Skip to main content

Covid-19, gjatë 24 orëve: 3331 testime, 670 qytetarë pozitivë dhe 4 persona humbin jetën

Covid-19, gjatë 24 orëve: 3331 testime, 670 qytetarë pozitivë dhe 4 persona humbin jetën


Covid-19, gjatë 24 orëve: 3331 testime, 670 qytetarë pozitivë dhe 4 persona humbin jetën

Posted: 20 Jan 2021 07:34 AM PST

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar shifrat e fundit sa i përket situatës së koronavirusit në vendin tonë.

Katër persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi.

Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë një dite janë kryer 3331 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 670 qytetarë.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën në zbatimin e rregullave antiCOVID; Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; shmangni grumbullimet dhe ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake, vetëm kështu parandaloni përhapjen e COVID-19.

Ju njohim me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon:

Janë kryer 3331 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 670 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

262 raste në Tiranë, 29 në Elbasan, 27 në Durrës, 25 në Fier, nga 23 raste në Lezhë, Vlorë, 21 në Krujë, 16 në Berat, 15 në Lushnje, 14 në Kavajë, 13 në Shkodër, nga 12 raste në Sarandë, Dibër, Himarë, nga 11 raste në Kurbin, Mat, nga 10 raste në Korçë, Kukës, Cerrik, nga 9 raste në Kamëz, Gjirokastër, nga 8 raste në Librazhd, Delvinë, nga 7 raste në Prrenjas, Shijak, 6 në Peqin, nga 5 raste në Mallakastër, Ura Vajgurore, Divjakë, Gramsh, Kuçovë, nga 4 raste në Pogradec, Tepelenë, Roskovec, nga 3 raste në Mirditë, Skrapar, Vorë, Patos, nga 2 raste në Memaliaj, Poliçan, nga 1 rast në Has, Rrogozhinë, Përmet, Kolonjë, Klos, Dropull, Konispol.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 505 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 41,969 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 279 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 4 qytetarë nga Tirana, Fieri, Kavaja dhe Mati, të moshave 37- 77 vjeç, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (20 Janar 2021)

  • Raste të reja ditore        670
  • Të shëruar në 24 orë     505
  • Të shtruar në spitale     279
  • Humbje jete në 24 orë   4
  • Testime ditore              3331
  • Testime totale            321,372
  • Raste pozitive             69,238
  • Raste të shëruara         41,969
  • Raste Aktive                25,978
  • Humbje jete                 1291

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë   15156
  • Fier                        1953
  • Durrës  1444
  • Shkodër               1320
  • Elbasan                 1055
  • Vlorë     1019
  • Lezhë    962
  • Korçë    874
  • Berat     812
  • Dibër     506
  • Gjirokastër 502
  • Kukës    375

Pedagogia shqiptare në Norvegji: Autoritetet shtetërore nuk përjashtojnë mundësinë që të moshuarit vdiqën nga efektet anësore të vaksinës

Posted: 20 Jan 2021 03:37 AM PST

Në total 23 qytetarë kanë humbur jetën pasi u injektuan me vaksinën e Pfizer, raporton Agjencia Norvegjeze e Barnave . Të gjitha rastet u shënuan tek pacientë në shtëpitë e të moshuarve, mbi moshën 80 vjeç.

Me 27 dhjetor, Norvegjia ka nisur vaksinimin. Deri me datë 14 janar në Norvegji janë vaksinuar 43.740 persona. Një pjesë e madhe e të vaksinuarve janë persona që jetojnë në qendra rezidenciale për të moshuar. The Norwegian Medicines Agency raportoi se deri në datën 13 janar janë regjistruar 23 raste vdekjesh mes atyre që kanë marrë vaksinën. Dyshohet që efektet anësore mund të kenë ndikuar përshpejtimin e vdekjes tek të moshuarit që janë në gjendje të dobët.

Norvegjia ka zgjedhur të vaksinojë të moshuarit për shkak se ata kanë rrezik më të lartë që të preken ose të vdesin nga Covid-19. Ky lajm prej disa ditësh, ka prekur edhe opinionin publik shqiptar duke shtuar skepticizmin për efektet e vaksinës. Eleni Canameti, pedagoge në Fakultetin e Shkencave Mjekësore në Norvegji, e kontaktuar nga Shëndet+, lidhur me se çfarë thonë burimet zyrtare në Norvegjeze, u shpreh se:

«Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Norvegji është shprehur që kur vaksinojmë të moshuarit dhe personat që kanë sëmundje të tjera, do te kemi dhe raste vdekjesh pas vaksinimit. Për momentin nuk e dimë nëse këto raste vdekjesh jane shkaktuar nga vaksina apo arsye të tjera. Por nuk mund të përjashtojmë mundësinë që efekte anësore të zakonshme mund të kenë ndikuar në një zhvillim më të shpejtë negativ tek disa pacientë. 23 rastet kanë ndodhur brenda 6 ditëve pas vaksinimit. Nuk duhet të harrojmë që jetëgjatësia në spitale për të moshuar është e shkurtër, dhe që 300 persona vdesin çdo javë mesatarisht (në nivel kombëtar), « u shpreh Canameti.

«Në Norvegji personeli shëndetësor dhe qytetarët mund të raportojnë dyshimet rreth efekteve anësore që mund të përjetojnë. Të gjitha të dhënat rregjistrohen në një database, dhe i jep organeve të caktuara njohuri të menjëhershme mbi të gjitha rastet e raportuara», përmbyll Canameti.

 

 

Ja përfitimet që sjell konsumimi i shafranit të Indisë në baza ditore

Posted: 20 Jan 2021 03:34 AM PST

Shafrani i Indisë është një nga erëzat me përfitimet më të mëdha shëndetësore. Ai ka veti antioksidues dhe anti-inflamatore mjaft të fuqishme.Shafrani i Indisë mund të merret si pluhur apo formë pilule. Pasi të filloni ta përdorni shafranin e Indisë si një bazë të rregullt (racion), është kënaqësi për të gjetur mënyra të reja të recetave për ta përdorur atë. Një nga mënyrat për të përdorur është që të shtoni një majë luge në sallatën me vezë. Ajo shton një shije të këndshme dhe i jep sallatës një ngjyrë të pasur të verdhë. Po ashtu mund të pihet me çajra të ndryshëm dhe mund te përdoret si erëz në çdo lloj ushqimi!

Ja përfitimet që sjell konsumimi i shafranit në baza ditore:

  1. Lehtëson artritin: Një studim i botuar në Oncogene Journal zbuloi që shafrani i Indisë është më efektiv sesa ilaçet e zakonshme anti-inflamatore, përfshirë aspirinën, ibuprofen, naproxen, etj të cilat shpesh përdoren për trajtoni ënjtjen dhe dhimbjen në artikulacionet e trupit për shkak të artritit.
  2. Përmirëson tretjen: Shafran i Indisë mund të përdoret për të trajtuar e një sërë problemesh të aparatit tretëse, përfshirë inflamacionin e traktit, reduktimin e gazrave dhe fryrjen e barkut.
  3. Mbron mëlçinë: Studime të shumta klinike kanë dalë në përfundimin se shafran i Indisë mund të ndihmojë në përmirësimin e funksionit të mëlçisë duke rritur aftësinë e tij ç'helmuese. Gjithashtu është provuar se ndihmon në uljen e dëmtimit nga radikalet e lira, duke mbrojtur qelizat dhe indet.
  4. Shëndeti mendor: Studiuesit kanë zbuluar se kurkuma luan një rol kyç në përmirësimin e sëmundjes së Parkinsonit, sëmundjes së Alzheimerit dhe madje edhe dëmtimeve nga goditjet në tru. Karakteristikat e tij antioksiduese dhe anti-inflamatore mund të funksionojnë në promovimin e shëndetit të trurit, uljen e stresit oksidues dhe vdekjes së qelizave para kohe.
  5. Alkalizon trupin dhe ul rrezikun e kancerit: Shafran i Indisë është shumë alkaline, kështu që vjen me jo pak efekte pozitive në trup. Një mjedis alkalik besohet të jetë i papërshtatshëm për zhvillimin e kancerit, pasi qelizat e kancerit lulëzojnë më së miri në një mjedis acid.
  6. Ndihmon në shëndetin kardiovaskular: Kurkuma ka treguar se pastron arteriet nga pllakëzat e yndyrës dhe parandalon mpiksjen e gjakut. Efektet antioksiduese besohet se ndihmojnë në parandalimin e komplikimeve diabetike kardiovaskulare, së bashku me aritmitë atriale.
  7. Parandalon diabetin e tipit 2: Hulumtimet kanë treguar se shafrani i Indisë mund të jetë alternativa ideale e barnave për trajtimin dhe ndoshta edhe parandalimin e diabetit tip 2. Studimet kanë zbuluar se kurkumina është e aftë të zvogëlojë efektet e sëmundjes, të tilla si sheqeri në gjak i ngritur dhe rezistenca ndaj insulinës.

