Skip to main content

Aftësi të kufizuara kam unë, ke ti dhe secili Telegrafi Opinione

Aftësi të kufizuara kam unë, ke ti dhe secili Telegrafi Opinione


Aftësi të kufizuara kam unë, ke ti dhe secili

Posted: 03 Dec 2020 02:58 AM PST

"Hap sytë, shoh vetëm bardh. Prit, ndoshta ka përfunduar. Ndoshta në të vërtet kam ikur. Kthej kokën. Jam e rrethuar nga orenditë e dhomës. Më ikën buzëqeshja. Rri këtu, e shtrirë, duke pritur dikë që të vijë e të më bartë nga shtrati".

Kështu i fillojnë ditët e tyre, me shpresën që herët a vonë kjo torturë do të përfundojë dikur.

Është e vërtetë, jeta nuk është veç lule, për asnjërin prej nesh. Por, dikujt i ofrohen gjembat më të fuqishëm; gjemba që të godasin më rëndë në jetë. Disa lindin kështu, të palëvizshëm, duke qenë gjithmonë… në pritje të dikujt.

Njerëzit lodhen, ankohen, por nuk e dinë se si është të rrish ulur pa pasur mundësinë që të hedhësh hapin e të çohesh në këmbë e të përqafosh më të dashurit e tu. Një tjetër e keqe me të cilën përballen është shikimi i keqardhjes së të tjerëve. Kjo të vret; të shpon thellë në zemër, athua se kanë zgjedhur këtë jetë!

Ua mbyllim dyert e arsimit, të punësimit e të zhvillimit profesional; u themi prisni se deri këtu mund të vini. Ke një diçka si ndryshe; diçka që të bën të dallohesh nga të tjerët, prandaj ëndrrat e tua nuk mund të realizohen. Nuk je i/e aftë për punësim e nuk je i/e aftë për arsim. Kështu, edhe një karrocë shtesë ata bartin – prej fjalëve të njerëzve. Sepse, po i shtypim, duke mos kuptuar që këta persona janë më të fuqishëm se ne, se janë më të fuqishëm se fjalët dhe paragjykimet tona.

Kemi harruar se secili prej nesh kemi aftësi të kufizuara: unë, ti e secili. Po harrojmë se secili prej nesh jemi qenie njerëzore e si të tillë jemi njerëz të talentuar, të patalentuar, të mirë, të këqij, të bukur, jo fort të bukur, të mëdhenj, të vegjël, të dijshëm, jo fort të dijshëm, xhelozë, jo xhelozë, në depresion, pa depresion, të dashur, të padashur, të varfër, të pasur, me flokë kaçurrela, pa flokë hiq… pra jemi të ngjashëm. Nuk mund t'i zgjedhim aftësitë apo paaftësitë e tona, ngjashëm sikurse nuk mund të zgjedhim gjërat me të cilat sfidohemi në jetë. Por, mund të zgjedhim që të mos i mbyllim sytë kundër padrejtësive  që ndodhin ndaj njerëzve që meritojnë të realizojnë ëndrrat e tyre – në të njëjtën mënyrë siç mund t'i realizojmë secili prej nesh. Të mos bëhemi ne shkaktarë që këta persona ta ndiejnë vetën të padobishëm, duke mos i lejuar që t'i zbulojnë talentet brenda vetës.

Jeta rrallëherë shkon siç duam, mirëpo asnjëri nuk jemi qenie perfektë. Kemi momente kur rrëzohemi, e kjo nuk do të thotë se duhet të rrimë kështu. Për këtë arsye, nuk duhet të lejojmë shtypjen e ëndrrave të njerëzve, e t'ua ndërpresim rrugëtimin ende pa filluar.

The post Aftësi të kufizuara kam unë, ke ti dhe secili appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more