksinuar plotësisht pa një dozë përforcuese të vaksinës COVID-19?

Posted: 30 Sep 2021 04:25 AM PDT

Po, njerëzit që morën një vaksinë me dy doza ose një dozë të vetme Johnson & Johnson konsiderohen plotësisht të vaksinuar – edhe pa një dozë të tretë përforcuese.

Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), thonë se jeni vaksinuar plotësisht dy javë pasi keni marrë një dozë të dytë të vaksinës Pfizer ose Moderna, ose një dozë të J&J shkruan MedicalxPress përcjell Gazeta Shneta.

Vaksinat ofrojnë mbrojtje të fortë kundër sëmundjeve të rënda. Por zyrtarët shëndetësorë amerikanë tani rekomandojnë një dozë të tretë për disa grupe në rrezik më të lartë për sëmundje të rënda nga COVID-19 bazuar në dëshmitë se mbrojtja kundër sëmundjeve më të lehta mund të zbehet, veçanërisht në mesin e të rriturve.

CDC thotë se personat 65 vjeç e sipër, banorë të kujdesit afatgjatë dhe të tjerë të moshës 50 deri në 64 vjeç me probleme shëndetësore të tilla si diabeti ose sëmundjet e zemrës duhet të marrin një dozë përforcuese nëse marrin vaksinën Pfizer të paktën gjashtë muaj më parë.

E njëjta qender, nuk rekomandoi dozë shtesë për njerëzit nga 18 deri në 49 vjeç me probleme shëndetësore, por thotë se ata gjithashtu mund të marrin dozën përforcuese pasi të kenë parasysh rrezikun e tyre individual.

E njëjta gjë vlen për këdo nga mosha 18 deri në 64 vjeç, puna e të cilit mund t’i vë ata në rrezik më të lartë për infeksion, siç janë punonjësit e kujdesit shëndetësor, mësuesit, personat e parë që përgjigjen në shpërthime pandemike, punëtorët e bujqësisë dhe punonjësit e transportit publik.

Njerëzit që morën vaksinat Moderna dhe J&J nuk kanë të drejtë akoma për dozë përforcuese, por kjo ka të ngjarë të vijë së shpejti.

Disponueshmëria e dozës së tretë përforcuese ndryshon në të gjithë botën. Britania dhe Izraeli gjithashtu kanë dhënë doza përforcuese, pavarësisht kundërshtimeve nga Organizata Botërore e Shëndetësisë që vendet e varfra ende nuk kanë mjaftueshëm sasi për dozat e tyre fillestare. /Gazeta Shneta/

Pas tre vjetësh rikthehet në funksion CT-ja në Spitalin e Vushtrrisë

Posted: 30 Sep 2021 04:08 AM PDT

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, ka njoftuar se është rikthyer në funksion CT-ja në spitalin e Vushtrrisë.

"Falë përkushtimit dhe mbështetjes nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Spitali i Vushtrrisë e ka kthyer në funksion Tomografinë e Kompjuterizuar, pas tri vjetësh.

Tash, pacientët e Komunës së Vushtrrisë shërbimet e CT-së mund t'i marrin në qytetin e tyre, pa pasur nevojë që të shkojnë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës", njofton SHSKUK në një postimin në rrjetin social Facebook. /Gazeta Shneta/

Shkencëtarët sugjerojnë që gratë shtatzëna të marrin barin paracetamol vetëm nëse është e nevojshme

Posted: 30 Sep 2021 03:50 AM PDT

Një grup prej 13 shkencëtarësh nga SHBA, Britania e Madhe, Skocia, Izraeli, Evropa, Kanadaja, Brazili dhe Australia kanë shkruar një deklaratë konsensusi në lidhje me përdorimin e paracetamolit/acetaminofenit (APAP) nga gratë shtatzëna.

Në punimin e tyre, të botuar në revistën 'Nature Reviews Endocrinology', grupi sugjeron që gratë shtatzëna të marrin paracetamol vetëm nëse është e nevojshme nga ana mjekësore.

Revista Nature gjithashtu ka botuar një editorial në të njëjtën numër të botuar, duke theksuar deklaratën e konsensusit dhe duke vënë në dukje se autorët e saj nuk po bëjnë thirrje për ndalimin e përdorimit të barit, përkundrazi ata po sugjerojnë që të merret më me kujdes nga gratë shtatzëna për shkak të një mundësie rreziku në aspektin e defekteve të lindjes, përcjell Gazeta Shneta.

Në punimin e tyre, autorët vërejnë se kërkimet gjatë viteve të fundit kanë treguar se është e mundur në disa rrethana që Paracemtoli të ndryshojë zhvillimin e fetusit, i cili në disa raste mund të çojë në probleme me çrregullimet neurologjike, urologjike dhe riprodhuese tek foshnja.

Në 29 studime është gjetur dëshmi të defekteve të lindjes në 26 prej tyre. Ata bëjnë thirrje që të bëhen më shumë kërkime për të kuptuar më mirë problemet e mundshme me barin që përdoret nga gratë shtatzëna.

