Skip to main content

“Nëntë viktimat e Zidanes te Real Madridi: I fundit Odegaard, në listë emra si Kovacic, Morata e Theo” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Nëntë viktimat e Zidanes te Real Madridi: I fundit Odegaard, në listë emra si Kovacic, Morata e Theo” plus 9 more Telegrafi Futboll


Nëntë viktimat e Zidanes te Real Madridi: I fundit Odegaard, në listë emra si Kovacic, Morata e Theo

Posted: 21 Jan 2021 03:19 PM PST

Martin Odegaard është lojtari i fundit në listën  gjatë të  lojtarëve të rinj shumë premtues që i ka larguar Zinedine Zidane, gjatë epokës së tij si trajner i Real Madridit.

Norvegjezi dëshiron të largohet nga Real Madridi, pasi nuk po gjen minuta në klubin mbretëror prej se u kthye nga huazimi i tij në Real Sociedad.

Marca ka zgjedhur edhe tetë viktimat të tjera të ngjashme, sikurse rasti i norvegjezit.

Morata: Një nga të parët që u largua

Sa ishte në Real Madrid, Alvaro Morata kishte një nga sezonet më të mira në karrierën e tij.

Sidoqoftë, kur u bë e qartë se Karim Benzema mbetet opsioni i parë, Real Madrid e shiti atë te Chelsea për 80 milionë euro.

Kovacic: Nuk e ktheu nga huazimi  

Në herën e parë kur ishte Zidane, ai e pa Mateo Kovacic një nga lojtarët kryesor të mesfushës së tij, duke e futur kur asnjë prej Luka Modric ose Toni Kroos nuk ishin të padisponueshëm.

Sidoqoftë, dëmtimet e penguan formën e tij dhe në sezonin vijues dhe ai shkoi si huazim te Chelsea.

Kur Zidane u kthye, ai kishte mundësinë të kthente kroatin në klub në fillim të sezonit 2019/20, por lejoi shitjen përfundimtare të tij.

Theo Hernandez: Situatë e çuditshme

Ylli i Milanit nuk u vlerësua kurrë gjatë kohës sa ishte në Santiago Bernabeu.

Kur erdhi në verën e vitit 2017, ai nuk luajti nën drejtimin e Zidanes në sezonin e tij të parë, para se të huazohej te Real Sociedad.

Kur Zidane u kthye, nuk e ktheu Hernandezin. Ai nënshkroi për AC Milan për 21 milionë euro.

Ceballos: Gjithmonë hije

Zidane gjithmonë e ka parë Dani Ceballos si tepricë. Në herën e parë kur ishte trajner, Isco ishte zgjedhja e tij e parë, ndërsa herën e dytë kur u kthye trajner Ceballos qëndronte në stol.

Tani, Ceballos është në sezonin e tij të dytë si huazim te Arsenal.

Brahim Diaz: Zidane e pëlqente, por nuk e fuste

Zidane gjithmonë ka thënë se i pëlqen mesfushori sulmues i lindur në Malaga, por gjithmonë ka justifikuar mungesën e minutave, duke thënë se ka në skuadër shumë konkurrencë në pozicionin e tij.

Sezonin e kaluar, Brahim luajti vetëm 10 ndeshje dhe, si rezultat, ai vendosi të provojë fatin e tij në AC Milan.

Reguilon: Ai u largua, Mendy erdhi

Në fillim të sezonit të kaluar, Sergio Reguilon pritej të ishte në stol, por trajneri francez e kërkoi Ferland Mendy për të plotësuar vendin e Marcelos, kështu që ish-lojtari u huazua te Sevilla.

Tani ai është në huazim te Tottenham.

Llorente: Shpërtheu te Atletico Madridi

Pas kthimit nga e huazimi te Alaves në verën e vitit 2017, Marcos Llorente luajti vetëm 20 ndeshje nën drejtimin e Zidanes në atë sezon.

