Skip to main content

“Kosova si histori suksesi dhe Afganistanin i humbur qysh në fillim” plus 1 more Telegrafi Opinione

“Kosova si histori suksesi dhe Afganistanin i humbur qysh në fillim” plus 1 more Telegrafi Opinione


Kosova si histori suksesi dhe Afganistanin i humbur qysh në fillim

Posted: 31 Aug 2021 08:15 AM PDT

James Dobbins

Sapo Kabuli ra në duart e talebanëve, filluan analizat e humbjes së ShBA-së në Afganistan. Disa kritikë citojnë politika të gabuara dhe zbatim të dobët të tyre. Të tjerë theksojnë se përfshirja e ShBA-së në Afganistan ishte e destinuar të dështonte në një vend që është mbiquajtur "varreza e perandorive". Ndërsa, disa të tjerë (përfshirë edhe presidentin amerikan Joe Biden) shkojnë edhe më tutje, duke argumentuar se të gjitha misionet pas-ushtarake për rindërtim e stabilizim të vendeve të tjera përfundojnë ne dështimin që duhen shmangur në të ardhmen. Në fakt, dështimi i ShBA-së në Afganistan nuk ishte i pashmangshëm, por Uashingtoni bëri gabime të rënda qysh në fillimet e përpjekjeve për stabilizim.

Historikisht, ShBA-ja ka bërë shumë ndërhyrje ushtarake me synimin për të ndaluar agresione ushtarake, gjenocid, përhapjen e armëve bërthamore etj. Në rastin e Afganistanit, ndërhyri ushtarakisht për të ndaluar operacione terroriste që synonin të dëmtonin ShBA-në. Kur objektivi ushtarak arrihet, siç ndodhi në Afganistan në vitin 2001, vendi ndërhyrës ndodhet në një udhëkryq. Që episode të ngjashme mos të përsëriten duhet të zgjedhë mes këtyre alternativave:

1. Qëndrimi i përhershëm si forcë okupatore;

2. Rindërhyrje periodike ushtarake;

3. Ndërtimi i një regjimi vendas kompetent, që ta qeverisë vendin në paqe brenda vetes dhe me fqinjët.

Presidenti Bush vendosi të zgjidhte alternativën e tretë, por dështoi të kuptonte përmasat reale të sfidës që po merrte përsipër.

Kritikët më të ashpër të misioneve stabilizuese e rindërtuese pas-ushtarake përqendrohen tek dështimet e shkuara, si në Vietnam e Irak, pa përmendur histori të tjera suksesi, si Gjermaninë, Japoninë, Korenë e Jugut – dhe më afër në kohë, Bosnjën dhe Kosovën, ku NATO-ja e udhëhequr nga ShBA-ja i dha fund me sukses konflikteve të para të armatosura në Evropë qysh nga viti 1945. Një mësim i rëndësishëm mund të nxirret nga krahasimi i këtyre dy të fundit me Afganistanin: vendimet më kritike merren qysh në fillim të ndërhyrjes. Nëse ato janë të gabuara, ulen ndjeshëm gjasat e suksesit, sado të shpenzojë më vonë Uashingtoni. Ndërhyrja në Afganistan nuk ishte e destinuar të dështonte, por farat e dështimit u mbollën qysh më 2002.

Pas sulmit të al-Kaidës më 11 shtator 2001, ndërhyrja ushtarake në Afganistan ishte një domosdoshmëri për administratën Bush – një sulm tjetër katastrofik i al-Kaidës duhej parandaluar, duke i hequr asaj mundësinë të kishte një shtet të tërë nën hyqmin e saj. Por, Bushi nuk donte të mbante garnizone të përhershme amerikane në Afganistan. Ai zgjodhi të ndërtonte një regjim më miqësor, që të ishte në gjendje dikur ta qeveriste vetë vendin, duke mos lejuar që të ribëhej bazë terroristësh.

