Skip to main content

“FOTO: Vrau me armë zjarri dy motrat në Tiranë, kush është autori” plus 9 more - Gazeta Dita

“FOTO: Vrau me armë zjarri dy motrat në Tiranë, kush është autori” plus 9 more - Gazeta Dita


FOTO: Vrau me armë zjarri dy motrat në Tiranë, kush është autori

Posted: 31 Dec 2020 02:25 AM PST

Një shqiptar i Maqedonisë së Veriut është autori i vrasjes së dyfishtë të ndodhur këtë të enjte në Tiranë ku si pasojë kanë humbur jetën dy motra.

Autori i kësaj ngjarje të rëndë është shtetasi Perparim Tela, i cili bashkëjetonte me një nga motrat.

o.j/dita

Ngjarje tronditëse/ Vriten dy motra në Tiranë. Autori, shqiptar nga Maqedonia, i dashuri i njërës prej vajzave, që nuk donte të vazhdonte lidhjen me të

Posted: 31 Dec 2020 02:11 AM PST

Një ngjarje shumë e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm Tiranën.

Mësohet se autori i identifikuar si Përparim Tela, shtetas maqedonas ka qëlluar me armë bashkëjetuesen e tij dhe më pas dhe motrën e saj, duke i lënë të vdekura në vend.

Viktimat janë Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani

Dyshohet se pas krimit, autori ka plagosur dhe veten por është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia ka nisur hetimet, teksa ka ngritur postblloqe dhe pika të shumta kontrolli për kapjen e autorit.

Dyshohet se shkak i vrasjes është bërë refuzimi i njërës prej vajzave për të vazhduar lidhjen me të.

o.j/dita

Mjekët mblidhen para Urgjencës në QSUT, protestë për shkarkimin e kolegut Ilir Allkja: Nuk mund të dënohet një mjek pse ka sharë mbretin

Posted: 31 Dec 2020 02:04 AM PST

Sindikata e punonjësve të shëndetësisë, mjekët ashtu siç kishin paralajmëruar një ditë më parë kanë dalë sot në protestë për shkarkimin e kolegut të tyre, mjekut të Urgjencës Kombëtare Mjekësore Ilir Allkja.

Mjekët janë mbledhur rreth orës 10:00 para Urgjencës për të shprehur indinjatën e tyre për vendimin e QSUT për kolegun Allkja.

Sipas sindikatës, mjekët po punojnë në kushte sfilitëse vetëmohuese. Mjeku infeksionist Gent Stroni në fjalën e tij për mediat është shprehur se ky është një vendim i padrejtë dhe se një mjek nuk mund të shkarkohet vetëm për deklaratat e tij në media.

"Në një situatë kur gjithë bota është në krizë për staf mjekësor, Shqipëria, ky vend i vogël me mungesë të personelit shëndetësor ka luksin të pushoj mjek nga puna për arsye politike. Sot kur duhet të bënim bilancin e punës, një pjesë e mirë e pacientëve duhet që të ndjekin ecurinë e pacientëve një pjesë e kolegëve janë ndarë nga jeta dhe tashmë ne duhet që të përballemi me këtë dhe ne kemi luksin që të nxjerrim nga fronti mjekët që e bëjnë punën e tyre. në vend kemi mungesë mjekësh dhe thuhet se ka shkelur kodin etik, një mjek nuk mund të dënohet ose të krijojë një vdekje profesionale pasi në këtë situatë që po kalojmë janë asete të çmuar. Më vjen keq që gjendemi në një situatë rë tillë, jo vetëm për shokun tonë por edhe të rasteve të tjera.

Mjeku dënohet nga kodi penal vetëm nëse me veprimin ose me mosveprimin e tij shkakton vdekjen e një personi. Ne sot bëjmë një vdekje profesionale. Kjo nuk është rruga e drejtë për zgjidhjen e problemeve, është e nevojshme një bashkëbisedim për të ulur tensionet. Ky do e fitojë betejën në gjykatë por paratë që ai do të fitojë pa punuar do të dalin nga xhepat e popullit pse mos të dalin nga xhepat e drejtuesve dhe të jenë ato që duhet ta paguajnë.

Nuk mund të dënohet një mjek që doli në media dhe shau, nuk mund të dënohet një mjek pse ka sharë mbretin, ne duhet të jemi të gjithë sëbashku. Detyra e mjekut si fillim është që ti shërbejë popullit por mendime tona janë pa shkelur të drejtat e të tjerëve kur them përshkallëzim do të thotë se ne do të mblidhemi dhe të diskutojmë", ka thënë ai.

o.j/dita

Merkel në fjalën e Vitit të Ri e quan pandeminë detyrën e shekullit

Posted: 31 Dec 2020 01:38 AM PST

Kancelarja gjermane, Angela Merkel në fjalimin për Vitin e Ri thekson se këto janë kohë të vështira për Gjermaninë, bën thirrje për solidaritet në luftë kundër virusit dhe e quan këtë luftë një "detyrë të shekullit".

Në fjalimin me rastin e Vitit të Ri, me gjasë fjalimi i fundit për këtë rast, kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka pranuar, se këto kohë janë të vështira për Gjermaninë. "Këto ditë dhe javë, nuk ka asgjë për të zbukuruar janë kohë të vështira për vendin tonë. Dhe do të jetë kështu për një periudhë, tha Merkel në fjalimin e publikuar paraprakisht. "Në 2020-n erdhi tek ne diçka, të cilën bota nuk e kishte llogaritur. Një virus, deri më atëherë i panjohur depërton në trupat tanë, në jetët tona. Ai na godet aty, tek më njerëzorja: në kontaktin e ngushtë, në përqafime, në festime."

Pandemia e Coronës dhe përballimi i saj sipas fjalëve të Merkelit paraqet "detyrën e shekullit në anën politike, shoqërore dhe ekonomike." Në fjalimin tradicional, Merkel i falënderoi qytetarët për besimin dhe durimin e tyre. Kancelarja kujtoi edhe viktimat e pandemisë, e megjithë shpresën për vaksinimin u shpreh për durim dhe qëndrueshmëri. "Për një kohë të caktuar do të varet nga ne, se si do të dalim nga kjo pandemi. Dimri është dhe mbetet i vështirë." Gjithsecili do duhet të japë kontributin e tij për zbutjen e pandemisë. "Ne e dimë, se çfarë mund t'i kundërvemë virusit. Krahas vaksinës, mjetin më efektiv e kemi në dorë, duke respektuar rregullat, çdonjëra e çdonjëri prej nesh."

Një moment për t'u ndalur e mbajtur zi

"Në fund të këtij viti rraskapitës do të thotë që edhe të ndalemi një moment për të mbajtur zi", tha Merkel. "Ne si shoqëri nuk duhet të harrojmë, se sa vetë kanë humbur një njeri të dashur, pa mundur t'i qëndrojnë pranë në orët e fundit. Unë nuk mund ta zbus dhimbjen e tyre. Por unë mendoj këtë moment për ta", u shpreh Merkel.

Ky vit është edhe një vit "në të cilin kaq shumë njerëz janë ngritur mbi veten, pa e bërë këtë të madhe", theksoi Merkel në fjalimin e saj të 16-të si kancelare për Vitin e Ri. Këtë na e tregojnë mjekët dhe infermierët në spitale, në shtëpitë e kujdesit dhe njësi të tjera, punonjësit në zyrat e shëndetësisë, por edhe "gatishmëria për angazhim e Bundeswehrit." Një numër njerëzish ndihmuan që "jeta jonë të vazhdojë megjithë pandeminë: në supermarkete, në transportin e mallrave, në filialet e postës, në autobusë e metro, në qendrat e policisë në shkolla, kopshte, në kisha dhe në redaksi." Merkel u shpreh me mirënjohje, se sa shumë njerëz e mbajnë të disiplinuar maskën, se si kujdesen të ruajnë distancën". "Këtu shfaqet për mua qartë, ajo çfarë e bën të mundur një jetë në një shoqëri humane: ndjeshmëria për tjetrin, largimi nga epiqendra i vetvetes, vetëdija e sensit shoqëror."

Fytyra të shpresës

Duke iu referuar fushatës së vaksinimit që filloi të dielën (27.12) në Gjermani, Merkel tha, se prej disa ditësh shpresa ka fytyrat e saj. "Ato janë fytyrat e të vaksinuarve të parë, të të moshuarve dhe kujdestareve e kujdestarëve të tyre, të personelit mjekësor në stacionet spitalore të trajtimit intensiv, jo vetëm tek ne, por në të gjtha vendet europiane dhe shumë vende të tjera." Merkel tha, se edhe "unë do të vaksinohem, kur të më vijë radha".

Kancelarja gjermane theksoi, se megjithë përqëndrimin tek pandemia, që e vendos vendin para detyrave "të jashtëzakonshme" Gjermania nuk duhet të harrojë edhe detyrat e tjera. "Jo vetëm që me fillimin e pandemisë, bota në të cilën jetojmë po ndryshon me shpejtësi dhe me themel." Prandaj është kaq e rëndësishme që Gjermania "me të gjithë fuqinë dhe kreativitetin e saj" të zhvillojë ide të guximshme për të ardhmen", si për shembull një ekonomi miqësore ndaj klimës.

Fjalimin me rastin e Vitit të Ri, që në Gjermani transmentohet në orën 20:10, Merkel e mbylli personalisht. Për shkak se në zgjedhjet e ardhshme nuk do të kandidoj më, "sipas të gjitha gjasave, është edhe hera e fundit që iu drejtohem si kancelare". "Mendoj, se nuk e ekzagjeroj, nëse them: Asnjëherë në këto 15 vjet nuk e kemi ndjerë kaq të rëndë vitin që po mbaron, dhe asnjëherë, megjithë shqetësimet e skepticizmin, nuk i hedhim sytë me kaq shpresë drejt vitit të ardhshëm. Merkel u uroi të gjithëve "shëndet, besim, dhe bekimin e zotit për Vitin e Ri 2021."/DW

o.j/dita

Statistikat e inaktivitetit/ Zbuloni qytetet, ku burrat dhe gratë janë më “dembelë”

Posted: 31 Dec 2020 01:25 AM PST

Në fund të tremujorit të tretë në vend kishte 943 mijë persona të konsideruar inaktivë, të cilët janë mbi 15 vjeç dhe të aftë për punë, por që kanë zgjedhur të mos punojnë, për arsye, si për shembull pamundësi për të punuar, mungesë motivimi dhe moskërkim për punë, ndjekje të shkollës, apo përkushtim pas familjes.

Të dhënat bëhen të ditura nga statistikat e INSTAT, i cili raporton ndër të tjera edhe treguesin e shkallës së inaktivitetit, që mat numrin e inaktivëve ndaj popullsisë në moshë pune.

Në rang kombëtar, shkalla e inaktivitetit në vend ishte 41.2% në fund të tremujorit të dytë. Më i lartë ky tregues është për ata që kanë arsim 8/9 vjeçar, me 50%, më pas me arsim të mesëm (37%), ndërsa është shumë më i ulët për ata që kanë mbaruar arsimin e lartë, ku vetëm 24% e tyre kanë zgjedhur të mos punojnë (shih grafikun: Shkalla e inaktivitetit sipas arsimit).

Sipas gjinisë, shkalla e aktivitetit te meshkujt është 34.2% për burrat dhe 48.1% për gratë, në fund të tremujorit të dytë 2020. Inaktiviteti te gratë është më i lartë në krahasim me burrat, pasi ato zgjedhin të mos punojnë në mënyrë që të kujdesen për familjen dhe fëmijët.