Ekskluzive: Kontrata sekrete e Qeverisë me “Pfizer” për vaksina

Posted: 20 Jan 2021 01:21 AM PST

Kontrata e shumëpërfolur ndërmjet qeverisë shqiptare dhe korporatës farmaceutike "Pfizer" është siguruar ekskluzivisht nga "Gogo.al".

Pjesë nga kontrata sekrete e qeverisë shqiptare dhe "Pfizer Export B.V"

Lidhur mes "Pfizer Export B.V" në Holandë dhe ministrive të Shëndetësisë e Kujdesit Social dhe asaj të Shtetit për Rindërtimin si dhe Institutit të Shëndetit Publik, kontrata prej 52 faqesh përcakton sasinë, kostot por dhe kushtet që duhet të plotësojë qeveria shqiptare.

Nëpërmjet kësaj marrëveshje konfidenciale, qeveria shqiptare ka blerë te "Pfizer"-i për muajin janar 10 mijë e 530 doza, duke paguar për një dozë 12 dollarë.

Pjesë nga kontrata sekrete e qeverisë shqiptare dhe "Pfizer Export B.V", sasia dhe çmimi

Kontrata zbulon edhe planin e ardhjes së 30 mijë e 420 dozave në shkurt ndërsa në vjeshtë dhe dimër 458 mijë e 640 të tjerave.

Në total qeveria shqiptare ka nënshkruar me "Pfizer" blerjen e 499 mijë e 590 dozave por praktikisht nuk do ketë dërgim vaksinash në Shqipëri në mars, prill, maj dhe qershor ndërsa nevoja për vaksinën në vend është emergjente. E paqartë mbetet edhe ndarja e dërgesave në muajt e fundit të vitit.

Nuk dihet pse qeveria ka planifikuar këtë shpërndarje faturash për marrjen e vaksinave, mes muajve janar, shkurt dhe vjeshtës e dimrit dhe nëse lidhet me kapacitetin pagues të saj, ndërsa teza e "testimit" mbi shqiptarët bie poshtë duke qenë se bëhet fjalë për dy blerje të vogla paraprake. Një nga dyshimet që qarkulloi kohë më parë qe pamundësia e prodhimit për Shqipërinë, ndërsa mbetet me pikëpyetje nëse ka qenë "Pfizer"-i që ka kushtëzuar qeverinë shqiptare në këto dërgesa.

Totali i parave që duhet të paguajmë? Rreth 6 milionë dollarë.

Në fakt, sipas kontratës qeveria shqiptare do të paguajë paraprakisht brenda 30 ditëve nga marrja e faturës 2.997.540 dollarë (rreth 3 milionë dollarë).

Nga një shikim i detajuar i kontratës mes autoriteteve shqiptare e "Pfizer" e "BioNTech" me bazë në Gjermani mësohet se këto të fundit do të jenë përgjegjëse për të gjithë kërkesat e marketimit të produktit.

Qeveria shqiptare merr përsipër ruajtjen e konfidencialitetit të kontratës dhe pronësinë intelektuale.

Termat e kontratës tregojnë se vendet e prodhimit të "Pfizer" në Kalamazoo (Michigan) dhe Puurs, Belgjikë dhe dy vendet e prodhimit të "BioNTech", në Mainz dhe Idar Oberstein në Gjermani do të jenë ato ku do të prodhohet vaksina por edhe vende të tjera prodhuese që "Pfizer" e gjykon.

"Pfizer"-i del garant për të siguruar që produkti është prodhuar në përputhje me specifikimet ndërsa qeveria shqiptare ka detyrimet si më poshtë sa i përket kujdesit për vaksinat:

"(b) Me dorëzimin e produktit Blerësit në Vendin e Destinacionit dhe, për aq sa është e zbatueshme, për çdo shpërndarje të mëtejshme dhe / ose transportim në një Vend Destinacioni që nuk është një pikë e përdorimit të Produktit, Blerësi do të ruajë dhe trajtojë Produktin në mënyrën e përcaktuar te Specifikimet, udhëzimet në Shtojcën D dhe udhëzimet e dhëna nga "Pfizer"-i për të siguruar stabilitetin dhe integritetin e Produktit.

(c) Për të shmangur dyshimet, Blerësi do të ketë të gjitha shpenzimet për përdorimin e Produktit pas transferimit nga Pfizeri në Vendin e Destinacionit, përfshirë, por pa u kufizuar në ato për ruajtjen e Produktit dhe shpërndarjen dhe administrimit të Produktit (nëse zbatohet) në Shqipëri.

d)Blerësi do të jetë i vetmi përgjegjës për ruajtjen, trajtimin, shpërndarjen, transportimin, administrimin dhe përdorimin e produktit në Shqipëri pas dorëzimit të Produktit Blerësit ose të caktuarit të tij në Vendin e Destinacionit.

(e) Blerësi do të jetë përgjegjës dhe do të sigurojë që çdo pajisje e përdorur për të dorëzuar Produktin, për shembull Dërguesi (ët) dhe Pajisja (et) monitoruese të jenë ruajtur në një vend të duhur të pastër dhe të sigurt për të mbrojtur dhe ruajtur funksionalitetin e pajisjeve të tilla (në kushte të kontrolluara, pa ekspozim ndaj motit ose dëmtuesve, etj).

(f) Pfizer mund t'i sigurojë Blerësit Fletë të Dhënash Sigurie dhe informacione të tjera për të ndihmuar Blerësin për të zhvilluar procese dhe procedura, përfshirë trajnimin, për të trajtuar Produktin dhe Materialet e Produktit në një mënyrë të sigurt dhe në përputhje me Ligjet… Blerësi përfaqëson dhe garanton që vetë ai do të sigurojë që të gjithë marrësit e Produktit dhe Materialet e Produktit të kenë ekspertizën e nevojshme për të zhvilluar dhe zbatuar procedurat e përshtatshme dhe programet e trajnimit për të mundësuar trajtimin e duhur të Produktit dhe Materialeve të Produktit në një mënyrë të sigurt dhe të ligjshme."/ gogo.al

Ujë i vakët me limon çdo mëngjes esëll dhe ja 21 përfitimet shëndetësore që merrni

Posted: 20 Jan 2021 12:08 AM PST

Përshtati në shqip: Daniela Burnazi

Mëngjesi është një nga vaktet më të rëndësishme dhe mënyra e duhur për ta nisur atë është me një gotë ujë të vakët me limon. Limoni është një agrume e pasur me vitamina dhe minerale dhe përmban shumë pak kalori, rreth 26 kalori për një kokërr limoni.

Në këtë postim do t'ju paraqesim 21 përfitime shëndetësore       që merrni nëse e nisni ditën me një gotë uji të vakët me limon:

  • Forcon imunitetin
  • Vepron si detoksifikues
  • Parandalon infeksionet: pirja e ujit të vakët me limon parandalon në rritjen dhe shumimin e baktereve që shkaktojnë sëmundje dhe infeksione.
  • Përmirëson shëndetin oral dhe aromën e pakëndshme të gojës
  • Qetëson dhe rregullon aparatin respirator.
  • Parandalon dhe/ose lehtëson infeksionet e traktit urinar.
  • Përshpejton metabolizmin
  • Ju ndihmon të bini në peshë
  • Redukton rriskun për të pasur infrakt në zemër
  • Lehtëson diskomfortin si pasojë e konstipacionit (kapsllëkut).
  • Pastron lëkurën dhe redukton shenjat e plakjes, duke përfshirë edhe eliminimin e rrudhave.
  • Lehtëson diskomfortin si pasojë e konstipacionit (kapsllëkut).
  • Përmirëson shëndetin e mëlçisë, ju jep energji enzimave të mëlçisë
  • Përmirëson shëndetin e lëkurës.
  • Pastron të gjitha organet e trupit.
  • Ndihmon në shërimin e dhimbjes së kokës.
  • Parandalon dehidratimin.
  • Është perfekt për shëndetin e veshkave.
  • Balancon nivelet e Ph në trup.
  • Përmirëson shenjat e inflamacionit dhe vepron si një reduktues i dhimbjes së lehtë.
  • Redukton prodhimin e mukusit në rrugët e ajrit./ shëndeti.com.al / HealthLine
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more