Skip to main content

Ngjarja tragjike në Prishtinë: Familjarët dalin në vendin e ngjarjes, viktima e moshës rreth 50-vjeçare

Ngjarja tragjike në Prishtinë: Familjarët dalin në vendin e ngjarjes, viktima e moshës rreth 50-vjeçare


Ngjarja tragjike në Prishtinë: Familjarët dalin në vendin e ngjarjes, viktima e moshës rreth 50-vjeçare

Posted: 31 Dec 2020 01:48 AM PST

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për gjetjen e një personi të vdekur në një zyre në rrugën "Garibaldi", në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë. Flora Ahmeti. Ajo për Express tha se bëhet fjalë për një mashkull.

"Rreth orës 09:30 kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një zyrë në rrugën "Garibaldi" në Prishtinë.

Menjëherë njësia policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendngjarje, ku nga ekipi mjekësor është konfirmuar se personi (mashkull) është pa shenja jete.

Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë kanë nisur hetimin për rrethanat qe karakterizojnë ngjarjen", ka thënë ajo për Express.

Express mëson që tashmë i ndjeri është i moshës rreth 50 vjeçare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë familjarët e tij dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore.

LAJMI I FUNDIT: Dyshohet që një burrë ka vrarë veten në qendër të Prishtinës

Posted: 31 Dec 2020 01:46 AM PST

Një burrë dyshohet se ka vrarë vetën në qendër të Prishtinës.

Burri dyshohet se ka varë vetën në qendër të Prishtinës, konkretisht pranë Bankës Qendrore të Kosovës, shkruan Reporteri.net.

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Reporteri.net se një person është gjendur i vdekur në qendër të Prishtinës.

"Rreth orës 09:30 kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një objekt në rrugën "Garibaldi" në Prishtinë.

Menjëherë njësia policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendngjarje, ku nga ekipi mjekësor është konfirmuar se personi (mashkull) është pa shenja jete", ka thënë Flora Ahmeti zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës për Reporteri.net.

Ajo ka bërë të ditur se aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë kanë nisur hetimin për rrethanat qe karakterizojnë ngjarjen.

Reporteri ka siguruar foto nga vendi i ngjarjes ku shihet se policia ka rrethuar vendin e ngjarjes.

Vdes një person në Spitalin e Mitrovicës, ishte lënduar në aksident trafiku

Posted: 31 Dec 2020 12:41 AM PST

Një person i cili ishte në Spitalin e Mitrovicës duke u trajtuar pas një aksidenti të ndodhur, më 25 dhjetor, sipas policisë ka vdekur të mërkurën, transmeton IndeksOnline.

Në konsultim me prokurorin kujdestar trupi i pajetë u është lëshuar familjarëve për ceremoni mortore.

Aksidenti kishte ndodhur në zonën e Mitrovicës së Veriut pasditen e 25 dhjetorit./IndeksOnline/

Krejt çka dihet për vrasjen e katërfishtë në Pozhoran të Vitisë: Viktimat do të ktheheshin sot në Zvicër

Posted: 31 Dec 2020 12:34 AM PST

Një ngjarje tragjike ka shokuar vendin mbrëmë, ku një burrë vrau gruan dhe dy djemtë e tij, e më pas edhe vetën. Viktimat ishin për pushime në Kosovë dhe planifikonin të ktheheshin sot në Zvicër, shkruan Gazeta Metro.

Rasti ndodhi rreth orës 18:00 mbrëmë në fshatin Pozhoran të komunës së Vitisë.

Nga prokuroria Themelore në Gjilan u konfirmua rasti tragjik, ku edhe njoftoi se sipas informatave fillestare, dyshohet se personi me inicialet F.Z., me armë zjarri ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, të ndjerën M.Z. dhe dy fëmijët e tij, të ndjerët H.Z. dhe A.Z., ndërsa në fund ka kryer vetëvrasje.

Gazeta Metro ka mësuar se katër anëtarët e familjes jetonin në Zvicër, ndërsa aktualisht gjendeshin në Kosovës.

Sipas raportimeve dyshohet se deri tek akti barba kishte ardhur pas një mosmarrëveshje mes çifti që ishte kohë më parë, mirëpo një gjë e tillë ende nuk është konfirmuar nga organet kompetente.

Rreth katër orë e gjysmë pas aktit makabër, trupat e katër viktimave janë larguar nga shtëpia në Pozhoran.

