Rritje alarmante në vend/ 306 raste të reja me COVID-19, 4 të vdekur |
- Rritje alarmante në vend/ 306 raste të reja me COVID-19, 4 të vdekur
- Humb jetën si pasojë e COVID-19 Prof. Dr. Elmas Eltari, zbuluesi i “Etheve hemoragjike virale”
- Krem për lëkurën e syve, ja si ta përgatisni vetë me aloe vera
- Vdekshmëria nga kanceri anal po rritet: Ja shenjat paralajmëruese që e tregojnë
- Marrja e viruseve nga goja (me ushqimet)
- Çaji i rozmarinës: ja përfitimet që merrni nëse e konsumoni çdo ditë
- Ajri i ndotur vret gjysmë milioni foshnja në vit në të gjithë botën
Rritje alarmante në vend/ 306 raste të reja me COVID-19, 4 të vdekur Posted: 23 Oct 2020 07:33 AM PDT Ministria e Shëndetësisë informon lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1412 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 306 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 260 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar. COVID-19 – Statistika (23 Tetor 2020) Testime totale 114381 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: |
Humb jetën si pasojë e COVID-19 Prof. Dr. Elmas Eltari, zbuluesi i “Etheve hemoragjike virale” Posted: 23 Oct 2020 06:10 AM PDT Gjithë jetën ia kushtoi zbulimit dhe kurimit të sëmundjeve infektive, por nuk mundi t'i mbijetonte virusit Sars Cov 2. Prof. Dr. Elmas Eltari është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij, të cilët njoftojnë se Eltari ishte i shtruar prej ditësh në Spitalin Infektiv, por që fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë. Prof. Eltari studioi dhe zbuloi për herë të parë në Shqipëri "Ethet hemorragjike virale". Për këto zbulime dhe studime ka raportuar në disa Kongrese dhe Konferenca ndërkombëtare, për të cilat është vlerësuar pozitivisht dhe është thirrur vazhdimisht në këto konferenca (të paguara nga shoqatat mjekësore ndërkombëtare, si në Kajro, Anvers të Belgjikës në 1987-n; në Selanik të Greqisë në 1988-n, në Stokholm në janar 1989, në Baden të Vjenës, në Dubrovnik dhe në Kortina d'Ampezzo të Italisë. Në vitin 1989 ka deklaruar rastin e parë me AIDS në Shqipëri, në një konsultë në Senatoriumin e Tiranës. Rasti u dërgua në Budapest (Hungari), ku u konfirmua diagnoza. Ndërkohë, në 1989 ka vërtetuar për herë të parë praninë e borreliazës në Shqipëri, të vërtetuar me ekzaminime serologjike.
|
Krem për lëkurën e syve, ja si ta përgatisni vetë me aloe vera Posted: 23 Oct 2020 05:43 AM PDT Përshtati në shqip: Sidorela ZHOLAJ Aloe vera është quajtur si “bima e pavdekshmërisë”. Aloe vera është e dobishme kur trajtoni djegiet, aknet, strijat etj. Gjithashtu ka aftësinë për të ushqyer dhe qetësuar lëkurën. Ajo që është e mrekullueshme në lidhje me xhelin aloe është se ajo mund të aplikohet në lëkurën tuaj direkt pa u shqetësuar për ndonjë efekt anësor. Mund ta përzieni edhe me përbërës të tjerë nëse dëshironi të rrisni efikasitetin e tij. Nëse dëshironi të bëni disa receta për kujdesin e lëkurës duke përdorur aloe vera, mund ti hidhni një sy rekomandimeve më poshtë. Krem kundër plakjes për lëkurën e syve Shenjat e plakjes zakonisht shfaqen rreth syve, kjo është një recetë e mirë për t’u provuar. Për këtë krem sysh, do t’ju duhet një lugë gjelle xhel i pastër aloe vera dhe një kapsulë vitaminë E. Hapni kapsulën e vitaminës E duke përdorur një kunj dhe shtrydhni përmbajtjen në një tas të vogël. Shtoni xhel aloe vera në të dhe përziejeni siç duhet duke përdorur një lugë. Vendosni një sasi të vogël të përzierjes në lëkurën rreth syve tuaj. Përsëriteni çdo natë para se të shtriheni për të fjetur. Krem fytyre me aloe vera Një mënyrë tjetër për të përdorur aloe vera është si një krem fytyre. Në këtë recetë, do t’ju duhet një filxhan xhel aloe vera, 2 lugë gjelle vaj jojoba, 5 deri në 8 pika vaj esencial sipas zgjedhjes suaj, gjysmë filxhan vaj kokosi dhe 1.5 lugë gjelle hoje dylli. Për të filluar, do t’ju duhet të ngrohni dyllin e bletës, vajin e jojobës, si dhe vajin e kokosit në një enë ,e përzieni herë pas here derisa përbërësit të treten së bashku. Hidheni në një blender qelqi dhe lëreni të ftohet plotësisht. Vendoseni blenderin në fuqi të ulët përzierjeje dhe derdhni ngadalë xhelin e aloe verës. Ndaloni herë pas here për të lënë përbërësit të përzihen. Vazhdoni derisa të merrni një strukturë të lehtë dhe kremoze. Pasi të jetë shtuar dhe përzier aloe në mënyrën e duhur, mund të shtoni vajra esencialë. Maskë aloe vera, mjaltë dhe ujë trëndafili Një mënyrë tjetër për të përdorur aloe vera është të krijoni një maskë fytyre për të parandaluar aknet. Në këtë recetë, sigurohuni që të përdorni mjaltë të papërpunuar pasi do t’ju ndihmojë të qetësoni lëkurën tuaj. Do t’ju duhet një lugë gjelle me xhel të pastër aloe vera dhe mjaltë i papërpunuar organik, si dhe 1 deri në 2 lugë çaji me ujë trëndafili ose lëng organik limoni nëse nuk keni ujë trëndafili të disponueshëm. Merrni një tas të vogël dhe përzieni të gjithë përbërësit në të derisa të krijoni një pastë të butë. Vendoseni më pas në fytyrën tuaj dhe lëreni të veprojë për 20 minuta. Shpëlajeni më pas duke përdorur ujë të ngrohtë. Kjo maskë këshillohet të bëhet të paktën tri herë në javë për të zvogëluar efektet e akneve. Këto janë vetëm disa shembuj të recetave të aloe verës që mund të përgatisni për të ndihmuar lëkurën tuaj të duket dhe të mbetet e shëndetshme. E mrekullueshme për aloe vera është se është plotësisht e sigurt për t'u përdorur dhe që ju mund t'i përsërisni këto receta sa herë të doni. Nëse do të kuroni puçrra, duke qetësuar lëkurën tuaj të irrituar, ose thjesht doni ta mbani lëkurën tuaj të butë dhe të shëndetshme, të gjitha këto janë zgjedhje të shkëlqyeshme për t’u përdorur. |
Vdekshmëria nga kanceri anal po rritet: Ja shenjat paralajmëruese që e tregojnë Posted: 23 Oct 2020 04:03 AM PDT Nga Daniela Burnazi Sipas një studimi të bërë në Universitetin e Shëndetit Publik UT Health, normat e kancerit anal po rriten shume shpejt dhe duke qënë se është një nga llojet më të rralla të kancereve. Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, shumica e rasteve me kancer anal shoqërohen dhe me Human Papilloma Virus (HPV). Sipas studimit rreth 91% e njerëzve të diagnostikuar me këtë sëmundje kanë pasur një infeksion të mëparshëm HPV. Faktorët e rrezikut që ndikojnë në shfaqejen e ketij kanceri: – Mosha: shumica e të prekurve me kancer anal janë mbi 50 vjeç. – Shumë partnerë seksual: personat që kanë ndërruar shumë partnerë seksual gjatë jetës së tyre janë më të predispozuar të preken nga kanceri anal. – Mardhëniet seksuale anale Kanceri anal rrallë përhapet në pjesë të tjera të trupit. Vetëm një përqindje e vogël e tumoreve përhapen, por bëhen shumë të vështira për t'u trajtuar. Kanceri anal më së shpeshti përhapet në mëlçi dhe mushkëri. |
Marrja e viruseve nga goja (me ushqimet) Posted: 23 Oct 2020 03:28 AM PDT Dr. Alket Koroshi (mjek nefrolog) Viruset janë një nga shkaqet më të zakonshme të infeksioneve nga ushqimi. Simptomat e këtyre infeksioneve ndryshojnë në varësi të virusit të përfshirë.
Rotaviruset dhe norovirusët janë përgjegjës për shumë (por jo për të gjitha) rastet e gastroenteritit viral, i cili shkakton inflamacion të stomakut dhe zorrëve. Njerëzit mund të përdorin termat “virus i stomakut” ose “grip i stomakut” për t’iu referuar gastroenteritit viral, i cili shkakton të përziera, të vjella, diarre dhe dhimbje barku. Nuk është e këndshme të mendosh për këtë, por sëmundjet virale të transmetuara nga ushqimi transmetohen përmes rrugës fekale-orale. Kjo do të thotë që një person merr virusin duke gëlltitur grimcat e virusit që derdhen përmes jashtëqitjeve të një personi të infektuar. Dikush me këtë lloj virusi që nuk lan duart pasi përdorin banjën mund ta transferojë virusin tek të tjerët duke shtrënguar duart, duke përgatitur ushqim ose duke prekur sipërfaqe të forta. Uji i ndotur është një tjetër burim i mundshëm i infeksionit. |
Çaji i rozmarinës: ja përfitimet që merrni nëse e konsumoni çdo ditë Posted: 23 Oct 2020 02:42 AM PDT nga Daniela Burnazi Rozmarina është një nga ilaçet bimore më të njohura. Pirja e çajit të rozmarinës është një mënyrë e shëndetshme për të parandaluar sëmundjet që do të listojmë në këtë postim: Ja përfitimet që merrni nga çaji i rozmarinës: Përmirëson tretjen: çaji i rozmarinës ka veti antispasmodike që ndikojnë në reduktimin e gazrave dhe fryrjes së barkut. Ky çaj bimor promovon bakteret e shëndetshme të zorrëve dhe përmirëson thithjen e lëndeve ushqyese. Ndihmon në eleminimin e radikaleve të lira: çaji i rozmarinës është i pasur me antioksidantë që ju parandalojnë infeksionet dhe inflamacionet. Ky çaj parandalon gjithashtu radikalet e lira që shkaktojnë stres oksidativ, Alxheimer, plakje të parakohshme etj. Rrit sistemin imunitar: falë antioksidantëve dhe vitaminave, çaji i rozmarinës ju rrit sistemin imunitar dhe parandalon sëmundjet e shkaktuara nga viruset dhe bakteret. Çaji i rozmarinës është gjithashtu i pasur me vitaminë A, magnez, kalium, kalcium etj elemente thelbësore për rritjen e imunitetit. Rregullon nivelin e sheqerit në gjak. Përmirëson shëndetin e zemrës Nxit rritjen e flokëve. Burimi: HEALTH |
Ajri i ndotur vret gjysmë milioni foshnja në vit në të gjithë botën Posted: 23 Oct 2020 12:35 AM PDT Përshtati në shqip, Sidorela Zholaj Raporti i Gjendjes Globale të Ajrit thotë se cilësia e ajrit në ambientet e brendshme shkakton dy të tretat e vdekjeve dhe ndikon në shëndetin e foshnjave të palindura. Të dhënat tregojnë se ndotja e ajrit vitin e kaluar shkaktoi vdekjen e parakohshme të gati 500,000 (gjysmë milion) foshnjave në muajin e tyre të parë të jetës. Ekspozimi ndaj ndotësve të ajrit është i dëmshëm edhe për foshnjat në bark (ende të palindura). Këta ndotës mund të shkaktojnë lindje të parakohshme ose lindje nën peshë. Të dy këta faktorë janë shkaktar për vdekshmëri të lartë të foshnjave. Gati dy të tretat e 500,000 vdekjeve të dokumentuara ishin të lidhura me ndotjen e ajrit në ambientet e brendshme, veçanërisht nga ndotja që buron nga lëndët djegëse të ngurta si qymyr druri etj. Ekspertët mjekësorë kanë paralajmëruar vite me radhë për ndikimet e ajrit të ndotur tek njerëzit e moshuar dhe tek ata me probleme