Pushtimi i Afganistanit shkoi fjollë, duke prodhuar një fitore të shpejtë e me kosto fare minimale. E gënjyer nga lehtësia e pushtimit të Afganistanit, administrata Bush mendoi se ngritja e një regjimi miqësor në vendin e pastruar nga talebanët do të ishte po aq e lehtë.

Gabimi i parë i administratës Bush ishte nënvlerësimi i vështirësive gjeografike gjatë procesit të planifikimit të ringritjes së Afganistanit, një vendi mijëra kilometra larg ShBA-së dhe i rrethuar nga fqinjë të fuqishëm grabitqarë, si Irani, Pakistani, Rusia e Kina. E vetmja mënyrë se si ShBA-ja mund të dërgonte furnizime, trupa e specialistë atje ishte përmes Pakistanit – një vend që nuk kishte të njëjtat objektiva me ato të ShBA-së (madje i sabotoi ato).

Një gabim tjetër ishte nënvlerësimi i demografisë së Afganistanit. Afganistani kishte dyfishin e popullsisë së Vietnamit të Jugut të viteve 1960. Zakonisht, numri i trupave ushtarake për milionë banorë është një faktor përcaktues për suksesin e misioneve të stabilizimit. Vetëm dy vjet para ndërhyrjes në Afganistan, NATO-ja e udhëhequr nga ShBA-ja dërgoi 50 mijë trupa për të stabilizuar Kosovën, një vend me vetëm 1.9 milionë banorë. Për krahasim, popullsia e Afganistanit ishte atëherë 21.6 milionë, ndërkohë që në fund të vitit 2002 vetëm tetë mijë ushtarë amerikanë ishin dislokuar në një vend 10 herë më të madh se Kosova dhe pa ushtri e polici funksionale. Me pak fjalë, nuk kishte mjaftueshëm ushtarë amerikanë për të ruajtur sigurinë në një vend që ata sapo e kishin marrë nën kontroll.

Arsyeja pse kishte aq pak ushtarë në terren lidhej me faktin se administrata Bush nuk donte që ata të merreshin me ruajtjen e paqes dhe sigurisë, por me ndjekjen dhe asgjësimin e celulave të mbetura të al-Kaidës. Gjithashtu, administrata Bush e keqfinancoi rindërtimin dhe stabilizimin e Afganistanit. Në Bosnjë, ShBA-ja dhe donatorët e tjerë ofruan vitet e para ndihmë ekonomike prej 16 miliardë dollarë në vit për milion banorë, ndërsa në Afganistan vetëm 50 milionë dollarë në vit për milion banorë – thjesht thërrime.

Administrata Bush bëri disa gabime të tjera, që e bënë suksesin eventual të pamundur. Fillimisht, nuk u bë asnjë përpjekje për të ngritur një ushtri e polici afgane. Siguria u la në dorë të kapobandave grabitqare lokale, që kishin qenë kundërshtarë të talibanëve. Nuk ekzistonte një strukturë e centralizuar për sigurinë dhe rindërtimin e Afganistanit. Ndërkohë, Uashingtonit iu deshën disa vite që të kuptonte se Pakistani, megjithëse ishte distancuar publikisht nga talebanët, e ndihmonte fshehtazi atë. Udhëheqja dhe trupat e mbetura talibane kishin gjetur strehë në zonat malore të Pakistanit në kufi me Afganistanin, ku përgatiteshin për fillimin e një lufte guerile ndaj trupave amerikane.

Falë këtyre gabimeve fatale, perspektiva e suksesit ishte e errët në fillimet e vitit 2003, kur administrata Bush e ktheu krejt vëmendjen tek pushtimi i panevojshëm i Irakut, ku kishte edhe më shumë konflikte të brendshme sektare dhe ku fqinjët ishin edhe më grabitqarë. Njësoj si në Afganistan, administrata Bush i nënvlerësoi vështirësitë e misionit stabilizues e rindërtues në Irak. Rezistenca antiamerikane u shfaq më herët në Irak, ndërkohë që talebanët po rigrupoheshin për të filluar luftën e vet guerilje. Ushtria amerikane u fut në mes dy zjarresh … Dhe, për sa kohë Bushi ndejti në Shtëpinë e Bardhë, as Iraku e as Afganistani nuk u stabilizuan.

