Skip to main content

Rritje alarmante në vend/ 306 raste të reja me COVID-19, 4 të vdekur

Rritje alarmante në vend/ 306 raste të reja me COVID-19, 4 të vdekur


Rritje alarmante në vend/ 306 raste të reja me COVID-19, 4 të vdekur

Posted: 23 Oct 2020 07:33 AM PDT

Ministria e Shëndetësisë informon lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1412 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 306 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.
Janë shëruar 71 qytetarë, duke e çuar në 10466 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
179 raste në Tiranë, 25 raste në Korçë dhe Vlorë,
16 raste në Fier, 13 raste në Elbasan, 10 raste në Berat,
6 raste në Mirditë, 5 raste në Durrës,
4 raste në Kavajë, Mallakastër, Pogradec,
2 raste në Mat, Roskovec, Bulqizë, Peqin,
1 rast në Shkodër, Krujë, Lushnje, Rrogozhinë, Gjirokastër, Shijak, Patos.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 260 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 21 vjeçar nga Elbasani me disa sëmundje bashkëshoqëruese, i cili po trajtohej në terapi intensive i intubuar në spitalin COVID2. Nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen edhe prof. Elmaz Elezi, mjeku i njohur 85-vjeçar, ish-drejtues i klinikës infektive në QSUT.
Nuk ka mundur të mbijetoje në 24 orët e fundit edhe një 49 vjeçar nga Elbasani dhe një 70 vjeçar nga Kurbini me sëmundje shoqëruese.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vendosin maskën kudo në ambientet jashtë shtëpisë, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën, vetëm kështu mund të parandalohet përhapja e infeksionit SARS COV2.
Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (23 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 306
Të shëruar ne 24 orë 71
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 1412

Testime totale 114381
Raste pozitive 18556
Raste të shëruara 10466
Raste Aktive 7621
Humbje jete 469

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3805
Durrës 730
Shkodër 493
Fier 503
Korçë 471
Lezhë 373
Elbasan 344
Vlorë 307
Berat 224
Kukës 178
Dibër 97
Gjirokastër 96

Humb jetën si pasojë e COVID-19 Prof. Dr. Elmas Eltari, zbuluesi i “Etheve hemoragjike virale”

Posted: 23 Oct 2020 06:10 AM PDT

Gjithë jetën ia kushtoi zbulimit dhe kurimit të sëmundjeve infektive, por nuk mundi t'i mbijetonte virusit Sars Cov 2. Prof. Dr. Elmas Eltari është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij, të cilët njoftojnë se Eltari ishte i shtruar prej ditësh në Spitalin Infektiv, por që fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë.

Prof. Eltari studioi dhe zbuloi për herë të parë në Shqipëri "Ethet hemorragjike virale". Për këto zbulime dhe studime ka raportuar në disa Kongrese dhe Konferenca ndërkombëtare, për të cilat është vlerësuar pozitivisht dhe është thirrur vazhdimisht në këto konferenca (të paguara nga shoqatat mjekësore ndërkombëtare, si në Kajro, Anvers të Belgjikës në 1987-n; në Selanik të Greqisë në 1988-n, në Stokholm në janar 1989, në Baden të Vjenës, në Dubrovnik  dhe në Kortina d'Ampezzo të Italisë.

Në vitin 1989 ka deklaruar rastin e parë me AIDS në Shqipëri, në një konsultë në Senatoriumin e Tiranës. Rasti u dërgua në Budapest (Hungari), ku u konfirmua diagnoza. Ndërkohë, në 1989 ka vërtetuar për herë të parë praninë e borreliazës në Shqipëri, të vërtetuar me ekzaminime serologjike.

 

Krem për lëkurën e syve, ja si ta përgatisni vetë me aloe vera

Posted: 23 Oct 2020 05:43 AM PDT

Përshtati në shqip: Sidorela ZHOLAJ

Aloe vera është quajtur si “bima e pavdekshmërisë”. Aloe vera është e dobishme kur trajtoni djegiet, aknet, strijat etj. Gjithashtu ka aftësinë për të ushqyer  dhe qetësuar lëkurën.

Ajo që është e mrekullueshme në lidhje me xhelin aloe është se ajo mund të aplikohet në lëkurën tuaj direkt pa u shqetësuar për ndonjë efekt anësor. Mund ta përzieni edhe me përbërës të tjerë nëse dëshironi të rrisni efikasitetin e tij. Nëse dëshironi të bëni disa receta  për kujdesin e lëkurës duke përdorur aloe vera, mund ti hidhni një sy rekomandimeve më poshtë.

Krem kundër plakjes për lëkurën e syve

Shenjat e plakjes zakonisht shfaqen rreth syve, kjo është një recetë e mirë për t’u provuar. Për këtë krem ​​sysh, do t’ju duhet një lugë gjelle xhel i pastër aloe vera dhe një kapsulë vitaminë E. Hapni kapsulën e vitaminës E duke përdorur një kunj dhe shtrydhni përmbajtjen në një tas të vogël. Shtoni xhel aloe vera në të dhe përziejeni siç duhet duke përdorur një lugë. Vendosni një sasi të vogël të përzierjes në lëkurën rreth syve tuaj. Përsëriteni çdo natë para se të shtriheni për të fjetur.

Krem fytyre me aloe vera

Një mënyrë tjetër për të përdorur aloe vera është si një krem ​​fytyre. Në këtë recetë, do t’ju duhet një filxhan xhel aloe vera, 2 lugë gjelle vaj jojoba, 5 deri në 8 pika vaj esencial sipas zgjedhjes suaj, gjysmë filxhan vaj kokosi dhe 1.5 lugë gjelle hoje dylli. Për të filluar, do t’ju duhet të ngrohni dyllin e bletës, vajin e jojobës, si dhe vajin e kokosit në një enë ,e përzieni herë pas here derisa përbërësit të treten së bashku. Hidheni në një blender qelqi dhe lëreni të ftohet plotësisht. Vendoseni blenderin në fuqi të ulët përzierjeje dhe derdhni ngadalë xhelin e aloe verës. Ndaloni herë pas here për të lënë përbërësit të përzihen. Vazhdoni derisa të merrni një strukturë të lehtë dhe kremoze. Pasi të jetë shtuar dhe përzier aloe në mënyrën e duhur, mund të shtoni vajra esencialë.

Maskë aloe vera, mjaltë dhe ujë trëndafili

Një mënyrë tjetër për të përdorur aloe vera është të krijoni një maskë fytyre për të parandaluar aknet. Në këtë recetë, sigurohuni që të përdorni mjaltë të papërpunuar pasi do t’ju ndihmojë të qetësoni lëkurën tuaj. Do t’ju duhet një lugë gjelle  me xhel të pastër aloe vera dhe mjaltë i papërpunuar organik, si dhe 1 deri në 2 lugë çaji me ujë trëndafili ose lëng organik limoni nëse nuk keni ujë trëndafili të disponueshëm. Merrni një tas të vogël dhe përzieni të gjithë përbërësit në të derisa të krijoni një pastë të butë. Vendoseni më pas në fytyrën tuaj dhe lëreni të veprojë për 20 minuta. Shpëlajeni më pas duke përdorur ujë të ngrohtë. Kjo maskë këshillohet të bëhet të paktën tri herë në javë për të zvogëluar efektet e akneve.

Këto janë vetëm disa shembuj të recetave të aloe verës që mund të përgatisni për të ndihmuar lëkurën tuaj të duket dhe të mbetet e shëndetshme. E mrekullueshme për aloe vera është se është plotësisht e sigurt për t'u përdorur dhe që ju mund t'i përsërisni këto receta sa herë të doni. Nëse do të kuroni puçrra, duke qetësuar lëkurën tuaj të irrituar, ose thjesht doni ta mbani lëkurën tuaj të butë dhe të shëndetshme, të gjitha këto janë zgjedhje të shkëlqyeshme për t’u përdorur.

Vdekshmëria nga kanceri anal po rritet: Ja shenjat paralajmëruese që e tregojnë

Posted: 23 Oct 2020 04:03 AM PDT

Nga Daniela Burnazi

Sipas një studimi të bërë në Universitetin e Shëndetit Publik UT Health, normat e kancerit anal po rriten shume shpejt dhe duke qënë se është një nga llojet më të rralla të kancereve.

Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, shumica e rasteve me kancer anal shoqërohen dhe me Human Papilloma Virus (HPV). Sipas studimit rreth 91% e njerëzve të diagnostikuar me këtë sëmundje kanë pasur një infeksion të mëparshëm HPV.

Faktorët e rrezikut që ndikojnë në shfaqejen e ketij kanceri:

– Mosha: shumica e të prekurve me kancer anal janë mbi 50 vjeç.

–  Shumë partnerë seksual: personat që kanë ndërruar shumë partnerë seksual gjatë jetës së tyre janë më të predispozuar të preken nga kanceri anal.

– Mardhëniet seksuale anale

Kanceri anal rrallë përhapet në pjesë të tjera të trupit. Vetëm një përqindje e vogël e tumoreve përhapen, por bëhen shumë të vështira për t'u trajtuar. Kanceri anal më së shpeshti përhapet në mëlçi dhe mushkëri.

Marrja e viruseve nga goja (me ushqimet)

Posted: 23 Oct 2020 03:28 AM PDT

Dr. Alket Koroshi (mjek nefrolog)

Viruset janë një nga shkaqet më të zakonshme të infeksioneve  nga ushqimi. Simptomat e këtyre infeksioneve ndryshojnë në varësi të virusit të përfshirë.

  • Hepatiti A është një virus që prek mëlçinë për disa javë deri në disa muaj. Simptomat mund të përfshijnë lëkurë të verdhë, të përziera, diarre dhe të vjella. Deri në 15% të individëve të infektuar përjetojnë sëmundje të përsëritur brenda 6 muajve të infektimit.
  • Norovirus është raportuar të jetë përgjegjës për shpërthimet e sëmundjeve të rënda gastrointestinale që ndodhin në anijet e lundrimit, por kjo shkakton sëmundje në shumë situata dhe vendndodhje. Rreth 20 milion njerëz në SHBA sëmuren nga këto viruse shumë ngjitëse çdo vit.
  • Rotavirusi shkakton diarre të rëndë dhe me ujë që mund të çojë në dehidrim. Çdokush mund të marrë rotavirus, por sëmundja ndodh më shpesh tek foshnjat dhe fëmijët e vegjël.

Rotaviruset dhe norovirusët janë përgjegjës për shumë (por jo për të gjitha) rastet e gastroenteritit viral, i cili shkakton inflamacion të stomakut dhe zorrëve. Njerëzit mund të përdorin termat “virus i stomakut” ose “grip i stomakut” për t’iu referuar gastroenteritit viral, i cili shkakton të përziera, të vjella, diarre dhe dhimbje barku.

Nuk është e këndshme të mendosh për këtë, por sëmundjet virale të transmetuara nga ushqimi transmetohen përmes rrugës fekale-orale. Kjo do të thotë që një person merr virusin duke gëlltitur grimcat e virusit që derdhen përmes jashtëqitjeve të një personi të infektuar. Dikush me këtë lloj virusi që nuk lan duart pasi përdorin banjën mund ta transferojë virusin tek të tjerët duke shtrënguar duart, duke përgatitur ushqim ose duke prekur sipërfaqe të forta. Uji i ndotur është një tjetër burim i mundshëm i infeksionit.

Çaji i rozmarinës: ja përfitimet që merrni nëse e konsumoni çdo ditë

Posted: 23 Oct 2020 02:42 AM PDT

nga Daniela Burnazi

Rozmarina është një nga ilaçet bimore më të njohura. Pirja e çajit të rozmarinës është një mënyrë e shëndetshme për të parandaluar sëmundjet që do të listojmë në këtë postim:

Ja përfitimet që merrni nga çaji i rozmarinës:

Përmirëson tretjen: çaji i rozmarinës ka veti antispasmodike që ndikojnë në reduktimin e gazrave dhe fryrjes së barkut.  Ky çaj bimor promovon bakteret e shëndetshme të zorrëve dhe përmirëson thithjen e lëndeve ushqyese.

Ndihmon në eleminimin e radikaleve të lira: çaji i rozmarinës është i pasur me antioksidantë që ju parandalojnë infeksionet dhe inflamacionet. Ky çaj parandalon gjithashtu radikalet e lira që shkaktojnë stres oksidativ, Alxheimer, plakje të parakohshme etj.

Rrit sistemin imunitar: falë antioksidantëve dhe vitaminave, çaji i rozmarinës ju rrit sistemin imunitar dhe parandalon sëmundjet e shkaktuara nga viruset dhe bakteret. Çaji i rozmarinës është gjithashtu i pasur me vitaminë A, magnez, kalium, kalcium etj elemente thelbësore për rritjen e imunitetit.

Rregullon nivelin e sheqerit në gjak.

Përmirëson shëndetin e zemrës

Nxit rritjen e flokëve.

Burimi: HEALTH

Ajri i ndotur vret gjysmë milioni foshnja në vit në të gjithë botën

Posted: 23 Oct 2020 12:35 AM PDT

Përshtati në shqip, Sidorela Zholaj

Raporti i Gjendjes Globale të Ajrit thotë se cilësia e ajrit në ambientet e brendshme shkakton dy të tretat e vdekjeve dhe ndikon në shëndetin e foshnjave të palindura.

Të dhënat tregojnë se ndotja e ajrit vitin e kaluar shkaktoi vdekjen e parakohshme të gati 500,000 (gjysmë milion) foshnjave në muajin e tyre të parë të jetës.

Ekspozimi ndaj ndotësve të ajrit është i dëmshëm edhe për foshnjat në bark (ende të palindura). Këta ndotës mund të shkaktojnë lindje të parakohshme ose lindje nën peshë. Të dy këta faktorë janë shkaktar për vdekshmëri të lartë të foshnjave.

Gati dy të tretat e 500,000 vdekjeve  të dokumentuara ishin të lidhura me ndotjen e ajrit në ambientet e brendshme, veçanërisht nga ndotja që buron nga lëndët djegëse të ngurta si qymyr druri etj.

Ekspertët mjekësorë kanë paralajmëruar vite me radhë për ndikimet e ajrit të ndotur tek njerëzit e moshuar dhe tek ata me probleme shëndetësore, por së fundmi kanë filluar të kuptojnë ndikimin  e lartë në vdekjet e foshnjave të palindura. Hulumtuesit janë ende të paqartë, por një gjë është e sigurtë se kjo ndotje po shkakton problem të mirë rritjes së foshnjës dhe përfundimisht ndikon në lindjen nën peshë. Foshnjat e lindura prematur janë më të ndjeshme ndaj infeksioneve të fëmijërisë dhe pneumonisë pasi mushkëritë e tyre  nuk kanë mundur të zhvillohen plotësisht.

Beate Ritz, profesoreshë e epidemiologjisë në Universitetin e Kalifornisë, Los Anxhelos, tha se ndotja e ajrit të brendshëm në qytete anembanë Indisë, Azisë Jug-Lindore dhe Afrikës ishte e krahasueshme me atë të Londrës Viktoriane.

"Kjo ndotje e ajrit që ne shohim në qytetet moderne në ditët e sotme, krahasohet me ndotjen që kishim 150 vjet më parë në Londër dhe vende të tjera, ku kishte zjarre qymyri nëpër ambientet e brendshme. “Ekziston gjithashtu dëmtim i trurit dhe organeve të tjera nga kjo ndotje, kështu që vetëm mbijetesa nuk është e mjaftueshme – ne duhet të zvogëlojmë ndotjen e ajrit për shkak të ndikimit në të gjitha këto organe,” tha ajo.

Disa nga këto efekte ka të ngjarë të kenë ekzistuar, pa u vënë re, për shekuj me radhë, sepse njerëzit kanë gatuar për një kohë të gjatë me zjarr  në hapësira të mbyllura, një aktivitet që  ka bërë të mundur thithjen e këtyre grimcave të dëmshme, veçanërisht nga gratë dhe fëmijët, të cilët kalojnë më shumë kohë në shtëpi .

Raporti përqendrohet në të dhëna deri në vitin 2019, kështu që nuk  janë përfshirë  ndikimet që pati  bllokimi në të gjithë botën për shkak të COVID-19  në vitin 2020. Autorët thanë se pandemia Covid-19 do të kishte pasur një ndikim pozitiv në cilësinë e ajrit dhe do pakësonte vdekjet nga ndotja e ajrit, por këto janë efekte që ende nuk janë hulumtuar qartë.

Greenbaum tha se gjasat e ndonjë ndikimi të dobishëm afatgjatë në shëndet nga pakësimi i përkohshëm i ndotjes së ajrit për shkak të kufizimeve, ishte e vogël, por që pastrimi i papritur i ndotjes nga trafiku dhe industria ndryshoi perceptimin e shumë njerëzve për cilësinë e ajrit.

"Njerëzit papritmas e kuptuan se si është të kesh qiell të bukur blu rregullisht. Edhe nëse nuk do të zgjaste, ajo tregoi se çfarë ishte e mundur, “tha Greenbaum.

Disa studime kanë sugjeruar që njerëzit e ekspozuar ndaj ndotjes së ajrit mund të kenë një rrezik më të lartë të vdekjes nga Covid-19.

Shkencëtarët thanë se kishte pasur pak shenja përmirësimi në ndotjen e ajrit gjatë 10 viteve të fundit, megjithë vërehet një rritje për rreziqet nga ajri i ndotur në pesë vitet e fundit.

Të paktën 6.7 milion vdekje në të gjithë botën në 2019 ishin nga ekspozimi afatgjatë ndaj ndotjes së ajrit, një faktor që rrit rrezikun e goditjes në tru, sulmit në zemër, diabetit, kancerit të mushkërive dhe sëmundjeve të tjera kronike të mushkërive. Ndotja e ajrit tani është shkaku i katërt më i lartë i vdekjeve në mbarë botën ndikuar edhe nga pirja e duhanit dhe dietave të pashëndetshme ushqimore./ Burimi: The Guardian

 

 

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

“Ties Between Alex Jones and Radio Network Show Economics of Misinformation” plus 1 more NYT > Technology

“Ties Between Alex Jones and Radio Network Show Economics of Misinformation” plus 1 more NYT > Technology Ties Between Alex Jones and Radio Network Show Economics of Misinformation Posted: 24 Jul 2022 11:17 AM PDT The Genesis Communications Network built a lucrative business alongside the radio host, whose show the company has syndicated for more than two decades. Why Big Tech Is Making a Big Play fo
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more