COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 782 raste të reja dhe 13 humbje jete në 24 orët e fundit |
- COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 782 raste të reja dhe 13 humbje jete në 24 orët e fundit
- Ja si do të ndikojë pandemia në blerjet gjatë festave të fundvitit
- Ja cilat janë analizat dhe testet e nevojshme të një gruaje shtatzënë (nga muaji i parë në muajin e nëntë)
- Dëmtimi akut i veshkave nga COVID-19
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 782 raste të reja dhe 13 humbje jete në 24 orët e fundit Posted: 03 Dec 2020 07:13 AM PST Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të shmangin çdo lloj grumbullimi, të kufizojnë kontaktet dhe lëvizjet e panevojshme, për të frenuar përhapjen e COVID19. Ju rikujtojmë domosdoshmërinë për të respektuar rregullat e distancimit fizik, vendosjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe kujdesin për higjienën. Ju informojmë për situatën e COVID19 në 24 orët e fundit në vend. Janë kryer 2.256 testime në 24 orët e fundit, prej të cilave 131 testime janë kryer për arsye depistimi. Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 782 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
Në 24 orët e fundit janë shëruar 572 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 20.484 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 480 pacientë, 33 në terapi intensive, 14 pacientë janë të intubuar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 13 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 2 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Vlora, 2 nga Berati, 2 nga Durrësi, 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Pogradeci dhe 1 qytetar nga Korça. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve. MSHMS u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë kontaktin me mjekun e familjes, për çdo shenjë të sëmundjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm edhe për rimbursimin e barnave për COVID19. Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim 24/7. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore. COVID-19 – Statistika (03 Dhjetor 2020)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
|
Ja si do të ndikojë pandemia në blerjet gjatë festave të fundvitit Posted: 03 Dec 2020 03:36 AM PST Përshtati në shqip: Daniela Burnazi Midis shqetësimeve nga pandemia, humbjeve të vendeve të punës, ne pyesim veten, a janë të gatshëm konsumatorët për të filluar festat e fundvitit? Rreth 3007 të rritur në SHBA u pyetën për mënyrën se si do të blejnë, çfarë planifikojnë të blejnë dhe a do të kenë komoditetin për pushime dhe argëtime? Në këto postim do të paraqesim disa ndjenja të konsumatorit në lidhje me pandeminë dhe zakonet e blerjes për pjesën tjetër të vitit. Njerëzit mezi i presin pushimet edhe pse kanë shqetësime në lidhje me pandeminë. Në bazë të sondazhit, rreth 67% e njerëzve u përgjigjën disi pozitivë për pushimet, ndërsa 33% kishin ndjenja disi negative. Ata që janë më pak të shqetësuar për pandeminë kanë gjasa të jenë më pozitivë në lidhje me pushimet. Për shembull, njerëzit që nuk janë aspak të shqetësuar kanë gjasa të ndjehen 2 herë më shumë pozitivë. Lind pyetja, për çfarë shqetësohen më shumë? Në të gjitha grupmoshat, nivelet e shqetësimit ndaj Covid ndaheshin si më poshtë:
Rreth 44% e të anketuarve thanë se do të kalojnë të njëjtat pushime si në vitin e kaluar. Sidoqoftë, rreth 67% e njerëzve thonë se pandemia ka ndryshuar mënyrën e blerjes dhe rreth 40% thonë se tani blejnë në mënyra të tjera. Çfarë është ndryshe? Rreth një e treta e të gjithë konsumatorëve kanë provuar një produkt ose markë të re, dhe 40% planifikojnë të bëjnë më shumë blerje në internet dhe celular. Brezat e vjetër duket se janë besnikë ndaj markave, produkteve dhe dyqaneve të tyre tradicionale edhe gjatë pandemisë. Pothuajse një e treta 31% thonë se do të shpenzojnë më shumë këtë vit, ndërsa 33% thonë se do të planifikojnë pushime. Për të gjitha grupet, gjetja e artikujve me "çmimin e duhur" ishte faktori më i rëndësishëm në marrjen e një vendimi për blerje, rreth 73% e të anketuarve e llogaritën këtë si kriterin më të lartë të blerjes. Rreth 43% e të anketuarve do të jenë më të kujdesshëm në lidhje me shpenzimet e panevojshme dhe rreth 59% janë jashtëzakonisht të shqetësuar për pandeminë dhe do të jenë shumë të kujdesshëm në lidhje me blerjet. Njerëzit do të qëndrojnë më shumë në shtëpi për festat e fundvitit, kjo për shkakun e pandemisë. Vetëm 9% palnifikojnë të udhëtojnë me avion dhe 54% nuk planifikonë të udhëtojnë fare. Sa i përket planeve të udhëtimit në të ardhmen, 50% planifikojnë të udhëtojnë 6 muajt e ardhshëm dhe 50% vitin e ardhshëm. Pandemia ka krijuar disa zakone të reja midis blerësve, veçanërisht për ata që shqetësohen për koronavirusin. Mbi gjysma e atyre që kanë shqetësime për koronavirusin zgjodhën termin “nervoz” për të përshkruar ndjenjat e tyre në lidhje me pazarin gjatë pandemisë. Në fakt, 59% e atyre që shqetësohen jashtëzakonisht shumë për pandeminë do të jenë më të kujdesshëm në lidhje me shpenzimet e panevojshme, krahasuar me 21% të atyre që nuk kanë shqetësime pandemike. Dëshironi të dini se si do të ndikojnë blerjet e konsumatorit në festat e fundvitit? Mësoni të kuptoni ndjenjat e konsumatorit me kërkime në fushën e tregtut dhe merrni përgjigje për pyetjet me të cilat do të përballet kompania juaj. Ky studim u krye duke përdorur Monkey Survey në 9-10 Tetor 2020 me pjesëmarrjen e 3007 të anketuarve në SHBA. Burmi: Curiosity at Work |
Posted: 03 Dec 2020 02:08 AM PST
Kujdesi shëndetësor prekoncepsional është kujdesi që një grua në moshën e duhur për të lindur fëmijë merr përpara shtatzënisë. Ky lloj kujdesi mbikqyr faktorët biomjekësorë, të sjelljes dhe riskut social që mund të prekin shëndetin e gruas dhe të fetusit. Synimi është të ofrohet informacion dhe trajtim përpara shtatzënisë, që të mund të përmirësojë shëndetin e gruas dhe të ndihmojë në uljen e rreziqeve për fetusin.
Urine komplet / Urokulturë Hemoleukograma dhe Grupi i gjakut Testi Coombs indirekt Elektroforeza e hemoglobinës Glicemia Analizat e tiroides Provat hepatike Provat renale Toksoplazmoza (IgG, IgM) Rubeola (IgG, IgM) Citomegalovirus (IgG, IGM) Analizat për sëmundjet seksualisht të transmetueshme (sifilizi, HIV-AIDS) Testet virale të hepatitit (HBsAG, HVC) Ultrascreening-u (Bitest + Translucenca nukale + Kocka nazale) 3. Ekografia obstetrikale e tremujorit I Ekografia obstetrikale e tremujorit të parë ndër të tjera ekzaminon: Pozicionin e shtatzënisë (d.m.th., brenda apo jashtë uterusit), Numrin e embrioneve, Praninë e rrahjeve të zemrës, Mosha e shtatzënisë (nga dita e parë e ciklit menstrual) etj.
Java 11 – 14: Ultrascreening në tremujorin e I (Transluçenca nukale + Kocka nazale + Bi-testi) Java 15 – 18: Triple-test Java 18 – 22: Ekografia morfologjike në tremujorin II
Për diagnozën prenatale nevojitet ekzaminimi i indeve / qelizave fetale. Kjo mund të arrihet përmes proçedurave invazive nën drejtimin e ekografisë (Amniocenteza, Biopsia e vileve koriale, Kordocenteza) të cilat duhen kryer nga një personel i specializuar në këtë drejtim. 6. Ekografia obstetrikale e tremujorit II (Ekografia morfologjike java 18-22) Ekografia morfologjike është një standart që ofrohet edhe në Shqipëri. Për fat të keq një pjesë e shtatzanave janë më tepër kompliante ndaj përcaktimit të seksit përmes ekografisë se sa ndaj ekografisë morfologjike. Vec depistimit të sindromës Doën (më e shpeshta kromozomopati), ajo mund të diagnostikojë edhe malformime të tjera fetale.
Është mjeku obstetër që do të vendosë frekuencën dhe renditjen e analizave/ekzaminimeve të mëposhtme: Triple test (java 15-18). Triple testi është një alternativë e mirë për depistimin e anomalive fetale tek shtatzanat që nuk kanë përfituar nga depistimi biokimik (bi-test) në tremujorin I. Femrat që rezultojnë pozitive pas triple-test u ofrohet diagnoza invazive (amniocenteza). Urine komplet / Urokulturë Hemoleukograma Perseritje eventuale dhe/ose antitrupave IgM te kompleksit TORCH nese IgG perkatese jane negative. Nese mosha eshte > 36 vjec keshillohet amniocenteza (java 16). Tampon cerviko-vaginal për infeksionet e ndryshme që mund të rrezikojnë për abort Ekografi transvaginale për vlerësimin e gjatësisë së qafës së mitrës Ekografi morfologjike (studimi i anatomisë fetale dhe i velocimetrisë Doppler në arteriet uterine) Glicemi esëll Testi i tolerancës ndaj glukozës 8.Ekografia fetale 3-dimensionale (3D) dhe 4-dimensionale (4D) Ekografitë 3-dimensionale (3D) dhe 4-dimensionale (4D) janë bërë gjithnjë e më shumë popullore dhe gjithnjë e më shumë në dispozicion të pacientëve. Me ekografinë 3D, një seri seksionesh 2D rindërtohen në mënyrë dixhitale për të dhënë një pamje sa më reale.
Me ekon 4D, dimensioni i shtuar është koha, ndaj duket sikur pamjet 3D lëvizin në kohë reale. Pamjet 3D/4D shfaqen, zakonisht, në ngjyrë të artë në ekranin e ekografisë, duke qenë se kjo është një ngjyrë që shquhet lehtë nga pacientët dhe thekson tiparet e bebes. Në fund të ekzaminimit, çifti pajiset me një CD (kundrejt një pagese simbolike) ku përmbahen fotot / videot e bebit të tyre. Duhet patur parasysh se ekografia 3D /4D nuk është një ekografi emergjence, dhe si e tillë duhet të kryhet gjithnjë me programim.
Është mjeku obstetër që do të vendosë frekuencën dhe renditjen e analizave/ekzaminimeve të mëposhtme: Hemoleukograma Urine komplet / Urokulturë Ekografi obstetrikale (biometri fetale, velocimetria Doppler, likidi amniotik, placenta, paraqitja fetale) Provat hepatike Provat renale Uricemia Non-Stres Testi Koagulograma Tampon vaginal / rektal për depistimin e infeksionit me streptokok beta-hemolitik 10.Ekografia obstetrikale e tremujorit III Ekografia obstetrikale e tremujorit III ka për qëllim vlerësimin e mirëqënies fetale (rritja, likidi amniotik, velocimetria Doppler), studimin e placentës (ekostruktura, lokalizimi etj), paraqitjen e fetusit. Gjithashtu ajo kryen edhe një studim anatomik të fetusit (kuptohet jo aq të detahuar sa ekografia morfologjike).
Non-Stress test është një test i thjeshtë, joinvaziv që kryhet në shtatzënitë mbi 28 javë. Testi quhet "pa stres" sepse gjatë tij nuk ushtrohet asnjë stres mbi fetusin. Testi kryhet duke vendosur një brez në barkun e nënës për të matur rrahjet e zemrës së fetusit dhe një tjetër brez për të matur kontraksionet e mitrës. Lëvizja, rrahjet e zemrës dhe "reagimi" i rrahjeve të zemrës ndaj lëvizjes apo kontraksioneve maten për 20-30 minuta. Një rezultat reaktiv në NST tregon se qarkullimi i gjakut (dhe oksigjenimi) në fetus është i mjaftueshëm. Një rezultat joreaktiv duhet interpretuar në kontekst me ekzaminimet e tjera dhe mund të ndihmojë në marrjen e vendimeve nga ana e mjekut ovstetër. Burimi: Mjeket.al |
Dëmtimi akut i veshkave nga COVID-19 Posted: 03 Dec 2020 12:24 AM PST Nga Alket Koroshi, mjek nefrolog Raportet e hershme kanë treguar se dëmtimi akut i veshkës (AKI) dhe anomalitë e tjera të veshkave janë të lidhura me sëmundjen e koronavirusit 2019 (COVID-19). Nga 3993 pacientë të shtruar në spital me COVID-19 në një sistem shëndetësor të qytetit të New York-ut, AKI ndodhi në 1835 (46%) pacientë; mes pacientëve me AKI, 19% kërkonin dializë dhe gjysma e tyre vdiqën në spital. Midis pacientëve që dolën nga spitali, 35% nuk ishin shëruar në funksionin bazë të veshkave në kohën e daljes. AKI është e zakonshme në mesin e pacientëve me COVID-19 dhe shoqërohet me vdekshmëri më të lartë sesa në pacientët pa AKI; midis atyre që mbijetojnë, vetëm rreth një e treta dalin me shërim te veshkave. Këto të dhëna mund të ndihmojnë qendrat per planifikimin e burimeve dhe përgatitjen për ngarkesën e rritur që rezulton nga të mbijetuarit e AKI të lidhur me COVID-19, të cilët nuk përjetojnë rikuperimin e funksionit të veshkave. |
You are subscribed to email updates from GAZETA SHËNDETI. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google, 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: