Skip to main content

Diellza Rexhepi nga Skënderaj tërhiqet nga gara për deputete

Diellza Rexhepi nga Skënderaj tërhiqet nga gara për deputete


Diellza Rexhepi nga Skënderaj tërhiqet nga gara për deputete

Posted: 20 Jan 2021 01:47 AM PST

19 vjeçarja, Diellza Rexhepi që është më e reja në moshë në listën e kandidatëve për deputetë nga radhët e AAK'së ka hequr dorë nga kandidimi.

Ajo në një prononcim për media ka thënë se arsyet e tërheqjes nga kjo garë janë personale.

Edhe AAK sikurse partitë tjera publikoi të shtunën më 16 janar listën e kandidatëve për deputetë në legjislaturën e tetë të Kuvendit të Kosovës.

Një prezantim të kandidatëve e posaçërisht atyre si më të rinj në moshë gjatë ditës së sotme ia bëri edhe kreu i këtij subjekti politik, Ramush Haradinaj.

"Më e reja në moshë në listën e kandidatëve të Aleancës, është nëntëmbëdhjetë vjeçarja nga Kopiliqi i Epërm Diellza Rexhepi, bijë e invalidit të luftës Naser Rexhepi. Ajo është laborante e Biologjisë. E përgëzoj për guximin dhe ambicien e saj për të qenë pjesë e Kuvendit të Republikës së Kosovës", ka shkruar ai në Facebook.

6-vjeçarja u përplas për vdekje derë të shtëpisë, babai përlot me dedikimin: Ti ishe frymëzimi im

Posted: 20 Jan 2021 01:37 AM PST

Kjo është 6-vjeçarja, e cila ka ndërruar jetë pasi u përplas nga një makinë në derë të shtëpisë, në rrugën "Ramë Sadria", para 3 ditësh në Tiranë.

Sot Alban Guri, shoferi i makinës që përplasi të miturën do të dalë para Gjykatës për t'u njohur me masën e sigurisë.

Babai i të miturës, Iljaz Petali i ka bërë asaj një dedikim prekës në rrjete sociale, ku shpreh dhimbjen që ndjen për humbjen e saj.

"Ah moj zemra babit ti, Ambra ime. Pse ike nga kjo jetë. Pse më le babin vetëm. Ma këpute zemrën o Ambra ime. Allahu te gradoft ne xhennet u rritsh e lumtur ashtu sic ishe ne këtë dynja. Ti ishe frymëzimi im. Do mbetesh gjithmonë ne zemrën time Ambra babit", shkruan ai.

Sipas fqinjëve, Guri pasi e ka përplasur të miturën është larguar nga vendi i ngjarjes, por është arrestuar më pas nga policia.

Kosovari që krijoi mozaikun për Joe Biden bëhet lajm në mediet më të mëdha amerikane

Posted: 20 Jan 2021 01:35 AM PST

Mozaiku i artistit kosovar, Alkent Pozhegu, ku paraqitet figura e presidentit të zgjedhur amerikan, Joe Biden, është shfaqur edhe në ekranin e televizionit amerikan "ABC News".

Puna e artistit ka marrë vëmendje edhe në shumë medie të tjera ndërkombëtare, në kohën kur shteti më i fuqishëm i botës po pret që në krye të tij të vendoset politikani që dikur shërbente si nënpresident.

Pozhegu ka thënë se për punimin e këtij mozaiku ka përdorur 120 kilogramë drithëra, misër, fara luledielli, oriz dhe fasule.Ndryshe, Joe Biden do të inaugurohet zyrtarisht si shef i Shtëpisë së Bardhë dhe president i 46-të i Shteteve të Bashkuara të mërkurën rreth orës 12 sipas kohës lokale apo rreth orës 18 sipas kohës në vendin tonë.

Ai njihet si mik i madh i Kosovës. Ka shprehur përkrahje të vazhdueshme për shtetin tonë dhe shumë vjet më parë e ka kritikuar ashpër "kasapin e Ballkanit", Sllobodan Millosheviq, për politikat shtypëse në ish-krahinat e Jugosllavisë.

Orari dhe detajet e betimit të Bidenit si presidenti i 46-të i SHBA

Posted: 20 Jan 2021 01:30 AM PST

20 janari është ditë e veçantë në Shtetet e Bashkuara. Në këtë datë përfundon mandati i një presidenti nacionalist dhe populist që i turpëroi Shtetet e Bashkuara në skenën ndërkombëtare dhe vjen në pushtet një president që premton kthim të prestigjit diplomatik dhe politikave racionale në shtetin më të fuqishëm të botës. Cilat janë procedurat e inaugurimit të Bidenit në ditën që për miliona amerikanë e nënkupton fundin e një ankthi?