Ata u dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Pas nxjerrjes së trupave, ka folur Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë në Rajonin e Gjilanit, i cili tha se kjo ngjarje i ka tronditur të gjithë.

"Policia në Viti është njoftuar rreth orës 18:00 për disa të shtëna me armë zjarri dhe njësitet me urgjencë kanë dalë në vend të ngjarjes dhe nga hetimet e para është parë që ka viktima. Kjo vrasje e katërfishtë na ka trondit të gjithëve, jo vetëm fshatin", ka thënë ai për media.

Nënkoloneli Azemi dha pak detaje teksa ritheksoi se janë në fazën fillestare të hetimeve dhe janë duke ekzaminuar çdo dëshmi që mund të lidhet me ngjarjen.

"Kemi filluar me ekzaminimin e vendit të ngjarjes dhe dëshmitarët e mundshëm rreth rastit. Fokusi jonë ka qenë ekzaminimi i vendit të ngjarjes që të gjejmë çdo dëshmi nga vendi i ngjarjes. Ekipet ende janë duke ekzaminuar vendin e ngjarjes dhe jemi në fazën fillestare të hetimeve. Nga hetimet e para mund të them se tre viktima kanë qenë brenda shtëpisë dhe një viktimë në oborrin e shtëpisë".

"Dyshimi fillestar është që kryefamiljari brenda shtëpisë ka vrarë gruan dhe dy fëmijët e tij dhe në kopsht ka vrarë vetën – e gjithë kjo mbetet dyshimi fillestar nga hetimet që janë duke u bërë", ka thënë ai.

Ky është rasti i dytë kur një mërgimtar vranë familjen e tij, pasi një rast i njëjtë ka ndodhur edhe rreth dy javë më parë, ku një kosovar ka vrarë gruan dhe fëmijën në Munchen të Gjermanisë. //gazetametro.net

Bekim Jashari ka një kërkesë për politikanët rreth postit të presidentit, tregon a do t’i bashkohet iniciativës së Vjosa Osmanit

Posted: 31 Dec 2020 12:32 AM PST

Bekim Jashari kërkon nga politikanët në Kosovë që të jenë të kujdesshëm derisa përmendin emra nga kjo familje për postin e presidentit të ri të vendit. Por, ai nuk e përjashton mundësinë që dikush nga kjo familje të marrë përgjegjësinë e të parit të shtetit.

Në një intervistë për KosovaPress, kryetari i Skenderajt tregon edhe a do t'i bashkohet nismës së Vjosa Osmanit në zgjedhjet e reja që pritet të mbahen së shpejti.

Nipi i komandantit legjendar, Adem Jasharit, thotë se deri me tani nuk e ka kontaktuar askush për të diskutuar për postin e presidentit të Kosovës.

"Unë personalisht deri me sot jo, por as si familje, por që kjo temë tashmë është bërë tabu, por shpresoj që spektri politik te jenë me të kujdesshëm në këtë drejtim që, para se të bëjnë debate të tilla, ne mediume të ndryshme, të jenë më të kujdesshëm dhe me të sinqertë, jo vetëm familjen Jashari por me të gjitha familjet Jashari, të kenë më kujdes, dhe të bëjnë respekt, sepse është një lëndim shpirtëror, mos të them, edhe një fyerje të keqpërdoren emra të tillë të ndryshme të familjarëve, të dëshmorëve, në momente të caktuara", ka thënë Jashari.

Megjithatë, ai thotë se në rastet kur nevojitet, familja Jashari ka guximin që të marrë përgjegjësi për vendime të tilla.

"Neve jemi deklaruar si familje që nëpër çdo periudhë të caktuar, momente të caktuara, kemi pasur guxim, kemi pasur kurajë që të marrim përgjegjësi dhe vendime të tilla. Do të presim se cfarë do të na tregojnë ditët në vazhdim. Uroj që të shkojë gjithçka qetë, po ashtu edhe i gjithë spektri politik të jenë të unifikuar, për të mirën e këtij vendi dhe popullit që jetojmë këtu", ka thënë Jashari.

I pyetur se a do t'i bashkohet iniciativës së Vjosa Osmanit për zgjedhjet e parakohshme, ai deklaron se deri tani nuk ka marrë një vendim të tillë, duke e lënë të hapur këtë mundësi.

