Skip to main content

“BALLSH / Grevistet, apel deputeteve gra të PS për mbështetje: Për rrogat nuk kemi ç’të negociojmë, më mirë vdesim këtu brenda nga virusi, se jashtë nga uria” plus 9 more - Gazeta Dita

“BALLSH / Grevistet, apel deputeteve gra të PS për mbështetje: Për rrogat nuk kemi ç’të negociojmë, më mirë vdesim këtu brenda nga virusi, se jashtë nga uria” plus 9 more - Gazeta Dita


BALLSH / Grevistet, apel deputeteve gra të PS për mbështetje: Për rrogat nuk kemi ç’të negociojmë, më mirë vdesim këtu brenda nga virusi, se jashtë nga uria

Posted: 24 Oct 2020 01:43 AM PDT

Në ditën e dhjetë të protestës, gratë e grevës së urisë në Ballsh nuk tërhiqen, madje kanë paralajmëruar përshkallëzimin e mëtejshëm, duke thënë se po i detyrojnë që të fusin aty edhe fëmijët e tyre.

Ato nuk e pranojnë sjelljen e kryeministrit dhe qëndrimin e tij për të dalë nga greva e më pas të bisedojnë. Disa e quajnë atë presion dhe të tjerat, teatër.

“Rifillimi i punës është një kusht i negociueshëm, por nuk ka pse të negociojmë për lekët tona. Për çfarë të negociojmë? Ne s’po i kërkojmë kryeministrit diçka që është jashtë detyrës së tij. Kërkojmë të zbatohet një vendim gjyqi dhe të na jepen rrogat, kërkojmë bukën e fëmijëve tanë.

Kryeministri bën teatër sepse ka pasur kohën e mjaftueshme për të biseduar me ne, që nga janari që kemi nisur protestën. Por nuk donin, na dhunuan me polici, tani këta duan të na çnderojnë si njerëz. Më mirë të vdesim këtu brenda nga korona se të dalim jashtë e të vdesim për bukë. Është turp, është turp. Do na vijnë edhe fëmijët në mbështetje”, tha sot për mediat një nga grevistet.

Ato u bëjnë apel edhe grave socialiste të parlamentit për mbështetje.

h.b/dita

“Ne mund të jemi gati për një mbyllje të dytë sepse nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të ngadalësuar virusin”, Gjermania në alarm nga rritja e rasteve me COVID-19

Posted: 24 Oct 2020 01:24 AM PDT

Për të dytën ditë me radhë në Gjermani raportohen 11.000 raste të reja infektimesh nga koronavirusi. Një mjek i ekipit drejtues paralajmëroi se 20.000 infektime në ditë mund të nënkuptojnë një tjetër mbyllje, raporton DW.

Të premten (23.10) Gjermania raportoi 11.242 raste të reja infektimesh, duke shënuar ditën e dytë rresht me më shumë se 11.000 infektime të reja ditore.

Që nga nisja e pandemisë, kjo është java e parë që numëron mbi 10.000 raste të reja brenda 24 orëve. Gjatë 7 ditëve të shkuara, shkalla e infeksionit në të gjithë vendin është rritur në 60.3 raste për 100.000 persona, krahasuar me 56.2 për 100.000 persona të një dite më parë. Numri i të vdekurve u rrit me 49 në 9954, shkruan DW.

A është e nevojshme një mbyllje e dytë?

Duke parë shifrat në rritje, një ekspert mjekësor i ekipit drejtues tha, se mund të jetë e nevojshme një mbyllje e dytë, në rast se do të kalohet numri i 20.000 infektimeve të reja ditore.

"Atëherë nuk do të ishte më e mundur për autoritetet shëndetësore që të gjurmojnë dhe të ndërpresin zinxhirët e infeksionit," i tha të përditshmes 'Rheinische Post' Frank Ulrich Montgomery, kryetari i Shoqatës Botërore të Mjekësisë.

"Atëherë ne mund të jemi gati për një mbyllje të dytë sepse nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të ngadalësuar virusin."

Montgomery gjithashtu i tha gazetës, se çdo vaksinë e mundshme kundër koronavirusit nuk do të ishte një "ilaç" dhe se vaksinimi i të gjithë popullsisë mund të zgjasë "dy deri në tre vjet".

Infektohet bashkëshorti i ministrit

Burri i ministrit të Shëndetësisë Jens Spahn është bashkuar ndërkohë në radhët e të infektuarve, pasi vetë Spahn rezultoi pozitiv të mërkurën (21.10). Një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë tha të premten se Daniel Funke ishte izoluar me burrin e tij të mërkurën dhe ishte testuar një ditë më pas.

Ai tha se Spahn vazhdon të ketë simptoma të lehta ftohjeje, ndërsa Funke aktualisht nuk po shfaq simptoma. Spahn është anëtari i parë i kabinetit qeveritar gjerman që është infektuar nga koronavirusi. Ministri i Jashtëm Heiko Maas dhe Kancelarja Angela Merkel kaluan të dy nëpër periudha të shkurtra izolimi paraprak, por asnjëherë nuk rezultuan pozitivë.

Ndihma e qeverisë vijon

Ndërsa pandemia vazhdon të shkaktojë kërdi ekonomike, qeveria gjermane është zotuar të vijojë me ndihmat financiare për biznesin deri në 2021. Ministri i Ekonomisë Peter Altmaier premtoi, se ndihma për industrinë e turizmit të goditur rëndë do të vazhdojë brenda rregullave të Komisionit Evropian. "Aktualisht, ne jemi duke përgatitur një rifreskim të ndihmës sonë financiare, të cilën do ta zgjasim deri vitin e ardhshëm," tha ai.

Qeveria ka zgjatur gjithashtu skemën e saj të subvencionimit të pagave "me kohë të shkurtuar pune" deri në fund të 2021, që do të thotë se do të vazhdojë me zgjedhjet e planifikuara kombëtare të vitit të ardhshëm. Skema lejon ndërmarrjet në gjendje të vështirë të ulin orët e punës së punonjësve dhe t'i paguajnë ata në vend që t'i pushojnë nga puna dhe qeveria mbulon pjesërisht pagat e ulura.

Rriten shtrimet në spitale

Autoritetet thonë se rritja e rasteve reflektohet në numrin e shtrimeve në spital në landin më të populluar të Gjermanisë, Renanisë Veriore – Vestfalisë (NRW). Sipas qeverisë së NRW, rreth 1420 pacientë me koronavirus janë aktualisht të shtruar në spital, krahasuar me 320 një muaj më parë. Nga këta pacientë, 275 janë në kujdes intensiv dhe 148 të intubuar. Sidoqoftë, qeveria tha që spitalet ishin larg arritjes së kapacitetit të tyre, me 1320 vende të kujdesit intensiv akoma të disponueshëm, nga një total prej 5640.

h.b/dita

Procedohet penalisht 20-vjeçari, arrestohen edhe 6 persona të tjerë për vepra të ndryshme penale

Posted: 24 Oct 2020 01:06 AM PDT

Policia e Elbasanit ka arrestuar gjashtë persona për vepra të ndryshme penale dhe një 20-vjeçar, banues në fshatin Dardhë, Librazhd, u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale "Moskallëzim krimi".

Në të gjithë qarkun Elbasan, policia ka vijuar kontrollet në zbatim të planit të masave për evidentimin e ndëshkimin ligjor  të veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit.

“Arrestohen në flagrancë  shtetasit R.N., 29 vjeç, ( pronari i lokalit i cili e kishte marrë me qera) dhe  Xh.B., 21 vjeç( kamarier) banues në Gramsh, për veprat penale  "Organizimi i lotarive të palejuara", dhe  "Fshehja e të ardhurave". Arrestimi i tyre  u bë pasi, në lagjen "18 Gushti", Gramsh, në subjektin e  "Bar-Kafe",  iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale dy aparat celular me faqe sportive të hapura, ku ishin të vendosura biletat me ndeshje, një kompjuter dhe një monitor.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd,  arrestuan në flagrancë për veprën penale "Plagosje e rëndë me dashje" e kryer në bashkëpunim,  shtetasit M.Ç., 21 vjeç, dhe D.Ķ., 23 vjeç,  banues të dy në fshatin Kokrevë, Librazhd. Arrestim i tyre u bë pasi këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin, në fshatin Hotolisht, Librazhd, pas një konfliktit të çastit për motive të dobëta kanë goditur me mjet të mprehtë thikë shtetasin F.D., 23 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale "Moskallzim krimi", shtetasin K.K., 20 vjeç, banues në fshatin Dardhë, Librazhd.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin: L.M., 30 vjeç, banues në fshatin Shushicë, Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan,  arrestuan në flagrancë shtetasin: B.Sh., 36 vjeç, banues në Tiranë,  pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar motoçikletën në gjëndje të dehur.” – thuhet në njoftimin e Policisë.

h.b/dita

Hagës i mbaron afati prej gjashtë muajsh i shqyrtimit të aktakuzës për Thaçin, çfarë do ndodh me presidentin?

Posted: 24 Oct 2020 12:46 AM PDT

Dhomat e Specializuara në Hagë nuk e kanë njoftuar ende publikun nëse aktakuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, është konfirmuar apo hedhur poshtë, ndërkohë që afati prej gjashtë muajsh për ta bërë këtë, përfundon të shtunën, në 24 tetor.

Megjithatë, sipas Rregullores së Procedurës dhe Provave të këtyre Dhomave, një gjyqtar, në rrethana të jashtëzakonshme – nëse një prokuror i specializuar paraqet arsye të vlefshme përpara se të konfirmohet aktakuza – mund të lëshojë urdhër të përkohshëm për moszbulimin e aktakuzës para publikut, "për të parandaluar arratisjen e të akuzuarit, ose për të parandaluar ndonjë ndërhyrje tjetër në procedurë, ose trazirat shoqërore".

"Në çdo rast, aktakuza do t'i zbulohet publikut, me ndryshime të mundshme nëse është e nevojshme, jo më vonë se paraqitja e parë e të akuzuarit përpara gjykatës", thuhet në pikën 88 të kësaj Rregulloreje.

Prokuroria e Specializuar në Hagë e paraqiti në 24 prill aktakuzën për shqyrtim në Dhomat e Specializuara të Kosovës kundër Thaçit, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, si dhe disa personave "të tjerë", emrat e të cilëve prokuroria nuk ka dashur t'i publikojë./RTK/

h.b/dita

COVID-19/ Presidenti i Polonisë rezulton pozitiv me koronavirus, ja gjendja e tij shëndetësore

Posted: 24 Oct 2020 12:28 AM PDT

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda pas kryerjes së testit, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Sakaq, ministri Blazej Spychalski njoftoi se gjendja shëndetësore e Presidentit është e qëndrueshme deri tani.

Kujtojmë se ndërkohë Polonia është duke u përballur me rritje të rasteve të reja të cilat shënuan rekord të premten duke kapur shifrat 13, 600 të infektuar, ndërsa 153 pacientë humbën jetën.

"Ai dje u testua për COVID-19. Rezultati doli pozitiv. Presidenti është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me stafin mjekësor", shkruan ai në "Twitter".

h.b/dita

Zjarri në servisin në Elbasan/ Merr flakë magazina, digjen dy makina të parkuara

Posted: 24 Oct 2020 12:09 AM PDT

Policia e Elbasanit ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me zjarrin që ndodhi sot në një servis makinash.

Ngjarja ndodhi rreth orës 7 në aksin rrugor Elbasan- Metarlugji, në fshatin Katundi i Ri. Burime zyrtare thanë se zjarri ka rënë zjarr në një pikë servisi në pronësi të shtetasit Klodian B, banues në Elbasan.

Si pasojë e flakëve të zjarrit po digjet një magazinë me pjesë këmbimi si dhe dy mjete të cilat kanë qenë të parkuara brenda ambienteve të këtij servisi. Mësohet se dëme në njerëz nuk ka.

“Më datë 24.10.2020, rret orës 07:50, në aksin rrugor Elbasan- Metarlugji , në fshatin  Katundi i Ri, ka rënë zjarr në një pikë servisi në pronësi të shtetasit K.B.,  banues në Elbasan. Si pasojë e flakëve të zjarrit është djegur një magazinë me pjesë këmbimi si dhe dy mjete të cilat kanë qenë të parkuara brenda ambienteve të këtij servisi. Dëme në njerëz nuk ka. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe të Zjarrëfikses dhe po punohet për fikjen e zjarrit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

h.b/dita

Gjermania regjistron 10,000 viktima që nga fillimi i pandemisë

Posted: 23 Oct 2020 11:56 PM PDT

Gjermani ka raportuar 14, 714 raste me koronavirus gjatë 24 orëve.

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se 49 pacientë kanë humbur jetën.

Ndërkohë që nga fillimi i pandemisë deri më tani janë konfirmuar 418, 005 raste me koronavirus, ndërsa 10,003 pacientë kanë humbur jetën.

h.b/dita

COVID-19/ Dy kompani farmaceutike rifillojnë testimin e vaksinës

Posted: 23 Oct 2020 11:39 PM PDT

Dy kompani prodhuese barnash njoftuan të premten rifillimin e testimit në Shtetet e Bashkuara të vaksinave të tyre për COVID-19.

