Skip to main content

Vetura e Doganës rrotullohet në rrugën Prishtinë – Pejë, kjo është gjendja e punëtorit

Vetura e Doganës rrotullohet në rrugën Prishtinë – Pejë, kjo është gjendja e punëtorit


Vetura e Doganës rrotullohet në rrugën Prishtinë – Pejë, kjo është gjendja e punëtorit

Posted: 03 Dec 2020 05:35 AM PST

Në orët e para të mëngjesit të sotëm është vetaksidentuar një oficer doganor me veturën e punës, me ç'rast ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Vetaksidenti në Dollc të Klinës dyshohet se ka ardhur si pasojë e kushteve të rrugës.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Rugova tha se mjekët kanë konstatuar se shoferi ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

"Në orën 07:15 të mëngjesit të sotëm një veturë është vetaksidentuar në fshatin Dollc të Klinës. Dyshohet se vetaksidenti ka ndodhur si pasojë e kushteve të rrugës… Sipas mjekëve shoferi ka pësuar lëndime të lehta trupore", tha Rugova për Gazetën Express.

Ndërkohë pamje nga vendi i ngjarjes kanë dërguar lexuesit e Gazetës Express.

Bulliqi: Isa Mustafës s’i zihet për të madhe se çfarë deklaron!

Posted: 03 Dec 2020 05:26 AM PST

Fituesi i zgjedhjeve të jashtëzakonshme që u mbajtën të dielën që lamë pas në Podujevë, u atakua mbrëmë nga lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Ky i fundit në emisionin "Rubikon", ka akuzuar Shpejtim Bulliqin, duke e quajtur fajtor për mosliberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.

"Jam shumë i bindur se po, edhe Bulliqi edhe disa të tjerë që akoma janë LDK dhe disa të tjerë që me një këmbë janë në LDK dhe me një tjetër jashtë LDK-së.

Tashti unë nuk po i cilësoj si emër, mirëpo ata janë deklaruar kundër, sepse po të votonin deputetët tanë ne e kalonim demarkacionin dhe e kishim liberalizimin e vizave", u shpreh Mustafa.

Bulliqi, në një përgjigje për IndeksOnlinen, tha se Mustafa e di shumë mirë se ku është pengesa e procesit të liberalizimit të vizave, duke thënë se "nuk i zihet për të madhe" se çfarë deklaron ai, pasi që është matufosur.

"Po z.Mustafa e di shumë mirë se ku është pengesa e liberalizimit të vizave për qytetarët tanë. Ata që i ka në krye të institucioneve të korruptuara dhe me akuza për korrupsionin, janë shkaktari kryesor, por meqë është matufosur pak, atij edhe nuk i zihet për të madhe çka deklaron.

E sa i përket territorit, u ka dhënë malazezëve, për këtë do ta vrasë ndërgjegja tërë jetën, por edhe për këtë ai tashmë është i mësuar nga e kaluara e tij", ka thënë kryetari i ri i Podujevës.

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka certifikuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 29 nëntorit, ndërsa Bulliqi nga Vetëvendosje, arriti të fitonte me 51.09 %./IndeksOnline/

Rrëfimi i dhimbshëm i kosovarit që u dhunua seksualisht nga serbët në luftë: “Detyrohesha të pi ujë të tualetit”

Posted: 03 Dec 2020 05:18 AM PST

Tridhjetenjë burra në Kosovë kanë marrë statusin e viktimave të dhunës seksuale që kanë ndodhur gjatë luftës 1998-'99. Shumë të tjerë hezitojnë të flasin.

Radio Evropa e Lirë ka intervistuar një të mbijetuar të dhunës seksuale, e ku ka folur për dhunimin që i është bërë atij dhe disa të rinjëve e të rejave tjera në bodrumin e një hoteli.

Ai po ashtu ka treguar se për ditë të tëra ata kanë qëndruar pa ujë e pa buk, e të mërdhirë në hapësirat e atij bodrumi.

"Ujë kam pi, nuk e di dy apo tri herë por me dhjetëra herë, në bazë të maltretimit që ma bënin. Pastaj pjesa e lukthit… se jam operuar nga lukthi pas luftës, është ba për shkak të atyre ujërave se më kishin hyrë disa mikrobe dhe është infektuar lukthi. Një pjesë të lukthit ma kanë hjekë dhe një pjesë të zorrë së trashë", rrëfen ai.

Përpos dhunimeve, në vendin e njëjtë ai thotë se kanë ndodhur edhe vrasje.

"I kom pa me sy kur dy persona i kanë mbytur në prezencë teme", rrëfen ai.

“Fillimisht u alivanos” – çka raportoi në polici 21 vjeçarja për vdekjen e 61 vjeçarit në motel

Posted: 03 Dec 2020 05:04 AM PST

Një person është gjetur pa shenja jete, në një motel në qytetin e Gjakovës.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se viktima ndodhej në motel me një 21 vjeçare e cila vetë e ka raportuar rastin në polici. Ajo ka thënë se vikrima fillimisht është alivanosur.

"Mosha e tij është 61 vjeçar, rasti është raportuar nga dëshmitarja femër, e cila është e moshës 21-vjeç. Ajo ka raportuar se fillimisht ai është alivanos. Ekipet mjekësorë kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar vdekjen e viktimës", ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta.

Ndërkohë, Reporteri nga burimet e saj brenda Policisë së Gjakovës mëson se 21 vjeçarja është nga Shqipëria.

Në vendin e ngjarjes është gjetur një lloj substance që dyshohet se është viagra, dhe nga përdorimi i saj dyshohet të ketë vdekur 61-vjeçari.

Kujtojmë se ky nuk nuk është rasti i vetëm kur persona të moshuar kanë vdekur në rrethana të tilla. Raste të ngjashme ka pasur disa herë në Kosovë. /Reporter.net

Qytetari nga Mitrovica përfundoi pa dijeninë e tij në një fshat të Shqipërisë

Posted: 03 Dec 2020 04:59 AM PST

Një i moshuar nga Mitrovica përfundoi në një fshat të Pogradecit, pa dijeninë e tij.

Të paktën kështu thuhet në postimin që po shpërndahet në rrjete sociale në Shqipëri.

Bëhet fjalë për Faik Zeqirin, ndërsa fotografia e tij është bërë sot. Në postim thuhet gjithashtu se ai ishte gënjyer nga një agjenci turistike.

Banorët e fshatit e kanë drejtuar për në qytetin Prrenjasi./Indeksonline

Rrëfimi emocionues i vajzës nga Obiliqi me nevoja të veçanta

Posted: 03 Dec 2020 04:48 AM PST

3 Dhjetori njihet si Dita Ndërkombëtare për Personat me Aftësi të Kufizuara.

Për ta shënuar këtë ditë, është duke u mbajtur një seancë e veçantë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Përmes një postimi në FB, Shkurta Bregovina nga Obiliqi, e cila është e diagnostifikuar me kufizime në shikim, ka bërë një shkrim emocional.

Ao tregon se si u paragjykua kur nisi të shkonte në shkollë, e kjo nisi qysh nga mësuesi, pasi që qysh në ditën e parë të shkollës, mësuesi e kishte nxjerrë jashtë duke i thënë se s'mund të punonte me nxënës si ajo, transmeton Indeksonline.

Ndërsa më tej tregon se probleme pikërisht për shkak të mungesës së infrastrukturës ishte i vështirë është në universitet.

Postimi i plotë:

Jam Shkurta e diagnostikuar që nga lindja me kufizime ne shikim
E kuptoja se isha ndryshe, por guximi që buronte nga brendësia ime si shumica e fëmijëve me bënte të mos ndaloja përballe rreziqeve të mundshme. Në atë kohë nuk njihja pamundësi.
Prindërit patën vendosur që unë dhe Liridona(motra) të vijonim shkollimin bashkë. Pikërisht aty edhe filloj përballja e vërtet me shoqërinë paragjykuese. Në vitin 2005 kur i mbusha 5 vjeç u përballa për herë të parë me të qenurit person me aftësi të kufizuara në shoqërinë tonë.
Mësuesi modeli i dytë pas familjes zgjodhi që diferencat dhe kufizimet t'i aktivizonte që nga klasa e parë. Ditën e parë të klasës së parë mua në prani të tërë klasës më nxorri jashtë duke më potencuar se vendi im nuk ishte shkolla e rregullt, por shkolla speciale. "Une s'muj me punu me nxansa si ti."
Nejse na u deshtë ta ndërronim shkollën me shpresën se do të gjenim një mësues që të më pranoj në klasë. Qasja joadekuate më përcolli gjatë tërë ciklit fillor dhe të mesëm të ulët.
Sikur nuk mjaftonte trajtimi diskriminues nga mësimdhnënësit. Barrës së paragjykimeve ju shtunan ato të prindërve që sillnin fëmijët në shkollë. Ata i drejtoheshin Liridonës : Kjo çika nuk sheh a ? E ti kujdesesh për të a ? Boll zor volla.
Por këto pyetja asnjëher nuk m'i bënin fëmijët, ndonëse buronin nga po këto familje paragjykuese.
Gjatë gjithë kohës më kanë shoqëru pyetjet e famshme me dozë nënçmuese : A ushqehesh vetë ? A pastrohesh vetë ? A edhe ti munesh me mësu? E qysh i nënshtrohesh testeve kur nuk sheh me lexu ?
A ndikonte kjo qasje jo adekuate në mua ? Unë në them po
Përballja me mos pranimin me shkaktoj pasiguri, drojtje, dyshim. Por ama unë vendosa qe te ndërroj pozicionin e figurave. Zëvendësova pasigurinë me caktimin e Zotit, drojtjen në përballje me situatat, dyshimin me besim ne aftësitë dhe fuqitë e mia
Me Liridonën i ndamë rrugët ajo në gazetari e unë në punë sociale. Këtu vendosa me tentu, me provu kush është me të vërtet Shkurta
Ambientimi me mungesën e infrastrukturës në universitet ishte i vështirë. Kisha nevojë për tualet për me ndërru ambient, por shpesh këto ishin të mundura deri kue Liridona përfundonte ligjëratat dhe vinte tek unë. Në mëngjes shkoja dhe prisja deri sa Liridona përfundonte ligjëratat. Dikur pritja në korridoret e filozofikut u bë art në vete, pastaj u bëra një me pritjen. Ndjeja lodhje fizike, por asnjëherë shpirtëror.
As nuk u mjaftova me studimet BA. Po vazhdoj të studioj, madje tani në dy nivele njëkohësisht. Unë po ndjek studime BA Psikologji e përgjithshme dhe MA Psikologji e vlerësimit dhe intervenimit. Sepse pritja, lodhja dhe diskriminimi nuk u bë demoralizim, por forcim për mua.
Përgjigjëjeve të naltpërmenduna gradualisht u jepja përgjigjëje praktike.
Shkurta e vogël që nuk mundet, nuk mundet dhe prap nuk mundet u kthye në atë që: Shkurta mundet të luaj, të mësoj, të studio, të pastroj shtëpinë, të përgatisë ushqimin, të ndihet e pranuar, të pëlqej dhe të pëlqehet. Mos prit as ti që dikush të të pranojë pa e pranuar ti veten. Mos thuaj nuk ma nin për ofendimet e tjerëve kundrejt meje, se në fakt mua ty dhe gjithësecilit na bënë të ndihemi jo mirë.
Por çka duhet të bësh në fund? Të ndërrosh pozicionet e figurave dhe të vazhdosh. T'i thuash vetës qëndro se nëse bie ngrihesh përsëri.
#Shkruajedhetihistorinëtënde
#3dhjetoriditandërkombëtareepersonavemeaftësitëkufizuara

E dhimbshme: Ky është i riu që humbi jetën në aksident

Posted: 03 Dec 2020 04:45 AM PST

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në rrugën Viti-Kllokot.

Viktima është një i ri nga fshati Gërmovë.

Në faqen në Facebook nga ky fshat kanë dhënë detaje për të riun që humbi jetën si pasojë e këtij aksidenti.

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM

sod ne mengjes me 03.12.2020 ne aksident trafiku ka humubur jeten Dardan Ilmi Selimi pasi qe nje pjes e familjes gjendet ne boten e jashtme per vorrim ju njoftojm me von kurse te ndjerin Zoti e dergoft ne parajs

Fshati i Kosovës merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, krahasohet për dekorimin e fundvitit me New York-un dhe Moskën

Posted: 02 Dec 2020 02:23 PM PST

Fshati Pjetërshtan i cili gjendet pak kilometra larg Gjakovës i cili çdo fund vit dekorohet dhe kthehet në një pamje magjike ka marrë edhe vëmendjen e mediave botërore, shkruan Reporteri.net.

Euronews i ka kushtuar një kronikë, dekorimit të Pjetërshtanit për Krishtlindje dhe Vit të Ri.

