Skip to main content

Muriqi e kualifikon Lazion në çerekfinale të Kupës së Italisë

Muriqi e kualifikon Lazion në çerekfinale të Kupës së Italisë


Muriqi e kualifikon Lazion në çerekfinale të Kupës së Italisë

Posted: 21 Jan 2021 02:28 PM PST

Goditja e Vedat Muriqit me kokë në fund të ndeshjes ka bërë që Lazio të kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Italisë duke fituar kundër Parmës me rezultat 2-1.

Ndeshja Lazio-Parma ka përfunduar me rezultat 2-1 në kohën e rregullt.

Vedat Muriqi ka goditur furishëm topin me kokë gjë që nga shtylla topi ka prekur shpinën e portierit duke bërë që ky i fundit të shënoi autogol.

Pjesa e parë e kësaj ndeshjeje ishte e Lazios pasi që ata vazhdimisht sulmuan dhe arritën që të shënojnë gol në minutën e 23-të te ndeshjes.

 

Ishte Marco Parolo që shënoi një gol të bukur në minutën e 23 të ndeshjes me kokë.

Me këtë rezultat të ngushtë përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë Parma pati disa raste për gol dhe arriti që të barazojë rezultatin në minutën e 83-të me anë të Victori Mihaila.

E kur mendohej që ndeshja do të shkonte në vazhdime në skenë doli Vedat Muriqi.

Acerbi bëri një krosim të mirë në zonë në minutën e 90-të dhe aty ishte Muriqi i cili e goditi topin me kokë.

Topi goditi shtyllën kurse nga shtylla përfundoi në shpinë të portierit Colombi duke u shënuar kështu goli i dytë në minutën e 90-të.

Kjo fitore e kualifikon Lazion në çerekfinale ku do të luajnë me Atalantan. /GazetaExpress/

“E prishi aksionin në Karaçevë” – Qalaj me akuza të rënda ndaj Agim Veliut

Posted: 21 Jan 2021 02:25 PM PST

Ish-drejtori i Përgjithsëm i Policisë së Kosovës, tani anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës ka folur rreth aksionit të Policisë së Kosovës që ishte zhvilluar para disa muajsh në Karaçevë.

Qalaj në Pressing të T7 ka thënë se ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu e kishte dëmtuar këtë operacion.

Tutje ai tha se kryeministri Hoti ishte treguar i pasinqert kur kishte thënë se ky operacion nuk ka qenë i suksesshëm. Madje ai tha se i ka sms-at me Hotin në telefon ku ky i fundit e kishte përgëzuar për operacionin e kryer atje.

"Në fakt aksioni për Karaçevë është përgatitur më shumë se një vit. Normalisht për lokacione të ndishme ne duhet të informojmë edhe ministrin respektivisht kryeministrin, jo për shkak se na duhet leje nga ta por për shkak të ndjesisë së lokacionit. Ne e kemi kryer këtë aksion. Në fakt ky operacion është dëmtuar nga ministri Veliu i cili në të njëjtën ditë në parlament ka thënë "shumë shpejt do të shihni veprimin në Karaqevë", një ministër që absolutisht nuk duhet të flasë për çeshtje operative të Policisë së Kosovës. Edhe kryeministri Hoti ka qenë i pasinqert, nuk po du më përdor ndonjë fjalë të rëndë për të. Unë i kam sms-at në telefon më të ku më përgëzon se operacioni ka qenë i suksesshëm ndërsa del publikisht thotë se operacioni nuk ka qenë i suksesshëm", ka thënë Qalaj./Express/

Fadil Nura e Mergim Lushtaku marrin mbështetjen e qytetarëve të Drenasit

Posted: 21 Jan 2021 02:19 PM PST

Kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës, Fadil Nura e Mergim Lushtaku, kanë mbledhur qytetarët e Drenasit në kuadër të parafushatës për zgjedhjet nacionale të 14 shkurtit. Në rrjetin social facebook, Nura ka shkruar se në mesin e qytetarëve të Drenasit ekziston entuziazëm i jashtëzakonshëm.

"Mobilizim i jashtzakonshëm në Drenas, qytetarët janë të vetëdijshëm se Partia Demokratike e Kosoves mbetet opsioni i vetëm i tyre për një të ardhme të sigurt!", ka shkruar Nura në rrjetin social facebook.