Në lidhje me vizitën e presidentes në detyrë, Vjosa Osmani, në Komunën e Skenderajt ditë më parë, Jashari deklaroi se u shfrytëzua vetëm për të diskutuar për problemet dhe sfidat që ka komuna që drejton.

"Deri me sot nuk ka diçka të tillë, por që kam deklaruar edhe me herët që gjithçka do të jetë e hapur, në kohën e duhur. […] 02:07 Arsyeja e (vizitës së) saj ishte si fundvit, për problemet dhe sfidat që kemi si komunë e po ashtu edhe vizitën në çerdhen 'Nëna Zahide', në kopshtin ku janë fëmijët e vegjël, ku janë hapat e parë të rinisë", ka thënë Jashari.

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që pritet të mbahen në fillim të vitit të ardhshëm, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, do të garojë me listë të veçantë pas largimit nga LDK. Prej kohësh tashmë qarkullojnë emra të ndryshëm që mund t'i bashkohen iniciativës së saj, e njëri ndër emrat ka qenë edhe ai i kryetarit të Skenderajt, Bekim Jashari.

KEDS tregon se a do të ketë rrymë për Vitin e Ri

Posted: 31 Dec 2020 12:27 AM PST

Kompania kosovare për distribuim dhe furnizim me energji elektrike, KEDS siguron konsumatorët se ka bërë të gjitha përgatitjet për furnizim stabil me energji elektrike gjatë festave të fundvitit.

Megjithatë zyrtarë të kësaj kompanie bëjnë thirrje të gjithë konsumatorëve që të mos e shfrytëzojnë energjinë elektrike për ngrohje, pasi që në disa zona ka ngarkesë enormë.

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala ka thënë për KosovaPres se kjo kompani është përgatitur për furnizim stabil me energji elektrike për festën e Vitit të Ri.

"KEDS-i ka bërë përgatitjen e rrjetit dhe sigurisht që së bashku me KESCO është e përgatitur që ketë furnizim stabil me energji elektrike gjatë festave të fundvitit, ndërsa qytetarët duhet t'i përmbahen thirrjeve tona për kursim, sidomos të ngrohjes me energji elektrike dhe ta evitojnë këtë aty ku ka mundësi në mënyrë që të na e lehtësojnë edhe neve barrën pasi që bëhet fjalë për furnizim me energji elektrike dhe jo për furnizim me ngrohje", theksoi ai.

Ndërsa, sikur shumë kompani në vend, edhe KEDS-i ka pësuar rënie të të hyrave financiare për vitin 2020 si pasojë e COVID-19.

Rënia e të hyrave në KEDS llogaritet të jenë rreth 20 milionë euro, ndërsa të hyrat vjetore llogaritet të jenë 250 milionë euro.

Zëdhënësi Buzhala thekson se rënia e të hyrave në pandemi është rreth 7 përqind, ose një rënie në përqindje për aq sa është tkurrur ekonomia e Kosovës.

"Pandemia llogaritet që do ta tkurrë ekonominë e Kosovës rreth 7 përqind, sigurisht që për aq edhe ka ndikuar edhe në të hyrat tona. Kështu që ka pas ndikim pasi që tkurrje e ekonomisë është tkurrje e të gjitha aktiviteteve. […] Për këtë ka ndikuar situata pandemike, ishte situatë e rëndë, mirëpo me kalimin e muajve gjithçka është stabilizuar dhe sot jemi në rrugë të mbarë dhe më të lehtësuar sesa në muajt e parë të pandemisë. Pra, gjithçka po ecën sipas dinamikës së paraparë", thekson Buzhala.

Ai ka thënë se asnjë projekt nuk ka mbetur pa u realizuar, ani pse sipas tij punimet kishin filluar në shkurt.

"Asnjë projekt nuk ka mbetur i parealizuar. Nuk kemi mundur t'i përfundojmë disa projekte sidomos në Prishtinë, mirëpo nuk bëhet fjalë për mungesë të të hyrave apo realizim të të hyrave pasi që ne i kemi të aprovuara projektet e investimeve kapitale edhe në ZRRE. Ato projekte janë në realizim e sipër, është e vërtetë se ka ndikuar pandemia. Ne patëm filluar një mega projekt në komunën e Prishtinë në vlerë diku 17 milionë euro që parasheh futjen e të gjitha kabllove të mesëm nën tokë për të evituar të gjitha mbi ngarkesat që ekzistojnë sot në disa lagje të kryeqytetit. Hyrje alternative për secilin konsumator në kryeqytet dhe t'i largojmë diku dy mijë shtylla elektrike të cilat ekzistojnë aktualisht përmes futjes së kabllove nën tokë", tha ai.