Pasi fitoi besimin te Santiago Solari, kthimi i Zidanes bëri që ai të luajë më pak dhe të kërkonte një klub tjetër.

Në fillim të sezonit 2019/20, ai u transferua në Atletico Madrid , ku po luan rregullisht dhe me shumë sukses.

Jovic: Zidane e donte, por …

Çështja e Luka Jovic është një çështje e çuditshme. Sulmuesi, të cilin Zidane e kishte kërkuar në mënyrë specifike, i kushtoi Real Madrid plot 60 milionë euro, por ai nuk arriti të përshtatej.

Ai u kthye nga erdhi, te Eintracht Frankfurt si huazim këtë janar. /Telegrafi/

The post Nëntë viktimat e Zidanes te Real Madridi: I fundit Odegaard, në listë emra si Kovacic, Morata e Theo appeared first on Telegrafi.

Zyrtare: Milik nënshkruan me Marseillen

Posted: 21 Jan 2021 03:11 PM PST

Arkadiusz Milik më në fund e ka përfunduar transferimin e tij te Olympique Marseille, ku kalon si huazim me detyrim blerje.

Ai fluturoi sot për në Francë, ku i kaloi testet mjekësore para se klubit ta zyrtarizojë në mbrëmje.

Marseille do të paguajë 8 deri në 9 milionë euro, ku parashihen edhe bonuse prej 3-4 milionë euro.

 

Napolin do të marr edhe 20 për qind të lëvizjes së ardhme të lojtarit polak.

Para se të largohej, polaku u detyrua të nënshkruante një kontratë të re me Napolin deri në qershor 2022, por kjo ishte thjesht formalitet pasi Marseille ka nënshkruar me të për 18 muaj huazim me detyrimin blerje.

 

Milik mbush 27 vjeç dhe Napoli e bleu atë nga Ajax në vitin 2016 për 32 milionë euro.

Polaku do ta bartë fanellën me numrin 19, që për shumë vite është bartur nga legjenda shqiptare e këtij klubi, Lorik Cana. /Telegrafi/

The post Zyrtare: Milik nënshkruan me Marseillen appeared first on Telegrafi.

Muriqi duhet të pres që t’i gëzohet golit të parë zyrtar me fanellën e Lazios – goditja me kokë e tij ndaj Parmas është shkruar autogol pas prekjes se portierit

Posted: 21 Jan 2021 02:59 PM PST

Lazio ka shënuar fitore në ndeshje me Parman në kuadër të Kupës së Italisë me rezultat 2-1, fitore që e dërgon në çerekfinale ku e pret Atalanta.

Sulmuesi ynë Vedat Muriqi luajti gjatë gjithë ndeshjes, duke patur një paraqitje të shkëlqyeshme.

Ai në pjesën e parë rrezikoi disa herë, duke goditur edhe shtyllën.

Muriqi e gjeti edhe golin në minutën e 90-të, por prekja e portieri të Parmas, Simone Colombi, ka bërë që goli të shënohet si autogol i portierit nga federata italiane.

Sa i pafat Vedat Muriqi në pjesën e parë, shtylla dhe portieri ia mohojnë golin Sa i pafat Vedat Muriqi në pjesën e parë, shtylla dhe portieri ia mohojnë golin

Pasi që federata e ka konsideruar si të tillë edhe mediat italiane e kanë raportuar si autgol.

 

Në anën tjetër Lazio të gjitha meritat e golit ia dedikon sulmuesit tonë, duke e uruar për golin e parë.

 

Muriqi për golin e parë zyrtar duhet të pres ende, por me formën e treguar sonte, nuk do të vonojnë edhe shumë gola të tjerë. /Telegrafi/

The post Muriqi duhet të pres që t'i gëzohet golit të parë zyrtar me fanellën e Lazios – goditja me kokë e tij ndaj Parmas është shkruar autogol pas prekjes se portierit appeared first on Telegrafi.

