Skip to main content

“Pogradec, policia jep detajet e para: 45 vjeçarja, e vdekur prej disa ditësh, vajza e mitur me aftësi të kufizuara ka mbijetuar me trupin e nënës në shtëpi” plus 9 more - Gazeta Dita

“Pogradec, policia jep detajet e para: 45 vjeçarja, e vdekur prej disa ditësh, vajza e mitur me aftësi të kufizuara ka mbijetuar me trupin e nënës në shtëpi” plus 9 more - Gazeta Dita


Pogradec, policia jep detajet e para: 45 vjeçarja, e vdekur prej disa ditësh, vajza e mitur me aftësi të kufizuara ka mbijetuar me trupin e nënës në shtëpi

Posted: 26 Sep 2020 02:03 AM PDT

Më datë 25.09.2020, rreth orës 22:20, në lagjen nr. 3, në banesë, është gjetur pa shenja dhune, trupi i pajetë i shtetases Maria Markovska, rreth 45 vjeçe, e cila dyshohet të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale disa ditë më parë.

Viktima në banesë, jetonte me vajzën e saj shtetasen J. M., 9 vjeçe, e cila vuan nga paaftësi fizike dhe aktualisht ndodhet në Pediatri nën kujdesin mjekësor.

Trupi i shtetases M. M., është dërguar në morgun e Spitalit dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

O.J/DITA

Raporti për mirëqënien në Shqipëri: Rritet me 27.8% grupi i personave me vlerë pasurore nga 10 mijë deri 100 mijë dollarë

Posted: 26 Sep 2020 01:58 AM PDT

Një raporti i publikuar nga Credit Suisse për Mirëqenien Globale ka nxjerrë të dhëna mjaft interesante për mirëqënien në vendin tonë në krahasim me vitin 2014.

Raporti tregon se në Shqipëri krahasuar me vitin 2014 ka një pakësim me 31% të grupit të personave me vlerë pasurore nën 10.000 dollarë, ndërsa ka një rritje me 27.8% të grupit të personave me vlerë pasurore nga 10 mijë deri 100 mijë dollarë.

Gjithashtu ka një rritje me 3% të numrit të personave të rritur me vlerë pasurore mbi 1 milion dollarë Ky ndryshim i përqindjeve të grupeve sipas vlerave pasurore, thotë raporti, është tregues se pasuria është orientuar drejt grupit që mund të konsiderohet si shtresa e mesme e popullsisë.

o.j/dita

PËR HERË TË PARË / Zbulohet arsyeja e vërtetë e sherrit turko-grek!

Posted: 26 Sep 2020 01:47 AM PDT

ATHINË, STAMBOLL, BANJA LLUKA – Të gjitha vendet e Mesdheut, sidomos atij Lindor, u zunë pa mendje nga lajmi se tani e tutje, rajoni do të kishte uraganet e veta dhe nuk do t'ja kishte aspak zili Karaibeve, Gjirit të Meksikës, tajfunëve të ishujve të Paqësorit apo cikloneve të Oqeanit Indian. Pavarësisht nëse arsyeja është ngrohja globale apo dënglat lokale, ky është fakt i pakundërshtueshëm.

Burimet për Gojët e Liga bëjnë me dije se pikërisht kjo kapriçio e natyrës është në rrënjë të konfliktit të rindezur turko-grek.

Njerëzimi modern i ka rrahur veshët me emra normalë uraganësh si Katrina, Çarli, Uillma, Sendi etj. Por këto emra të shpëlarë anglo-saksonë kuptohet që nuk kanë vend në pellgun e lashtë mesdhetar.

***

Duke qenë se ishin meteorologët e ngeshëm grekë ata që e vunë re të parët uraganin mesdhetar që sapo formohej, ata zunë rradhën dhe e quajtën fenomenin e frikshëm, Janaq.

"Homologët turq kontaktuan me Athinën në kanale jopublike, për të gjetur një të mesme mbi emërtimin konsensual të uraganit," thonë burimet, "duke sugjeruar që të paktën mbiemri i Janaqit të ishte mysliman. U hodhën opsione si psh Janaq Gokturk, Janaq Çakmak, Janaq Parvaz etj".

