Skip to main content

“Mbi 19 mijë të infektuar në 24 orë, nis bllokimi në disa rajone të Italisë” plus 9 more Ekonomia Online

“Mbi 19 mijë të infektuar në 24 orë, nis bllokimi në disa rajone të Italisë” plus 9 more Ekonomia Online


Mbi 19 mijë të infektuar në 24 orë, nis bllokimi në disa rajone të Italisë

Posted: 24 Oct 2020 09:44 AM PDT

Italia ka hyrë në fazën e dytë të pandemisë Covid-19 e në fazë kritike të përhapjes së saj. Prej shumë javësh autoritetet zyrtare informojnë mbi një shtim ditë pas dite të vatrave të infektimit e të numrit të banorëve të infektuar e java e fundit dhe problematika në shërbimin shëndetësor territorial. Prej kësaj fundjave në disa rajone italiane ka nisur zbatimi i masave të bllokimit territorial me...

Source

Franca dëbon familjen boshnjake që e qethi vajzën sepse e dashuronte një serb

Posted: 24 Oct 2020 09:34 AM PDT

Autoritetet franceze kanë dëbuar një familje nga Bosnja dhe Hercegovina pasi ata kishin rrahur vajzën e tyre dhe ia kishin qethur flokët vetëm për shkak të vendimit të saj, që të martohej me një serb. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Brendshme Franceze, njoftoi Reuters. Në komunikatën e ministrisë thuhet se pesë anëtarë të familjes së vajzës, të cilët jetonin në qytetin lindor të Besancon...

Source

Bayern, edhe një fitore me goleadë

Posted: 24 Oct 2020 09:25 AM PDT

Bayern ka arritur një fitore me goleadë sonte kundër Eintracht Frankfurt duke e mposhtur atë në Allianz Arena me rezultat 5-0 Bayern Munchen ka fituar përsëri me goleadë në Bundesligë duke e mposhtur Eintrachtin e Frankfurtit. Robert Lewandowski shkëlqeu në këtë ndeshje duke shënuar het-trik për skuadrën që fitoi të gjitha tituj vendorë e europianë sezonin e kaluar. Goli i parë për Bayern erdhi në...

Source

KFOR-i dhuron strehimore të përkohshme që ndihmojnë testimin Covid-19

Posted: 24 Oct 2020 09:24 AM PDT

Misioni i udhëhequr nga NATO në Kosovë dhuroi dy kontejnerë në hapësirat shëndetësore të vendosura në Graçanicë dhe Llapnasellë. Të dy strukturat do të shërbejnë si strehimore të përkohshme për laboratorët e testimit per Covid-19. Dorëzimi u krye nga njësitë logjistike të KFOR-it Irlandez dhe Austriak, në bashkëpunim me Koordinatorin per Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Kosovë...

Source

Në Beograd po kërkohet kthimi i pensioneve dhe dëmshpërblimeve për viktimat e luftës

Posted: 24 Oct 2020 09:19 AM PDT

Në Qendrën e Dekontaminimit Kulturor në Beograd është duke u prezantuar raporti "Demokratizimi i Drejtësisë Tranzicionale", me autor Besart Lumi dhe Gëzim Visoka. Gjatë prezantimit të këtij raporti, aktivisti dhe studiuesi i drejtësisë tranzicionale, Besart Lumi është duke kërkuar që të kthehen kontributet e pensioneve dhe të paguhen dëmshpërblimet për viktimat e luftës së fundit në Kosovë "Serbia...

Source

Fifi me këtë veprim e zbulon lidhjen me Xhuljon

Posted: 24 Oct 2020 09:17 AM PDT

Në të gjitha intervistat e saj apo publikimet në rrjetet sociale, Fifi nuk ka nguruar asnjëherë të shpreh se është marrëzsht e dashuruar duke lënë mister djalin. Por pak kohë më parë këngëtares ju zbulua padashje identiteti i të dashurit të saj pasi i kishte bërë "tag" në një InstaStory ku i shprehte se do të bëntë çdo gjë për të. Postimet e shpeshta dhe deklaratat se dikush i ka thyer zemrën...

Source

Real Madridi fiton me spektakël ndaj Barcelonës në Camp Nou dhe bëhet lider në La Liga

Posted: 24 Oct 2020 09:09 AM PDT

Real Madridi ka arritur të mposht Barcelonën me rezultat 1-3 në ndeshjen El Clasico të vlefshme për javën e shtatë në La Liga. Mbretërit kanë arritur të triumfojnë në Camp Nou në një ndeshje plot spektakël dhe me këtë fitore kanë rrëmbyer pozitën e parë në La Liga. Pjesa e parë e ndeshje u karakterizua me lojë për një nuancë më të mirë nga mysafirët, edhe pse të dy klubet shënuan nga një gol.

Source

Kryevepra e radhës e Dubait, ky është shadërvani më i madh në botë

Posted: 24 Oct 2020 09:02 AM PDT

Shatërvani më i madh në botë u vu në punë në Dubai me një shfaqje të madhe fishekzjarresh. Vizitorët me maska ​​ në përputhje me masat e sigurisë së koronavirusit u mblodhën të enjten në mbrëmje për të shijuar spektaklin, raportoi AFP. Shatërvani mbulon 7,327 metra katrorë, është ndriçuar me 3,000 drita LED dhe 7,500 gypa hedhin ujë deri në 105 metra të lartë.

Source

Në rast se shtohen rastet me COVID-19, Zvicra nuk do t’i ndalojë në spitale personat mbi 85 vjeç

Posted: 24 Oct 2020 08:58 AM PDT

Në kohën që po shtohen rastet e reja me koronavirus, në Zvicër po flitet sërish për protokollin mjekësor për të përballuar një mbipopullim të mundshëm të terapisë intensive. Normat në këtë vend parashikojnë që në rast se nuk ka shumë vende të lira, mjeku mund të vendosë që të mos pranojë persona mbi 85 vjeç ose persona mbi 75 vjeç që kanë cerozë, probleme me veshkat dhe probleme me zemrën.

Source

Kryeministri i përgjigjet Haradinajt: Policët punojnë sipas udhëzimeve të Prokurorisë

Posted: 24 Oct 2020 08:57 AM PDT

Shefi i Qeverisë, Avdullah Hoti, i është përgjigjur përsëri Ramush Haradinajt, duke thënë se shuarja e taks forcës antikorrupsion në Policinë e Kosovës nuk e zbeh luftën ndaj korrupsionit. Ka thënë se të gjithë policët që kanë qenë në task forcë do të punojnë sipas udhëzimeve të Prokurorisë Speciale.

Source

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more