Ata gjithashtu pranojnë – ashtu siç bëjnë disa ekspertë në një pjesë reagimi të botuar në Science Media Center, – se Paracetamoli është bari i vetëm aktualisht i disponueshëm për menaxhimin e dhimbjeve për gratë shtatzëna. Dhe ata theksojnë se përdorimi mjekësor i këtij bari është përgjithësisht i garantuar kur nëna përjeton probleme që mund të ndikojnë negativisht në foshnjën e saj – siç janë përshembull ethet.

Por studiesit gjithashtu vërejnë se përdorimi i barit Paracetamol nga gratë shtatzëna duket se është futur në përdorim të përgjithshëm pasi ka fituar një reputacion si të sigurt për t’u përdorur si një analgjezik pa efekte anësore. /Gazeta Shneta/

 

Nëse i keni këto simptoma, testohuni për COVID – edhe nëse jeni të vaksinuar

Posted: 30 Sep 2021 03:04 AM PDT

Në fillim të pandemisë, ne ishim të trajnuar për simptomat treguese të COVID-it: kollë, ethe, gulçim dhe humbje të nuhatjes ose shijes.

Por me koronavirusin që pësoi mutacion disa herë gjatë vitit të kaluar dhe tani me varianti Delta, u gjetën disa raste tek njerëzit plotësisht të vaksinuar, me shenja të cilat nuk ishin më domosdoshmërisht gjendje dalluese të infeksionit, shkruan Best Life përcjell Gazeta Shneta.

Në fakt, virusi po paraqitet kaq ndryshe mes përhapjes së variantit Delta saqë ekspertët e virusit thonë se nuk duhet të prisni më për të zhvilluar ethe ose për të humbur një nga shqisat tuaja në mënyrë që të testoheni për COVID.

Dr. Tiffany Mattingly nga The Health Collaborative në Cincinnati, Ohio, tha për burimin ABC se shumë njerëz po i ngatërrojnë simptomat e tyre të koronavirusit për çështje shëndetësore jo urgjente sepse simptomat e variantit Delta ndryshojnë nga llojet e tjera.

“Shumë njerëz mendojnë se kanë infeksione të sinusit, se është sezoni i alergjive, dhe nuk është COVID" tha Mattingly.

Dhimbja e fytit është një shenjë e zakonshme e infeksionit të sinusit dhe alergjive, por mjekët thonë se tani duhet të testoheni për COVID nëse keni këtë simptomë ose mendoni se keni një infeksion të sinusit.

Ndër të tjera, dhimbja e fytit ishte një nga pesë simptomat më të zakonshme në mesin e rasteve të COVID në ata të vaksinuar plotësisht. Simptomat e tjera të zakonshme të infeksionit tani përfshijnë dhimbje koke, rrjedhje hundësh, teshtitje dhe humbje të nuhatjes.

Por dhimbja e fytit tani është gjithashtu një nga pesë simptomat më të shpeshta të virusit të raportuara edhe për personat të pavaksinuar. Sipas studiuesve, kjo tregon disa “ndryshime të qarta nga kur COVID-19 u shfaq për herë të parë mbi një vit më parë.” Simptomat e tjera të zakonshme për njerëzit e pavaksinuar gjatë rritjes së Delta përfshijnë dhimbje koke, rrjedhje hundësh, ethe dhe kollë të vazhdueshme. /Gazeta Shneta/

Përhapja e SARS-CoV-2: A po qarkullonte virusi në Evropë para se të gjendej në Kinë?

Posted: 30 Sep 2021 01:58 AM PDT

Ka shumë spekulime se si u krijua SARS-CoV-2, por disa studime tani ngrenë një pyetje të rëndësishme: A mund të ishte përhapur koronavirusi ndërkombëtarisht shumë më herët se dhjetori 2019?

A mundet që SARS-CoV-2, koronavirusi që shkakton COVID-19, të ketë qarkulluar jashtë Kinës shumë më herët nga se menduam?

Teoritë e reja dhe kërkimet mbështetëse gradualisht po shfaqen ndërsa shkencëtarët kërkojnë të përcaktojnë saktësisht se kur dhe ku u shfaq koronavirusi, shkruan Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.

Studimet e fundit mbi përhapjen e virusit janë fokusuar në një afat kohor më të hershëm nga sa mendohej fillimisht, duke vendosur “ditën zero” që në verën e fundit të vitit 2019.

Hetimet e mëparshme kanë ngritur mundësinë e një shpërthimi të hershëm. Një hetim i tillë është një studim i përbashkët i botuar nga Kina dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) në fund të marsit 2021. Studimi sugjeroi që mund të ketë pasur infeksione sporadike njerëzore para shpërthimit të Wuhan-it.

Ndërkohë, studiuesit nga Universiteti i Kentit në Mbretërinë e Bashkuar vlerësojnë se SARS-CoV-2 u shfaq më 17 nëntor 2019 dhe ishte përhapur globalisht deri në janar 2020.

Sidoqoftë, disa studime evropiane, në veçanti, kanë ngjallur kureshtjen e shkencëtarëve dhe kanë ndezur një debat.

Studime që sfidojnë nocionin aktual

Afati kohor aktual i përhapjes së SARS-CoV-2 në Evropë daton në janar 2020-tën, javë pasi u zbulua për herë të parë në Wuhan, Kinë, më 8 dhjetor 2019. Kjo është sipas të dhënave të disponueshme aktualisht.

Pacienti i parë në Evropë me COVID-19 u raportua më 24 janar 2020, në Bordo, Francë. Në të njëjtën ditë, dy raste të tjera u konfirmuan në Paris. Të tre kishin ardhur nga Kina.

Një javë më vonë, më 31 janar 2020, Italia konfirmoi dy rastet e para në Romë. Grupi i parë i madh u shfaq disa javë më vonë, më 21 shkurt 2020, në Codogno, Lombardi. Ajo ditë gjithashtu pa vdekjet e para të lidhura me COVID-19 në vend dhe fillimin e valës së parë.

Sidoqoftë, ka pasur disa pjesë të kërkimit retrospektiv që kanë sugjeruar se këto nuk ishin rastet e para.

Tetor 2019: Mostra gjaku nga shqyrtimi i kancerit në Itali

Një qendër kërkimore për kancerin në Itali botoi kërkime që ndezën shumë debate në lidhje me origjinën dhe përhapjen e SARS-CoV-2.

Hulumtimi, i cili u krye nga shkencëtarët nga laboratori VisMederi në Universitetin e Sienës dhe Instituti i Kancerit në Milano, fillimisht u shfaq në revistën 'Tumori' dhe më vonë u shfaq në MedxRiv pas një riprovimi të mostrave.

Studiuesit analizuan mostrat e gjakut të marra nga 959 vullnetarë të shëndetshëm gjatë një prove të shqyrtimit të kancerit të mushkërive në tetor 2019. Ata zbuluan se më shumë se 100 njerëz kishin zhvilluar antitrupa imunoglobulinë M të lidhur me koronavirus, antitrupa imunoglobulinë G, ose të dyja. Kjo i bëri shkencëtarët të besojnë se vullnetarët kishin kontraktuar kohët e fundit SARS-CoV-2.

Sidoqoftë, shkencëtarë të tjerë kanë vënë në dukje disa idiosinkraci në lidhje me studimin.

Për shembull, studiuesit nuk morën asnjë masë për të parandaluar zbulimin e antitrupave të tjerë të koronavirusit, siç janë ato nga ftohja e zakonshme.

Homologët holandezë të studimit – të udhëhequr nga virologu Prof. Marion Koopmans, nga Universiteti Erasmus në Roterdam, Holandë – gjithashtu shprehën se rezultatet pozitive të rreme ishin të mundshëm në situata të tilla me prevalencë të ulët.

Fillimi i dhjetorit 2019: Një djalë me simptoma të fruthit në Milano

Hulumtuesit nga Universiteti i Milanos vendosën të hetojnë një rast të veçantë nga fillimi i dhjetorit 2019. Ishte në një djalë nga Italia Veriore i cili kishte një skuqje të ngjashme me fruthin.

Studiuesit analizuan shtupat nga 39 persona, përfshirë djalin, të marra midis shtatorit 2019 dhe shkurtit 2020. I vetmi rezultat pozitiv i SARS-CoV-2 ishte ai i fëmijës.

Gazeta studimore tha se gjetjet sugjeruan që SARS-CoV-2 mund të kishte qarkulluar për rreth 3 muaj para rastit të parë të identifikuar në Itali.

Sidoqoftë, a ishte laboratori pa SARS-CoV-2, siç u tha?

Kritikët e studimit thonë se për shkak se studiuesit përdorën një mostër kontrolli nga dikush që kishte rezultuar pozitiv për SARS-CoV-2, mundësia e infektimit nuk ishte zero.

Dr. Tareen në lidhje më këtë çështje tha se “[Y] mund të imagjinoni [që] një laborator që bën testimin SARS-CoV-2, sot mund të kontaminojë aksidentalisht mostrat me ARN ose ADN, nëse nuk janë të kujdesshëm!”

Nëntor 2019: Një grua me skuqje nga Milano

Dermatologët ishin ndër ekspertët e parë mjekësorë që vunë re shenja të COVID-19 tek pacientët e tyre. Një shembull i tillë ndodhi në një paciente femër 25-vjeçare e cila u paraqit me një skuqje të lëkurës të ngjashme me rastet e shkaktuara nga COVID-i.

Dr. Raffaele Gianotti urdhëroi një biopsi të lëkurës për pacientën dhe kreu një studim me shpresën për të identifikuar pacientin zero të Italisë. Ai zbuloi molekulat SARS-CoV-2 në mostër.

Sidoqoftë, një hetim i mëvonshëm i OBSH -së dështoi, pasi pacientja nuk mund të gjendej më dhe Dr. Gianotti gjithashtu thuhet se vdiq në muajin mars. /Gazeta Shneta/

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more