Testimi i vaksinës së kompanisë AstraZeneca ishte ndërprerë që nga fillimi i shtatorit, ndërsa studimi i vaksinës Johnson & Johnson u ndalua në fillim të javës së kaluar. Çdo kompani pati një nga vullnetarët e studimit të saj që shfaqi probleme serioze shëndetësore, zhvillim ky që kërkon një rishikim të të dhënave të sigurisë, shkruan VOA.

Të dy vaksinat e koronavirusit janë ndër disa vaksina kandidate në fazën përfundimtare të testimit, hapi i fundit ky para se të kërkohet miratimi i agjencive rregullatore.

Kompanitë farmaceutike thanë se morën miratimin të premten nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave për të rifilluar testet në Shtetet e Bashkuara.

Ndalime të tilla të përkohshme të testimit të ilaçeve dhe vaksinave janë relativisht të zakonshme. Në hulumtimet që përfshijnë mijëra pjesëmarrës, disa ka të ngjarë të sëmuren. Ndërprerja e një studimi i lejon studiuesit të hetojnë nëse sëmundja është një efekt anësor apo një rastësi.

Testimi i vaksinës AstraZeneca, i zhvilluar në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit, tashmë ka rifilluar në Mbretërinë e Bashkuar, Brazilin, Afrikën e Jugut dhe Japoni.

“Rinisja e provave klinike në të gjithë botën është një lajm i shkëlqyer pasi na lejon të vazhdojmë përpjekjet tona për të zhvilluar këtë vaksinë që do të ndihmojë në mposhtjen e kësaj pandemie të tmerrshme”, tha në një deklaratë Pascal Soriot, drejtor ekzekutiv i kompanisë AstraZeneca.

Studimi i kompanisë AstraZeneca përfshin 30,000 njerëz në Shtetet e Bashkuara. Disave prej tyre u injektohet vërtet vaksina dhe të tjerëve jo.

Testimi u ndërpre pasi një pjesëmarrës britanik zhvilloi simptoma të rënda neurologjike në përputhje me një inflamacion të rrallë të palcës kurrizore të quajtur mielit transvers. Testimi i AstraZenecas ishte ndalur gjithashtu në fillim të verës, raporton VOA.

Johnson & Johnson thanë se po përgatitet të rifillojë rekrutimin së shpejti të vullnetarëve për studimin e saj të vaksinave në Shtetet e Bashkuara. Në një deklaratë, kompania nuk zbuloi natyrën e sëmundjes së vullnetarit të saj, por tha se një vlerësim i plotë “nuk gjeti prova se shkaku ishte vaksina”.

Kompania shtoi se është duke zhvilluar bisedime me institucionet e tjera rregullatore nëpër botë, për të rifilluar testimin në vendet e tyre.

h.b/dita

Përballja presidenciale Trump-Biden, shtetet amerikane që mund të përcaktojnë rezultatin e zgjedhjeve 2020

Posted: 23 Oct 2020 11:21 PM PDT

Ndërsa kanë mbetur vetëm disa ditë para zgjedhjeve të 3 nëntorit, presidenti republikan Donald Trump dhe kandidati demokrat Joe Biden po bëjnë fushatë intensivisht në shtetet "fushëbetejë" ose "të lëkundura", ku po bëhet lufta më e ashpër politike, shkruan VOA.

Këto shtete janë të rëndësishme në zgjedhjet presidenciale amerikane, ku fituesi nuk përcaktohet nga vota popullore, por secili shtet ka një numër të caktuar votash elektorale, të cilat i jepen njërit prej kandidatëve ose tjetrit në varësi të rezultatit të votës popullore në atë shtet. Në të gjitha shtetet, me përjashtim të Meinit dhe Nebraskës, kandidati që merr votat më të shumta popoullore në një shtet fiton të gjitha votat elektorale të atij shteti.

Ky sistem zgjedhor sipas të cilit "fituesi merr gjithçka" i nxit kandidatët të bëjnë fushatë më intensive në shtetet konkurruese ku fitorja mund të nënkuptojë shanse më të shumta drejt Shtëpisë së Bardhë.

Shtetet e kontestuara ngushtë që mund të "priren" drejt secilës parti, të tilla si Pensilvania, marrin më shumë vëmendje nga kandidatët sesa shtetet e tjera, të tilla si Kalifornia, ku njëra parti është pothuajse e sigurt që do të marrë shumicën e votave.

Shtetet e lëkundura në zgjedhjet e vitit 2020
Mbi 10 shtete konsiderohen vazhdimisht të lëkundura sepse kanë pasur vazhdimisht garë të ngushtë në zgjedhjet e fundit presidenciale. Gjashtë prej tyre shihen si më të rëndësishmet në vitin 2020, sepse popullsia e tyre e madhe u jep më shumë vota elektorale. Ato janë Arizona, Florida, Miçigani, Karolina e Veriut, Pensilvania dhe Uiskonsin.

Presidenti Trump fitoi në këto gjashtë shtete në 2016 me një diferencë fare të ngushtë, në disa raste më pak se një përqind, por sondazhet aktualisht tregojnë një epërsi të vogël për zotin Biden në të gjashta këto shtete.

Diferenca më e vogël në shtetet e lëkundura sesa në shkallë kombëtare
Fitorja e zotit Trump në vitin 2016 në ato gjashtë shtete ndoqi një model të ngjashëm me atë në pjesën tjetër të vendit – Avantazhet e Partisë Demokrate në qendrat urbane u kompensuan nga votuesit pro- republikanët në qarqet rurale dhe ato periferike dhe nga të bardhë pa arsim universitar.

Pavarësisht nga prirjet që tregojnë se zoti Biden mund të jetë në gjendje të tërheqë një pjesë të këtyre grupeve demografike në vitin 2020, fushata e tij ka paralajmëruar mbështetësit të mos bien në vetëkënaqësi.

"Realiteti është se kjo garë është shumë më e ngushtë sesa ç'sugjerojnë disa ekspertë në Twitter dhe në ekranet e televizioneve", shkruante menaxherja e fushatës së ish-nënpresidentit Biden, Jen O'Malley Dillon në një email për mbështetësit të shtunën. "Në shtetet kryesore të betejës politike ku do të vendoset fati i këtyre zgjedhjeve, ne mbetemi shumë afër me Donald Trump-in".

Analistët thonë se ndërsa zoti Biden ka gëzuar një epërsi të qëndrueshme në sondazhe për muaj me radhë, frika kryesore e fushatës së tij tani është se ai mund të fitojë votën popullore, por të humbasë votën e kolegjit elektoral – siç ndodhi me kandidaten demokrate Hillary Clinton në 2016. Ja ç'po ndodh në shtetet që të dy fushatat i shohin si kritike për të fituar presidencën e vitit 2020.

Uiskonsi
Uiskonsi, ku ka shumë komunitete të bardha rurale dhe punëtorëve që përbëjnë pjesën më të madhe të mbështetësve të zotit Trump, ishte "shteti i kthesës" që matematikisht e nxorri zotin Trumpin në krye në 2016. Uiskonsi renditet ndër shtetet më të goditura nga pandemia. Ai u bë gjithashtu fokusi i një debati kombëtar mbi drejtësinë racore pasi policia hapi zjarr në gusht ndaj afrikano-amerikanit Jacob Blake në Kenosha, Uiskonsi, gjë që ndodhi mes muajsh protestash dhe trazirash kombëtare.

Zoti Trump dhe zoti Biden e vizituan Kenoshën me mesazhe të ndryshme. Zoti Biden u përqëndrua tek lufta ndaj racizmit sistematik, ndërsa presidenti theksoi mesazhin e tij për rendin dhe ligjin.

Miçigani
Miçigani, një shtet prodhues, është goditur rëndë nga recesioni i shkaktuar nga pandemia, me më shumë punë dhe biznese të humbura sesa në pjesën më të madhe të vendit. Presidenti ka inkurajuar mbështetësit e tij të fajësojnë guvernatoren demokrate të shtetit, Gretchen Whitmer, për mbylljen ekonomike.

Fushata e zotit Trump po përpiqet të bëjë për vete banorët e këtij shteti, që e shohin axhendën demokrate për mjedisin si të dëmshme për punëtorët që varen nga një bazë e fortë prodhuese. Demokrati Biden po thekson mesazhin se zoti Trump nuk ka "në plan të vërë nën kontroll virusin, as strategji për nxjerrjen e ekonomisë sonë nga ky recesion". Zoti Biden ka premtuar të investojë në vendet e punës dhe infrastrukturën kritike për shtetin, raporton VOA.