Ai dështim i administratës Bush nuk ishte i pashmangshëm. Në qoftë se ShBA-ja do të kishte dërguar trupat dhe financimet e mjaftueshme për stabilizimin dhe rindërtimin e një vendi me gjeografinë dhe demografinë e Afganistanit, do të ishin rritur ndjeshëm gjasat për largimin dikur nga një shtet funksional, e jo të dështuar.

Gabimet e administratës Bush krijuan një problem në Afganistan, që ishte i pazgjidhshëm nga tre presidentët pasardhës. Problemi nuk ishte nëse do të fitohej apo do të humbej beteja për krijimin e një shteti funksional në Afganistan. Diskutohej vetëm nëse do të vazhdonte pafundësisht statuskuoja dëshpëruese në Afganistan, apo do të pranohej humbja dhe do të ktheheshin ushtarët amerikanë në shtëpi. Presidentët Barack Obama dhe Donald Trump ishin të prirë t'i tërhiqnin trupat në ShBA, por nuk e bënë këtë gjë sa ishin në Shtëpinë e Bardhë. Bideni më në fund e pranoi humbjen e ShBA-së dhe i ktheu ushtarët amerikanë në shtëpi… /Burimi: Foreign Affairs/Titulli origjinal: Afganistani ishte qëmoti i humbur/Në shqip nga: Java News/

The post Kosova si histori suksesi dhe Afganistanin i humbur qysh në fillim appeared first on Telegrafi.

Beogradi krimet i fsheh edhe nga vetja

Posted: 31 Aug 2021 01:30 AM PDT

Ku dhe kush i vrau e i zhduku civilët gjatë luftës në Kosovë?

Aleksandar Vuçiqi dhe Ivica Daçiqi e dinë këtë. E dinë mirë shërbimet zyrtare serbe që i transportuan kufomat e të masakruarve në vendet paraprakisht të përzgjedhura, për të fshehur krimet e kryera në Kosovë.

Regjimi në Beograd e di mirë çdo lokacion se ku janë varrosur apo zhdukur viktimat shqiptare. Nëse Vuçiqi e di mirë se krimin ndaj të rinjve serbë në lokalin "Panda" të Pejës e bëri shërbimi sekret serb, ku janë ata që e urdhëruan këtë krim. Dihen ata, por regjimi i Beogradit frikësohet; e di mirë se ato viktima do ta ndjekin edhe në gjumë.

Sa herë shënohet përvjetori i sulmeve ajrore të NATO-s mbi atë pjesën e mbetur të ish-Jugosllavisë që mbante emrin Republika Federative e Jugosllavisë (e përbërë nga Serbia e Mali i Zi), shumica e njerëzve në Serbi akoma nuk e ka të qartë se pse u bombardua vendi i tyre, shkruan historiani serb Damjan Pavlica. Në fjalorin e Serbisë ende dominon shprehja: "Agresioni i NATO-s". Kjo po bëhet pjesë e mitologjisë serbe sipas të cilës ndaj serbëve përherë është kryer padrejtësia.

