Skip to main content

“Messi është ‘mbret’ i golave në El Clasico – golashënuesit më të mirë në histori të derbit të madh spanjoll” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Messi është ‘mbret’ i golave në El Clasico – golashënuesit më të mirë në histori të derbit të madh spanjoll” plus 9 more Telegrafi Futboll


Messi është ‘mbret’ i golave në El Clasico – golashënuesit më të mirë në histori të derbit të madh spanjoll

Posted: 23 Oct 2020 02:56 PM PDT

Ka ardhur dita e El Clasicos, ku Barcelona dhe Real Madrid do të përballën në derbin e 245 në gara zyrtare.

Dy skuadrat më të mëdha spanjolle sa herë janë përballur mes vete kanë dhuruar spektakël, edhe pse ndeshja e së shtunës pasdite në Camp Nou do të jetë më e zymtë sa i përket atmosferës, pasi luhet pa praninë e tifozëve.

Gjithsesi spektakli në fushë nuk do të mungojë, pasi Ronald Koeman dhe Zinedine Zidane pritet t'i hedhin në fushë yjet më të mëdha për të dhuruar spektakël dhe sigurisht që për ta kërkuar fitoren.

Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi është mbreti absolut sa i përket golashënuesve më të mirë në histori të El Clasicos.

Argjentinasi ka shënuar 26 gola në total në histori të El Clasicos në 41 ndeshje sa është përballur me Real Madridin.

Messi ka shënuar 18 herë në La Liga, gjashtë në Superkupën spanjolle dhe dy të tjerë në garat evropiane.

33-vjeçari ka lënë pas dy ikonat e Los Blancos, Cristiano Ronaldon dhe Alfredo Di Stefanon që kanë realizuar nga 18 gola në histori të El Clasicos.

Në vendin e katërt është Raul Gonzalez me 15 gola, ndërsa nga 14 sosh kanë realizuar edhe Cesar (Barcelona), Francisco Gento e Frenc Puskas (Real Madrid).

Carlos Santinallana ka shënuar 12 gola për Realin në El Clasico, teksa Luis Suarez ka realizuar 11 të tjerë.

Futbollisti tjetër përveç Messit që është në listën e golashënuesve më të mirë në El Clasico dhe do të luaj në derbin e së shtunës është Karim Benzema.

Francezi deri më tani ka realizuar nëntë gola dhe synon që ta rritë këtë numër pikërisht të shtunën. /Telegrafi/

The post Messi është 'mbret' i golave në El Clasico – golashënuesit më të mirë në histori të derbit të madh spanjoll appeared first on Telegrafi.

Pioli thotë se ka skuadra më të forta se Milani: Janë pesë më të mira se ne

Posted: 23 Oct 2020 02:35 PM PDT

Milani është skuadra më në formë italiane dhe jo vetëm.

Kuqezinjtë kanë regjistruar 25 ndeshje pa humbje, ku nga to 21 janë zyrtare.

Pas katër xhirove të para në kampionat, Milani prinë në tabelë me 12 pikë dhe të gjithë e shohin për titull.

E për ecurinë fantastike të skuadrës së tij ka folur trajneri Stefano Pioli, teksa është pyetur për titullin e kampionit.

"Mendojmë se jemi në një nivel të mirë dhe e dimë se ku duam ta mbyllim sezonin. Jemi ambiciozë, por nuk duhet të jemi të nxituar".

"Ne duhet të vazhdojmë të punojmë në çdo detaj, teknik, taktik, fizik, si dhe të bazohemi tek afrimet në janar ose verën e ardhshme", deklaroi Pioli.

Tutje trajneri italian ka deklaruar se janë katër ose pesë skuadra më të forta se Milani, duke befasuar të gjithë me përgjigjen e tij.

"Duhet thënë këtë, aktualisht janë katër ose pesë skuadra që janë më të forta se ne (Juventus, Inter, Roma,Napoli dhe Lazio)".

"Ne duam të vazhdojmë formën e mirë dhe mbi të gjitha udhëtimin e nisur nga janari. Prej asaj periudhe jemi rritur vazhdimisht. Në janar ndryshoi gjithçka për shkak se morëm lojtarë që ishin të përshtatshëm për stilin tonë të lojës, si dhe mbushëm boshllëqet që kishim në skuadër", u shpreh Pioli.

Kujtojmë që të dielën Milan do ta luaj derbin e xhiros pasi në San Siro pret Romën që gjithashtu po bënë ndeshje shumë të mira. /Telegrafi/

The post Pioli thotë se ka skuadra më të forta se Milani: Janë pesë më të mira se ne appeared first on Telegrafi.

Hysaj drejt rinovimit, por te Napoli kërkojnë mirëkuptimin e shqiptarit

Posted: 23 Oct 2020 02:25 PM PDT

Elseid Hysaj pritet të rinovojë kontratën e tij me Napolin edhe për katër vite të tjera.

Kontrata aktuale e mbrojtësit shqiptar me klubin italian skadon në verën e vitit 2021.

Napoli kërkon ta mbajë Hysajn, teksa edhe shqiptari është i lumtur me klubin e tij aktual.

Klubi italian po kërkon t'ia vazhdojë kontratën shqiptarit, por ka kërkuar mirëkuptimin e tij në aspektin ekonomik.

"Hysaj ka bërë një rrugëtim me ne, kanë dhënë shumë dhe mund të japin edhe më shumë. Po flasim me ata dhe me këshilltarët e tyre. Situata e Covid-19 është delikate ndaj duhet të qëndrojmë në disa parime".

"Po i lëmë të kuptojnë se kemi besim te ata, por i kemi thënë edhe se kemi nevojë për mirëkuptim në pikëpamjen ekonomike", deklaroi drejtuesi i Napolit, Cristian Giuntoli.

Mbrojtësi i djathtë shqiptar ka pasur disa kërkesa si nga Roma e Spartaku i Moskës, por duket se e ardhmja e tij do të jetë te Napoli. /Telegrafi/

The post Hysaj drejt rinovimit, por te Napoli kërkojnë mirëkuptimin e shqiptarit appeared first on Telegrafi.

Vojvoda vazhdon shkëlqimin në Serie A, asiston dhe vlerësohet lartë pas ndeshjes me Sassuolon

Posted: 23 Oct 2020 01:56 PM PDT

Mërgim Vojvoda ka qenë pjesë e skuadrës së Torinos për 62-të minuta në barazimin e arritur në udhëtim ndaj Sassuolës 3-3.

Madje, reprezentuesi i Kosovës ka asistuar në golin e parë të torinezëve në minutën e 33-të të ndeshjes, teksa Karol Linetty realizoi në portën e Andrea Consigli për 0-1.

Paraprakisht Vojvoda u ndëshkua me karton të verdhë, derisa e braktisi fushën 30 minuta para fundit të ndeshjes, pasi që u zëvendësua nga Wilfried Singo.

Pas përfundimit të ndeshjes Vojvoda u notua me notën 7.4 dhe vetëm futbollisti Andrea Belotti ishte më i notuar se ai me 8.8.

Kjo ishte pika e parë për Torinon këtë edicion nga katër ndeshjet e zhvilluara, ndërkohë e 11-ta për Sassuolën që ndodhet në pozitën e dytë të renditjes tabelare në Serie A.

Sa i përket Vojvodës, asistimi i sotëm ishte i treti në Serie A këtë edicion.

Reprezetneusi kosovar është adaptuar mjaftë mirë në futbollin italian dhe tanimë është bërë një titullar i rregullt te Torino. /Telegrafi/

The post Vojvoda vazhdon shkëlqimin në Serie A, asiston dhe vlerësohet lartë pas ndeshjes me Sassuolon appeared first on Telegrafi.

Formacioni më i mirë i javës së shtatë në Superligën e Kosovës në futboll

Posted: 23 Oct 2020 01:19 PM PDT

Java e shtatë në elitën e futbollit kosovar ka qenë javë me disa derbi.

Ballkani ka arritur të mposhtë kampionin në fuqi të Kosovës, Dritën me rezultat të pastër 2-0.

Derbi i madh është zhvilluar edhe në Drenas, ku u përballën dy ish-skuadrat kampione Feronikeli e Prishtina.

Kryeqytetasit kanë arritur fitore të madhe në udhëtim me rezultat 1-2, teksa në udhëtim fitoi edhe Arbëria 0-1 te Drenica.

Besa ka befasuar Llapin duke e ndalur në barazim 2-2, teksa baras përfundoi edhe takimi në Gjilan mes Gjilanit dhe Trepçës '89 0-0.

Telegrafi si çdo javë sjell formacionin më të mirë të javës në elitën e futbollit kosovar.

Portieri:

Është viti i dytë në Kosovë, por portieri afrikan Prince po shkëlqen edhe në Mitrovicë. Ai ka qenë ndër më meritorët që Trepça '89 mori një pikë nga udhëtimi në Gjilan. Prince bëri disa ndërhyrje fantastike duke shpëtuar skuadrën e tij pa pësuar gol.

Mbrojtja:

Kësaj radhe vjen me katër, ku në krahun e djathtë vendoset Besnik Krasniqi i pakalueshëm në takim me Feronikelin. Në të majtë është vendosur Labinot Ibrahimi, që ka rikthyer formën e viteve të kaluara tek Arbëria dhe po shkëlqen me skuadrën e vendlindjes së tij.

Egzon Sinani nuk është llogaritur si titullar te Ballkani, por në këto xhirot e para ka shkëlqyer duke befasuar të gjithë me formën e tij. Përkundër që ka konkurrencë të jashtëzakonshme, Sinani po luan për mrekulli dhe ka zënë vend në formacionin bazë . Edhe ndaj Dritës ai ishte më i miri në mbrojtje.

Së bashku me Sinanin është edhe Gentian Muça i Prishtinës. Qendërmbrojtësi bëri punë të madhe në defensivë, teksa shënoi edhe golin e parë për Prishtinën në fitoren 1-2 në Drenas.

Mesfusha:

Endrit Krasniqi ka qenë fantastik për Prishtinën në përballje me Feronikelin. Mesfushori ka organizuar gjatë gjithë ndeshjes, teksa shënoi edhe golin e fitores nga penalltia. Përkrah tij si mesfushor qendror është Muharrem Jashari që po kalon nëpër një formë të mrekullueshme. Kapiteni i 'Xehetarëve' shkëlqeu edhe në takim ndaj Gjilanit, duke dominuar në mesfushë.

Në krahun e djathtë të mesfushës është Almir Kryeziu, ku falë harkimit të tij në zonë detyroi Genc Hamitin të shënoj autogol dhe t'i sigurojë skuadrës së tij tri pikë të mëdha.

Ermal Krasniqi ka qenë i jashtëzakonshëm ndaj Dritës, duke bërë që mbrojtësit e kampionit të mos e ndalonin në asnjë moment në krahun e majtë. Krasniqi ishte fantastik me depërtimet e tij, teksa asistoi në dy golat e shënuar nga Mirlind Daku.

Ardit Tahiri ka vazhduar me formë të mirë te Besa e Pejës, teksa ishte më meritori që skuadra e tij barazoi 2-2 me Llapin.

Mesfushori i avancuar asistoi tek goli i parë, teksa shënoi të dytin në minutat e fundit për t'i dhuruar një pikë të madhe skuadrës së tij.

Sulmi:

I padiskutueshëm është në këto shtatë xhirot e para të Superligës së Kosovës. Fjala është për Mirlind Dakun i cili ka vazhduar shkëlqimin edhe ndaj kampionit në fuqi të Kosovës, Dritës.

Gjilanasi shënoi dy gola për skuadrën e tij në fitoren 2-0 ndaj Dritës. Vlen të përmendët se me dy golat ndaj bardhekaltërve, Daku ka shkuar në kuotën e 14 golave këtë edicion në Superligë pas shtatë ndeshjeve.

Trajneri i javës:

Ismet Munishi nuk qëndroi më shumë se 20 minuta në bankë në fitoren ndaj Dritës, pasi u përjashtua me karton të kuq nga Genc Nuza. Megjithatë Munishi ka arritur që me taktikat e tij ta dominojë gjatë gjithë ndeshjes kampionin në fuqi ku në fund mori fitore me rezultat të pastër 2-0. Kjo ecuri fantastike e Ballkanit sigurisht që është për meritë të trajnerit prishtinas. /Telegrafi/

The post Formacioni më i mirë i javës së shtatë në Superligën e Kosovës në futboll appeared first on Telegrafi.

Chelsea i bashkohet garës për Mbappen, gati të paguajë shumën e kërkuar nga PSG

Posted: 23 Oct 2020 12:38 PM PDT

Kylian Mbappe nuk ka pranuar rinovimin e kontratës me kampionin në fuqi të Francës, Paris Saint Germain.

Kontrata aktuale e francezit me klubin kryeqytetas skadon në verën e vitit 2022 dhe ai nuk ka pranuar zgjatjen e saj.

Kjo ka alarmuar skuadrat e mëdha evropiane që kanë filluar garën për ta bindur lojtarin për t'iu bashkuar.

Real Madrid, Barcelona, Liverpool, Manchester United, Juventus e Bayern Munich janë skuadrat e interesuara për lojtarin.

Por së fundmi në garë është futur edhe Chelsea që synon ta transferojë kampionin e botës në Stamford Bridges.

Sipas asaj që kanë paralajmëruar mediat angleze, Chelsea është gati të shpenzojë 180 milionë euro për transferimin e lojtarit.

Vlera e Mbappes është shumë më e lartë, por duke parë se ai në verën e vitit të ardhshëm do të ketë vetëm edhe një vit kontratë me parisienët, atëherë PSG do të kënaqej me 180 milionë për ta lënë të lirë lojtarin.

Gjithsesi skuadra favorite për transferimin e Mbappes mbetet Real Madrid, pasi francezi e ka ekip të preferuar Realin që nga fëmijëria. /Telegrafi/

The post Chelsea i bashkohet garës për Mbappen, gati të paguajë shumën e kërkuar nga PSG appeared first on Telegrafi.

Nuk po përshtatet në asnjë mënyrë me Barçën, Griezmann shumë afër largimit nga Camp Nou

Posted: 23 Oct 2020 11:35 AM PDT

Antoine Griezmann duket se nuk do të qëndrojë te Barcelona më shumë se edhe këtë edicion.

Sulmuesi francez iu bashkua katalunasve nga Atletico Madrid në verën e vitit të kaluar si një transferim i madh, por assesi nuk ka arritur të përshtatet me stilin e lojës së katalunasve.

29-vjeçari nuk është përshtatur me tre trajnerë si Ernesto Valverde, Quique Setien dhe as tani me holandezin Ronald Koeman.

Drejtuesit e klubit kataluans janë lodhur duke pritur lojtarin të shpërthejë dhe po mendojnë ta nxjerrin në shitje në janar.

Manchester United prej kohësh interesohet për lojtarin, por në garë për të është edhe skuadra franceze Paris Saint Germain.

Për momentin vetëm këto dy ekipe kanë shprehur interesim për ta pasur Griezmannin në radhët e veta, pasi janë dy skuadra që mund ta përballojnë pagën e lartë të tij.

Kampioni i shumëfishtë spanjoll është gati ta lejoj largimin e lojtarit nëse vije një ofertë mbi 85 milionë euro.

Gjithsesi më i mundshëm duket transferimi i tij te PSG pasi Griezmann shihet si pasardhësi i Mbappes në Parc de Princes, pasi francezi pritet të largohet nga kampioni aktual i Ligue 1 në afatin kalimtar veror. /Telegrafi/

The post Nuk po përshtatet në asnjë mënyrë me Barçën, Griezmann shumë afër largimit nga Camp Nou appeared first on Telegrafi.

Vashat kosovare nuk mposhtën në Turqi, barazojnë pa gola

Posted: 23 Oct 2020 11:02 AM PDT

Përfaqësuesja e Kosovës ka marrë një pikë me vlera në udhëtim ndaj Turqisë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të femrave.

Dueli i zhvilluar në Turqi përfundoi baras pa gola, 0:0.

Kosova e zhvilloi pjesën më të madhe të ndeshjes me një futbolliste më pak në fushë, pas përjashtimit të Liridona Sylës në minutën e 35.

Megjithatë, të përzgjedhurat e Afërdita Fazliut dhanë maksimumin në minutat e mbetura dhe e ruajtën portën të paprekur.

Pas këtij barazimi, Kosova ka 10 pikë në vendin e katërt, ndërsa Turqia është e pesta me vetëm dy pikë.

Grupi kryesohet nga Holanda (24 pikë) ndërsa pasohet nga Rusia me 15 e Sllovenia me 12.

Kosova e ka një ndeshje më pak të zhvilluar se Holanda e Sllovenia. /Telegrafi/

The post Vashat kosovare nuk mposhtën në Turqi, barazojnë pa gola appeared first on Telegrafi.

Muriqi titullar i Lazios nga kjo javë, Inzaghi: Ai është i gatshëm

Posted: 23 Oct 2020 10:04 AM PDT

Vedat Muriqi mund të luaj nga kjo javë titullar te Lazio.

Sulmuesi kosovar ka zhvilluar tanimë dy sfida me bardhekaltërtit duke u inkuadruar nga banka rezervë.

Prizrenasi luajti fillimisht ndaj Sampdorias në kampionat e pastaj edhe ndaj Borussia Dortmundit në Ligën e Kampionëve.

Por nga kjo javë ai mund të vendoset në fushë nga minuta e parë dhe këtë e ka paralajmëruar trajneri i Lazios, Simone Inzaghi.

A është gati Muriqi për titullar? "Mendoj se po, në sulm kam fatin që i kam të gjithë në dispozicion. Muriqi e Caicedo të martën kanë ndihmuar shumë skuadrën, është i rëndësishëm edhe ai që hyn gjatë ndeshjes", deklaroi Inzaghi.

"Immobile dhe Correa kanë qenë të jashtëzakonshëm, të dy të tjerët kanë bërë të njëjtën gjë kur kanë hyrë në fushë, do të shoh dhe do të vendos më pas se kush do të jetë titullar e kush jo", tha trajneri i Lazios.

Kujtojmë që Muriqi pësoi një lëndim dhe humbi ndeshjet e para me Lazion, por ai tanimë është plotësisht i gatshëm për lojë.

26-vjeçari mund të inkuadrohet ndaj Bolognës nga minuta e parë në ndeshjen që zhvillohet të shtunën në Olimpico. /Telegrafi/

The post Muriqi titullar i Lazios nga kjo javë, Inzaghi: Ai është i gatshëm appeared first on Telegrafi.

Humbi dy ndeshje radhazi, Zidane: Momenti më i mirë për tu rikthyer te fitoret në ‘El Clasico’

Posted: 23 Oct 2020 09:31 AM PDT

Real Madrid ka pësuar dy humbje radhazi në shtëpi, një në kampionat dhe një tjetër në Ligën e Kampionëve.

Los Blancos u mposhtën 0-1 në fundjavë nga Cadiz, teksa pësuan edhe në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve 2-3 nga Shakhtar Donetsk.

Trajneri i Realit, Zinedine Zidane ka thënë se është momenti më i mirë për ta bërë rikthimin pas dy humbjeve radhazi.

Ndeshja me Barcelonën në moment të vështirë? "Jo, është në momentin më të mirë, pasi mund të përmbysim situatën me një fitore dhe kjo të na shërbejë për një rrugëtim të gjatë drejt suksesit", ka deklaruar Zidane.

Francezi ka deklaruar se pret nga skuadra që nesër ndaj Barcelonës të bëjnë rikthimin e madh.

"Nuk dua të bëj as viktimën dhe asgjë tjetër. Çdo ndeshje ka historinë e saj, por e mira e futbollit është se luan çdo tre ditë dhe mund ta përmbysësh situatën shumë shpejt. Unë vazhdoj të mendoj pozitivisht dhe pres reagimin që nesër në "El Classico"".

"Ne gjithmonë shkojmë në fushë duke menduar për të fituar. Ndonjëherë gjërat nuk funksionojnë për shkak të faktorëve të ndryshëm, por kështu është mënyra e qasjes së ndeshjes. Ne gjithmonë e tregojmë motivimin tonë në fushë", vazhdoi tutje Zidane.

Trajneri francez ka folur edhe për kundërshtarin e nesërm, derisa ka vlerësuar lojën e Barçës.

"Ata dinë të luajnë futboll shumë të mirë dhe ua komplikojnë gjithmonë punën kundërshtarëve. Për më tepër "El Classico" sjell një motivim dyfish për të gjithë. Megjithatë është e qartë që na pret një ndeshje e vështirë dhe nga njëra anë kjo është pozitive, pasi skuadra do të dijë të shprehet", u shpreh Zidane. /Telegrafi/

The post Humbi dy ndeshje radhazi, Zidane: Momenti më i mirë për tu rikthyer te fitoret në 'El Clasico' appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more