Sami Lushtaku, ndez motorrët e PDK-së në Drenicë, përkrahje e madhe në Prekaz e Runik (FOTO)

Posted: 21 Jan 2021 02:16 PM PST

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Sami Lushtaku, kandidatë për deputetë dhe struktura të degës së PDK-së në Skenderaj, në takime të ndara, kanë bashkëbiseduar me qytetarë të Runikut dhe të Prekazit. Në Prekazin e vogël ishte një tendë për t'i zënë të gjithë të interesuarit për ta takuar Lushtakun. Simpatizantë e anëtarë të PDK-së janë zotuar se në Prekaz, vota është përherë për Sami Lushtakun.

"Prekazi si gjithmonë, fuqishëm e masivisht në mbështetje të Partisë Demokratike të Kosovës. Ky mobilizim dhe kjo përkrahje mesazh të vetëm e ka fitoren e PDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit", ka shkruar Lushtaku në rrjetin social facebook.

Ndërkaq, në Runik, Lushtaku ka takuar qytetarët, të cilët janë mbledhur edhe nga fshatra të afërta. Edhe në këtë bashkëbisedim, ata janë zotuar, se Partia Demokratike është subjekti i vetëm politik që mund ta drejtojë Kosovën.

"Runiku ka qenë dhe mbetet vatër e Partisë Demokratike të Kosovës. Mbështetja për Partinë Demokratike të Kosovës nga këtu është pjesë e traditës të cilën Runiku e vazhdon për 20 vite me radhë. Vota për PDK-në është votë për Kosovën!", ka shkruar Lushtaku ne rrjetin social facebook.

 

Familjet në konflikt se kush do ta marrë 3-vjeçaren që mbijetoi nga aksidenti në Rrugën e Kombit

Posted: 21 Jan 2021 01:07 PM PST

Pak ditë më parë një aksident i rëndë ndodhi në Rubik, ku katër pjesëtarë të familjes Avdiaj humbën jetën. Blerim Avdiaj 50 vjeç, Anjeza Avdiaj 34 vjeçe, Medine Avdiaj 5 vjeç dhe Klejdi Koçi 11 vjeç, ndërruan jetë natën e aksidentit, si pasojë e një parakalimi të gabuar.

Familja jetonte në Zvicër dhe kishin ardhur në Shqipëri për plotësim dokumentesh. Anjëza kërkonte që të merrte Klejdin, djalin e saj nga martesa e parë.

Humbën 4 pjesëtarë të familjes në aksident,

Ndërkohë nga ky aksident mbeti e plagosur rëndë Vjoleta Avdiaj 3 vjeçe, vajza e vogël e Blerimit me Anjezën. Ajo ndodhet në spitalin e Traumës dhe jashtë rrezikut për jetën, edhe pse ka fraktura në dy gjymtyrët e poshtme.

Sot ishin në një lidhje "Skype" me emisionin "Shqipëria Live" familjarët e Blerim Avdiajt, të cilët thanë se duan që vajzën e vogël ta marrin në Zvicër. Por sipas tyre, familjarët e Anjezës nuk e lejojnë një gjë të tillë, shkruajn^ mediat në Shqipëri.

"Nuk kemi pasur asnjëherë probleme me familjarët e Anjezës. Me Blerimin kam folur me të një ditë para ngjarjes. Ai ka folur më një shok të tij dhe i ka thënë se çdo gjë është mirë", tha e afërmja e Blerimit.Humbën 4 pjesëtarë të familjes në aksident,

Ndërkohë vajza e të ndjerit tha se nuk kanë shans që të shohin vajzën e vogël. "Na jena 3 motra e dy vëllezër. Kemi humbur nënën e babanë. Kemi ngelur vetëm. Ajo është gjaku im, krejt gëzimi jonë. Kemi pas kontakt me familjen e Anjezës, por nuk shkojmë dot ta shohim. Ajo është e sëmurë, ka thyer këmbën. Ne po presin që ajo të shërohet. Nuk na lejojnë. Ajo është e vogël dhe nuk e kupton se çfarë ka ndodhur e po ndodh. Kur ajo të bëhet sa më mirë, ne duam që të ikim që ta marrim. Por nuk mund të shkojmë që tani", tha vajza e Blerimit nga martesa e parë.

Ndërkohë për të sqaruar të gjithë këtë, ndërhyri kunati i Blerimit, Hyseni. Ky i fundit tha se jemi të kënaqur që nga ky aksident ka shpëtuar vajza 3-vjeçare.Humbën 4 pjesëtarë të familjes në aksident,

"Ne dëshirojmë që ta marrim sa më shpejt e që të shërohet në Zvicër. Të dielën u bë varrimi i tyre, por në atë moment kemi patur probleme me mikun e mikut. Me një mik të prindërve të Anjezës. Ai na bëri diçka të keqe dhe na tha se nuk mund ta marrim vajzën në Zvicër, por do të qëndrojnë në Shqipëri. Ata donin të kapeshin me ne, nuk e gjetëm një gjuhë të përbashkët me ta.

Ama vajza i ka 3 motra e dy vëllezër nga martesa e parë e Blerimit. Ajo ka nënshtetësi zvicerane", tha Hyseni.

Pse u arrestua pronari i barnatores më të madhe në Prishtinë ‘Rexall’, prokuroria jep detaje

Posted: 21 Jan 2021 10:29 AM PST

Një aksion i policisë dhe Doganës së Kosovës u realizua dje në qendër të Prishtinës.

Ky aksion çoi në arrestimin e pronarit të një prej barnatoreve më të frekuentuara në kryeqytet, e njohur si 'Rexall'.

Arrestim i pronarit të barnatores është konfirmuar për lajmi.net nga Dogana e Kosovës.

Në një përgjigje të shkurtër u tha se është realizuar arrestimi me urdhër të prokurorit të rastit gjatë ditës së djeshme.

Lidhur me këtë, lajmi.net ka kontaktuar Prokurorinë Themelore në Prishtinë, të cilët edhe kanë bërë të ditur se ndaj të njëjtit është paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Arrestimi i tij është bërë nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprat penale "Kontrabandim i mallrave" si dhe "Shmangie nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore".

"Referuar pyetjeve të parashtruara nga ana juaj, për personin në fjalë ju njoftojmë se, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se i njëjti ka kryer veprat penale "Kontrabandimi i mallrave ", nga neni 311 të KPRK-së dhe "Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore", nga neni 312 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.Po ashtu, ju njoftojmë​ se Prokurori i Shtetit, ndaj të njëjtit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë", u tha në përgjigjen e zyrës për media nga Prokuroria.

Në të njëjtën barnatore ku është arrestuar personi i dyshimtë ditë më parë ishte vënë një zjarr, i cili edhe kishte shkaktuar dëme të mëdha.

Vënia e zjarrit në lokalin e kësaj barnatore ishte xhiruar edhe në kamerat e pronarëve të barnatores, por që nuk janë dhënë detaje shtesë lidhur me rastin.

Duhet përkujtuar që barnatorja në fjalë ishte bastisur edhe më parë nga organet kompetente, si një nga barnatoret e dyshuara për veprat e lartcekura./Lajmi.net/

PDK ia merr edhe një anëtar AAK-së, kësaj radhe një nënkryetar

Posted: 21 Jan 2021 10:25 AM PST

Partia Demokratike e Kosovës përmes një njoftimi që kanë bërë në faqen e tyre në Facebook, kanë treguar se programit të rimëkëmbjes iu është bashkuar edhe Ramadan Gashi, i cili ka qenë anëtar i Këshillit Drejtues të AAK-së në qendër dhe nënkryetar i degës së Rahovecit.

"Rimëkëmbjes iu bashkua edhe Ramadan Gashi, anëtar i Këshillit Drejtues të AAK-së dhe nënkryetar i degës së kësaj partie në Rahovec.", ka shkruar PDK, derisa kanë shpërndarë një fotografi ku Ramadan Gashi shihet me kryetarin e PDK-së dhe kandidatin për kryeministër Enver Hoxhaj.

"Kryetari dhe kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj i uroi mirëseardhje z. Gashi duke e konsideruar si një vlerë të shtuar për PDK-në të cilës po i bashkohen në vazhdimësi personalitete politike, shoqërore dhe intelektualë të fushave të ndryshme..", thotë njoftimi nga PDK.

Tutje, në njoftim shkruan se Ramadan Gashi, si pjesë e politikës dhe si inxhinier ka dhënë kontributin e tij të madh për shtetndërtimin dhe çështjen kombëtare.

"Ramadan Gashi, si pjesë e politikës dhe si inxhinier ka dhënë kontributin e tij të madh për shtetndërtimin dhe çështjen kombëtare. Kontributin do ta vazhdojë edhe në PDK, si pjesë e programit më të mirë të Rimëkëmbjes! Mirë se erdhe Ramadan! thuhet më tutje.

Mevlani i vonohet në takim, Lediana qan

Posted: 21 Jan 2021 10:21 AM PST

Një moment të pakëndshëm ka kaluar Lediana në takimin me Mevlanin, ndërsa e priti këtë të fundit për një orë.

E mesa duket, Lediana e ka përjetuar keq këtë vonesë, ndërsa tha se u prek vërtetë shumë, aq sa edhe qau.

Ajo shtoi se nuk kishte pritur kurrë një mashkull kaq gjatë, duke theksuar se pasi mbërriti, Mevlani madje nuk kërkoi as të falur.

"Atë ditë lash takim me dentisten se kisha dhimbje dhëmbi. Mevlanin po e prisja dhe kur i tha produksionit që ka trafik, ok e besova. U preka sepse ishte hera e parë që prisja një mashkull. U futa brenda që mos më shihnin të prekur dhe lotët rrodhën", tha ajo.

Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Posted: 21 Jan 2021 10:19 AM PST

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë dy ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale diellore.

Vranësirat herë-herë do të dendësohen, kështu që vende-vende do të sjellin reshje shiu të intensitetit të ulët deri mesatar. Për shkak të prezencës së masave të ajrit nga drejtimi i jugut dhe juglindjes, nuk parashihet të ketë ngrica, ndërsa mjegull të dobët parashihet vetëm për rreth viseve të larta.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugut dhe juglindjes me shpejtësi 1-6m/s.

Lladrovci: Ju ftoj të jeni syçelë se kujt po ia jepni votën

Posted: 21 Jan 2021 09:12 AM PST

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka porositur qytetarët e tij të jenë syhapur se kujt ia japin votën në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ai tha se pavarësisht se kush i ka propozuar, apo për kë "punojnë" kandidatët e PDK-së në Drenas, duhet të çmohen.

Lladrovci theksoi se në fushata politike, Drenasi po bëhet zonë e interesit të "veçantë", duke pritur parti politike dhe personalitete që janë të njohura në opinion se kush e "emëroi", i kujt është madje dhe për kë punon.

Postimi i plotë:

Qytetarë të komunës së Drenasit,

Komuna jonë dhe Drenica në përgjithësi, ka qenë, është dhe mbetet shembull i mikpritjes dhe respektit për mysafirin. Në fushata politike, komuna jonë po bëhet zonë e interesit "të veçantë", duke pritur parti politike dhe personalitete që janë të njohura në opinion se kush e "emëroi", "i kujt është" madje, edhe për kë "punon".

Për fat të keq, këto lloj fushatash të premtimeve që po jepen para qytetarëve tanë pa logjikë e kufizim, po shkaktojnë jo vetëm huti, por edhe habi. Ku ishin këta demokratë qe 20 vjet, ku ishin këta patriotë qe sa mandate, për të punuar e kontribuar për Drenasin dhe Drenicën që tashmë e kanë gojën plotë me premtime.

Megjithatë, në tërë këtë ofensivë të takimeve me qytetarë, kam një ftesë për qytetarët e komunës së Drenasit:

Ju ftoj të jeni syçelë se kujt po ia jepni votën. Mikpritje secilit dhe premtim secilit, për ata që po premtojnë gjithçka për Drenasin, ndërsa më 14 Shkurt, votën më meritorëve që komuna e Drenasit të jetë prioritet i atyre që zgjedhën.

Pavarësisht se kush i ka propozuar, apo për kë "punojnë" kandidatët e PDK-së në Drenas, duhet të çmohen. Ua kam tërhequr vëmendjen edhe më herët publikisht me fjalën e urtë për pulën që ha grurin në Drenas…

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more