Skip to main content

Ky bari mund të ndihmon në trajtimin e pacientëve me gjendje të rënduar Covid

Ky bari mund të ndihmon në trajtimin e pacientëve me gjendje të rënduar Covid


Ky bari mund të ndihmon në trajtimin e pacientëve me gjendje të rënduar Covid

Posted: 20 Jan 2021 07:40 AM PST

Bari i përdorur për trajtim të artritit, tocilizumab mund të ndihmojë pacientët me sëmundje kritike Covid-19 të shërohen, ka zbuluar një hulumtim i madh britanik.

Pacientëve që iu dha bari në një provë klinike të udhëhequr nga 'Imperial College London' u zbulua se kishin 87 përqind më shumë të ngjarë të shihnin që simptomat e tyre të përmirësoheshin brenda 28 ditësh sesa pacientëve që nuk u është dhënë ky bar shkruan Dailymail.co.uk.

Por për shkak se studimi është duke vazhduar, studiuesit nuk janë ende të sigurt nëse tocilizumab mund të rrisë shanset e dikujt për të mbijetuar, transmeton Gazeta Shneta.

Sidoqoftë, zbulimet e hershme mund të ndihmojnë mjekët të vendosin se si t’i trajtojnë pacientët, thanë ata.

Tocilizumab, prodhuar nga gjigandi zviceran i ilaçeve Roche, është një bari anti-inflamator që u jepet zakonisht njerëzve me artrit reumatoid.

Ky bari funksionon në pacientët me koronavirus duke ndaluar ‘stuhi citokine’ potencialisht fatale – një reagim i tepërt i sistemit imunitar që shkakton inflamacion. /Gazeta Shneta/

 

Plus 320 raste pozitive me Covid-19 dhe gjashtë viktima në 24 orët e fundit

Posted: 20 Jan 2021 06:08 AM PST

Instituti Kombëtar ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 320 raste pozitive me Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.683 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 320 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (80 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (70 vjeç), Mitrovicë 1 rast (76 vjeç), Obiliq 1 rast (55 vjeç), Podujevë 1 rast (56 vjeç), Vushtrri 1 rast (72 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 56.732 raste nga 213.372 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.426 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 269 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 49.982 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.324.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 115 raste, Vushtrri 21 raste, Prizren 19 raste, Lipjan 17 raste, Podujevë 17 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Gjakovë 13 raste, Gjilan 11 raste, Malishevë 11 raste, Pejë 11 raste, Shtime 10 raste, Ferizaj 9 raste, Klinë 8 raste, Suharekë 7 raste, Mitrovicë 6 raste, Drenas 5 raste, Graçanicë 4 raste, Kaçanik 4 raste, Kamenicë 3 raste, Obiliq 3 raste, Skenderaj 3 raste, Deçan 2 raste, Junik 2 raste, Viti 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog dhe Mamushë.

Kjo pjesë e trupit, pasqyrë diagnostifikuese për infeksionin Sars-CoV-2

Posted: 19 Jan 2021 11:56 AM PST

Ndërsa disa simptoma të Covidit janë raportuar gjerësisht, si ethet, një kollë e thatë dhe lodhja, ato janë larg nga shenjat e vetme që keni kontaktuar me virusin.

Ndër të tjera, Covid mund të ndikojë që nga trakti juaj gastrointestinal e deri të shqisa tuaja të shijes, por sipas studimit të ri, ai gjithashtu mund të shkaktojë dhimbje në një pjesë specifike të trupit tuaj që mund t’ju befasojë shkruan Best Life, përcjell Gazeta Shneta.

Sipas një përmbledhje të hulumtimit të botuar në revistën 'PLOS One', kohët e fundit simptomat e syve prekin 11.6 përqind të pacientëve me Covid, të shoqëruar me dhimbje në sy, lotim, shkarkim ose skuqje. /Gazeta Shneta/

Kjo dhimbje e zakonshme mund të jetë në të vërtetë simptomë Covid-19, sipas ekspertëve

Posted: 19 Jan 2021 11:42 AM PST

Koronavirusi mund të shfaqet përmes simptomave të panumërta të ndryshme dhe për fat të keq, shumë nga ato simptoma janë çështje të zakonshme që njerëzit tashmë hasin.

Një dhimbje koke mund të jetë thjesht një dhimbje koke, por mund të jetë gjithashtu një shenjë e një infeksioni Covid.

E njëjta gjë vlen për lodhjen, hidhërimin dhe moritë e tjera të mundimeve. Siç rezulton, ekziston një dhimbje tjetër e zakonshme që në të vërtetë mund të jetë një simptomë Covidi dhe ajo është: një dhimbje veshi shkruan Best Life, përcjell Gazeta Shneta.

Shumë pacientë kanë ndarë histori të simptomave të tyre të Covidit të dhimbjes në vesh.

Dr. Thomas Russo, profesor dhe shef sëmundje infektive në Universitetin Buffalo në New York, konfirmoi se pacientët me koronavirus mund të kishin simptoma të dhimbjes së veshit, por Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) nuk i rendit dhimbjet e veshit si të zakonshme simptoma e koronavirusit.

Sipas Dr. Leann Poston, mjek i licencuar dhe këshilltar shëndetësor për Invigor Medical, thotë se dhimbjet e veshit zakonisht ndodhin për shkak të “lëngut të infektuar pas daulles së veshit”, i cili është rezultat i kongjestionit të hundës dhe sinusit.

Dhe bllokimi i hundës dhe sinusit janë raportuar si simptoma te pacientët me Covid.

Një studim i gushtit 2020, botuar në 'Auris Nasus Larynx' zbuloi se 4.1 përqind e pacientëve me Covid kishin kongjestion të hundës dhe 2.1 raportuan një hundë të lëngshme, e cila është shkaktuar nga bllokimi i sinusit.

Me këtë në mendje, dhimbjet e veshit janë një simptomë e mundshme e Covid për shkak të kongjestionit të hundës dhe sinusit. Por kjo do të ishte simptomë e rrallë, vëren Dr. Poston. /Gazeta Shneta/

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

“Ties Between Alex Jones and Radio Network Show Economics of Misinformation” plus 1 more NYT > Technology

“Ties Between Alex Jones and Radio Network Show Economics of Misinformation” plus 1 more NYT > Technology Ties Between Alex Jones and Radio Network Show Economics of Misinformation Posted: 24 Jul 2022 11:17 AM PDT The Genesis Communications Network built a lucrative business alongside the radio host, whose show the company has syndicated for more than two decades. Why Big Tech Is Making a Big Play fo
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more