26 viktima nga Covid-19 në Kosovë, ministri i Shëndetësisë: 6 nga personat që humbën jetën ishin të vaksinuar
26 viktima nga Covid-19 në Kosovë, ministri i Shëndetësisë: 6 nga personat që humbën jetën ishin të vaksinuar |
- 26 viktima nga Covid-19 në Kosovë, ministri i Shëndetësisë: 6 nga personat që humbën jetën ishin të vaksinuar
- Shëndeti mendor i punonjësit mbi të gjitha! Kompania “NIKE” i jep stafit një javë pushim
- Zbardhet dëshmia e infermierit të arrestuar në Korçë, pranon vjedhjen e ilaçeve të pacientëve me COVID-19
- Disa mënyra të dobishme për të rënë në peshë
Posted: 31 Aug 2021 07:59 AM PDT Sërish një numër i lartë viktimash u shënuan ditën e sotme në Kosovë, ku 26 qytetarë nuk ia dolën që të fitonin betejën me Covid-19. Mirëpo ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka bërë me dije se 6 nga pacientët që kanë humbur jetën kane qenë të vaksinuar kundër Covid-19. "Nga 26 pacientë janë 6 pacientë të cilët kanë qenë të vaksinuar, mirëpo nuk është e specifikuar me një apo dy doza. Mirëpo të gjithë me sëmundje shoqëruese", ka deklaruar ai. "Janë saktë 1 mijë e 269 pacientë tani në klinikat tona të COVID-19 dhe në spitalet tona. Është lajm i mirë që sot pas një kohe nga filloj ky eksplozion i virusit, sot ka pasur më shumë lëshime se sa pranime të pacientëve me COVID dhe kjo na gëzon pa masë. Ka disa ditë, një ose dy javë që janë duke u përgatitur të gjitha skenarët që të organizojmë edhe spitale ose të karakterit fushor ose të një grumbullim të qytetarëve. Me lajmet që i morëm sot nga SHSKUK, janë lajme që na gëzojnë dhe janë shpresëdhënëse se nuk do të ketë nevojë për një situatë të tilla", ka shtuar ai. |
Shëndeti mendor i punonjësit mbi të gjitha! Kompania “NIKE” i jep stafit një javë pushim Posted: 31 Aug 2021 06:18 AM PDT Stafit të kompanisë gjigante të Nike, në Oregon u është dhënë një javë pushim për të mbështetur shëndetin e tyre mendor, përpara kthimit në zyrë në shtator. Për një javë firma amerikane do të ndalojë së punuari për t'u dhënë punonjësve një pushim pas një viti të vështirë dhe me pandeminë e covid që vijon të jetë një kërcënim serioz për njerëzimin. "Merrni kohë për t'u çlodhur, për t'u çliruar dhe për të kaluar kohë me të dashurit tuaj", tha kreu i njohurive të firmës Matt Marrazzo, në një mesazh për stafin. Firmat e mëdha amerikane si Apple, Uber dhe banka Wells Fargo gjithashtu kanë vonuar planet që stafi të kthehet në zyrë, pasi infeksionet rriten në të gjithë SHBA, shkruan BBC. Duke bërë njoftimin në Linkedin javën e kaluar, Marrazzo i tha stafit të Nike: "Mos punoni", ndërsa shtoi se viti i kaluar ishte i vrazhdë dhe ata po jetonin një në kushte që rëndojnë shëndetin mendor. "Në një vit (ose dy) ndryshe nga të tjerët, marrja e kohës për pushim dhe shërim është çelësi për të pasur një performancë të mirë. Nuk është vetëm një javë pushimi për ekipin është një pranim që ne mund t'i japim përparësi shëndetit mendor dhe të vazhdojmë punën", shtoi ai. Sipas raporteve, ajo gjithashtu pasqyron faktin që Nike ka pasur një vit të suksesshëm, me shitjet e rritura dhe aksionet e saj po fitojnë 20%. |
Posted: 31 Aug 2021 01:49 AM PDT "BalkanWeb" zbardh detaje nga arrestimi i infermierit të Spitalit të Korçës, Nikolin Ciko, pasi kishte vjedhur ilaçet dhe pajisjet mjekësore të të sëmurëve me koronavirus dhe sëmundje tumorale, me vlerë 1 milion lekë. Siç mëson "BalkanWeb", infermieri Ciko ka pranuar vjedhjen e ilaçeve para uniformave blu. Burime bëjnë me dije për "BalkanWeb" se infermieri është shprehur se i vjedhur ilaçet për arsye borxhesh, madje ai ka shkuar edhe më tej, duke thënë se ka edhe një kredi për të shlyer. Nikolin Ciko, infermier në urgjencë, ka shërbyer gjatë periudhës së pandemisë, duke u marrë me pacientët me Covid, të cilëve mendohet t'u ketë shitur medikamentet e vjedhura. |
Disa mënyra të dobishme për të rënë në peshë Posted: 31 Aug 2021 12:10 AM PDT Hani një mëngjes me proteina. Ngrënia e mëngjesit me shumë proteina mund të zvogëlojë dëshirat dhe konsumimin e kalorive gjatë gjithë ditës. Shmangni pijet me sheqer dhe lëng frutash. Këto janë ndër gjërat më shume dhjamosëse që mund të futni në trupin tuaj. Pini ujë para ngrënies. Një studim tregoi se pirja e ujit gjysmë ore para ngrënies e rriti humbjen e peshës me 44% gjatë 3 muajve. Hani ushqime me fibra të tretshme. Studimet tregojnë se fibrat e tretshme mund të nxisin humbjen e peshës. Pini kafe ose çaj. Kafeina rrit metabolizmin tuaj me 3–11% . Bazoni dietën tuaj në ushqime të plota e të papërpunuara. Ata janë më të shëndetshme, japin ndjenjën e ngopjes dhe ka shumë më pak të ngjarë të shkaktojnë "overeating" (ngrënie të tepërt) sesa ushqimet e përpunuara. Hani ngadalë. Ushqimi shpejt mund të çojë në shtim të peshës me kalimin e kohës, ndërsa ngrënia ngadalë ju bën të ndjeheni më të plotë dhe rritin hormonet që zvogëlojnë peshën . Peshoni veten çdo ditë. Studimet tregojnë se njerëzit që peshojnë veten çdo ditë kanë shumë më shumë të ngjarë të humbin peshë dhe ta mbajnë atë te ulur për një kohë të gjatë . Bëni gjumë me cilësi të mirë. Gjumi është arsye e rëndësishme formale, dhe gjumi i keq është një nga faktorët më të mëdhenj të rrezikut për shtimin e peshës . |
You are subscribed to email updates from GAZETA SHËNDETI. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google, 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: