Skip to main content

“‘Vetë-shkatërrimi’ i Barcelonës: Rasti i Messit, votëbesimi kundër Bartomeut dhe skandali Barcagate” plus 9 more Telegrafi Futboll

“‘Vetë-shkatërrimi’ i Barcelonës: Rasti i Messit, votëbesimi kundër Bartomeut dhe skandali Barcagate” plus 9 more Telegrafi Futboll


‘Vetë-shkatërrimi’ i Barcelonës: Rasti i Messit, votëbesimi kundër Bartomeut dhe skandali Barcagate

Posted: 25 Sep 2020 03:06 PM PDT

Barcelona është në mes të një kapitulli, ku mund të quhet si më i trazuari në histori të saj dhe atë në të gjitha frontet, si në nivel sportiv, ashtu edhe në nivel klubi.

Lionel Messi ka vazhduar të bëjë komente dhe sulme në drejtim të bordit, ndërsa ka një votë mosbesimi dhe shumë polemika drejt presidentit Josep Maria Bartomeu.

Burimi kryesor i kësaj paqëndrueshmërie përqendrohet rreth sagës së Leo Messit që kërkoi largimin këtë verë.

Lionel Messi . (Foto: David Ramos/Getty Images)

Vetëm një muaj më parë argjentinasi dërgoi një burofax duke njoftuar qëllimin e tij për të lënë klubin, dhe megjithëse ai ka thënë se do të qëndrojë, ndjenjat e tij nuk kanë ndryshuar dhe nuk ka paqe mes kapitenit dhe presidentit Bartomeu.

Kjo u pa edhe në fjalët e yllit argjentinas kushtuar Luis Suarezit që i dha lamtumirën klubit.

Bartomeu e Messi (Foto: fcbarcelona.com)

“Asgjë nuk më habit më”, ishte fjala që Messi përdori në Instagram në lamtumirën e tij shkruar mikut të çmuar, duke shkruar gjithashtu se Nr.9 nuk meritonte të trajtohej ashtu.

Zgjedhjet dhe vota e mosbesimi

Kritikat e Messit kanë ndihmuar që vota e mosbesimit të rritet, ndërsa zgjedhjet janë caktuara për në mars. Ka pasur 20,687 nënshkrime që mbështesin mocionin për ta larguar Bartomeun nga pozicioni i tij.

Sipas mediumit COPE, disa anëtarë të bordit të klubit dyshojnë se mund të ketë mbi 5,000 nënshkrime të falsifikuara dhe një proces verifikimi do të fillojë më 29 shtator.

Bartomeu, president i Barcelonës

Rasti 'Barcagate'

Sikur tifozët e Barcelonës të mos kishin përjetuar dështime të mëdha këtë vit, Barcagate ishte një nga ta që bëri të humb besimi në drejtuesit e klubit.

Klubi kishte punësuar një kompanie të jashtme, "i3Ventures", për të diskredituar lojtarët e tyre, përkatësisht Leo Messi dhe Gerard Pique, në rrjetet sociale, si dhe figura të tjera të klubit që nuk ishin në një linjë me Bartomeun.

Barcelona e sezonit të kaluar

Pas këtyre, ish-nënkryetari Emili Rousaud dha dorëheqjen nga pozicioni i tij dhe kërkoi një hetim për këtë rast.

Messi kishte folur për këtë rast pasi kishte pasur shumë shkrime për të dhe jetën e tij private. /Telegrafi/

The post 'Vetë-shkatërrimi' i Barcelonës: Rasti i Messit, votëbesimi kundër Bartomeut dhe skandali Barcagate appeared first on Telegrafi.

Manchester City ofertë për Ruben Dias, 50 milionë euro dhe kartonin e Otamendit

Posted: 25 Sep 2020 02:17 PM PDT

Manchester City nuk po arrin të nënshkruajë me Kalidou Koulibalyn e Napolit, ndërsa tani e kanë kthyer kokën kah Ruben Dias i Benficas.

Pep Guardiola po pret edhe një dhuratë nga drejtuesit e klubit, ku mbrojtja është reparti që kërkon të përforcohet.

City pëlqen Ruben Dias, 23-vjeçarin e Benficas, i cili tash e një kohë përcillet nga shumë klube.

Ruben Dias (Foto: Octavio Passos/Getty Images)

TMW shkruan se bisedimet mes dy klubeve kanë nisur dhe Manchester City kanë bërë propozimin e tyre për portugezin.

Ofertë është 50 milionë euro dhe kartonin e Nicolas Otamendit, qendërmbrojtësit argjentinas që ka luajtur me Porton më parë.

Një ofertë që ka tunduar jo pak Benficën të cilët janë duke e analizuar propozimin e Manchester Cityt.

Dias ka 19 ndeshje me Kombëtaren e Portugalisë. /Telegrafi/

The post Manchester City ofertë për Ruben Dias, 50 milionë euro dhe kartonin e Otamendit appeared first on Telegrafi.

Çmendi me paraqitjen e tij, ku shënoi gol dhe dha asistim – Milani vihet pas talentit norvegjez i cili do të pëlqente një kalim te gjiganti italian

Posted: 25 Sep 2020 01:56 PM PDT

Milani e fitoi me mund ndeshjen ndaj Bodo/Glimt me rezultat 3-2 për të kaluar në raundin play-off të Ligës së Evropës.

Por përshtypje të madhe la talenti 20 vjeçar Jens Petter Hauge i Bodo/Glimt, i cili shënoi një gol dhe asistoi një herë në këtë ndeshje.

Sulmuesi anësor këtë sezon ka shkëlqyer në Eliteserien, ku ka shënuar 14 gola dhe ka dhënë tetë asistime në 17 paraqitje.

Ai ka shënuar tri herë edhe në Ligën e Evropës, një prej tyre ndaj Milanit të enjten në mbrëmje.

Hauge shënoi me një gjuajtje të bukur nga 25 metra, duke impresionuar drejtuesit e Milanit që kanë kontaktuar menjëherë agjentin e tij.

Hauge u pyet nga mediumi norvegjez TV2 nëse vërtet ka pasur kontakte mes Milanit dhe agjentit të tij, Atta Aneke.

“Nuk është diçka në të cilën unë përqendrohem ose azhurnohem vazhdimisht".

Jens Petter Hauge duke festuar golin ndaj AC Milan

"Sigurisht që është një klub për të cilin do të doja të luaja. Është një nga klubet më të mëdha në botë".

Pas ndeshjes, 20-vjeçari mori vlerësime edhe nga trajneri i AC Milan, Stefano Pioli.

"Është shumë argëtuese. Është bukur të vërehem, por edhe argëtim që ata vlerësojnë cilësitë që kam", ka thënë talenti.

Jens Petter Hauge në aksion

Në ditët në vijim pritet të ketë më shumë të reja rreth transferimit apo jo të talentit te Milani. /Telegrafi/

The post Çmendi me paraqitjen e tij, ku shënoi gol dhe dha asistim – Milani vihet pas talentit norvegjez i cili do të pëlqente një kalim te gjiganti italian appeared first on Telegrafi.

Ndalohen përkohësisht hetimet për testin e gjuhës italiane që Suarez e kreu në Perugia, avokatët e Juventusit mohojnë përfshirjen e klubit

Posted: 25 Sep 2020 01:10 PM PDT

Prokurorët e ngarkuar për hetimin që e përfshin Luis Suarez dhe avokatët e Juventusit për mashtrim në testin e gjuhës italiane për lojtarin, kanë ndaluar hetimin momentalisht, për shkak të shumë rrjedhjeve të informacioneve.

Përfaqësuesit ligjor të Juventusit, Luigi Chiappero dhe kolegu i tij Maria Turco udhëtuan sot në Perugia për të mbrojtur klubin, pasi pretendohet se Juven kishte rol në dhënien e testit të gjuhës italiane për Suarezin, pasi kërkohej në atëkohë transferimi i tij te kampionët e Italisë.

Sky raporton se takimi shtatë orësh ka përfunduar, ndërsa prokuroria ka vendosur të ndërpresë hetimin për momentin.

 

Sipas kryeprokurorit Raffaele Cantone, vendimi u mor pas ‘shumë shkeljeve të sekretit’.

Cantone ka thënë se hetimet do të rifillojnë në ditët në vijim duke u përpjekur të ruajnë privatësinë e të gjithëve.

Sipas La Repubblica, avokati i Juves, Maria Turco i kishte premtuar universitetit që nëse do të mbante provimin e Suarezit, klubi do të dërgonte më shumë lojtarë të huaj në të ardhmen.

Në ndërkohë, eprori i Turco, Luigi Chiappero ka thënë se "Zonja e Vjetër" në asnjë mënyrë nuk është e përfshirë në këtë gjë.

Ish sulmuesi i Barcelonës përfundoi transferimin e tij te Atletico Madrid këtë pasdite, por ishte afër një kalimi te Juve.

Akuzat kanë qenë që lojtari ka mashtruar në testin e gjuhës, pasi flet shumë pak italisht. /Telegrafi/

The post Ndalohen përkohësisht hetimet për testin e gjuhës italiane që Suarez e kreu në Perugia, avokatët e Juventusit mohojnë përfshirjen e klubit appeared first on Telegrafi.

Aouar ka marrëveshje personale me Arsenalin, klubet në bisedime të avancuara

Posted: 25 Sep 2020 11:57 AM PDT

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta dëshiron të përforcohet në mesfushë në këtë afat kalimtar që mbyllet më 5 tetor, ku në listën e tij janë tre emra si Jorginho, Thomas Partey dhe Houssem Aouar.

Me zhvillimet e sotme, flitet se Aouar është lojtari më i mundshëm për të nënshkruar me të.

22-vjeçari i talentuar, që ka shënuar 24 gola në 139 ndeshje për Lyonin, thuhet se ka rënë dakord për kushtet personale me klubin londinez.

Sipas mediave franceze, tani ka mbetur që Arsenali të bëjë ofertë, që mendohet të jetë diku rreth 40 milionë euro.

Sipas Téléfoot Chaine, Aouar ka rënë dakord të bashkohet me Arsenalin edhe pse në përparësi ai iu kishte dhënë klubeve si Barcelona dhe Juventus, por këto klube nuk kanë paraqitur ndonjë ofertë konkrete për francezin.

 

Arsenal mësohet se ka bërë të enjten ofertën e tyre të parë zyrtare për Aouar.

Nuk dihet ende çmimi i ofruar, por të dy klubet pritet të vazhdojnë negociatat e tyre gjatë ditëve të ardhshme, pasi tashmë lojtari ka filluar të mendojë për klubin e ri. /Telegrafi/

The post Aouar ka marrëveshje personale me Arsenalin, klubet në bisedime të avancuara appeared first on Telegrafi.

Morata në prezantimin si lojtar i Juventusit: E dija që Pirlo do të bëhej trajner, Ronaldo shok i mirë, jam këtu për të fituar

Posted: 25 Sep 2020 11:41 AM PDT

Alvaro Morata ishte larguar para katër vitesh nga Juventusi, pasi Real Madridi kishte drejtën e riblerjes, por sot ai përsëri është një futbollist i "Zonjës së Vjetër".

Sulmuesi spanjoll që bëri karrierë te Chelsea dhe Atletico Madridi synon një rikthim mbresëlënës në Torino, aty ku i ka jetuar sezonet më të mira të karrierës së tij.

"Është shumë bukur të jem këtu pas një rruge që më bëri të rritem si lojtar dhe si njeri. Ndoshta nuk kam kaluar momente shumë të mira, por tani jam në vendin e duhur e në kohën e duhur. E kam të qartë se çfarë duhet të bëj".

"Pirlo? Ishte një ndjenjë e bukur, e dija më parë se ai do të ishte trajneri i Juves, sepse kjo është ajo për të cilën është bërë. Është ajo që i duhet Juventusit", ka thënë ai.

 

Lidhur me numrin e golave që mund të shënojë përgjatë sezonit, ​​Morata përgjigjet qartë, duke thënë se me rëndësi janë trofetë.

"Dua të shënoj shumë, jam një sulmues, por kam parë kaq shumë sulmues që shënojnë 40 gola dhe nuk fitojnë asgjë. Gjëja më e rëndësishme është të fitosh si ekip. Nëse shikon vetëm numrat, atëherë duhet të ndjekësh më mirë tenisin".

Sulmuesi spanjoll ka pasur disa deklarata dashurie sa herë që është prezantuar në një klub të ri. Ai hedh flet për këto gjëra, duke thënë se njerëzit kanë dëshirë ta komentojnë.

 

"Nuk po fshihem: ëndrra ime që fëmijë ishte të luaja për Atleticon. Por Juve besoi tek unë kur isha i ri dhe ëndërroja të kthehesha këtu. Unë e di që njerëzit duan të flasin, veçanërisht për mua", deklaroi ai.

Në fund, Morata flet për marrëdhëniet me Cristiano Ronaldon, të cilin e ka patur partner të sulmit edhe te Real Madridi.

"E njoh mjaft mirë Cristianon. Kam pasur gjithmonë një marrëdhënie shumë të mirë me të, ai më tha se është i lumtur që jam këtu. Kemi folur me njëri-tjetrin edhe kur nuk ishim shokë skuadre", përfundoi sulmuesi që do ta mbajë fanellën me numrin 9 te Juve. /Telegrafi/

The post Morata në prezantimin si lojtar i Juventusit: E dija që Pirlo do të bëhej trajner, Ronaldo shok i mirë, jam këtu për të fituar appeared first on Telegrafi.

Mërgim Mavraj pëson dëmtim të rëndë, nxirret me barelë nga fusha

Posted: 25 Sep 2020 11:12 AM PDT

Mërgim Mavraj ka pësuar një dëmtim të frikshëm gjatë ndeshjes së javës së dytë të Bundesliga 2, mes Aue dhe Greuther Furth.

Mbrojtësi i Greuther Furth u lëndua nga shoku i skuadrës, portieri Sascha Burchert në minutën e 17-të të ndeshjes.

Gjatë një aksioni në zonën e Furthit, Burchert doli nga zona e tij për të larguar topin, por nuk mundi ta shmangte kontaktin me Mavrajn të cilin e goditi me të dyja duart në kokë.

Stafi mjekësor ka ndërhyrë menjëherë për t'i dhënë ndihmë ish-kapitenit të Shqipërisë.

Fillimisht kishte momente paniku, por më pas Mavraj u zgjua dhe u transportua me barelë jashtë stadiumit në minutën e 21-të duke lënë takimin në mes.

 

Klubi i ka uruar shërbim të shpejtë me një postim pas pjesës së parë. /Telegrafi/

The post Mërgim Mavraj pëson dëmtim të rëndë, nxirret me barelë nga fusha appeared first on Telegrafi.

Etrit Berisha e nis mirë me SPAL-in, pret penallti në ndeshjen hapëse në Serie B

Posted: 25 Sep 2020 10:58 AM PDT

Etrit Berisha i ka prishur debutimin në Serie B, Monzas, klub që drejtohet nga Silvio Berlusconi.

Ndeshja u mbyll baras 0-0, ku për pikën e marr për SPAL-in meritë të veçantë kishte portieri shqiptar.

31-vjeçari i lindur në Prishtinë i priti penalltinë danezit të Monzas, Christian Gytkjaer, kur kishin mbetur vetëm tetë minuta nga përfundimi i ndeshjes.

Në stadiumin "Brianteo" të Monzas u zhvillua përgjithësisht një ndeshje e bukur, me vendësit që ishin më të mirë.

Berisha këtë sezon ka gjasa të mbetet në Serie B, por ka ende ditë në mbylljen e afatit kalimtar dhe ndonjë ofertë nga Serie A mund të vije për të. /Telegrafi/

The post Etrit Berisha e nis mirë me SPAL-in, pret penallti në ndeshjen hapëse në Serie B appeared first on Telegrafi.

Zyrtare: Candreva bashkohet me Sampdorian, klubi e prezanton në mënyrë të veçantë

Posted: 25 Sep 2020 10:45 AM PDT

Sampdoria ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me Antonio Candrevan që vjen nga Interi, i cili ka nënshkruar kontratë katër-vjeçare.

Me një deklaratë në faqen zyrtare, Samp konfirmon që Candreva ka mbërritur në klubi si huazim detyrimin blerje, që raportohet të jetë 3 milionë euro.

33-vjeçari gëzoi një kthim në formë e mirë pasi sezonin e kaluar ka shënuar shtatë gola dhe ka dhuruar nëntë asistime në 40 ndeshje për Interin.

 

Sidoqoftë, ai u largua pasi Nerazzurrët nënshkruan me Achraf Hakimin.

Sampdoria ka zgjedhur një mënyrë interesante për prezantimin e tij, duke përdotur edhe sulmuesin e njohur Fabio Quagliarella.

Candreva shihet në video si kamerier, duke i servuar  ushqime dhe pije për sulmuesin, duke thënë se kështu do të servojë edhe në fushë.

 

Ai pritet të jetë një lojtarë që do ta ndihmojë shumë Sampdorian, pasi ka eksperiencë edhe me Kombëtaren e Italisë ku ka zhvilluar 54 ndeshje. /Telegrafi/

The post Zyrtare: Candreva bashkohet me Sampdorian, klubi e prezanton në mënyrë të veçantë appeared first on Telegrafi.

Andi Zeqiri prishet me Parman, tani në skenë emri i Brighton

Posted: 25 Sep 2020 10:23 AM PDT

Sulmuesi shqiptari i Lausanne Sport, Andi Zeqiri, ishte shumë afër që të kalonte te Parma, ku shumë media nga Italia e bën pothuajse të kryer marrëveshjen.

Gjithçka ishte gati që ai të nënshkruante me Parman, por duket se paga e lojtarit ka prishur marrëveshjen në fund.

Tani në skenë ka dal emri i klubit anglez Brighton & Hove Albion që garon në Ligën Premier.

Klubi anglez e sheh blerjen e lojtarit brenda mundësive të tyre për investim.

Madje sipas gazetarit italian që është ekspert në fushën e transferimeve të lojtarëve, Fabrizio Romani, lojtari do të kryej testet mjekësore në orët në vijim pasi ka marrëveshje mes palëve.

 

Nice dhe Marseille po ashtu kanë qenë të interesuar për Zeqirin.

FFK tash e një kohë është në bisedime me lojtarin që ai të bashkohet me Kosovën. /Telegrafi/

The post Andi Zeqiri prishet me Parman, tani në skenë emri i Brighton appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more