Sa i përket furnizimit me energjie elektrike, Buzhala ka theksuar se energji elektrike ka të mjaftueshme, por ka një rritje të kërkesës për shkak siç tha ai, të ngrohjes me rrymë nga shumë konsumatorë, e që po shkakton ngarkesë enorme në disa vende të Kosovës.

"Energji elektrike ka të mjaftueshme nga prodhuesit vendorë dhe pjesa e importit të cilin ne e kemi siguruar është duke e mbuluar kërkesën. Kemi një kërkesë në rritje të madhe. Këtë vit një pjesë e konsiderueshme e konsumatorëve kanë filluar të ngrohen me energji elektrike, duke e braktisur sidomos peletin që është e çuditshme. Kështu që kjo në disa zona po krijon mbingarkesë enorme. Prandaj, rrjeti elektrik nuk është i dizajnuar që të kryejë funksionon edhe të furnizimit me energji elektrike dhe të ngrohjes. Kështu ky rrjet është dizajnuar për furnizim me energji elektrike", vijoi Buzhala.

Ndërsa, lidhur me planet dhe investimet për vitin 2021, Buzhala ka thekuar se fokusi kryesor për vitin e ardhshëm do të bartet në Dukagjin për investime në komunat e Istogut, Pejës dhe të Gjakovës.

Kështu sipas tij, linjat nëntokësore të cilat janë vendosur në Prishtinë, të njëjtat projekte do të kryhen edhe në këto komuna të Dukagjinit.

Kurse, KEDS-i pritet që deri në shkurt të bëjë kërkesë për maksimumin e të hyrave të lejuara në ZRRE për të vendosur pastaj ky institucion në prill për tarifat e reja.

Zyrtare: KB Trepça shkakton tërmet në basketbollin kosovar, transferon “bishën” amerikane

Posted: 31 Dec 2020 12:22 AM PST

Skuadra e basketbollit kosovar, KB Trepça ka prezantuar transferimin më të ri.

Organizatori amerikan, Erving Walker do të veshë fanellën e "Minatorëve" këtë sezon, transmeton Indeksonline.

Walker gjatë karrierës së tij ka luajtur në Francë, Turqi dhe në ShBA.

Trepça nuk ka pasur start të mirë të këtij sezonit./Indeksonline/

15 vjeçarja në Mitrovicë kapet me substancë narkotike, e kishte blerë nga i dashuri i shoqes 13 vjeçare

Posted: 30 Dec 2020 11:47 PM PST

Avokati, Uvejs Gashi, mbrëmë vonë, ka publikuar një status dhe një fotografi nga Stacioni Policor në Mitrovicë.

Ai ka thënë se është angazhuar në një rast penal, ku një 15 vjeçare është kapur me substanca narkotike, të cilët dyshohet se e kishte blerë nga i dashuri shoqës së saj 13 vjeçare, transmeton IndeksOnline.

Kjo e ka habitur avokatin, teksa ka thënë: E rëndë për për prindër e familje, por njësoj dhe për shoqërinë.

Pamje të rënda: Sulmi terrorist ndaj qeverisë në aeroportin e Jemenit kapet direkt nga kamerat

Posted: 30 Dec 2020 11:43 PM PST

Të paktën dhjetë vetë kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë plagosur në një sulm të rëndë në aeroportin e kryeqytetit të Jemenit, Aden pak pas uljes së avionit që solli qeverinë e vendit nga Arabia Saudite.

Shpërthimet e forta dhe zjarri i armëve u regjistruan në kamera pak pas ardhjes së avionit, thanë dëshmitarët.

Spektatorët, media dhe personali i sigurisë shihen që vrapojnë për t'u strehuar nga shpërthimi fillestar dhe më pas nga plumbat, në një distancë të shkurtër nga aeroplani.

Ministrat e qeverisë duke përfshirë kryeministrin Maeen Abdulmalik, dhe ambasadorin saudit Mohammed Said al-Jaber, u shpëtuan duke u transferuar në pallatin presidencial Mashiq.

Nuk kishte raportime për të plagosur mes delegacionit zyrtar.

Ministri jemenit i komunikimeve Naguib al-Awg, i cili ishte në avion, tha se kishte dëgjuar dy shpërthime dhe sugjeroi se ishin kryer me dronë.

"Katastrofa do të kishte qenë sikur të ishte bombarduar avioni", tha ai duke insistuar se objektivi i sulmit ishte avioni, i cili sipas orarit duhet të ishte ulur më herët.

Ende nuk janë të qarta burimet e shpërthimeve, edhe zyrtarë vendas thanë se tre predha mortaje kishin rënë pranë sallës së pritjes së aeroportit.

Imazhet nga skena e sulmit tregonin rrënoja ndërtesash dhe xhami të përhapura në pistën e aeroportit, dhe të paktën dy trupa të pajetë përtokë.

Kabineti i ri qeveritar është një bashkim i qeverisë së presidentit në ekzil Abd-Rabbu Mansour Hadi dhe i grupeve jugore separatiste.

Dy grupet janë pjesë e aleancës së mbështetur nga Arabia Saudite, që luftojnë kundër rebelëve Huthi në veri, që mbështeten nga Irani.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dikur shpërndante pica për një restorant, sot britaniku 28-vjeç ka arritur një marrëveshje që kap vlerën e mbi një miliard funteve

Posted: 30 Dec 2020 03:04 PM PST

Një djalë 28-vjeç nga Britania e Madhe që dikur shpërndante pica për një restorant, ka arritur një marrëveshje me një kompani të veshjeve sportive që kap vlerën e mbi një miliard funteve, shkruan BBC.

Bëhet fjalë për Ben Francis që filloi projektin "Gymshark" në garazhin e shtëpisë së prindërve gjatë vitit 2012, kur ai ishte vetëm 19-vjeç dhe gjatë ditës ndiqte studimet dhe natën punonte për Pizza Hut si shpërndarës picash, transmeton Telegrafi.

Francis gjatë një interviste dhënë për BBC ka thënë se pasuria e tij neto "është e frikshme", duke refuzuar të zbulojë shifrën e saktë apo detajet e marrëveshjes së arritur që kap vlerën e mbi një miliardë funteve.

Kompania amerikane General Atlantic është aksionare me 21 për qind në biznesin e veshjeve sportive, që selinë ka në Solihull.

E kjo marrëveshje do t'i mundësojë Gymsharkut të zgjerohet sa i përket tregut – në veçanti në Shtetet e Bashkuara atje ku edhe ka shumicën e konsumatorëve.

Francis kishte filluar punën me kompaninë e tij, për shkak se kurrë nuk kishte arritur të gjej veshje sportive që i përshtateshin në trup.

Kështu kërkoi ndihmën e vëllait dhe një grup të shokëve, bleu makinat për qepje dhe printer për t'i printuar imazhet e ndryshme në rroba – dhe filloi fillimisht me prodhimin e rripave për bel për peshëngritësit dhe bluza pa mëngë për stërvitje.

Vëllai dhe shumica e shokëve janë ende pjesë e këtij biznesi, dhe sot numëron 499 punonjës dhe zyra të shumta në Britani të Madhe, Hong Kong dhe në Colorado. Ata kanë fabrika në mbarë botën.

E një pjesë e madhe e suksesit të kompanisë i atribuohet mediave sociale, në të cilat i ka reklamuar produktet dhe numëron miliona ndjekës në Instagram.

"Ishim të parët në këtë biznes, jemi gjithashtu të parët që kemi investuar shumë në reklamat e rrjeteve sociale", ka thënë Francis.

Megjithatë derisa shumica e bizneseve janë ankuar për rënie të hyrave dhe përgjysmim të stafit për shkak të krizës së coronavirusit, Francis thotë se kjo gjë nuk ka ndikuar te kompania e tij."Nuk ka qenë një vit edhe aq i keq, pasi që njerëzit kanë bërë blerje online dhe kanë vrapuar në ambiente të hapura ku nuk janë ndjerë edhe aq të rrezikuar nga COVID-19", ka shtuar i riu britanik.

Ai madje është zotuar se gjatë vitit të ri do të fokusohet në zgjerimin e biznesit edhe në fusha tjera."Është pasioni im i vërtetë dhe tërë jetën ia kam kushtuar sportit dhe mendoj të zgjeroj gamën e produkteve tona sportive", ka shtuar 28-vjeçari. /Telegrafi/

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more