Pensilvania
Lindur në Skranton të Pensilvanisë, zoti Biden e ka vënë theksin tek rrënjët e familjes së tij të klasës punëtore për të fituar votuesit e bardhë pa arsim univeristar që i fitoi zoti Trump në vitin 2016, hera e parë që një kandidat republikan fitonte në këtë shtet që nga viti 1988.

Pensilvania në vitin 2020 shihet si më e rëndësishme për Presidentin Trump. Mund të jetë shteti që do t'i japë Joe Bidenit aq vota elektorale sa të sigurojë numrin e nevojshëm prej 270, tha Robert Griffin, drejtor kërkimesh për Grupin e Studimit të Votuesve të Fondit të Demokracisë. "Por mund të mos jetë aq e rëndësishme nëse Pensilvania shkon në një drejtim tjetër, duke pasur parasysh se Joe Biden gjithashtu duket të jetë përpara në shtete si Florida dhe Arizona," tha ai.

Florida
Biden aktualisht ka një avantazh të lehtë në Florida – një prej shteteve me numrin më të madh të të moshuarve në vend – me një mesazh që administrimi i keq i koronavirusit ka marrë jetën e shumë të moshuarve, një grup më i prekshëm nga pandemia.

Presidenti Trump e ka drejtuar vëmendjen shpesh tek Florida gjatë gjithë fushatës së tij, duke vizituar shpesh vendpushimin e tij Mar-a-Lago dhe duke rritur regjistrimin e votuesve në shtet si pjesë e një strategjie për t'i bindur amerikanët e bardhë të klasës punëtore që nuk kishin votuar më parë.

"Nëse Joe Biden fiton Floridën, do të jetë shumë e vështirë për Donald Trump-in të mbledhë 270 votat e kolegjit elektoral të nevojshme për të fituar," tha anketuesi republikan Whit Ayres i "North Star Opinion Research". Nëse zoti Trump fiton Floridën, tha Ayres, Biden ka ende mënyra të tjera, megjithëse jo aq të sigurta, për të fituar 270 vota elektorale.

Karolina e Veriut
Me përjashtim të fitores së Barak Obamës në 2008, kandidatët republikanë kanë fituar nëntë nga 10 zgjedhjet e fundit presidenciale në Karolinën e Veriut. Analistët e shohin këtë si një shenjë të një ndryshimi më të gjerë në demografinë e pjesës jugore të vendit, ku një popullsi gjithnjë e më e larmishme mund të ishte në avantazh të demokratëve.

"Është e vështirë të imagjinohet një rrugë për në Shtëpinë e Bardhë për Donald Trumpin në veçanti, pa siguruar Karolinën e Veriut," thotë Chris Cooper, një profesor i shkencave politike në Universitetin e Karolinës Perëndimore. "Jugu ka qenë një bastion i Partisë Republikane për më shumë se një dekadë dhe, nëse zoti Trump humbet Karolinën e Veriut, shanset janë më të mëdha që ai të humbë edhe Floridën", shtoi Cooper, përcjellë VOA.

Arizona
Arizona ka votuar për republikanët në çdo zgjedhje presidenciale që nga viti 1952, me përjashtim të fitores së Bill Clintonit në 1996.

Shteti aktualisht është i prirur drejt Biden-it, një prirje e nxitur nga rritja e elektoratit demokrat mes votuesve periferikë dhe elektoratit gjithnjë e më të larmishëm të shtetit, veçanërisht numri që po rritet me shpejtësi i votuesve Hispanikë. Ata përbënin afërsisht një ndër pesë votues të Arizonës në 2016, dhe Clinton i fitoi ata me lehtësi në 2016. Të moshuarit do të luajnë një rol të madh në rezultatin e zgjedhjeve këtë vit. Në këtë shtet ka shumë komunitete pensionistësh dhe votuesit e tij janë mesatarist më të moshuar se pjesa tjetër e vendit.

h.b/dita

Njihuni me parashikimin e motit për ditën e shtunë, 24 tetor 2020

Posted: 23 Oct 2020 11:09 PM PDT

Mot i kthjellët do të mbizotëroj edhe për ditën e sotme. Mjegulla e dendur do të jetë prezente deri në orët e para të ditës kryesisht përgjatë luginave.

Era do të fryjë me drejtim Verilindje – Veriperëndim 1-5m/s, në bregdet deri 8m/sek.

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1 ballë.

h.b/dita

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more