shëndetësore, por së fundmi kanë filluar të kuptojnë ndikimin e lartë në vdekjet e foshnjave të palindura. Hulumtuesit janë ende të paqartë, por një gjë është e sigurtë se kjo ndotje po shkakton problem të mirë rritjes së foshnjës dhe përfundimisht ndikon në lindjen nën peshë. Foshnjat e lindura prematur janë më të ndjeshme ndaj infeksioneve të fëmijërisë dhe pneumonisë pasi mushkëritë e tyre nuk kanë mundur të zhvillohen plotësisht. Beate Ritz, profesoreshë e epidemiologjisë në Universitetin e Kalifornisë, Los Anxhelos, tha se ndotja e ajrit të brendshëm në qytete anembanë Indisë, Azisë Jug-Lindore dhe Afrikës ishte e krahasueshme me atë të Londrës Viktoriane. "Kjo ndotje e ajrit që ne shohim në qytetet moderne në ditët e sotme, krahasohet me ndotjen që kishim 150 vjet më parë në Londër dhe vende të tjera, ku kishte zjarre qymyri nëpër ambientet e brendshme. “Ekziston gjithashtu dëmtim i trurit dhe organeve të tjera nga kjo ndotje, kështu që vetëm mbijetesa nuk është e mjaftueshme – ne duhet të zvogëlojmë ndotjen e ajrit për shkak të ndikimit në të gjitha këto organe,” tha ajo. Disa nga këto efekte ka të ngjarë të kenë ekzistuar, pa u vënë re, për shekuj me radhë, sepse njerëzit kanë gatuar për një kohë të gjatë me zjarr në hapësira të mbyllura, një aktivitet që ka bërë të mundur thithjen e këtyre grimcave të dëmshme, veçanërisht nga gratë dhe fëmijët, të cilët kalojnë më shumë kohë në shtëpi . Raporti përqendrohet në të dhëna deri në vitin 2019, kështu që nuk janë përfshirë ndikimet që pati bllokimi në të gjithë botën për shkak të COVID-19 në vitin 2020. Autorët thanë se pandemia Covid-19 do të kishte pasur një ndikim pozitiv në cilësinë e ajrit dhe do pakësonte vdekjet nga ndotja e ajrit, por këto janë efekte që ende nuk janë hulumtuar qartë. Greenbaum tha se gjasat e ndonjë ndikimi të dobishëm afatgjatë në shëndet nga pakësimi i përkohshëm i ndotjes së ajrit për shkak të kufizimeve, ishte e vogël, por që pastrimi i papritur i ndotjes nga trafiku dhe industria ndryshoi perceptimin e shumë njerëzve për cilësinë e ajrit. "Njerëzit papritmas e kuptuan se si është të kesh qiell të bukur blu rregullisht. Edhe nëse nuk do të zgjaste, ajo tregoi se çfarë ishte e mundur, “tha Greenbaum. Disa studime kanë sugjeruar që njerëzit e ekspozuar ndaj ndotjes së ajrit mund të kenë një rrezik më të lartë të vdekjes nga Covid-19. Shkencëtarët thanë se kishte pasur pak shenja përmirësimi në ndotjen e ajrit gjatë 10 viteve të fundit, megjithë vërehet një rritje për rreziqet nga ajri i ndotur në pesë vitet e fundit. Të paktën 6.7 milion vdekje në të gjithë botën në 2019 ishin nga ekspozimi afatgjatë ndaj ndotjes së ajrit, një faktor që rrit rrezikun e goditjes në tru, sulmit në zemër, diabetit, kancerit të mushkërive dhe sëmundjeve të tjera kronike të mushkërive. Ndotja e ajrit tani është shkaku i katërt më i lartë i vdekjeve në mbarë botën ndikuar edhe nga pirja e duhanit dhe dietave të pashëndetshme ushqimore./ Burimi: The Guardian
|
You are subscribed to email updates from GAZETA SHËNDETI. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google, 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: