Skip to main content

Si ndikon te gratë shtatzëna dhe nënat gjidhënëse vaksina anti covid?

Si ndikon te gratë shtatzëna dhe nënat gjidhënëse vaksina anti covid?


Si ndikon te gratë shtatzëna dhe nënat gjidhënëse vaksina anti covid?

Posted: 31 Dec 2020 07:33 AM PST

Fillimisht, të dhënat kanë treguar se gratë shtatzëna dhe gjidhënëse nuk janë të lejuara për të marrë vaksinën anti covid.

Por, pas disa ditësh, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka deklaruar se ky vendim ishte për secilin shkruan dhe nuk ishte i imponuar CNN, transmeton GazetaShneta.

Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë

Por, a mund të dëmtojë vaksina anti covid bebin tuaj?

Megjithëse, nuk ka të dhëna që mbështesin sigurinë e vaksinës anti covid për gratë gjidhënës, CDC-ja shprehet se vaksinat e ARN-së nuk mendohet se janë të rrezikshme për nënat gjidhënëse.

Në anën tjetër, Kolegji Amerikan i Obstetrikëve dhe Gjinekologëve (ACOG) beson se vaksinat anti covid duhet t'u ofrohen nënave gjidhënëse dhe vendimi ju përketë atyre.

Ende mbetet e paqartë ndërlidhja mes vaksinën anti covid gjatë periudhës së shtatzënisë dhe te gratë gjidhënëse, por gjithsesi konsultoheni me mjekun tuaj./GazetaShneta/

Varianti i ri i Covid-19 është më i transmetueshëm dhe kjo grupmoshë është më e predispozuar, tregon studimi

Posted: 31 Dec 2020 06:37 AM PST

Variani i ri i Covid-19, i cili për herë të parë u identifikua në Britaninë e Madhe, po del të jetë më i transmetueshëm dhe prek më shumë personat nën moshën 20-vjeçare.

Të dhënat janë siguruar nga një studim, në bashkëpunim me shkëncëtarët nga Imperial College London, The University of Edinburgh, Public Health England, the Wellcome Sanger Institute, the University of Birmingham dhe COVID-19 Genomics UK Consortium shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.

Studiuesit kanë bërë të ditur se ndryshimi mes numrit të riprodhimit të mutacionit, në krahasim me variantet e tjera të virusit është 0.4 deri 0.7 më i lartë.

Sipas tyre, numri i riprodhimit për variantin e ri aktualisht është mes 1.4 dhe 1.8.

"Këto analiza tregojnë se varianti i ri i Covid-19 ka transmetueshmëri më të lartë se viruset e mëparshëm SARS-CoV-2", tha profesor Neil Ferguson nga Imperial College London.

Studiuesit njoftuar se personat nën moshën 20-vjeçare janë më të predispozuar për të marrë këtë lloj të variantit./GazetaShneta/

Komandantja e ‘Jugut’ Majore Vjollca Hoti bashkë me Dr. Krasniqin vizitojnë Klinikën Infektive

Posted: 31 Dec 2020 04:59 AM PST

Komandantja e stacionit të jugut në Prishtinë Majore Vjollca Hoti së bashku me kolegë të saj dhe doktoreshën Dafina Krasniqi, kanë vizituar sot Klinikën Infektive në QKUK.

Gjatë natës së ndërrimit të moteve në Klinikën Infektive do të kujdestarojë drejtoresha Dr. Lindita Ajazi-Berisha, shkruan Gazeta Shneta.

Për kujdesin ndaj pacientëve dhe larg familjes në këtë ditë feste, është falënderuar nga vizitorët Hoti dhe Krasniqi.

Lexoni postimin e plotë të Dr. Dafina Krasniqit:

Sot se bashku me komandanten e stacionit jugu Majore Vjollca Hoti ishim ne vizitë tek klinika infektive perkatsisht te drejtoresha e klinikes dr.Lindita Berisha e cila sonte eshte kujdestare

Faliminderit drejtoreshë

Dr.Linda

Faliminderit heroinë,faliminderit qe edhe sot je pranë atyre pacientve ne kete kohë pandemie qe nderrimin e viteve e bejne ne shtretërit e spitalit te infektives.Sonte ti je kujdestare dhe je larg familjes per te qene ne krye te deryres,larg bashkeshortit dr.Muratit dhe femijeve Rites dhe Andit

Pa trokitjen e gotave në tryezën e festës, pa buzëqeshjen në familje duke shijuar fishekzjarrët që e bëjnë natën ditë, por gjithsesi në praninë kolegeve ju te cilet po jepni qdo gje nga vetja ne keta muaj pandemie e ky vit plot sfida, e di është shumë e vështirë duke marrë parasysh që e gjithë familja ka shtruar darkën dhe ti je e detyruar që të largohesh në punë.Perveq Andit dhe Rites qe janë krenare me ty si nënë.Lindë me ty krenar gjithë Kosova,

Faliminderit perjetsisht per punen tende fisnike.

Disa mënyra sesi ta ndaloni gjidhënien te fëmija juaj

Posted: 30 Dec 2020 02:33 PM PST

Është e vërtetë se disa nëna vendosin një moshë të caktuar se kur është e mjaftueshme ushqyerja me gji për fëmijën e tyre.

Për disa nëna, ky proces rrjedh natyrshëm me kalimin e kohës, pa marrë ndonjë vendim shkruan BellyBelly, transmeton GazetaShneta.

Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU

Më poshtë, janë tre hapa që ju ndihmojnë në zgjidhjen e kësaj situate:

-Sigurohuni që vërtetë dëshironi të ndaloni gjidhënien

Nëse keni marrë këtë vendim dhe ndiheni të kënaqur, atëherë gjysma e punës është gati.

-Kufizoni kohën

Ky,po që është hapi kryesor që ndërlidhet me ndëprerjen e ushqyerjes me gji.

-Konsultohuni me mjekun tuaj për ilaçet që mund t'ju ndihmojnë në këtë proces

Ekzistojnë ilaçe të caktuara që disa nëna i shohin të dobishme për ta ndaluar gjidhënien te fëmija./GazetaShneta/

Ja sesi t’i trajtoni hemorroidet gjatë periudhës së shtatzënisë

Posted: 30 Dec 2020 01:44 PM PST

Hemorroidet janë venat e fryra brenda rektumit tuaj ose në lëkurën që rrethon anusin tuaj.

Ato janë të pranishme si gjatë dhe pas shtatzënisë, për arsyje se foshnja bën presion në zonën brenda rektumit tuaj shkruan Healthline, transmeton GazetaShneta.

Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU

Hemorroidet, në shumë raste, shfaqin parehati tek shtatzënat dhe ato mund të trajtohen më anë të disa mënyrave:

Shtoni fibra në dietën tuaj. Fibrat ndihmojnë për të zbutur jashtëqitjen tuaj.

Pini shumë ujë. Të qëndroni të hidratuar gjithashtu ndihmon në parandalimin e kapsllëkut.

Mbajeni të pastër zonën tuaj anale. Mbajtja e pastër e zonës anale do t'ju ndihmoj në parandalimin e çdo acarimi shtesë që mund të marrë në rrugën e procesit të shërimit.

Konsumoni ilaçet adekuate. Nëse jeni shtatzënë, bisedoni me mjekun tuaj përpara se të përdorni ndonjë trajtim të ri pa recetë./GazetaShneta/

Fëmijët që përdorin më shumë se shtatë orë në ditë pajisjet teknologjike kanë dëmtime në korteksin e trurit

Posted: 30 Dec 2020 01:08 PM PST

Fëmijët sot po rriten në një botë të dominuar nga teknologjia.Për më tepër, shumë nga prindërit nuk janë ende të vetëdijshëm se çfarë dëmtime mund të sjellin përdorimi i pajisjeve teknologjike.

Instituti Kombëtar i Shëndetit në ShBA ka publikuar rezultatet e para të studimit në lidhje me përdorimin e pajisjeve teknologjike nga ana e fëmijëve shkruan BellyBelly, transmeton GazetaShneta.

Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU

Studimi nga The Adolescent Brain Cognitive Development (ABCD) ka për qëllim të kuptojë sesi përvojat e fëmijërisë ndikojnë në zhvillimin e trurit të një fëmijë.

Gaya Dowling, anëtare e studimit, tregoi se më shumë se 11,800 fëmijë të moshës 9-10 vjeç u bënë pjesë e studimit.

Studiuesit ndjekën zhvillimin biologjik dhe të sjelljes së fëmijëve përmes adoleshencës deri në moshën e pjekurisë.

Skanimet e trurit tek fëmijët treguan se fëmijët të cilët përdorën telefonin apo ndonjë pajisje tjetër teknologjike për më shumë se 7 orë në ditë treguan hollim të parakohshëm të korteksit të trurit.

Korteksi është i ndarë në katër pjesë dhe secili seksion është përgjegjës për përpunimin e llojeve të ndryshme të informacionit ndijor.

Fëmijët që përdorën ekranet për më shumë se dy orë në ditë gjithashtu paraqitën probleme në testet e të menduarit dhe gjuhës./GazetaShneta/

Vaksina anti covid nga AstraZeneca është aprovuar për përdorim në Britaninë e Madhe

Posted: 30 Dec 2020 12:23 PM PST

Vaksina anti covid nga AstraZeneca është aprovuar për përdorim në Britaninë e Madhe.

Rreth 530,000 doza do të jenë në dispozicion që nga java e ardhshme në Britani nga AstraZeneca shkruan BBC, transmeton GazetaShneta.

Qendrat për vaksinim tashmë kanë filluar të ftojnë personat e parë për të marrë vaksinën anti covid.

Ndër grupet e para që do kenë përparësi janë shtëpitë e kujdesit të të moshuarve dhe punonjësit shëndetësorë.

Gjatë ditë së martë, Britania shënoi mbi 53 mijë raste të reja nga Covid-19 dhe 414 viktima./GazetaShneta/

Rekord i zi në Gjermani: Mbi një mijë viktima të raportuara brenda 24 orëve

Posted: 30 Dec 2020 11:53 AM PST

Brenda 24 orëve të fundit, Gjermania ka regjistruar mbi një mijë viktima si pasojë e covid-19.

Numër rekord i viktimave është raportuar brenda 24 orëve në Gjermani, njofton Instituti Robert Koch shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.

Sipas Institutit, 1,129 viktima u regjistruan në Gjermani, ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave është 32,107.

Gjithashtu, përgjatë kësaj periudhe, Instituti raportoi mbi 22 mijë infeksione të reja me covid-19.

Javët e fundit, Gjermania ka pësuar një rritje të jashtëzakonshme të rasteve pozitive, ndonëse vendi ka vendosur masa të ashpra anti covid./GazetaShneta/

Fakte rreth procedurës së bllokut spinal gjatë lindjes së fëmijës tuaj

Posted: 30 Dec 2020 10:46 AM PST

Një bllok spinal është një anestezi spinale ku në këtë procedurë, një narkotik ose anestetikë si fentanil, bupivakainë ose lidokainë injektohet poshtë shtyllës kurrizore direkt në lëngun kurrizor, i cili siguron lehtësim të dhimbjes për rreth dy orë.

Është e lehtë të ngatërrosh një bllok spinal dhe epidural sepse ato janë të dy injeksione në zonën kurrizore shkruan American Pregnancy Association përcjell Gazeta Shneta.

Për një bllok spinal, narkotikët ose anestetiku injektohet një herë me një gjilpërë.

Ndërsa për një bllok epidural, një kateter vendoset në hapësirën epidurale për të lejuar anestezi të vazhdueshme.

Blloku spinal nuk administrohen gjerësisht sot për shkak të preferencës për epiduralet.

Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KLIKO KËTU.

Sidoqoftë, ato mund të përdoren në një situatë më komplekse të lindjes ose në një lindje cezariane.

Një bllok spinal mund të shkaktojë një ose më shumë nga kushtet e mëposhtme si efekte anësore të përdorimit duke përfshirë:

– Hipotension (presion i ulët i gjakut).

– Vështirësia e shtyrjes gjatë fazës së dytë të lindjes.

– Dhimbje koke e rëndë.

– Marramendje

– Pruritus (kruarje). /Gazeta Shneta/

Shenjat kryesore të gjendjes hiperemesis gravidarum në shtatzëninë e hershme

Posted: 30 Dec 2020 10:31 AM PST

Hiperemesis gravidarum është një gjendje e karakterizuar nga të përziera të rënda, të vjella, humbje peshe dhe çrregullim i elektroliteve.

Rastet e lehta trajtohen me ndryshime në dietë, pushim dhe antacid, shkruan American Pregnancy Association.

Ndërsa rastet më të rënda shpesh kërkojnë një qëndrim në spital në mënyrë që nëna të marrë lëngje dhe ushqim përmes injektimit intravenoz transmeton Gazeta Shneta.

Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KLIKO KËTU.

Çfarë e shkakton vjelljen kaq të rëndë?

Shumica e grave shtatzëna përjetojnë një lloj sëmundjeje të mëngjesit (70 – 80%).

Studimet e fundit tregojnë se të paktën 60.000 raste të sëmundjes ekstreme të mëngjesit të quajtur hiperemesis gravidarum raportohen nga nënat që mjekohen në një spital.

Besohet se ky mundim i rëndë shkaktohet nga një rritje e niveleve të hormoneve; megjithatë, shkaku absolut është ende i panjohur.

Simptomat e hiperemesis gravidarum zakonisht shfaqen ndërmjet 4-6 javëve të shtatzënisë dhe mund të arrijnë kulmin midis javës 9-13.

Shenjat dhe simptomat e hiperemesis gravidarum që duhet ti dini:

– Nauze dhe vjellje e rëndë;

– Aversionet e ushqimit;

– Humbje peshe prej 5% ose më shumë para shtatzënisë;

– Ulje e urinimit;

– Dehidrimi;

– Dhimbje koke;

– Konfuzion;

-Të fikët. /Gazeta Shneta/

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more