Para se të fillojë procesi i inaugurimit të Bidenit si president i 46-të i Shteteve të Bashkuara, presidenti në largim, Donald Trump, pritet që në orën 8 të mëngjesit sipas kohës lokale të udhëtojë në një bazë ushtarake në Maryland. Shtëpia e Bardhë ka dërguar ftesa për një organizim që do të mbahet në këtë orë. Pak hollësi janë publikuar rreth këtij tubimi, por pritet që Trumpi të mbajë ceremoni lamtumirëse, të shoqëruar me nderime ushtarake dhe brohoritje nga përkrahësit.

Pas kësaj ceremonie, Trumpi do të udhëtojë me aeroplan drejt kompleksit luksoz, Mar-a-Lago, që pritet të jetë shtëpia e tij tani e tutje. Ai nuk e ka respektuar traditën dhe ka refuzuar që të marrë pjesë në inaugurimin e Bidenit.

Hera e fundit që një president amerikan kishte bërë këtë gjest të pahijshëm ishte viti i largët, 1868, kur Andrew Johnson kishte refuzuar të merrte pjesë në inaugurimin e presidentit të 18-të të ShBA-së, Ulysses S. Grant. Sidoqoftë, në inaugurimin e Bidenit do të marrë pjesë nënpresidenti në largim, Mike Pence, i cili kohëve të fundit është distancuar nga përpjekjet e Trumpit për të krijuar tollovi dhe për ta kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve.

Kur fillon ceremonia e inaugurimit të Bidenit?

Programi i inaugurimit pritet të fillojë pas orës 11 sipas kohës lokale (pas orës 17 sipas kohës në Kosovë dhe Evropë Qendrore). Lady Gaga, e cila ka bërë fushatë për Bidenin, do ta këndojë himnin kombëtar, ndërsa Amanda Gorman do të lexojë një poezi. Një performancë muzikore do ta ofrojë edhe këngëtarja Jennifer Lopez.

Pak minuta para mesditës sipas kohës lokale, nënpresidentja Kamala Harris do të betohet në detyrën e re, duke u bërë gruaja e parë nënpresidente dhe personi i parë me ngjyrë në këtë pozitë. Procedura do të udhëhiqet nga gjykatësja Sonia Sotomayor.

Në mesditë, rreth orës 12 sipas kohës lokale (rreth orës 18 sipas kohës në Kosovë dhe Evropë Qendrore), në postin e presidentit do të betohet Joe Biden. Ai pritet ta vendosë dorën mbi një Bibël shumë të madhe që i përket familjes së tij, të botuar në vitin 1893. Procedura do të udhëhiqet nga kryegjykatësi i Gjykatës Supreme, John Roberts.

Pasi ta marrë zyrtarisht detyrën, Bideni do ta mbajë fjalimin e parë si president. Raportohet se ai ka qenë duke e përgatitur këtë fjalim që nga nëntori i vitit të kaluar. Sipas komitetit inaugurues, ai në fjalim do ta paraqesë pikëpamjen e tij për ta mposhtur pandeminë, për rimëkëmbje më të mirë dhe për unifikim të popullit.

Pas orës 14 sipas kohës lokale (pas orës 20 në Kosovë), presidenti i ri dhe nënpresidentja e re do ta zhvillojnë ceremoninë tradicionale të quajtur "Pass in review", me ç'rast ata do të ecin në këmbë në pjesën lindore të ndërtesës së Capitol-it, ku do të nderohen nga secila degë e ushtrisë. Kjo ceremoni është simbol i transferimit paqësor të pushtetit te presidenti i ri, që njëkohësisht është komandant suprem i forcave të armatosura.

Ceremonia e radhës është vizita e presidentit të ri në varrezat kombëtare "Arlington", ku prehen trupat e rreth 400.000 veteranëve të ushtrisë amerikane. Në këtë ceremoni do të marrin pjesë edhe ish-presidentët Barack Obama, George W. Bush dhe Bill Clinton, bashkë me gratë e tyre, Michelle Obama, Laura Bush dhe Hillary Clinton.

Më pas, Bideni do të udhëtojë drejt Shtëpisë së Bardhë. Për shkak të pandemisë, kësaj here nuk do të ketë turma njerëzisht që e përshëndesin presidentin gjatë udhëtimit, por në vend të kësaj do të organizohet një paradë virtuale, që do të transmetohet drejtpërdrejt në YouTube, Facebook dhe Twitter./The Guardian.

Sot vendoset fati i kandidatëve për deputetë që kanë probleme me ligjin

Posted: 20 Jan 2021 01:26 AM PST

Një tërmet me magnitudë 4.4 të shkallës Rihter lëkundi gjatë natës Shqipërinë.

Tërmeti ra në orën 03:39 të së mërkurës dhe e kishte epiqendrën 32 kilometra nga Elbasani dhe 22 kilometra nga Pogradeci.

Lëkundjet kishin një thellësi prej 2 kilometrash.

Lëvizjet sizmike shkaktuan frikë tek banorët megjithatë deri më tani nuk raportohet për dëme, shkruan tvklan.

Sot vendoset fati i kandidatëve për deputetë që kanë probleme me ligjin

Posted: 19 Jan 2021 11:16 PM PST

Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë vetëm edhe sot kohë që t'i verifikojnë listat e partive politike, të cilat mund të kenë kandidatë me dënime të formës së prerë në tri vitet e fundit. Procesi i verifikimit ka filluar që nga e hëna.

Listat e partive politike me kandidatët për deputetë do t'u nënshtrohen verifikimit në gjashtë institucione. Një gjë të tillë e ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

"Janë dërguar në 6 institucione shkresa të veçanta për të kërkuar konfirmimin e përshtatshmërisë së kandidatëve me nenin 29 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme. Këtyre shkresave, i janë bashkangjitur edhe lista e kandidatëve për deputetë që janë dorëzuar në KQZ. Neni 29, që flet për përshtatshmërinë apo aftësinë e kandidatit, tregon se kush nuk mund të certifikohet si kandidat për deputet", ka thënë Elezi.

Për procesin e verifikimit të kandidatëve janë deklaruar edhe nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

"Ne si KGjK tashmë e kemi një databazë në të cilën janë të regjistruar të gjithë personat e dënuar me Aktgjykime të formës së prerë. Të dhënat nga ky regjistër mund të verifikohen në një kohë shumë të shkurtër dhe të shpejtë. Dy ditë, për të bërë këtë verifikim janë mëse të mjaftueshme për ne si institucion. Procesi i verifikimit është fare i thjeshtë, meqë thjeshtë verifikohet nëse ndonjë kandidat i subjekteve politike ekziston në këtë databazë apo jo."

Në rast se KGJK-ja gjen se persona që kanë kandiduar për deputetë kanë dënime të plotfuqishme, Komisioni Qendror Zgjedhor duhet t'ua refuzojë certifikimin për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Edhe në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese thuhet se një person i dënuar për vepër penale me një vendim gjyqësor të formës së prerë në tre vjetët e fundit, nuk mund të jetë kandidat për deputet e as të ketë mandat të vlefshëm në Kuvendin e Kosovës.

Në listat e kandidatëve për deputetë të partive politike për zgjedhjet e 14 shkurtit, janë përfshirë disa persona të dënuar me aktgjykim të formës së prerë në tre vjetët e fundit.

Lëvizja Vetëvendosje ka 10 kandidatë me aktakuza aktive, dhe dy kandidatë të dënuar në tri vjetët e fundit. Në mesin e tyre janë Albin Kurti e Albulena Haxhiu, të cilët janë dënuar me kusht në shtatorin e vitit 2018 për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend.

AAK'ja ka tetë kandidatë më aktakuza aktive.

PDK'ja ka katër kandidatë me aktakuza aktive dhe një të dënuar në tri vjetët e fundit.
Nisma ka një me aktakuzë aktive dhe dy të dënuar në tri vjetët e fundit. Njëri prej tyre është Besnik Berisha, ish-udhëheqës i Divizionit të Prodhimit të Dokumenteve në Ministrinë e Punëve të Brendshme, i cili ishte dënuar me 6 muaj burgim me kusht për "zbulim të fshehtësisë zyrtare" në mars të 2018-s.Lista Serbe ka një me aktakuzë aktive dhe një të dënuar.

Milan Aritonoviq nga Lista Serbe është i dënuar me 500 euro gjobë nga gjykata për raportim të rremë të pasurisë.

Ndërkaq Lidhja Demokratike e Kosovës ka vetëm një kandidat me aktakuzë aktive.

Këto janë të gjitha institucionet nëpër të cilat do të kalojnë listat e deputetëve për verifikim: Germa 'e' në nenin 29 thekson se kandidat nuk mund të jetë një person i cili është e) pjesëtar i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Prandaj, për t'u siguruar që kandidatët nuk janë pjesëtarë të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, kemi kërkuar nga ky institucion të na dërgojnë emrat e personave nga lista e kandidatëve nëse janë pjesëtarë të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Germa 'c' në nenin 29 thekson se kandidat nuk mund të jetë një person i cili është: c) pjesëtar i Policisë së Kosovës. Prandaj, për t'u siguruar që kandidatët nuk janë pjesëtarë të Policisë së Kosovës kemi kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të na dërgojë emrat e personave nga lista e kandidatëve nëse janë pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Germat 'b' dhe 'k' në nenin 29 theksojnë se kandidat nuk mund të jetë një person i cili është: b) pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës; dhe k) pjesëtar i forcave të armatosura të ndonjë shteti. Prandaj, për t'u siguruar që kandidatët përmbushin edhe këtë kriter, kemi kërkuar nga Ministria e Mbrojtjes të na dërgojë emrat e personave nga lista e kandidatëve nëse janë pjesëtarë të forcave të armatosura të Kosovës.

Germa 'g' në nenin 29 thekson se kandidat nuk mund të jetë një person i cili është: g) përfaqësues diplomatik. Prandaj, për t'u siguruar që kandidatët nuk janë përfaqësues diplomatik, kemi kërkuar nga Ministria e Jashtme të na dërgojë emrat e personave nga lista e kandidatëve nëse janë përfaqësues diplomatik.

Germat 'a', 'p' dhe 'q' në nenin 29 theksojnë se kandidat nuk mund të jetë një person i cili është: a) gjykatës apo prokuror në Kosovë ose gjetkë; p) me anë të vendimit të gjykatës i është hequr e drejta për të qenë kandidat; dhe q) i shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në tri (3) vitet e fundit. Prandaj, kemi kërkuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës të na dërgojnë emrat e personave nga lista e kandidatëve nëse janë gjykatës; nëse janë subjekt i vendimit të gjykatës me të cilin i është hequr e drejta për të qenë kandidat; dhe nëse janë shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në tri (3) vitet e fundit;Germat 'o', 'r', dhe 's' në nenin 29 theksojnë se kandidat nuk mund të jetë një person të cilit o) me anë të vendimit të gjykatës, përfshirë edhe vendimin e PZAP-it i është hequr e drejta për të qenë kandidat; r) ka dështuar të paguajë gjobën e vënë nga PZAP-i; dhe s) ka dështuar t'i përmbahet ndonjë urdhëri të PZAP-it.

Prandaj, kemi kërkuar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa të na dërgojnë emrat e personave nga lista e kandidatëve nëse janë subjekt i vendimit të PZAP-it për t'iu hequr e drejta për të qenë kandidat; nëse kanë dështuar të paguajnë gjobën e vënë nga PZAP-i; dhe nëse kanë dështuar t'i përmbahen ndonjë urdhri të PZAP-it.

Në frymën e obligimeve kushtetuese dhe ligjore për bashkëpunim ndërinstitucional ne kemi kërkuar nga këto institucione që në afatin më të shkurtër të mundshëm, por jo më vonë se më 20 janar 2021, në orën 12:00, të na përgjigjen në kërkesat tona për verifikim.

Sami Lushtaku takon Gratë Demokratike në Skenderaj (FOTO)

Posted: 19 Jan 2021 01:55 PM PST

Kryetari i PDK-së në Skenderaj, gjatë ditës së somte ka takuar Gratë Demokratike të Kosovës.
Lushtaku tha se: “Sot takova zonjat e nderuara të Gruas Demokratike të Kosovës në Skenderaj. Gratë janë gjysma e popullsisë dhe roli i tyre në shoqëri ka qenë dhe është thelbësor gjatë të gjitha periudhave. Gratë janë shtylla e familjes, e shoqërisë dhe e shtetit tonë prandaj roli i tyre duhet të fuqizohet edhe më tepër.
Duke mbështetur gratë, ne fuqizojmë vlerat tona të mirëfillta. Partia Demokratike e Kosovës është e hapur për të gjitha zonjat të cilat janë të gatshme të japin kontributin e tyre për shoqërinë. SL
Imazhi mund të përmbajë: një ose më shumë njerëz dhe njerëz të ulur

Lajmi i Fundit: Kandidati për deputet i PDK-së, ftohet nga Gjykata Speciale

Posted: 19 Jan 2021 01:46 PM PST

Kandidati i PDK-së për deputet, Nezir Çoçaj nga Hasi i Prizrenit, është ftuar nga Gjykata Speciale.

