Skip to main content

E dhimbshme: I riu kosovar me vajzën 6 muajshe vdesin në një aksident në Gjermani

E dhimbshme: I riu kosovar me vajzën 6 muajshe vdesin në një aksident në Gjermani


E dhimbshme: I riu kosovar me vajzën 6 muajshe vdesin në një aksident në Gjermani

Posted: 29 Nov 2020 12:38 PM PST

Një aksident i rëndë trafiku që ndodhi mbrëmë në Gjermani i mori jetën kosovarit, Elvis Muçaj dhe vajzës së tij gjashtë muajshe, Luanës.

Kjo u bë e ditur nga Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj i cili ngushëlloi familjen Muçaj.

I riu, Elvis Muçaj ishte nga fshati Lluka e Epërme e Deçanit.

Njoftimi i plotë:

Tronditës lajmi i ndarjes nga jeta e të riut nga Lluka e Epërme, Elvis (Agim) Muçaj dhe vajzës së tij Luana 6 muajshe, në aksidentin që ndodhi mbrëmë në Gjermani.

Ngushëllime më të sinqerta familjes Muçaj, bashkëfashtarëve dhe të gjithë qytetarëve të Deçanit!

BR.

A ta ka lanë shenjë? Agim Veliu thotë që s’merret me këto gjëra, VV nuk është subjekt që di të qeverisë!

Posted: 29 Nov 2020 12:35 PM PST

Agim Veliu, kryetari i LDK'së në Podujevë e ka pranuar humbjen e Nexhmi Rudarit në Komunën e tij.

Ai ka pranuar rezultatet e fundit të KQZ'së, ku VV'ja ka fituar me 51.6%, shkruan GazetaBlic.

Ndërsa i pyetur nga gazetarët lidhur me deklaratat "A ta kanë lanë shenjë", Agim Veliu u përgjigj:

"Si komentoj këto deklarata. VV nuk është subjekt serioz politik që di të qeverisë, ata merren me propaganda me gjëra që ndoshta atyre që nuk i kanë informacionet e duhura i bëjnë përshtypje – por mua jo, sepse unë e njoh edhe strukturën e VV'së në Llap, i di kush janë në këtë strukturë dhe nuk më befasojnë deklaratat e tyre", tha Veliu në konferencë./GazetaBlic

E konfirmon edhe KQZ: Shpejtim Bulliqi i fitoi zgjedhjet pa balotazh

Posted: 29 Nov 2020 12:34 PM PST

Ka përfunduar procesi i numërit në Mitrovicën e Veriut dhe Podujevë.

Interesimi më i madh ishte pikërisht në Llap, derisa KQZ ashtu siç edhe paralajmëroi në orën 21:00, publikoi rezultatet preliminare.

Sipas KQZ-së në Podujevë ka fituar Lëvizja Vetëvendosje me kandidat Shpejtim Bulliqin me 51.64 % pasuar nga LDK me Nexhmi Rudarin me 35.97 % dhe PDK, ku nga kjo parti garoi Naim Fetahu, që në këto zgjedhje mori 12.4 %.Kujtojmë që në orën 19:00 u mbyllën të gjitha qendrat e votimit, derisa s'u raportua për incidente, 6 sosh në gjithë vendin.

LDK e para në fshatin e Agim Veliut, veç 90 vota epërsi

Posted: 29 Nov 2020 12:31 PM PST

Nexhmi Rudari është i pari në fshatin Bradash, që është fshati i lindjes së Agim Veliut.

Indeksonline mëson se vetëm 90 vota është epërsia e Rudarit ndaj Bulliqit të VV-së.

Bradashi ka qenë ndër vite bastion i LDK-së, bashkë me Letancën, fshatra në të cilat edhe sot po prinë LDK-ja, por jo me diferencë të madhe votash.

Agim Veliu: Ne i kemi humbur këto zgjedhje

Posted: 29 Nov 2020 12:27 PM PST

Nënkryetari i LDK'së, kryetari i Podujevës për disa mandate, Agim Veliu, ka thënë se partia e tij i ka humbur zgjedhjet.

"Ne i kemi humbur këto zgjedhje, ky është vendimi i sovranit", ka thënë Veliu, raporton Gazeta Express.

Këto i ka thënë në një konferencë të përbashkët me kandidatin e LDK'së për kryetar të Podujevës, Nexhmi Rudarin.

Veliu ka thënë se LDK'ja do të rikthehet në krye të Podujevës dhe se partia e tij do të fitojë secilat zgjedhje në të ardhmen.

Nënkryetari i LDK'së ka thënë se qytetarët do të binden se LVV'ja nuk di të qeverisë, por di vetëm të bëjë propagandë. /Express/

Agim Veliu nuk e flet asnjë fjalë, e mbyll telefonin

Posted: 29 Nov 2020 12:16 PM PST

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, nuk e ka folur asnjë fjalë, pas përfundimit të procesit zgjedhor në Podujevë, shkruan Gazeta Blic.

Emisioni Debat Plus, e ka kontaktuar drejtpërdrejt Veliun, i cili është përgjigjur në studio.

Me t'u kuptuar se kush është dhe pas bërjes së pyetjes nga moderatori, Veliu e ka mbyllur telefonin.

Rezultatet e deritanishme: Shpejtim Bulliqi fiton Podujevën pa balotazh

Posted: 29 Nov 2020 12:13 PM PST

Sipas të dhënave nga qendrat e numërimit, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, po prin në zgjedhjet për kryetar të Podujevës dhe është drejt fitores në rundin e parë.

Siç mëson Express, sipas ritmit të votave të numëruara deri tash në Podujevë, Bulliqi do të fitojë me mbi 50 për qind.

Kësisoj, komuna e Podujevës nuk do të shkoj fare në balotazh.

Nga të dhënat e votave të para të numruara, në Podujevë po udhëheq Shpejtim Bulliqi. Mbetet të shihet nëse do të kalojë në balotazh.

Në numërimi i deritanishëm i votave në Podujevë, po prin kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi.

S’ka kuorum, që nga mesi i gushtit në Kuvendin e Kosovës nuk është miratuar asnjë ligj

Posted: 29 Nov 2020 09:58 AM PST

Katërmbëdhjetë (14) gushti është data e fundit kur Kuvendi i Kosovës ka arritur ta miratojë një ligj. Bëhet fjalë për Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë, i cili ishte mbështetur edhe nga deputetët e opozitës.

Në agjendën e kuvendit është edhe Ligji për rimëkëmbjen ekonomike, i miratuar në parim pas gjashtë tentimeve, por që nuk po arrin të kalohet në leximin e dytë, për shkak të mungesës së kuorumit.

Edhe gjatë seancës të së premtes, shumë projektligje nuk kaluan.

Organizatat që merren me monitorimin e punës së kuvendit kërkojnë që koalicioni qeveritar të ofrojë zgjidhje të shpejtë për zhbllokimin e kësaj situate, pasi aktualisht, vetëm 9 për qind e agjendës legjislative është realizuar.

"Vetëm 13 projektligje, nga 143, janë miratuar në kuvend, 11 prej tyre kanë të bëjnë me çështje financiare: ose janë marrëveshje ndërkombëtare për hua ose të ndërlidhura me investime të huaja".

"Pjesa më e madhe e tyre janë miratuar pas muajit qershor, kur ishte votuar Qeveria Hoti, dhe pjesa më e madhe e tyre janë votuar më përkrahjen e opozitës", konfirmon për Radion Evropa e Lirë, Eugen Cakolli, hulumtues në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI).

Ai vlerëson se legjislatura aktuale është më e dobëta, si në aspektin ligjvënës, ashtu edhe atë përfaqësues.

Gjatë kësaj legjislature, kuvendi ka mbajtur 36 seanca, ku 9 prej tyre kanë qenë interpelanca të ndryshme.

"Jo që jemi kundër interpelancave, por kuvendi nuk po miraton projektligje", tha Mexhide Demolli- Nimani nga organizata "Fol".

Ajo, megjithatë, konsideron se barra kryesore mbi këtë mungesë të funksionimit të kuvendit, bie mbi koalicionin qeverisës.

"Nuk dua ta amnistoj opozitën, por përderisa ky koalicion arriti se si arriti ta krijojë shumicën, barra kryesore bie mbi ta. Aktualisht nuk dihet dhe pak ka gjasa që ta ketë numrin e njëjtë (të votave). Por edhe deputetët e opozitës kanë obligimet e tyre ligjore dhe duhet të jenë prezent nëpër seanca" tha Demolli-Nimani për Radion Evropa e Lirë.

Ndëshkim për deputetët pasivë

Organizatat që monitorojnë punën e kuvendit kërkojnë ndryshimin e Rregullores së kuvendit dhe deputetët të ndëshkohen për pasivitetin e tyre.

Eugen Cakolli nga KDI-ja u referohet vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, e që sipas tij, i detyrojnë deputetët që të votojnë gjatë seancave.

"Në dy raste, Gjykata Kushtetuese ka kërkuar në mënyrë eksplicite që deputetët të marrin pjesë në votim dhe të votojnë sipas bindjes së tyre, për, kundër apo abstenim, pasi që pjesëmarrja në seancë, pa marrë pjesë në votim, është krejt e pakuptimtë dhe jo logjike", thotë Cakolli.

Edhe Mexhide Demolli-Nimani kërkon nga deputetët që të jenë më konstruktivë.

"Deputetët duhet të jenë më konstruktivë. Le të votojnë kundër dhe të mos dështojnë seancat për shkak të kuorumit", tha ajo.

Nevojë urgjente për zgjidhje

Përderisa koalicioni qeveritar nuk po arrin të shtyjë përpara agjendën legjislative, monitoruesit kërkojnë që kjo çështje të zgjidhjet me urgjencë, pasi pandemia e ka rënduar jetën e qytetarëve dhe të bizneseve.

"Urgjentisht, ose duhet të riformatizohet qeveria, ose opozita të arrijë ta shkarkojë këtë qeveri. Zyrtarëve qeveritarë, por edhe deputetëve, po iu ecin pagat, por qytetarët kanë telashe të mëdha, të cilat duhet të adresohen urgjentisht, pasi gjendja është vështirësuar edhe për shkak të pandemisë", konsideron Demolli-Nimani nga "Fol".

Ajo shton se mungesa edhe e Listës Serbe dhe shuarja e grupit parlamentar 6+ e bën edhe më të pamundur funksionimin normal të kuvendit.

Lista Serbe ka grup të saj parlamentar dhe zyrtarisht 10 deputetët e saj e kanë mbështetur koalicionin qeverisës, bashkë edhe megrupin 6+ që mbledh rreth vetes deputetë të komuniteteve të tjera pakicë.

Qeveria e Avdullah Hotit është votuar më 3 qershor me 61 vota të deputetëve, aq sa nevojitet për votimin e qeverisë. Ndërkohë, njëri nga deputetët, i cili e ka përkrahur votimin e qeverisë, Etem Arifi, u është dorëzuar autoriteteve në Kosovë për vuajtjen e një dënimi me burgim prej një vit e tre muaj për mashtrim me subvencione.

Kuvendi ka para vetes sfidën e zgjedhjes së Presidentit të ri të vendit. Nëse partitë nuk pajtohen për një emër të përbashkët, atëherë kuvendi do të shpërbëhet dhe do të shkohet në zgjedhje të reja.

Kjo legjislaturë do të mbahet mend për faktin se ka prodhuar dy qeveri. E para, e drejtuar nga Albin Kurti ishte zgjedhur më 3 shkurt me 66 vota, ndërkaq e njëjta ishte shkarkuar më 25 mars nga 82 deputetë, pas mocionit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Qeveria e dytë e udhëhequr nga Avdullah Hoti mori besimin e 61 deputetëve, më 3 qershor 2020.

Armend Zemaj thotë se mund të ketë mbyllja totale, nesër merret vendimi

Posted: 29 Nov 2020 09:39 AM PST

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se të hënën do mbajnë takim me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik ku edhe do të vendosin nëse do të marrin masa shtesë anti-Covid, duke parë se numri i vdekjeve është i lartë dhe personave të infektuar poashtu.

"Të hënën pasdite do të ulemi të bisedojmë me IKPSH dhe Bordin dhe nëse është e nevojshme që të ndërmarrim edhe ndonjë masë që e ulë infeksionin dhe zbrit rastet spitalore që janë shqetësimi më i madh", ka thënë ai për arbresh.info nga qyteti i Podujevës.

I pyetur se a mund të ketë mbyllje totale ai ka thënë se do të veprohet ashtu si thonë profesionistët shëndetësorë, duke mos e përjashtuar kështu një gjë të tillë.

"Të gjitha rekomandimet që vijnë nga profesionistët, edhe për mbyllje, do ta shohim edhe ditën për kufizimet që duhet të ndërmarrim. Mbyllja është opsioni i fundit", tha Zemaj.

Kujtojmë se në 24 orët e fundit 16 pacientë kanë vdekur si pasojë e infektimit me coronavirus në Kosovë, duke e çuar kështu shifrën totale të vdekjeve në 1,005.

Numri total i rasteve pozitive është 39.057 raste nga 142.769 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.005 raste të vdekjes.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 24.427 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.625

Vdes në aksident trafiku, biznesmeni shqiptar

Posted: 29 Nov 2020 09:06 AM PST

Disa çaste më parë, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Milot në vendin e njohur si Ishull-Lezhë, ku një automjet është përplasur me një këmbësor dhe si pasojë ka ndërruar jetë 60-vjeçari Gjon Kola.

Kola është pronari i një hoteli pranë vendit ku ndodhi aksidenti. Pavarësisht ndihmës së parë që është tentuar ti jepet Kolës, biznesmeni ka ndërruar jetë pa mundur që të transportohet për në spital.

Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e lartë. Ndërkohë, burime bëjnë me dije se shoferi është arrestuar nga policia.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more