Skip to main content

“Messi dhe Griezmann bëjnë që plani Depay te bie te Barcelona – disa nga arsyet pse klubi katalunas nuk do të blejë në dimër” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Messi dhe Griezmann bëjnë që plani Depay te bie te Barcelona – disa nga arsyet pse klubi katalunas nuk do të blejë në dimër” plus 9 more Telegrafi Futboll


Messi dhe Griezmann bëjnë që plani Depay te bie te Barcelona – disa nga arsyet pse klubi katalunas nuk do të blejë në dimër

Posted: 12 Jan 2021 03:04 PM PST

Përforcimet në sulm ka qenë një nga përparësitë që Ronald Koeman i kishte kërkuar Barcelonës, dhe emri më shumë i pritur ka qenë ai i sulmuesit të Lyonit, Memphis Depay.

Por forma aktuale e Lionel Messi dhe Antoine Griezmann mund të vendosë këtë gjë në plan të dytë.

Në dy ndeshjet e fundit, kundër Athletic Bilbaos dhe Granadas, Messi dhe Griezmann kanë shënuar gjashtë gola.

Golat nga mesfusha

Koeman ka folur në disa raste rëndësinë e mesfushës dhe adaptimin e tyre në sulm.

Javët e fundit, kanë bërë që Pedri dhe Frankie de Jong të përmbushin dëshirën e tij duke shënuar edhe gola, me të dy që kishin gjetur rrjetën tashmë në vitin 2021.

Financat e klubit  

Forma sulmuese e Barcelonës mënjanë, klubi nuk kanë financa për të bërë blerje.

Depay është një kërkesë personale e Koeman, por disa anëtarë të bordit e shohin mbrojtësin e Manchester City, Eric Garcia si përparësi.

Kontratat e të dy lojtarëve skadojnë në verë, kështu që ekziston mundësia për një marrëveshje me kosto të ulët, por klubi nuk do të hedhë para kur mund t'i marrin lojtarët falas në verë.

Presidenti i ri

Një faktor tjetër që me gjasë do të përcaktojë nëse ka apo jo ndonjë aktivitet në këtë afat transferimi janë zgjedhjet presidenciale të klubit, të planifikuara përkohësisht për 24 janar.

Koeman do t’i kushtojë vëmendje të madhe rezultateve.

Bonusi i Messit

Kontrata që Messi nënshkroi në vitin 2017 i dha atij një pagë vjetore bruto prej 100 milionë euro, por gjithashtu përcaktoi dy pagesa besnikërie prej 39 milionë euro, njëra prej të cilave tashmë është paguar pas vonesave të ndryshme.

E dyta do të paguhet në fund të sezonit, kur kontrata e Messit do të skadojë. /Telegrafi/

The post Messi dhe Griezmann bëjnë që plani Depay te bie te Barcelona – disa nga arsyet pse klubi katalunas nuk do të blejë në dimër appeared first on Telegrafi.

Notat e lojtarëve, Burnley 0-1 Manchester United: Pogba yll i ndeshjes

Posted: 12 Jan 2021 02:36 PM PST

Manchester United ka shënuar fitore ndaj Burnleyt me rezultat 1-0 në kuadër të ndeshjes së mbetur nga xhiro e parë e Ligës Premier.

Ndeshja ishte e 'ftohtë' me pak raste, ku të dy skuadrat ishin të kujdesshme.

Epilogu përfundimtar u vendos me golin e Paul Pogbas në pjesën e dytë.

Francezi doli edhe lojtari më i vlerësuar i këtij takimi me notën 8.9.

Manchester United pas kësaj fitoreje ka tani 36 pikë dhe është lider në Ligën Premier, me tri pikë më shumë se Liverpool.

Notat e lojtarëve të Burnley

Notat e lojtarëve të Manchester United

/ Telegrafi/   

The post Notat e lojtarëve, Burnley 0-1 Manchester United: Pogba yll i ndeshjes appeared first on Telegrafi.

Milani mposht Torinon pas penalltive, kalon në çerekfinale të Kupës së Italisë

Posted: 12 Jan 2021 02:28 PM PST

Ndeshja mes Milanit dhe Torinos doli të jetë e fortë, duke bërë që fituesi të dihet vetëm pas penalltive, pasi 90 minuta dhe koha shtesë u mbyllën baras.

Pjesa e parë ishte e aq e varfër nga të dy skuadrat, sa që nuk u shënua ndonjë rast shumë serioz.

Pjesa e dytë solli disa raste të mira për Milanin, ku në minutën e 50-të ishte Rafael Leao që rrezikoi, por portieri mysafir ndali gjuajtjen e tij.

Pas tij provoi edhe Diogo Dalot kishte rastin më të mirë në ndeshje, por që nuk shënoi nga një pozitë ideale.

Krejt në fund të ndeshjes edhe Brahim Diaz, u mundua të gjejnë, por sërish portieri ishte në vend.

Ndeshja u mbyll me këtë rast, ndërsa as vazhdimet nuk sollën më shumë.

Mbeti qe penalltitë të vendosin për fituesin, ku dolën të jenë mjaftë interesante.

Në fund penalltitë i buzqeshën Milanin, pasi Thomas Rincon i Torinos ishte ai që gaboi.

Milani kalon në çerekfinale, ku do të ndeshjet me fituesin e ndeshjes Inter – Fiorentina. /Telegrafi/

The post Milani mposht Torinon pas penalltive, kalon në çerekfinale të Kupës së Italisë appeared first on Telegrafi.

‘Bomba’ e Pogbas i jep fitoren Manchester Unitedit ndaj Burnleyt, tani është lider në Ligën Premier

Posted: 12 Jan 2021 02:13 PM PST

Manchester United ka shënuar fitore ndaj Burnleyt me rezultat 1-0 në kuadër të ndeshjes së mbetur nga xhiro e parë e Ligës Premier.

Ndeshja ishte e 'ftohtë' me pak raste, ku të dy skuadrat ishin të kujdesshme.

Një rast diskutabil ishte në minutën e 29-të, kur Luke Shaw, bëri një ndërhyrje të fortë ndaj një rivali, por pas rishikimit të VAR, ia u ndëshkua me karton të verdhë.

Në minutën e 37-të, ishte Harry Maguire që shënoi, por goli u anulua pasi mbrojtësi kishte shkaktuar goditje dënimi.

Pjesa e parë u mbyll pa raste të tjera.

 

Edhe pjesa e dytë sikurse e parë me pak raste dhe e kujdesshme nga të dyja palët.

Goli erdhi vetëm në minutën e 71-të, kur Paul Pogba me një goditje të fortë volej shënoi për 1-0.

 

Në fundin e ndeshjes kishte edhe një rast diskutabil për penallti në favor të Burnleyt, por që pas shikimit në VAR nuk u akordua.

Manchester United pas kësaj fitoreje ka tani 36 pikë dhe është lider në Ligën Premier, me tri pikë më shumë se Liverpool./ Telegrafi/   

The post ‘Bomba’ e Pogbas i jep fitoren Manchester Unitedit ndaj Burnleyt, tani është lider në Ligën Premier appeared first on Telegrafi.

Vendimi i Laportas që ndryshoi karrierën e Messit: Barcelona refuzoi të nënshkruajë me Cristiano Ronaldon

Posted: 12 Jan 2021 01:37 PM PST

Ronaldinho ishte një mësues i shkëlqyeshëm për Lionel Messin,  pasi braziliani e e ndihmoi argjentinasin që në moshë të re te Barcelona, dhe kapiteni aktual i klubit ishte rritur nën 'mbrojtjen' e tij.

Por kjo mundësi ka mundur të mos ndodhte, po të kishte pranuar Joan Laporta që të nënshkruante me Cristiano Ronaldon .

“Ne ishim gati që të nënshkruanim me Ronaldinhon dhe Rafa Marquezin”.

“Njerëzit e Marquez na propozuan Cristiano Ronaldon. Ai ishte në Sporting në atë kohë".

“Një nga agjentët e tij tha se ata kishin një lojtar të cilin e kishin shitur te [Manchester] United për 19 milionë euro, por do ta shisnin te ne për 17 milionë euro".

“Por ne kishim investuar tashmë në Ronaldinhon në atë kohë. Cristiano luante më shumë në krahë sesa në qendër. Ne menduam se ishim mirë në krahë, kështu që e refuzuam atë dhe nuk pendohem”, ka treguar Laporta.

Futbolli modern mund të ishte krejtësisht ndryshe sikur Laporta të nënshkruante Cristianon. /Telegrafi/

The post Vendimi i Laportas që ndryshoi karrierën e Messit: Barcelona refuzoi të nënshkruajë me Cristiano Ronaldon appeared first on Telegrafi.

Jetmir Topalli humb penalltinë vendimtare ndaj Galatasaray – eliminohet Malatyaspor

Posted: 12 Jan 2021 01:14 PM PST

Një natë e keqe për sulmuesin tonë Jetmir Topalli, i cili ka humbur penalltinë vendimtare ndaj Galatasaray në kuadër të Kupës së Turqisë.

Ndeshja e vlefshme për Kupën e Turqisë mes Malatyaspor dhe Galatasaray është mbyllur pas 90 minutash me rezultat 0-0.

Të dy skuadrat shënuan nga një herë në vazhdim, për të zgjedhur pastaj fituesin pas lotarisë së penalltive.

 

Jetmir Topalli u fut në lojë në minutën e 99-të të ndeshje.

Ai kishte penalltinë e tetë të skuadrës së tij, pasi të dy skuadrat kishin shënuar nga gjashtë dhe kishin humbur nga një.

 

Penalltia e goditur nga sulmuesi ynë u prit nga portieri Fatih Ozturk, që ia dha kualifikimin Galatasarayt. /Telegrafi/

The post Jetmir Topalli humb penalltinë vendimtare ndaj Galatasaray – eliminohet Malatyaspor appeared first on Telegrafi.

IFFHS zgjedh dhjetë trajnerët më të mirë të dekadës – Simeone mposht emra të mëdhenj

Posted: 12 Jan 2021 12:46 PM PST

Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS) ka zgjedhur Diego Simeone si trajnerin më të mirë të klubeve në dekadën e fundit (2011-2020).

Simeone ka bërë mrekulli me Atletico Madridin, duke katapultuar klubin në grupin elitar të vërtetë të futbollit evropian dhe ka fituar 152 pikë në tabelën e prodhuar nga IFFHS.

Ai ka një total prej 502 ndeshjesh me Los Colchoneros, ai ka fituar 302 fitore, 118 barazime dhe vetëm ka shijuar humbjen 82 herë.

Siemone është trajneri i dytë me ndeshje zyrtare si trajner i Atleticos, prapa vetëm Luis Aragones, dhe në karrierën e tij në kryeqytetin spanjoll deri më tani, ai ka fituar shtatë trofe.

Arritjet e tij më të mëdha janë triumfi në La Liga (2013/14) dhe Kupa e Spanjës në vitin 2013.

Së bashku me dy Super Kupat e Evropës dhe dy triumfet në Ligën e Evropës, Simeone ka arritur edhe në dy finale të Ligës së Kampionëve, ku ka humbur.

Pas tij në renditje vijnë emra si Pep Guardiola, Jurgen Klopp, Jose Mourinho dhe Maximiliano Allegri.  


Renditja


/Telegrafi/

The post IFFHS zgjedh dhjetë trajnerët më të mirë të dekadës – Simeone mposht emra të mëdhenj appeared first on Telegrafi.

Arsyeja pse Neymar ndryshoi mendim dhe ka vendosur të qëndrojë në PSG

Posted: 12 Jan 2021 11:55 AM PST

Futbolli është i njohur për shumë kthesave gjatë sezonit, ndërsa një gjë e tillë ka ndodhur edhe me Neymarin që ka vendosur të rinovojë kontratën e tij me Paris Saint-Germain.

Neymar është i vendosur të përfundojë vitin e tij të katërt në PSG, edhe pse ai dukej sikur ishte i destinuar për një kthim përsëri në Barcelonë.