Notat e lojtarëve, Liverpool 0-1 Burnley: Portieri Pope lojtar i ndeshjes

Posted: 21 Jan 2021 02:48 PM PST

Liverpooli ka pësuar humbje në shtëpi ndaj Burnleyt me rezultat 1-0, që është edhe humbja e parë pas 68 ndeshjeve në 'Anfield'.

Me këtë humbje Liverpooli mbetet në vendin e katërt me gjashtë pikë më pak se lideri Manchester United.

Në këtë ndeshje nga minuta e parë luajti Xherdan Shaqiri që është vlerësuar me niton 6.7, e që ishte prej më të mirave te Liverpooli.

Lojtari i ndeshjes doli të jetë portieri i mysafirëve Nick Pope që është vlerësuar me notën 8.3.

Ai bëri gjashtë pritje në këtë ndeshje.

Notat e lojtarëve të Liverpoolit

Notat e lojtarëve të Burnleyt

/Telegrafi/

The post Notat e lojtarëve, Liverpool 0-1 Burnley: Portieri Pope lojtar i ndeshjes appeared first on Telegrafi.

Dy penallti të humbura dhe pas vazhdimeve Barcelona kalon raundin në Kupë e Mbretit

Posted: 21 Jan 2021 02:35 PM PST

Barcelona ka fituar ndaj Cornellas si mysafir me rezultat 2-0, në kuadër të 1/16 të Kupës së Mbretit.

Katalunasit në këtë ndeshje humbën dy penalti gjatë kohës së rregullt, ndërsa vetëm pas vazhdimeve kaluan tutje.

Miralem Pjanic humbi penalltinë në fundin e pjesës së parë, ndërsa Ousmane Dembele në fund të ndeshjes.

Barcelona kishte shumë raste në këtë ndeshje, por arriti të shënojë vetëm pas kohës shtesë.

Ousmane Dembele shënoi në minutën e 92-të për 1-0.

 

Kur pritej qe ndeshja të mbyllej edhe Martin Braithwaite gjeti golin për 2-0. /Telegrafi/

 

 

The post Dy penallti të humbura dhe pas vazhdimeve Barcelona kalon raundin në Kupë e Mbretit appeared first on Telegrafi.

Vedat Muriqi ‘heroi’ i Lazios – goli i tij e dërgon në çerekfinale të Kupës së Italisë

Posted: 21 Jan 2021 02:17 PM PST

Lazio ka shënuar fitore ndaj Parmas me rezultat 2-1 në kuadër të 1/16 të Kupës së Italisë, duke kaluar në çerekfinale.

Vedat Muriqi luajti nga minuta e parë në këtë ndeshje ku kishte një paraqitje shumë të mirë.

Në pjesën e parë Muriqi fillimisht ë në rastin e parë qëlloi shtyllën në minutën e 14-të pas një goditje të mirë.

Shtatë minuta më vonë u ndalë nga portieri Simone Colombi, edhe pse goditja ishte  e fuqishme.

 

Pas këtyre rasti erdhi edhe goli i Lazios, kur shënoi Marco Parolo në minutën e 23-të.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.

Në pjesën e dytë Parma ishte më serioz, kur rrezikoi disa herë.

Valentin Mihaila i barazoi shifrat në minutën  83-të të ndeshjes, duke shënuar për 1-1.

Por në minutën e fundit të kohës së rregullt një goditje me kokë e Vedat Muriqit u kthye në gol për 2-1.

 

Lazio pas kësaj fitorje kalon në çerekfinale të Kupës së Italisë. /Telegrafi/

The post Vedat Muriqi 'heroi' i Lazios – goli i tij e dërgon në çerekfinale të Kupës së Italisë appeared first on Telegrafi.

Liverpooli ka harruar të fitojë – pëson humbjen e parë në shtëpi këtë sezon nga Burnley

Posted: 21 Jan 2021 01:56 PM PST

Burnley e ka befasuar Liverpoolin në 'Anfield' duke e mposhtur me rezultat 1-0, e që është humbja e parë e The Reds në shtëpi këtë sezon.

Liverpooli nuk e ka nisur mirë vitin 2021, ku ndeshjet pa fitore vetëm po shtohen.

Kësaj radhe ishte radha e Burnleyt që të merrte pikë nga kampioni në fuqi, madje të tria.

Pjesa e parë nuk solli shumë, pasi ishte vetëm një rast në Divock Origi në minutën e 44-të, por që nuk solli asgjë.

Edhe në të dytë Liverpooli rrezikoi me Trent Alexander Arnolld dhe Mohamed Salah, por pa sukses.

Në minutën e 82-të, mysafirët fituan penallti.

 

Ashley Barnes ishte i saktë nga pika e bardhë për të shënuar për 1-0.

Roberto Firmino kishte rastin të barazonte në minutën e fundit të kohës së rregullt, por nuk ishte i saktë.

Me këtë humbje Liveprooli mbetet në vendin e katërt me 34 pikë, gjashtë më pak se lideri Manchester United. /Telegrafi/

The post Liverpooli ka harruar të fitojë – pëson humbjen e parë në shtëpi këtë sezon nga Burnley appeared first on Telegrafi.

Zbulohet se si do të duket Superliga e Evropës: 20 klube, dy grupe, miliona euro për pjesëmarrësit

Posted: 21 Jan 2021 01:46 PM PST

Një draft prej 18 faqesh ka dalë në dritë ku përmban informacion në lidhje me strukturën se si do të duket Superligës Evropiane.

Gjashtë klube të Ligës Premier janë mesin e 15 anëtarëve themelues dhe të përhershëm, me Real Madridin, Manchester Unitedin, Liverpoolin dhe AC Milanin – të cilët do të kenë një vend të sigurt  – duke luajtur një rol të rëndësishëm në krijimin e turneut të ri.

Mediumi Times publikoi dokumentin, ku zbulohen emrat e gjashtë klubeve angleze që do të marrin pjesë, si Liverpool, Manchester City, Arsenal, Chelsea, Tottenham Hotspur dhe Manchester United.

Atyre do tu bashkohen me tre skuadra nga La Liga, tre nga Serie A, dy skuadra nga Gjermania dhe një klub francez.

Për të filluar garën, 15 klubet themeluese do të marrin nga 350 milionë euro.

Banka e investimeve JPMorgan Chase do të qëndrojë prapa financimit të garës dhe 15 klubet e lartpërmendura do të ndajnë fillimisht një grant fillestar prej 3.5 miliardë eurosh për të shpenzuar në fusha futbolli, ambiente trajnimi ose për të ekuilibruar librat e tyre pas krizës COVID-19.

Të drejtat e TV dhe të ardhurat nga sponsorizimi do të ndahen: 32.5 për qind e tyre do të shpërndahet për 15 themeluesit e ligës dhe 32.5 për qind të tjera që do të ndahen midis të gjitha 20 klubeve të Superligës.

Paratë do të shpërndahen në të njëjtën mënyrë si sistemi i bazuar në merita që e aplikon Liga Premier, varësisht nga vendi ku klubet përfundojnë në garë ose grup, në rast se nuk arrijnë fazën e nokautit.

Sipas The Times, Superliga do të përbëhet nga dy grupe me nga 10 dhjetë klube secili, të cilët do të luajnë si brenda ashtu edhe jashtë.

Katër kryesuesit e secilit grup do të përparojnë në çerekfinale të cilat, pastaj gjysmëfinale, ku do të zhvillohen nga dy ndeshje.

Ndeshjet do të zhvillohen në mesjavë për t’i dhënë klubeve mundësinë për të vazhduar garën në ligat e tyre të brendshme.

Të gjitha klubet do të kenë mundësi të fitojnë më shumë nga të drejtat televizive.

Ndërkohë, një rregull që pitet të vendoset është edhe ai që do të nënshkruhet nga 20 pjesëmarrësit, ku paratë e fituara, do të mund t'i investojnë deri 55 për qind të të ardhurave të tyre për paga dhe transferime.

Ky draft dhe takimi i fundit midis presidentit të Real Madridit, Florentino Perez dhe shefit të Shoqatës së Klubeve Evropiane, Andrea Agnelli, kanë alarmuar FIFA-n që lëshoi ​​një deklaratë duke paralajmëruar klubet që mendonin të merrnin pjesë në Superligë për pasoja të vështira.

Madje ata kërcënuan se çdo lojtarë apo klub që merr pjesë në këtë garë do të përjashtohen nga garat që i organizon FIFA.

Real Madrid pritet të jetë në ballë të krijimit të kësaj ligë të re pasi Perez ka njoftuar tashmë në asamblenë e anëtarëve të klubit. /Telegrafi/

The post Zbulohet se si do të duket Superliga e Evropës: 20 klube, dy grupe, miliona euro për pjesëmarrësit appeared first on Telegrafi.

Sa i pafat Vedat Muriqi në pjesën e parë, shtylla dhe portieri ia mohojnë golin

Posted: 21 Jan 2021 01:10 PM PST

Vedat Muriqi po zhvillon një ndeshje të mirë me fanellën e Lazios në përballje me Parman në kuadër të Kupës së Italisë.

Sulmuesi ynë po luan nga minuta e parë dhe po del të jetë i rrezikshëm për mbrojtjen mysafire.

Ai fillimisht në rastin e parë qëlloi shtyllën në minutën e 14-të pas një goditje të mirë, ndërsa shtatë minuta më vonë u ndalë nga portieri Simone Colombi.

 

Pas këtyre rasti erdhi edhe goli i Lazios, kur shënoi Marco Parolo.

Mbetet të shihet se a do ta gjejë Muriqi golin e parë me fanellën e Lazios në pjesën e dytë. /Telegrafi/

The post Sa i pafat Vedat Muriqi në pjesën e parë, shtylla dhe portieri ia mohojnë golin appeared first on Telegrafi.

Wayne Rooney: Manchester United do të fitojë titullin në Ligën Premier këtë sezon

Posted: 21 Jan 2021 01:01 PM PST

Wayne Rooney ka thënë se pret që Manchester United të fitojë titullin e Ligës Premier këtë sezon.

United e fitoi për herë të fundit titullin në vitin 2013, që ishte sezoni i fundit i Sir Alex Ferguson me këtë klub.

Manchester United u kthye lider kur fituan me rikthim ndaj Fulham me rezultat 2-1.

Trajneri i Derbyt, Rooney, pesë herë fitues i Ligës Premier në Old Trafford, ndjen se të sapoardhurit kanë rivendosur një mentalitet fitues në klub dhe i kanë dhënë Paul Pogbas lirinë që të lulëzojë te United.

“Vitet e fundit, Manchester United nuk ka qenë i gatshëm të sfidojë për titullin, por tani ata kanë sjellë lojtarë si Fernandes dhe Cavani – lojtarë me një mentalitet fitues – që ka ndihmuar shumë”.

“Dhe tani skuadra është sfiduese për titullin në Ligën Premier. Unë u thashë trajnerëve në zyrë këtu gjashtë javë më parë se mendoja që Manchester United do të fitonte Ligën Premier. Unë e ndiej akoma sot".

“Paul Pogba do të ketë një pjesë të madhe për të luajtur në këtë sezon. Ata lojtarë që janë sjellë me mentalitet fitues do t'ia lehtësojnë pak presionin që është në të, dhe ai tani mund të tregojë cilësinë e tij në fushë”, ka thënë Rooney. /Telegrafi/

The post Wayne Rooney: Manchester United do të fitojë titullin në Ligën Premier këtë sezon appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more