Pavlica shton se NATO kishte arsye të fortë për intervenim ushtarak në Serbi. Sepse, në Kosovë ndodhte ajo që ishte provuar në Bosnje. Ai shton se duke i vlerësuar raportimet e shumta e të pavarura, si dhe vlerësimet e Gjykatës Ndërkombëtare për Krime Lufte, Ushtria, Policia dhe formacionet paramilitare serbe kanë garantuar dhe djegur vendbanimet shqiptare duke vrarë dhe dëbuar në mënyrë sistematike popullatën civile shqiptare. Masakra serbe në fshatin Abri e Epërme më 26 shtator 1998, ishte në fokus të të gjitha mediave ndërkombëtare perëndimore. Por, Sllobodan Millosheviqi vazhdoi me politikën e krimit. Në fillim të vitit 1999, qindra fshatra shqiptare u u shkatërruan. Përbrenda Kosovës u zhvendosen mbi 200 mijë civilë shqiptarë; 70 mijë kishin dalë në vendet fqinje e mbi 100 mijë kishin ikur në Perëndim. Kur njësitet speciale të policisë serbe e kryen masakrën në Reçak, u bë e qartë se bashkësia ndërkombëtare nuk do ta tolerojë më Millosheviqin. Mirëpo, pas fillimit të bombardimeve më 24 mars 1999, në vend që të ndalonte krimet, ai i intensifikoi ato në Kosovë.

Shumë shërbime shtetërore serbe morën pjesë në spastrimin etnik të Kosovës. Kamionët e Ushtrisë jugosllave dhe trenat e hekurudhave të Serbisë u shfrytëzuan për deportimin e popullatës drejt Maqedonisë së Veriut e Shqipërisë. Shërbimet komunale të Serbisë u angazhuan për transportimin në Serbi të kufomave të shqiptarëve të vrarë nëpër rrugë e nëpër shtëpi. Bota shpejt i kuptoi përmasat e spastrimit me "Operacionin Patkoi". Ishte e qartë se Millosheviqi kishte për qëllim zgjidhjen përfundimtare të çështjes shqiptare në Kosovë.

Vetëm tri javë pas fillimit të bombardimeve nga NATO-ja, Komisariati i Lartë për Refugjatë i OKB-së regjistroi gjysmë milionë shqiptarë të larguar nga Kosova. Deri në përfundim të bombardimeve, forcat serbe dëbuan 862 mijë e 979 shqiptarë (qindra mijëra të tjerë ishin të zhvendosur përbrenda territorit të Kosovës). Pushtetarët serbë qytetarëve të ndjekur ua konfiskonin dokumentet personale dhe çdo dëshmi tjetër, duke ua zhdukur kështu gjurmët e identitetit.

Gjatë këtyre operacioneve, për më pak se tre muaj u vranë 10 mijë shqiptarë. Me mijëra shtëpi u rrënuan nga artileria serbe, nga buldozerët apo nga zjarri e shpërthimet me eksploziv.

Pavlica thotë se serbët në Serbi shtireshin sikur nuk dinë asgjë nga këto. Gjatë gjithë asaj kohe, televizioni shtetëror serb RTS, transmetonte urat që shkatërronte NATO. Ndërkaq, shfaqeshin edhe serbët në strehimore, disa tek po luftonin kundër aviacionit të NATO-s – superfuqisë botërore. Pas kapitullimit të Millosheviqit dhe tërheqjes së Ushtrisë e Policisë serbe nga Kosova, RTS-i e vërshoi auditorin me pamje të kolonave të refugjatëve serbë dhe të disa kishave të djegura serbe. Prej atëherë, në çdo përvjetor të të ashtuquajturit "agresion i NATO-"s, regjimi i Beogradit përkujton veç viktimat serbe, refugjatët serbë, mbetjet e uraniumit të varfëruar dhe kinse jolegjitimitetin e bombardimeve. Askush nga zyrtarët nuk përmend as edhe me një fjalë shkaqet e vërteta të intervenimit e as krimet monstruoze që i kreu Serbia ndaj shqiptarëve të Kosovës.

"Do të kisha dëshirë që në rastin e ndonjë përvjetori të ardhshëm të 'agresionit të NATO-s', dikush nga zyrtarët e Republikës së Serbisë të thotë qartë se si paratë e taksapaguesve serbë u përdorën për shfarosjen dhe deportimin e organizuar të shqiptarëve", thotë Pavlica.

 

The post Beogradi krimet i fsheh edhe nga vetja appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more