Sipas një njoftimi në faqen zyrtare të OVL UÇK-së në Has, Çoçaj do të intervistohet në ditët në vijim.

"OVL e UÇK-së, dega në Has, mbështet fuqishëm njeriun e celulave të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kontributin e tij për themelimin e UÇK-së, po ashtu vlerëson lart disiplinën e Çoçajt gjatë Luftës Çlirimtare në Kosovë që kishte të vetmin qëllim si të gjithë bijtë e bijat, Çlirimin e Atdheut nga Jugosllavia Vrastare Fashiste", thuhet në njoftimin e kësaj dege.

Çoçaj mban numrin 20 në listën e kandidatëve ër deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës./Express/

Përgjimi: Nagavci, Vjosa Osmani s’do të ketë deputetë (VIDEO)

Posted: 19 Jan 2021 01:42 PM PST

Në një audio-incizim, ish-nënkryetarja e Kuvendit Arbërie Nagavci, dëgjohet duket folur në një takim të brendshëm partie për Vjosa Osmanin.

Në këtë audio-incizim të publikuar nga Indeksonline, ajo dëgjohet duke u ankuar se Vjosa nuk ka ekip, dhe vetëm mundet ndonjë votë të shoqërisë civile me marrë por pjesën tjetër do ta përfitoj në kurrizë të VV-së.

Kjo është biseda e saj me anëtarët e VV-së në një takim:

Arbërie Nagavci: Unë mendoj që Vjosa ka me bo, nuk e bën me këta. Nuk ka me pasë deputetë. Kjo ka me pasë ma shumë të tjerë. Qita këshilltarët e vet që i ka, ekipin. Tash i ka 10, 15 vetë. I ka, i ka Vjosa.

X: Po, po. Duhet me pasë ky këshilltari. Po Fatoni osht, ka bazë elektorale.

Arbërie Nagavci: Për shembull, Fatoni munet me i marrë pjesët e LDK-së.

X: Po, edhe këta drejtorat që i kanë.

Arbërie Nagavci: Këta tjerët mujnë me e marrë përgjegjësinë, mujnë me marrë votë të OJQ-ve për shembull, të qytetarëve. Vjosa merr vet,…prej nesh. Kush vjen me ne, krejt marrin vota.

Kujtim Shala: Vjosa Osmani u largua nga LDK’ja pasi u bë kundërshtare e partisë

Posted: 19 Jan 2021 01:36 PM PST

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala e ka gozhduar me anë të deklaratave ish anëtaren e partisë, Vjosa Osmani, shkruan Gazeta Metro.

Shala ka thënë që ka qenë zgjedhje personale e Vjosa Osmanit që të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai tha se Vjosa Osmani u larguar nga LDK'ja pasi u bë kundërshtare e partisë që i takonte dhe se e ka parë si të pamundur faktin që të vazhdojë të jetë pjesë e LDK'së.

"Osmani fillimisht kundërshtonte vendimet e LDK-së dhe ishte nënkryetare. Pastaj, u kthye në një kundërshtare të qeverisë së LDK-së dhe në fund edhe të vetë partisë. A mund të punojë kundër partisë një nënkryetar i partisë? Nuk e ka asnjë shpjegim logjik elementar", tha Shala.

"Në rrafshin e politikës, nëse ne nuk respektojmë qëndrimet e shumicës e kemi të pamundur të punojmë bashkë dhe të çojmë përpara çfarëdo procesi", tha tutje Shala në Rubikon.//gazetametro.net

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

“Ties Between Alex Jones and Radio Network Show Economics of Misinformation” plus 1 more NYT > Technology

“Ties Between Alex Jones and Radio Network Show Economics of Misinformation” plus 1 more NYT > Technology Ties Between Alex Jones and Radio Network Show Economics of Misinformation Posted: 24 Jul 2022 11:17 AM PDT The Genesis Communications Network built a lucrative business alongside the radio host, whose show the company has syndicated for more than two decades. Why Big Tech Is Making a Big Play fo
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more