Ata madje e kanë krahasuar dekorimin e këtij fshati me pamjen e mrekullueshme që merr Neë York dhe Moska për festat e fundvitit.

Mustafa: Gjuha e Vjosa Osmanit, e njëjtë me gjuhën e komunizmit të Enver Hoxhës

Posted: 02 Dec 2020 02:14 PM PST

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, është shfaqur i ashpër ndaj Vjosa Osmanit, për të cilën tha se në njërin reagim të saj të mëhershëm, përdori gjuhën e komunizmit të Enver Hoxhës.

"Nëse lexojmë këtë tekst, dhe këtë gjuhë, kjo gjuhë më duket gjuhë e zërit të popullit të kohës së Enver Hoxhës, gjuhë e komunizmit të Enver Hoxhës në Shqipëri", shprehet Mustafa, njofton Klan Kosova.

"Është një gjuhë shumë e rëndë, dhe nuk është gjuhë që e praktikojmë si komunikim mes vete dhe cilësim të tjerëve në LDK. Një njeriu që ne i kemi dhënë përparësi maksimale, e të shprehet me këtë gjuhë ndaj kryetarit të LDK-së dhe ndaj partisë nga e cila gjithmonë ka përfunduar, nuk e meriton as të diskutohet për të dhe më së paku jam e interesuar që në këtë gjuhë të komunikojë me të ose të japë cilësime për të".

Ndërkaq lidhur me akuzat e saj për mungesë transparence kur e shkarkuan nga pozitat brenda LDK-së, Isa Mustafa në Rubikon të Klan Kosovës, tha se ajo mund ta shoh kurdo listën ku figurojnë votat e Këshillit të Përgjithshëm ndaj saj.

"Osmani iu është drejtuar me një shkresë, kërkesë për t'i treguar se kush ka votuar atë dhe kush jo. Ju kam thënë njerëzve të administratës se nëse do me i pa, t'më drejtohet mua si Kryetar i LDK-së, dhe unë do t'ja mundësoj ta sheh komplet listën".

"Transparenca është se çdo njeri të vijë t'i shoh votat e veta".

"Kur të do [Vjosa Osmani] mund të vijë e t'i shoh se kush ka votuar për të e kush ka votuar kundër, e kush s'ka marrë pjesë fare në këtë votim".

"E sa i përket trajtimit të saj, mendoj që s'ka të drejtë totalisht. Në vitin 2014 kur është bërë lista për deputetë, unë e kam vendosur atë të tretën në listë si të re. E kemi përkrahur atëherë, e kemi përkrahur tani".

"E kemi vendosur në 83, por ka mund të mos e vendosnim fare, sepse ka kundërshtuar vendimet e LDK-së edhe në atë sa i përket Demarkacionit. Por ka qenë një mendim brenda LDK-së që duhet të përfshihet ne e respektuam atë vendim dhe e kemi përfshirë".

Mustafa insiston se me shkarkimin e Osmanit nga poizita e nënkryetares së LDK-së, nuk shkeli rregullat e subjektit që drejton, njofton Klan Kosova.

"Për çështjen e shkarkimit të saj nga pozita e nënkryetares së LDK-së, dhe anëtares së kryesisë, aty janë zbatuar të gjitha procedurat statutore".

"Rregulli është që ai që propozon për një pozitë, ai ka të drejtë të propozojë edhe për largime në pozitë".

"Meqë kam konstatuar se Osmanin e ka shkelur nenin 14 të statutit të LDK-së i cili thotë se ''asnje anëtar i LDK-së nuk mund të mbajë pozita të organeve të LDK-së, nëse vepron kundër vendimeve të atyre organeve''. Vendimet e LDK-së kanë qenë të Këshillit të Përgjithshëm. Kjo ka qenë anëtare edhe e njërit dhe e tjetrit organ, ndaj dhe kam propozuar që të lirohet nga ato pozita".

Mbi 1 mijë raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Posted: 02 Dec 2020 02:04 PM PST

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, nga 3 mijë e 12 testime të kryera, 1 mijë e 69 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, ose 35% e testeve të kryera, shkruan Gazeta Sinjali.

Po ashtu në të njëjtën periudhë janë shëruar edhe 1 mijë e 242 persona.

Kurse, betejën me koronavirusin e kanë humbur edhe 29 pacientë, gjersa numri i të shëruarve gjatë ditës së sotme në këtë vend, ka qenë më i lartë se i të infektuarve.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more