Kthimi i tij në Camp Nou ishte shumë afër në një moment, por tani duket më larg se kurrë, me brazilianin që kërkon të zgjasë kontratën e tij me PSG përtej datës së tanishme, 30 qershor 2022.

Pra, çfarë ka ndryshuar mendjen e Neymar brenda një periudhe shumë të shkurtër?

Sipas kanalit televiziv brazilian Esporte Interativo, 28-vjeçari është afër të pranojë një rinovim të kontratës me klubin parisien dhe do ta nënshkruajë atë në ditët në vijim.

Ka disa arsye që e kanë çuar Neymar të ndryshojë mendim, dhe ndjenja si një pjesë e rëndësishme e projektit PSG është një nga to.

Një arsye tjetër mund të jetë harmonia që është arritur midis Neymar dhe drejtorit sportiv të PSG, Leonard , me raportin e tyre që thuhet se është përmirësuar.

Neymar fillimisht refuzoi bisedimet e para për rinovimin e kontratës me PSG, sipas disa mediave katalanase, megjithatë ai tani duket shumë më i lumtur dhe i vendosur në klub.

Mund të jetë çështje ditësh para se PSG ta mbyllë zyrtarisht një kontratë të re me brazilianin. /Telegrafi/

The post Arsyeja pse Neymar ndryshoi mendim dhe ka vendosur të qëndrojë në PSG appeared first on Telegrafi.

Manchester United mysafir i Burnleyt, formacionet zyrtare: Djajtë e Kuq kërkojnë kreun e renditjes

Posted: 12 Jan 2021 11:22 AM PST

Manchester United është mysafir i Burleyt në ndeshjen e mbetur nga java e parë e Ligës Premier.

'Djajtë e Kuq' që kanë një ndeshje më pak se Liverpooli, mund të ngjiten sot lider pasi ka 33 pikë, aq sa rivali i urryer.

Ole Gunnar Solskjer për këtë ndeshje ka vendosur të startojë me ekipin më të mirë, ku shihet vendosja e Paul Pogbas në mesfushë dhe Edinson Cavanit në sulm.

 

Në anën tjetër Wood do të jetë ai që do të kërkojë tu bëjë probleme mysafirëve.

Ndeshja fillon në ora 21:15.


BURNLEY: Pope; Lowton, Tarkowski, Mee, Pieters; Gudmundsson, Westwood, Brownhill, Brady; Barnes, Wood.

MANCHESTER UNITED: De Gea; Wan-Bissaka, Bailly, Maguire, Shaw; Matic, Pogba; Rashford, Bruno Fernandes, Martial; Cavani.

 


/Telegrafi/

The post Manchester United mysafir i Burnleyt, formacionet zyrtare: Djajtë e Kuq kërkojnë kreun e renditjes appeared first on Telegrafi.

Formacionet zyrtare, Milan – Torino: Kuqezinjtë kërkojnë kalimin tutje në kupë

Posted: 12 Jan 2021 11:01 AM PST

Milani pret Torinon e Marco Giampaolos, në kuadër të Kupës së Italisë.

Ndeshja zhvillohet nga ora 20:45, dhe fituesi do të dihet sonte, pas 90 minutash, apo kohë shtesë ose penalltive.

Skuadra fituese do të përballet me Interin ose Fiorentinën në çerekfinale.

 

Ibrahimovic është kthyer në aksion te Milani, ku do të përkrahet nga Leao dhe Brahiom Diaz.

Në anën tjetër te Torino nga minuta e parë luan Mërgim Vojvoda.


Milan: Tatarusanu; Kalulu, Musacchio, Romagnoli, Dalot; Calabria, Tonali; Castillejo, Brahim Diaz, Leao; Ibrahimovic

Torino: V Milinkovic-Savic; Bremer, Nkoulou, Buongiorno; Vojvoda, Segre, Rincon, Linetty, Ansaldi; Gojak, Zaza


/Telegrafi/

The post Formacionet zyrtare, Milan – Torino: Kuqezinjtë kërkojnë kalimin tutje në kupë appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more