Skip to main content

“Raul Jimenez u dërguar me urgjencë në spital, pas përplasjes me David Luizin” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Raul Jimenez u dërguar me urgjencë në spital, pas përplasjes me David Luizin” plus 9 more Telegrafi Futboll


Raul Jimenez u dërguar me urgjencë në spital, pas përplasjes me David Luizin

Posted: 29 Nov 2020 02:53 PM PST

Sulmuesi i Wolverhampton Wanderers, Raul Jimenez është dërguar me urgjencë në spital, pas një përplasje me mbrojtësin e Arsenalit, David Luiz.

Incidenti ndodhin në minutën e 16-të, gjatë përballjes së dy skuadrave në Emirates, që në fund përfundoi 2-1 për mysafirët.

Image

Gjatë një rivënie nga këndi, Jimenez dhe Luiz kishte një përplasje me kokë, mirëpo anëtari i Wolves e pësoi me rëndë.

Mbrojtësi brazilian mbeti i gjakosur në kokë, derisa portugezi mbeti pa ndenja në tonë, duke iu ofruar oksigjen artificial.

Image

Ndeshja u shty për dhjetë minuta, derisa u bë bartja e Jimenez nga fusha për në spital, me pamje që dukeshin mjaftë shokuese.

Ende nuk dihet se sa i rëndë është lëndimi i anëtarit të Wolves, por nga ajo çfarë u pa në fushë, lojtari me gjasë do të mungojë për disa muaj. /Telegrafi/

The post Raul Jimenez u dërguar me urgjencë në spital, pas përplasjes me David Luizin appeared first on Telegrafi.

Messi u përpoq ta rikrijonte edhe golin legjendar ‘Dora e Zotit’ të Maradonas

Posted: 29 Nov 2020 02:13 PM PST

Një prej momenteve të paharruara në historinë e futboll është goli i Diego Maradonas i shënuar në çerekfinale të Kampionatit Botëror të vitit 1986 ndërmjet Argjentinës dhe Anglisë.

Goli i realizuar më 22 qershor 1986 në stadiumin Azteca në Mexico City u përshkrua si 'Dora e Zotit', pasi ishte shënuar pjesërisht me dorë dhe pjesërisht me kokë.

Argjentina fitoi me rezultat 2-1, kurse Diego e realizoi golin e dytë dhe të fitores që më vonë u quajt "Goli i Shekullit".


Dora e djathtë e Zotit (Dextera Domini, “dora e djathtë e Zotit” në latinisht) në Bibël i referohet si një metaforë për plotfuqinë e Zotit dhe si një motiv në art. Në Bibël, të jesh në anën e djathtë “do të thotë të jesh në vendin e veçantë të nderit”.


Gjatë pjesës së parë në ndeshjen ndërmjet Barcelonës dhe Osasunas, Lionel Messi ishte shumë pranë që ta rikrijonte golin historik të Diego Armando Maradonas.

Messi rikrijoi golin e Maradonas nga viti 1993 dhe pastaj festoi me fanellën e tij të Newell's Old Boys Messi rikrijoi golin e Maradonas nga viti 1993 dhe pastaj festoi me fanellën e tij të Newell's Old Boys

Katalunasit fituan me rezultat 4-0, ndërsa gjithçka nga dhjetëshi i Blaugranëve ishte dedikim për legjendën, pasi ia doli ta bënte një rikrijim të golit të Maradonas nga viti 1993 për Newell’s Old Boys. /Telegrafi/

(Foto: AS/Lluis Gene/AFP)

The post Messi u përpoq ta rikrijonte edhe golin legjendar 'Dora e Zotit' të Maradonas appeared first on Telegrafi.

Ruiz më i miri: Napoli 4-0 Roma, notat e lojtarëve

Posted: 29 Nov 2020 01:50 PM PST

Napoli ka fituar 4-0 kundër Romës në kuadër të javës së dhjetë në Serie A.

Golat për Napolitanët i shënuan Lorenzo Insigne, Fabian Ruiz, Dries Mertens dhe Matteo Politano.

Napoli ishte ekip më i mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 7.12, derisa Roma u vlerësua me 5.89.

Këndellet Napoli - fiton me rezultat bindës ndaj Romës Këndellet Napoli - fiton me rezultat bindës ndaj Romës

Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë takim ishte Ruiz që u notua me 8.4.

Në anën tjetër, dështimi i kësaj sfide doli të ishte portieri Antonio Mirante me vlerësimin 5.2.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:

Foto: WhoScored

 

Foto: WhoScored

 

/Telegrafi/

The post Ruiz më i miri: Napoli 4-0 Roma, notat e lojtarëve appeared first on Telegrafi.

Këndellet Napoli – fiton me rezultat bindës ndaj Romës

Posted: 29 Nov 2020 01:39 PM PST

Napoli ka fituar 4-0 në shtëpi përballë Romës në kuadër të javës së nëntë në Serie A.

Pas më shumë se gjysmë ore lojë në stadiumin San Paolo, napolitanët kaluan në epërsi me anë të Lorenzo Insignes.

Me këtë gol, përfundoi pjesa e parë, derisa e dyta kishte një ritëm edhe më të lartë.

Napolitanët ishin ata që sërish kishin iniciativën dhe mundi i tyre u shpërblye me tre gola të tjerë.

Fabian Ruiz pranoi një top mjaftë të mirë nga Insigne, për të shënuar golin e dytë për skuadrën e tij në minutën e 65-të.

Por, Napoli nuk u ndal me kaq dhe arriti të trefishonte epërsinë e tyre me golin e realizuar nga Dries Mertens (81′).

Matte Politano në minutën e 87-të vulosi fitoren e skuadrës së tij, duke u rikthyer kështu në rrugën e fitoreve.

Pas javës së nëntë, Napoli është në vendin e pestë me 17 pikë, aq sa ka edhe Roma në të gjashtin e Juventusi në të katërtin.

Në javën e dhjetë, napolitanët takohen me Crotonen, derisa Giallorossët do kenë punë me Sassuolon. /Telegrafi/

The post Këndellet Napoli – fiton me rezultat bindës ndaj Romës appeared first on Telegrafi.

Arsenal 1-2 Wolves, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Posted: 29 Nov 2020 01:24 PM PST

Wolvesi e ka mposhtur 2-1 Arsenalin në kuadër të javës së dhjetë në Ligën Premier.

Golat për mysafirët i shënuan Pedro Neto dhe Daniel Podence, derisa për The Gunners realizoi Gabriel Magalhaes.

Wolvesi ishte skuadër më e mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 6.71, me Arsenalin që u vlerësua 6.42.

Arsenali mposhtet në shtëpi nga Wolvesi Arsenali mposhtet në shtëpi nga Wolvesi

Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë sfidë ishte Podence që u notua me 7.9.

Granit Xhaka kishte një paraqitje solide në këtë takim dhe u vlerësua me 6.8.

Në anën tjetër, dështimi i kësaj sfide doli të ishte Rui Patricio me notën 5.7.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:

Foto: WhoScored

 

Foto: WhoScored

The post Arsenal 1-2 Wolves, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve appeared first on Telegrafi.

Arsenali mposhtet në shtëpi nga Wolvesi

Posted: 29 Nov 2020 01:15 PM PST

Arsenali është mposhtur 2-1 në shtëpi përballë Wolverhampton Wanderersit në kuadër të javës së dhjetë në Ligën Premier.

Pas gati gjysmë ore lojë në Emirates, mysafirët kaluan në epërsi me anë të Pedro Netos (27′).

Por, epërsia e Wolvesit zgjati vetëm tre minuta, shkaku që Willian asistoi te Gabriel, për t’i barazuar shifrat në 1-1 në minutën e 30-të.

Wolvesin nuk u tërhoq aq lehtë dhe arriti të rikthente epërsinë që në minutën e 42-të me golin e Daniel Podences.

Në 45 minutat e dytë ishte një lojë disi më e zbehtë, me dy skuadrat që tentonin më shumë të përfitonin nga kundërsulmet.

Wolvesi e nisi edhe pjesën e dytë më mirë, duke rrezikuar me anë të Podences në minutën e 60-të, por që topi përfundoi jashtë porte.

Reiss Nelson (75′) kishte një shans ideal, mirëpo e shpërdoroi atë, duke gjuajtur jashtë.

Një mundësi të mirë e kishte edhe Pierre-Emerick Aubameyang që pranoi një top fantastik nga Hector Bellerin, mirëpo rasti shkoi huq.

Pas javës së dhjetë, Arsenali gjendet në vendin e 14-të me 13 pikë të grumbulluara, derisa në xhiron e 11-të, do të takohet me Tottenhamin. /Telegrafi/

The post Arsenali mposhtet në shtëpi nga Wolvesi appeared first on Telegrafi.

Messi rikrijoi golin e Maradonas nga viti 1993 dhe pastaj festoi me fanellën e tij të Newell’s Old Boys

Posted: 29 Nov 2020 12:52 PM PST

Duket e pabesueshme, mirëpo goli që Lionel Messi ia shënoi Osasunas është shumë i ngjashëm me atë që Diego Maradona e kishte shënuar për Newell’s Old Boys në vitin 1993.

Si për koincidencë, pikërisht në këtë ndeshje, superylli i katalunasve festoi duke hequr fanellën e Blaugranëve dhe duke treguar fanellën që e kishte veshur Maradona gjatë kohës sa luante për klubin argjentinas.

Askush nuk do të mund ta kompletonte në mënyrën më të mirë nderimin për legjendën e futbollit, i cili ndërroi jetë nga një sulm në zemër në moshën 60 vjeçar.

Më 7 tetor 1993, pas kthimit në futbollin argjentinas, Maradona kishte shënuar në një ndeshje miqësore kundër Emelec.

Tash, 27 vite më vonë, disa ditë pas vdekjes së ikonës, Messi e nderoi në mënyrën më të mirë dhjetëshen e paharruar.

(Foto: Twitter/UEFA Champions League)

Maradona e shënoi golin e tij duke goditur nga cepi i gjashtëmbëdhjetëmetërshit në skajin e djathtë të portës, derisa Leo e dërgoi topin në këndin e kundërt, por me të njëjtin stil.

Në një deklarim të mëhershëm, Messi ka treguar se ka qenë prezent në kohën kur Maradona e kishte shënuar atë gol për Newell’s Old Boys. /Telegrafi/

The post Messi rikrijoi golin e Maradonas nga viti 1993 dhe pastaj festoi me fanellën e tij të Newell's Old Boys appeared first on Telegrafi.

Liga Premier mund të ndryshojë rregullat e VAR-it, mund të futet në përdorim sistemi që e përdorë Eredivisie

Posted: 29 Nov 2020 12:48 PM PST

Klubet nga Liga Premier kanë parë disa vendime të tjera kontroverse të VAR-it edhe në këtë javë, derisa po kërkohet tani edhe nga lojtarët largimi i video asistentit të gjyqtarit.

James Mileri i Liverpoolit ka kërkuar të shtunën e kësaj jave që VAR-i të largohet, pasi dashuria që ka për futbollin po zbehet.

The Reds nuk i kanë raportet e mira me teknologjinë në futboll, sidomos nga goli i anuluar i Sadio Manes, ku aludohej se ishte për disa milimetra në pozitë jashtë loje në takimin ndaj Evertonit që përfundoi 2-2 javë më parë.

Jordan Henderson's Last Minute Vs Everton Ruled Out By VAR

Sidoqoftë, nuk po preferohet që të ndërhyhet nga VAR-i në milimetra, dhe të bëjë thirrjen për pozitë jashtë loje.

Një ndryshim mund të ndodhë në javët e ardhshme, kur po preferohet të futet sistemi që po e përdorë Eredivisie.

James Milner kërkon largimin e VAR-it sa më parë: Po më humb dashuria për futbollin James Milner kërkon largimin e VAR-it sa më parë: Po më humb dashuria për futbollin

Liga holandeze jep një diferencë gabimi në thirrjen e ndihmësit të arbitrit, për të shmangur ato raste kur krahu i një lojtari është jashtë loje.

Duke përdorur të njëjtën teknologji, kampionati thjesht ka linja pesë centimetra të gjera në ekran, në vend të atyre të holla në pixel të Ligës Premier. Nëse vijat janë prekura, atëherë VAR nuk do të ndërhyjë – do të thotë se ka një diferencë gabimi prej 10 cm për vendimin e asistentit.

Është një sistem shumë i ngjashëm me atë që është përdorur me sukses në kriket për vite me radhë, kur vendimi i gjyqtarit për vijat rreth fushe nuk mbështeten nëse mbi 50% e topit tregon se ka prekur ato, ose kur jepet, tregohet se ka prekur për 100%.

Një sistem i tillë do të ishte në kundërshtim me rregullat aktuale të FIFA-s, të cilat Eredivisie po i injoron. Sidoqoftë, Liga Premier ka treguar interes në këtë ide, me kreun e trupit gjykues, PGMOL, Mike Riley, duke kërkuar reagime mbi idenë. /Telegrafi/

 

The post Liga Premier mund të ndryshojë rregullat e VAR-it, mund të futet në përdorim sistemi që e përdorë Eredivisie appeared first on Telegrafi.

Fillojnë hetimet për vdekjen e Diego Maradonës – ka dyshime në stafin e ambulancës

Posted: 29 Nov 2020 12:05 PM PST

Kanë filluar hetimet në Argjentinë rreth vdekjes së Diego Maradonës në të mërkurën e kësaj jave në moshën 60-vjeçare.

Sipas protokollit të lëshuar, thuhet se legjenda e futbollit kishte pësuar sulm në zemër dhe se ndihma e shpejtë që kishte arritur në vendin e ngjarjes, nuk kishte mundur ta shpëtonte.

Urdhri i hulumtimeve u kërkua nga prokurorët në rrethinën e pasur Buenos Aires, San Isidro dhe u nënshkrua nga një gjykatës vendas, sipas një deklarate të lëshuar nga zyra e prokurorit.

Shokuese: 19 vjeçari që pohon se është djali i Maradonas - kërkon zhvarrosjen e legjendës së futbollit Shokuese: 19 vjeçari që pohon se është djali i Maradonas - kërkon zhvarrosjen e legjendës së futbollit

“Dje (e shtunë) hetimi dhe vërtetimi i provave vazhdoi me marrjen e deklaratave nga njerëzit duke përfshirë të afërmit e drejtpërdrejtë të të ndjerit”.

“Në bazë të provave të mbledhura, u konsiderua e nevojshme të bëhej një kontroll në shtëpi dhe zyrën e mjekut Leopoldo Luque (mjeku personal i Maradonës)”, thuhet në njoftim.

Zyra e prokurorit nuk dha asnjë informacion se çfarë e shtyu hetimin.

“Ata morën dosjet klinike,” ka thënë Luque për televizionin lokal pasi oficerët e kontrolluan shtëpinë dhe zyrën e tij.

Kush është më i miri në futboll - Maradona, Messi apo Ronaldo? Klopp jep përgjigjen e tij Kush është më i miri në futboll - Maradona, Messi apo Ronaldo? Klopp jep përgjigjen e tij

“Nuk kishte asnjë gabim mjekësor”, duke shtuar Luque se ai nuk ishte përgjegjës për vdekjen e legjendës së futbollit.

Maradona kishte luftuar për vite me radhë me çështjet e abuzimit të substancave. "Unë bëra më të mirën që munda me Diegon. Ai kishte nevojë për ndihmë”, ka përfunduar Luque.

Avokati i Maradonës, Matias Moria, të enjten tha se ai do të kërkonte një hetim të plotë të rrethanave të vdekjes së legjendës së futbollit, duke kritikuar atë që ai tha se ishte një përgjigje e ngadaltë nga shërbimi i urgjencës.

Bënë foto me trupin e pajetë të  Maradonas - punonjësit e funeralit pushohen nga puna Bënë foto me trupin e pajetë të  Maradonas - punonjësit e funeralit pushohen nga puna

“Ambulancës iu desh më shumë se gjysmë ore për të mbërritur, e cila ishte një idiotësi kriminale,” ka thënë Matias të enjten në një postim në Twitter. /Telegrafi/

 

The post Fillojnë hetimet për vdekjen e Diego Maradonës – ka dyshime në stafin e ambulancës appeared first on Telegrafi.

Ndërron jetë legjenda senegaleze – Papa Bouba Diop

Posted: 29 Nov 2020 11:34 AM PST

Papa Bouba Diop ka ndërruar jetë në moshën 42-vjeçare pas një sëmundje të rëndë.

Ish-lojtari i Ligës Premier ishte pensionuar në vitin 2013 nga futbolli, derisa skuadra e tij e fundit kishte qenë Birmingham City.

Ai po ashtu kishte luajtur për 63 ndeshje për Senegalin, derisa ishte njëri ndër yjet më të mëdhenj në Kupën e Botës së vitit 2002.

Mesfushori kishte shënuar golin e vetëm në atë kohë, për të mposhtur Francën që ishte një super fuqi.

Senegalezët në atë vit kishin shkuar deri në çerekfinale të Kupës së Botës, derisa FIFA ka ngushëlluar familjen e Diop.

“FIFA është e pikëlluar për lajmin se legjenda e Senegalit, Papa Bouba Diop, ka ndërrua jetë. Njëherë hero i Kupës së Botës, gjithmonë hero i Kupës së Botës”, thuhet në telegram ngushëllimi.

Diop kishte një karrierë të pasur në Angli, pasi kishte luajtur për klube si Fulhami, Portsmouthi, West Hami, më pas kaloi te AEK Athens, për të kaluar te Birminghami. /Telegrafi/

The post Ndërron jetë legjenda senegaleze – Papa Bouba Diop appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more