INSTAT raporton se sipas arsyeve të inaktivitetit, gratë mbesin jashtë forcës së punës kryesisht pasi janë duke përmbushur detyrat shtëpiake (18,0 %) ose sepse janë duke ndjekur shkollën (22,3%). Ndërsa vetëm 1,0 % e burrave kanë si arsye të inaktivitetit të tyre përmbushjen e detyrave shtëpiake dhe 28,1% e tyre janë studentë ose nxënës, sipas të dhënave që i referohen vitit 2019.

Por, a e dini se cilat janë qarqet, ku burrat dhe gratë janë më "dembelët", pra që kanë zgjedhur të mos punojnë. Si për burrat ashtu dhe për gratë, qarku i Lezhes ka nivelin më të lartë të inaktivitetit, me përkatësisht 46.2 dhe 62.8%.

Për gratë, qarku i dytë me nivelin më të lartë të inaktivitetit është Durrësi, me 54% të femrave mbi moshën 15 vjeç, që nuk duan të punojnë. Durrësi është një nga qarqet me nivelin më të lartë të emigrantëve, duke qenë një burim shtesë të ardhurash përmes dërgesave, që u jep femrave "luksin" të mos punojnë. Pas Durrësit renditet Dibra (53.1%), Tirana (50.4%), ndërsa për qarqet e tjera ky tregues është nën 50%.

Për burrat, pas Lezhës për nivelin e lartë të inaktivitetit vjen Dibra (43.2%). Durrës ka nivel të lartë të mospjesmarrjes në punë është për meshkujt, duke u renditur i treti (38.2%), e ndjekur nga Tirana (34.4%).

Si për meshkujt ashtu dhe për femrat shkallën më të ulët të mosangazhimit në punë e ka Gjirokastra, përkatësish 14 dhe 33%, e lidhur edhe me faktin se qarku i jugut ka një popullsi të plakur, për shkak të emigracionit të lartë në shtetin fqinj të Greqisë.

o.j/dita

Askush nuk është vetëm, Bashkia e Tiranës dhurata për fëmijët në nevojë për festat e fundvitit

Posted: 31 Dec 2020 01:18 AM PST

Bashkia e Tiranës është kujdesur që të jetë pranë fëmijëve që vijnë nga familje me vështirësi ekonomike. Bashkia shpërndau dhurata për fëmijët duke u krijuar edhe atyre mundësi për të buzëqeshur dhe gëzuar në këto ditë festash.

"Me Operacionin Kutia, Bashkia e Tiranës, SFI dhe ADRA, organizuan së bashku aktivitete festive për gjithë fëmijët e 27 Njësive Administrative të Tiranës. Le të dhurojmë sa më shumë dashuri e buzëqeshje, që janë ylli në krye të pemës për këto festa", shkruan Veliaj.

Ndërkaq, në të gjitha njësitë administrative të kryeqytetit, Bashkia po shpërndan dhurata, por edhe ndihma duke qenë pranë atyre që kanë më nevojë.

Gjithashtu, të gjithë Qendrat Sociale të Bashkisë së Tiranës janë të hapura duke ofruar një vakt të ngrohtë për ata që janë të vetmuar apo në vështirësi ekonomike.

o.j/dita

“Tirana shumë pranë imunitetit të tufës”, mjeku Ilir Alimehmeti thirrje për kujdes: Tani, zbritja e malit është pjesa më e rrezikshme

Posted: 31 Dec 2020 01:01 AM PST

Mjeku i njohur epidemiolog Ilir Alimehmeti bën apel për kujdes, pas lajmit se Tirana urbane është shumë pranë imunitetit të tufës për koronavirusin.

Pas publikimit të studimit nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë që thotë se gati gjysma e popullsisë në kryeqytet e ka kaluar Covid-19 dhe ka fituar imunitet prej tij, mjeku shkruan se ky është një lajm i mirë, por tani duhet pasur kujdes.

"Shume lajm i mire miqte e mi! Tirana urbane shume prane imunitetit te tufes! 49.5% e popullates urbane e ka kaluar infeksionin. Kjo eshte arsyeja pse shohim renie te rasteve dhe shtrimeve. Kujdes tani, se pjesa me e rrezikshme e malit eshte pjesa e zbritjes. Gjithashtu, qytetet e tjera dhe zonat suburbane kane perqindje me te ulet", shkruan mjeku.

o.j/dita

Ndryshimet në qeveri/ Presidenti Meta dekreton Olta Xhaçkën si ministre të Jashtme dhe Niko Peleshin në krye të ‘Mbrojtjes’

Posted: 31 Dec 2020 12:44 AM PST

Presidenti i vendit Ilir Meta ka dekretuar mëngjesin e sotëm ndryshimet në Qeveri. Meta ka firmosur dekretet për Olta Xhaçkën në pozicionin e ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Niko Peleshin në postin e ministrit të ri të Mbrojtjes.

“Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar sot shkarkimin e zotit Edi Rama nga detyra e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe zonjës Olta Xhaçka nga detyra e ministrit të Mbrojtjes. Po sot, Presidenti Meta ka dekretuar emërimin e zonjës Olta Xhaçka në detyrën e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme dhe zotit Niko Peleshi në detyrën e ministrit të Mbrojtjes”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Dy ditë më parë Kryeministri Rama njoftoi emërimin e Olta Xhaçkës dje Niko Peleshit në dy dikastere shumë të rëndësishme, ndryshime të cilat sollën reagime shumë pozitive nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

o.j/dita

“Ministre erdhi”/ Manastirliu flet për momentet e vështira të 2020-s dhe lajmin e parë që e tronditi

Posted: 31 Dec 2020 12:22 AM PST

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në një intervistë për “Opinion”, tregon momentet më të vështira dhe më të gëzuara të vitit që po lemë pas.

"Është familja ajo që e ka ndjerë më shumë mungesën time, vajzat janë në një moshë që kanë nevojë ti qëndrohet pranë, të kenë mamanë afër", tha Manastirliu.

Manastirliu zbulon edhe tabelat në zyrën e saj dhe tregon shënimet që ka mbajtur që nga zbulimi i rastit të parë me Covid në vendin tonë.

"Të gjitha këto tabelat këtu janë tabelat më orientuese për mua dhe për bashkëpunëtorët e mi, pavarësisht gjithë sistemeve elektronike, kompjuterike, grafikëve. Këto janë gjithë muajt e ecurisë së pandemisë. Rasti i parë në datën 8 i deklaruar në datën 9 dhe më pas rasti i parë i humbjes së jetës në datën 10 që është deklaruar më 11 e kështu… numri i testimeve, numri i rasteve të konfirmuara dhe i fataliteteve për çdo muaj. Në 10 mars ishin ditët e para dhe ka qenë momenti që patëm humbjen e parë të jetës.

Ai ishte një moment që mbaj mend se u trondita se aty pashë apo prekem nga afër të gjithë atë që Europa, Italia ishin përballur prej kohesh.

Në momentin e pare që u identifikuan rastet mbaj mend qq doktor Brataj me tha, ministre erdhi. Ne kemi dy muaj që përgatitemi dhe jemi gati.

Momentet e para ishte kur lexova në një media online se një pneumoni jo e zakonshme po qarkullonte në Wuhan të Kinës. Momentet e para për ne ishte përballje me një të panjohur e na dukej e largët ardhja këtu e virusit.

Ju rrëfej diçka personale, ka qenë një vit jo i lehtë, sfidues, pa orare në punë, shkoja në shtëpi në orët e vona të darkës, vijonte seria e telefonatave dhe telefonata e fundit informuese në orët e para të mëngjesit ka qenë me kryeministrin për informimin në baza ditore", u shpreh ministrja.

o.j/dita

BILANCI I 2020-s: Nga turizmi tek tregtia e transporti, dhjetëra sektorë u goditën rëndë nga pandemia në vend, por vetëm dy lulëzuan  

Posted: 31 Dec 2020 12:08 AM PST

2020-a që po lëmë pas ishte më i vështiri i dekadave të fundit. Pas pasojave të tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit 2019, vendit, ashtu si gjithë bota iu desh të përballej me pasojat e pandemisë së shkaktuar nga Covid-19.

Ekonomia, që ishte e brishtë që para pandemisë (viti 2019 u mbyll me një rritje të dobët prej rreth 2.2%), pësoi goditje të fortë fillimisht nga karantina, që zgjati nga mesi i marsit e në maj dhe më pas nga frenimi i konsumit, rritja e papunësisë, tkurrja e turizmit dhe valën e dytë të pandemisë nga gushti, me kosto të rënda në humbjen e jetëve.

Në ditën e fundit të vitit, Monitor ka bërë një bilanc të pasojave që ka pasur pandemia në vend, bazuar në të dhënat e 9 mujorit për ecurinë e sektorëve kryesorë.

Për 9 mujorin, rënia e ekonomisë, që është tashmë në recesion, vlerësohet paraprakisht në rreth 5.4%, me tkurrjen që filloi në tremujorin e parë (-2.5%), kulmoi në të dytin (-10.2%) dhe nuk arriti të dilte nga trajektorja negative edhe në të tretën (-3.47%). Vendi po kalon periudhën më të keqe që nga 1997, kur rënia i kaloi 10%. Vlerësimet e para, sipas të dhënave të INSTAT janë se ekonomia shqiptare ka humbur të paktën 1 miliard euro nga pandemia për 9-mujorin.

Turizmi më i godituri

Turizmi, i cili në 2019-n arriti në kulmin e tij, duke nxitur interesin për investime në hoteleri e resorte ka rezultuar më i godituri deri tani. Për 11 mujorin hyrjet e shtetasve të huaj ranë me rreth 60% , ose rreth 3.6 milionë persona më pak.

Agjencitë e udhëtimit raportuan një rënie me 86% të indeksit të vlerës në tremujorin e dytë, në raport me të njëjtën periudhë 2019, sipas INSTAT, duke rezultuar sektori më i goditur nga pandemia. Ato nuk arritën të rikuperohen as në tremujorin e tretë, ku tkurrja ishte -62%.

Hotelet shënuan një tkurrje të fortë me 61% në tremujorin e dytë dhe mbetën në territor negativ edhe në të tretin, me një rënie dyshifrore prej 31%.

Në rënie të fortë ishte dhe aktiviteti i bareve dhe restoranteve, (-55% në tremujorin e dytë) që edhe në të tretin shënoi një tkurrje prej 25%. Shqipëria njihet për numrin e lartë të bareve në raport me popullsinë dhe peshën e lartë që ato kanë në punësim (rreth 18 bare e restorante që punësojnë gati 50 mijë persona, sipas INSTAT).

Transporti

Pas turizmit, transporti ka pësuar më shumë humbje nga kufizimet, të cilat kanë zgjatur përtej tremujorit të dytë, sidomos për atë ndërkombëtar. Transporti urban u ndikua që në tremujorin e parë, ndërsa ai ujor dhe ajror në të dytin dhe mbetën në territor negativ edhe në të tretin. Ndërsa në transportin ujor, rënia ishte më e moderuar, e ndikuar nga ai i pasagjerëve, (import-eksporti i mallrave vazhdoi rregullisht), ai ajror u tkurr më ndjeshëm, me -50% në tremujorin e dytë e të tretë, pasi kishte nisur një vit shumë pozitiv, duke qëndruar në të njëjtat shifra negative edhe gjatë kulmit të sezonit turistik.

Industria, nxjerrësja më e prekura

Industria nxjerrëse dhe ajo përpunuese shënuan ecuri negative në të tre tremujorët, më i fortë në të dytin (-27%).

Tkurrja më e madhe ishte në industrinë nxjerrëse, teksa në prill disa prodhues të mëdhenj të naftës, përfshirë Bankers Petroleum, ndërprenë përkohësisht prodhimin. Më pak e ndikuar ishte industria përpunuese, që u gjallërua sidomos në tremujorin e tretë. Industria e tekstileve dhe veshjeve u rrit me 3.1% në tremujorin e tretë, pas tkurrjes me 15% në të parin dhe 10.8% në të dytin. Më e fortë ishte rënia e industrisë së këpucëve, që ishte me ecuri negative në të tre tremujorët, më i forti në të dytin, me 36%.

Industria Ushqimore, Pije, Duhan nuk arriti të përfitojë nga situata, duke u reduktuar me përkatësisht -24.9% në të dytin dhe -10.9%, e ndikuar nga ecuria e prodhuesve të birrave e pijeve.

Ecurisë pozitive i është rikthyer prodhimi i drurit në tremujorin e tretë (+3.9%), pas rënies së lehtë në dy periudhat e mëparshme, me më pak se 6%.

Metalurgjia ka ndalur rënien në tremujorin e tretë, pas tkurrjes prej më shumë se 20% në 6 mujorin e parë.

Tregtia, rënie e lehtë

Aktiviteti tregtar ka shënuar ecuri më të mirë ketë vit, duke u udhëhequr nga ai i produkteve ushqimore. Tregtia me pakicë ka qenë negative vetëm në tremujorin e dytë (-8.8%), ndërsa ajo me shumicë ra me 4.8% për të njëjtën periudhë.

Të dhënat e tjera të indeksit të tregtisë me pakicë bëjnë të ditur se shitjet në dyqanet e vogla të lagjeve janë rritur, ndërsa në qendrat e specializuara janë tkurrur lehtë. Shqiptarët shpenzojnë rreth 42% të totalit për ushqimeve dhe kjo është reflektuar dhe në indeksin e vlerës të produkteve ushqimore. Ndërsa në rritje kanë ardhur dhe shpenzimet për produkte mjekësore, të ndikuara nga pandemia.

Pandemia po nxit informatizimin

Karantina nxiti punën nga shtëpia dhe shtyu bizneset drejt tregtimit online, duke rritur kërkesën për produkte informatike. Aktiviteti i programimit të kompjuterave, sipas INSTAT, është i vetmi që ka shënuar ecuri pozitive në të tre tremujorët, madje në të tretin shënoi rritje të fortë prej 22%.

Krizës i ka rezistuar disi dhe sektori i telekomunikacioneve, me një rënie prej pak më shumë se 6% me bazë vjetore në tremujorin e dytë dhe të tretin.

Ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme në lulëzim

Nëse ka një sektor që ka vijuar i pashqetësuar ecurinë në kohë pandemia, madje me rritje të fortë është ai i pasurive të paluajtshme. Të dhëna të tjera të INSTAT tregojnë se transaksionet e pasurive të paluajtshme (shit-blerjet e pronave) shënuan një nivel rekord për 9 muajt e vitit. Aktiviteti i pasurive të paluajtshme është i vetmi që ka shënuar rritje për 9-mujorin, sipas të dhënave të Prodhimit të Brendshëm Bruto të INSTAT.

Ndërsa ndërtimi u tkurr me 11.6% me bazë vjetore në tremujorin e parë, i ndikuar më shumë nga tërmeti. Më pas, sektori e mori veten, duke u zgjeruar me 2.8% në tremujorin e dytë dhe gati 17% në të tretin, duke u bërë një faktor kryesor në rritjen ekonomike për këtë periudhë.

o.j/dita

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more