Por grekët nuk kishin pranuar. Arsyetimi i tyre ishte se përderisa uragani do të krijohej dhe do kalonte vetëm në territorin grek, pagëzimi u takonte atyre.

"Kur të prodhoni uraganet tuaj, vëruani emrat si të doni," ua prenë grekët, "ne atyre tanëve ua kemi caktuar që tani. Pas Janaqit do vijnë uraganet Qirjako, Ksanthipi, Aristidh, Theofil dhe Sotir. Më tej shohim e bëjmë".

***

Dhe kaq u desh. Për hir të së vërtetës, më vonë u mësua se Ankaraja e nxorri në det anijen kërkimore Oruç Reis jo për të zbuluar hidrokarbure në fund të detit, por për të kërkuar uraganë. Lista e emrave ishte bërë gati: Uragani i parë, ose uragan-bashi do quhej Rexhep, pastaj do vinin me rradhë Omeri, Jusufi, Hiranuri, Zehraja dhe Kosemi.

Ndërkaq, për t'i kthyer Athinës kusurin, turqit vendosën që nëse ndonjë uragan zevzek kalonte edhe nga Qiproja greke, ata nuk do t'i njoftonin fare fqinjët dhe do merrnin Ekskluzivitetin e Zonës Uraganore Detare vetëm për vete.

"Sakën se kalon ndonjë uragan nga Qiproja," mësohet se deklaroi presidenti Erdogan, "mos më thënçin Rexhep Tahip po nuk e quajta Ertogrul!"

***

Edhe pse me potenciale modeste kërkimore-shkencore dhe me stafe meteorologësh që e mësojnë motin nga celulari, edhe vendet e tjera të pellgut kanë nisur të bëjnë përçapjet e tyre në këtë fushë të zorshme që ta sjell mendjen vërdallë.

 Gojët e Liga pohojnë se Shqipëria ka kryer disa punë përgatitore, duke caktuar dhe emrat e parë të uraganëve të mundshëm, nëse u bie rruga këtej. Uraganët e parë do kenë emrat e bukur autoktonë shqiptarë: Jurgen, Françeska dhe Xhesika. Por Komiteti ndërqeveritar i Uraganëve ka vendosur që nëse dukuria insiston, atëherë emërtimi do vijojë duke respektuar besimet fetare në vend: Kështu uragani Bektash do pasohet nga uragani Njac dhe ai Llambi.

P.S. Pak para përfundimit të këtij studimi, mësojmë se Republika autonome e Serbëve të Bosnjës ka vendosur, fshehtas Federatës së Bosnjë-Hercegovinës, që uraganin e saj të parë ta quajë Momçillo…

SHËNIM / Gojët e Liga është rubrikë satirike. Uraganët jo.

“Nuk po lëviz gjë, edhe drejtësia e re ka frikë nga politikanët? Ka ardhur koha që të japë të paktën shenjat e para, se e gjithë kjo që ndodhi ia vlejti”

Posted: 26 Sep 2020 01:13 AM PDT

Nga Alfred Moisiu

 

Të gjithë ishim të bindur se duhej një reformë e thellë dhe e vërtetë në drejtësi dhe e kemi quajtur në që në fillimet e saj, një “revolucion”.

Që në shtator të vitit 2015, në një nga tryezat e Forumi Civil 2010, është vënë në dukje se magjistrati ekzistues duhet të skanohej, duke larguar nga sistemi ata që nuk do të ishin të përshtatshëm për më tej.

Këtë po e bën VETTINGU, që po kryhet sipas ligjit të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë.

Hartimi, miratimi dhe realizimi i kësaj reforme, u bë i mundur në sajë të këmbënguljes dhe mbështetjes së SHBA-së dhe BE-së, për çka ne shqiptarët duhet t'i jemi thellësisht mirënjohës. Si defekt dhe domosdoshmëri, të gjithë ishim të bindur dhe e kërkonim, por vullneti dhe impenjimi i politikës shqiptare, për fat të keq ishte dhe mbetet ende më shumë në stadin e fjalëve dhe propogandës.

Por deri tani reforma ka ecur me ritme të ngadalta, duke krijuar edhe vakume të rëndësishme, që kanë dëmtuar shumë ecurinë e proceseve gjyqësore. Për pasojë ka pasur shumë largime nga sistemi i drejtësisë, që kanë krijuar një boshllëk për të cilin duhet menduar dhe punuar më seriozisht që të mbushet me shpejtësi.

Është e tepërt të thuhet se besimi i shqiptarëve te drejtësia ekzistuese është tejet i dëmtuar. Problemi është sesi duhet ta rikthejmë këtë besim. Sipas reformës, në letër, realizimi i rikthimit është i mundur, tani duhet të presim dhe të shohim.

Nisur nga pritshmëritë e parashikuara, duhet ta themi hapur, se ka një ngadalësi shqetësuese në realizimin e saj. Megjithëse kohë pas kohe na është thënë që reforma po ecën normalisht, faktet flasin të kundërtën. Mesazhe dhe premtime për realizimin e saj në kohë ka pasur, por më shumë kanë qenë deklarata politike qetësuese sesa ndërrmarje që të bindin për seriozitetin e tyre.

Procesi i vettingut është larg afateve të kërkuara. Afati ligjor i ONM -së dhe i KPK përfundon në 2022. Deri tani e kanë kaluar këtë proces afërsisht 1/3 e magjistratëve, pra mbetet ende pothuajse 2/3-tat. Ndërsa koha që ngelet është më pak se dy vite. Qartë që me këto ritme është e sigurtë se vettingu nuk mbaron në afatin e caktuar.

Rrjedhimisht kërkohet të rritet së tepërmi ritmi i vettingut. Për pasojë duhet që Kuvendi, Qeveria, sikurse dhe miqtë tanë ndërkombëtarë, veçanërisht ambasada e BE dhe ajo e SHBA, duhet të marrin të gjitha masat për të përshpejtuar procedurat dhe për të vënë njerëzit e tyre në pozita më punuese dhe kërkuese që të arrihet me çdo kusht plotësimi i detyrës ligjore.

Me të drejtë Kryetari Kuvendit, disa ditë më parë, vuri objektiv për të arritur plotësimin e Gjykatës Kushtetuese brenda vitit, por kjo kërkon një mobilizim të gjithanshëm të të gjitha strukturave që merren me këto çështje.

Gjykoj se në ecurinë e reformës ka një gjë që po çalon, kjo është kërkesa e llogarisë që objektivat e caktuara nga ligji të ndiqen në mënyrë sistematike dhe skrupuloze.

Institucioni i caktuar për ndjekjen e realizimit të reformës në drejtësi, i cili quhet Komisioni i Pavarur për Koordinimin, Monitorimin dhe ndjekjen e zbatimit të ligjit, deri tani nuk është ndjerë dhe pse, nuk dihet e nuk kuptohet, pra duhet që ky organizëm të vihet në efiçencë. Personat e caktuar duhet të vihen në lëvizje për përgjegjësinë ligjore që kanë, deri sa kanë pranuar të bëhen pjesë e kësaj strukture, ndryshe Kuvendi duhet të marrë masa t'i zëvendësojë.

Krijohet përshtypja se për këtë detyrë jemi të interesuar të gjithë, por në këtë gjendje përgjegjësia është tepër e shpërndarë, duket si jetime.

Ditët e kaluara u fol për demokracinë dhe besimin tek ajo, por çfarë po bëhet që ai besim të rivendoset. Për mendimin tim, guri themeltar për vendosjen e këtij besimi në masa është drejtësia. Pa drejtësi të vërtetë, nuk mund të ketë demokraci të vërtetë. Kjo është vërtetuar katërcipërisht me ecurinë e Shqipërisë, këto 30 vite të ashtuquajtura të demokracisë.

Deri tani, asgjë reale dhe konkrete nuk është bërë, për të kërkuar llogari për këtë humbje kohe si dhe dëmet që i janë bërë këtij vendi. Nuk e kam fjalën për llafollogji, ato i dëgjojmë në komente, emisione dhe shkrime. E kam fjalën për veprimtari konkrete.

Nuk është problemi të vendosim para drejtësisë një mjek, një polic apo një taksambledhës. Kjo gjithnjë ka ndodhur dhe do të ndodhë. Ata që janë strumbullari i të këqijave tek ne janë politikanët e rëndësishëm. Pra ka rëndësi që të paktën të fillohet nga dikush.

Çështje ka plot që përmenden shpesh, si psh: Gërdeci, Rruga e Kombit  21 janari, Marrëveshja e Detit, Unaza, etj. por deri tani nuk po lëviz gjë.

Faqja e parë, DITA

Institucionet e reja të drejtësisë, ka ardhur koha të japin të paktën shenjat e para, se e gjithë kjo që ndodhi ia vlejti. Nëse njerëzit e ngarkuar nuk e kanë kuptuar detyrën dhe rolin e tyre historik, atëherë del nevoja që ata të rishikohen, të gjenden njerëzit e duhur për këtë detyrë.

Ligji kërkon që në përzgjedhjen e kandidaturave në institucionet e reja të sistemit të drejtësisë, të kihen parasysh kriteret si kontrolli i pasurisë, kontrolli i figurës morale, aftësitë profesionale. Por më duket se ka një kërkesë të domosdoshme, që duhet vlerësuar mbi të gjitha, kurajoja civile dhe vendosmëria për t'i shkuar gjërave deri në fund, pa asnjë frikë.

E theksoj këtë, pasi ka rëndësi të madhe që tek personeli që aktualisht do të punojë në sistemin e drejtësisë së re të vritet frika dhe oportunizmi me politikën. Realizimi i detyrave të reja kërkon guxim dhe shpirt sakrifice.

Dua të theksoj në mënyrë të veçantë se, shkëputja nga ndikimi i politikës, nuk është një gjë shumë e lehtë. Pasi hija e politikanëve kryesorë gjatë këtyre 30 viteve është rrënjosur thellë në ndërgjegjen e njerëzve. Por edhe politika është kujdesur shumë që ajo të rritet e të mbahet gjallë.

Ka qenë një gabim që gjatë miratimit në Kuvend, politikës iu lejua që të gjejë momentin të ndërhyjë në zbutjen e disa kërkesave të projektit, të cilën unë e quajta në atë kohë këtu në DITA si veprim "RAKISË IU HODH UJË". Kjo zbutje krijoi shtigje për të pasur një farë ndikimi në përzgjedhjen e kandidaturave, çka e mban gjallë në një farë shkalle ende hijen e tyre.

Pra është e domosdoshme që organet që janë zgjedhur, aq sa janë, duhet të fillojnë të japin rezultatet e duhura, të tregojnë se po vjen vala e duhur për të shplarë një herë e mirë ata që deri tani na kanë futur në këtë qorrsokak, që i kanë shkaktuar këtij vendi gjithë këto prapësi. Njerëzit, veçanërisht rinia, po humbasin shpresën dhe po largohen, sikur në këtë vend të ketë rënë murtaja.

Institucionet e reja si SPAK dhe BKH, duhet të fillojnë punën sa më parë dhe të japin rezultatet që priten, vetëm kështu do të bindemi se e gjithë kjo që ndodhi ia vlente, ndërsa ata që ende vazhdojnë të sillen me popullin dhe pasurinë e tija si trimosha, ta kuptojnë se ka ardhur një kohë e re.

 

———

President i Republikës së Shqipërisë (2002-2007). Botuar në DITA. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen e redaksisë dhe pa citimin korrekt e të dukshëm të burimit

Rikthehen krimet seksuale: Arrestohet 39-vjeçari, akuzohet se ka përdhunuar vajzën e mitur të gruas nga martesa e parë

Posted: 26 Sep 2020 01:04 AM PDT

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një 39-vjeçar dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 14-vjeçare.

Policia njofton se ka vënë në pranga autorin, ndërsa e mitura ishte vajza e bashkëshortes së tij nga martesa e parë.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin L.K., 39 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 14 vjeçe, (vajzën e bashkëshortes së tij nga martesa e parë)." – njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme

O.J/DITA

SHIFRAT: Të gjithë kërkojnë Gjermaninë, por ja sa paguhen shqiptarët dhe diferenca me vendasit. Ekspertët tanë, të dytët në radhë për nga paga

Posted: 26 Sep 2020 12:55 AM PDT

Afro 1 milionë (921 419) shtetas nga Ballkani Perëndimor jetojnë (dt. 30.06. 2020) në Gjermani. Prej këtyre numrin më të madh e përbëjnë kosovarët, me 236 937, të pasuar nga shtetasit me pasaportë serbe (226 048), vendin e tretë e zënë shtetasit nga Bosnja-Hercegovina me 209 258. Shtetasit nga Maqedonia e Veriut zënë vendin e katërt me 118 580. Numri i shtetasve nga Shqipëria ishte 70 197.

Këto të dhëna, të marra nga Regjistri Qendror i të Huajve, i ka vënë në dispozicion qeveria gjermane në një përgjigje ndaj një pyetjeje me shkrim të shtruar nga grupi parlamentar i partisë Alternativa për Gjermaninë.

Deputetët e kësaj partie René Springer, Jürgen Pohl dhe Martin Hesse, me kërkesën e tyre synonin të kuptonin se sa është përfitimi i Gjermanisë prej Rregullores së Ballkanit Perëndimor, e cila do të zgjatet deri në vitin 2023.

Shumica të kualifikuar

Nga 901 110 shtetas nga Ballkani Perëndimor në datën 31.12.2019, afro 356 338 kanë qenë në marrëdhënie të rregullta pune, ku paguanin edhe kontributet shoqërore. Kjo shifër përbën 1,1% të të gjithë të punësuarve në Gjermani.

81875 prej tyre ishin nga Kosova, duke zënë kështu vendin e tretë pas emigrantëve nga Bosnja-Hercegovina (94 694) dhe Serbia (85 975).

Emigrantët nga Shqipëria (39 329) zënë vendin e pestë pas atyre nga Maqedonia e Veriut (44 916). I fundit në listë është Mali i Zi, i cili në fund të vitit 2019 kishte 9 549 emigrantë të punësuar në Gjermani.

Nga gjithsej 356 338 emigrantët e punësuar nga Ballkani Perëndimor, mbi 63 për qind ishin të kualifikuar, dhe 37 përqind punonin si ndihmës. Shtetasit nga Shqipëria që punojnë si të kualifikuar përbëjnë 60% të të punësuarve, ndërsa 40% syresh bënin punë ndihmësi. Nga 81 875 të punësuarit nga Kosova, afro 57 për qind ishin të kualifikuar, dhe 43 per qind (34 773) punonin si ndihmës.

Rregullorja e Ballkanit Perëndimor u jep të drejtë edhe personave me kualifikime të ulëta të vijnë për të punuar në Gjermani, nëse kanë një kontratë pune. Ndryshimi përkatës në rregulloren e punës pritet të miratohet nga Dhoma e Landeve (Bundesrat), më 9 tetor të këtij viti.

Deputeti i partisë Alternativë për Gjermaninë, Rene Springer, i tha Deutsche Welles, se partia e tij është kundër zgjatjes së Rregullores në kushtet e pandemisë:

„Korona ka ndryshuar gjithçka. Numri i të papunëve në Gjermani sa vjen e rritet, madje edhe në ato degë të industrisë, ku më parë ka pasur mungesa të punëtorëve të kualifikuar. Rregullorja e Ballkanit perëndimor nuk duhet të zgjatet. Tani duhet që të kujdesemi që t'u gjejmë një vend pune njerëzve tanë"", tha Springer për DW.

Papunësia në rritje

Nëse i hedhim një vështrim tregut të punës në Gjermani, rezulton se numri i të papunëve nga dhjetori 2019 e deri në korrik 2020 është rritur me mbi 682 000. Gjatë kësaj periudhe kanë dalë nga tregu i punës edhe rreth 13 mijë vetë me prejardhje nga Ballkani Perëndimor.

Ekonomia tani po rehabilitohet disi, por shumë eksperte parashikojnë se niveli i vitit 2019 do të arrihet vetëm në vitin 2023.

E megjithatë punëdhënësit gjermanë, sidomos nga sektori i shëndetësisë dhe i ndërtimit e përshëndetën vendimin e qeverisë gjermane për zgjatjen e Rregullores së Ballkanit Perëndimor, në gusht 2020.

Thomas Greiner, president i Shoqatës së Punëdhënësve Gjermanë në sektorin e Kujdesit Shëndetësor, tha atëherë në media se "Gjermania çdo vit ka nevojë për 30.000 kujdestarë shëndetësorë nga jashtë".

Punëdhënësit e kritikuan kufizimin që i vuri qeveria gjermane rregullores së re, për të dhënë çdo vit më së shumti nga 25 000 viza pune, sipas rregullore së Ballkanit Perëndimor.

Në një deklaratë të nxjerrë në fillim të gushtit 2020, Shoqata Federale e Punëdhënësve Gjermanë (BDA) shkruante se ky limitim ishte "i panevojshëm".

Paga më të ulëta

Që punëdhënësit janë shumë të interesuar për punëtorë nga Ballkani Perëndimor, kjo mund të shpjegohet edhe me çmimin e tyre. Nga përgjigja e qeverisë ndaj pyetjes së deputetëve të AFD-së, del në pah se diferenca e pagës mujore mes një gjermani dhe një ballkanasi shkon deri në 1600 euro në muaj. Sa më i lartë kualifikimi, aq më e madhe diferenca.

Ndërsa rroga mesatare e një Gjermani është 3509 euro në muaj (31.12.2019), Ballkanasit fitojnë mesatarisht rreth 900 euro më pak (2 611). Kjo diferencë duket se është rritur në këtë dhjetëvjeçar. Sepse në vitin 2010 diferenca e rrogës mesatare të një ballkanasi (2 197) dhe një shtetasi gjerman (2 725) ishte vetëm 500 euro.

Më pranë vendasve për nga rroga janë imigrantët nga Bosnja-Hercegovina, të cilët fitojnë mesatarisht 2821 euro në muaj. Shtetasit nga Kosova e kanë pagën mujore mesatarisht 2522 euro, ndërsa shtetasit nga Shqipëria 2428 euro në muaj.

Punëdhënësit bëjnë diferencime edhe në rang specialistësh dhe ekspertësh. Kështu për shembull, ndërsa rroga mesatare e një eksperti gjerman, në fund të vitit 2019 ishte 5 609 euro, një ekspert ballkanas i kushton punëdhënësit gati 1000 euro më pak në muaj.

Ekspertët që paguhen më mirë janë ata nga Serbia (5 073 euro në muaj), pasuar nga ekspertët nga Shqipëria me 4815 euro në muaj. Ekspertët nga Kosova (3 983) kanë pagat më të ulëta mujore, duke krijuar kështu një diferencë prej mesatarisht mbi 1600 Euro në krahasim me ekspertët gjermanë.

Ngjashëm është situata edhe për specialistët: 4400 është rroga mesatare e një gjermani, dhe afro 3476 euro fiton një specialist nga Ballkani Perëndimor.

Dallimi është më i vogël në nivel ndihmësi. Por edhe këtu ka diskriminim mes një vendasi dhe një shtetasi nga Ballkani, prej mesatarisht 100 euro në muaj. Ndihmësit nga Kosova e kanë rrogën mesatare 2352 euro. Pak më shumë se ata fitojnë ndihmësit me prejardhje nga Bosnja-Hercegovina (2424 euro në muaj).

Emigrantët shqiptarë në Gjermani marrin një rrogë mesatare prej 2206 euro, duke qenë të parafundit në listën e ndihmësve nga Ballkani. Pagat më të ulëta i kanë ndihmësit nga Maqedonia e Veriut (2 109).

 

o.j/dita

EMRAT: U kapin edhe lëndën me të cilën përzienin heroinën, mbi 200 shtetas italianë dhe shqiptarë të përfshirë në trafik droge

Posted: 26 Sep 2020 12:49 AM PDT

Quhej "Karaburun" operacioni i autoriteteve italiane që kishte të bënte me një trafik të konsiderueshëm ndërkombëtar të kokainës, heroinës dhe marijuanës të importuar në Itali nga Shqipëria, Turqia, Holanda, Spanja, Belgjika, Kosova, Maqedonia, Kroacia, Franca, Gjermania.

Autoritetet e Catanzaro njoftuan përfundimin e hetimeve paraprake për 237 italianë dhe shqiptarë.

Sipas asaj që rezultoi pas hetimeve, banda kriminale drejtohej nga Francesco Abbruzzese (i quajtur "dentuzzo") Giovanni Guidi Antonio Angelo Pelle, Massimo Albanese si dhe nga vëllezërit shqiptarë Edmond dhe Alfred Beqiri/ Ndue Sokoli, Prine Dobroshi dhe Arben Veliko, raportojnë mediat italiane.

Dy të dyshuar të tjerë janë Mareglen Halka dhe Fatbardh Kapllanaj që e kishin shtrirë veprimtarinë e tyre kriminale në Massafra, Catania, Bari dhe Pordenone.

Ata akuzohen edhe për prodhim dhe tregtim të paligjshëm të një përzierje të paracetamolit dhe qitro-kafeinës, me ngjyra artificiale dhe që përdoreshin për të përzierë heroinën.

SHQIPTARËT E PROCEDUAR:

1.Ago Branoj

2. Ardian Aliraj

3. Klodjan Baja

4. Olsi Baja

5. Fatjon Baja

6. Jenila Bashaj

7. Engjell Begaj

8. Andi Begu

9. Lorenc Beqiraj

10. Alfred Beqiri

11. Edmond Beqiri

12. Luan Biberaj

13. Flamus Capollari

14. Uran Cucaj

15. Ledian Culli

16. Ilirjan Dashi

17. Elvis Dinushi

18. Hyqmet Domi

19. Elton Dragoshi

20. Kujtim Drazhi

21. Neritan Drazhi

22. Arben Elezaj

23. Shkqetim Elezi

24. Ali Enveri

25. Julian Flamuraj

26. Aleksander Frroku

27. Marenglen Halka

28. Edison Haxhiraj

29. Edmond Haxhiraj

30. Emiliano Haxhiraj

31. Bashkim Hajdini

32. Klajdi Ismail Hasani

33. Arson Hyseni

34. Erjona Hyseni

35. Jasin Hyseni

36. Ruzhdjie Hyseni

37. Ibrahim Hoti

38. Artur Hoxha

39. Nevrus Hoxha

40. Saimir Hoxha

41. Ylli Hoxha

42. Shpetim Ignatiuk

43. Albert Isu

44. Dritan Jahelezi

45. Erlis Jesku

46. Julian Kajdo

47. Fathbardh Kapllanaj

48. Valbona Kazanxhi

49. Valmir Kola

50. Oltion Lala

51. Kleanthi Latifaj

52. Daniel Likaj

53. Sandri Licaj

54. Spartak Likaj

55. Ludovic Malevi

56. Argon Maskaj

57. Lefter Maskaj

58. Zamir Matoshi

59. Elidon Mangaj

60. Erjon Mangaj

61. Arjian Mucaj

62. Roland Murataj

63. Fatmir Musai

64. Denis Myftiu

65. Denis Nasu

66. Kristaq Pelari

67. Eduart Premtaj

68. Ardjan Prendi

69. Nikoll Prendi

70. Ardiana Prendi

71. Arjan Prifti

72. Dritan Prifti

73. Mikelm Qata

74. Lorenc Sadikaj

75. Ahmet Shehu

76. Ndue Sokoli

77. Lulezim Tahirllari

78. Mondi Tahirllari

79. Eduart Toshkollari

80. Halil Tota

81. Enkelejd Var

82. Myftar Muco Veizo

83. Arben Ali Veliko

84. Artan Xhixha

85. Roland Xhixha

86. Niko Yzeiri

87. Armando Zanaj

88. Pilo Zanaj

89. Valentina Zanaj

90. Ermal Zjkaj

Jetonte e vetme, 54-vjeçarja hidhet nga ballkoni i shtëpisë në Vlorë. E gjejnë në mëngjes, të vdekur në rrugë

Posted: 26 Sep 2020 12:34 AM PDT

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Vlorës. Një 54-vjeçare është gjetur pa shenja jete në rrugë.

Dyshohet se gruaja vuante nga depresioni dhe sipas policisë dyshohet të jetë hedhur nga banesa e saj nga kati i pestë.

Sipas informacioneve, 54-vjeçarja jetonte e vetme.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 26.09.2020, në lagjen "Pavarsia 2", është konstatuar pa shenja jete shtetasja P.B., 54 vjeç, banuese në Vlorë. Kjo shtetase dyshohet se vuante nga depresioni dhe dyshohet se është hedhur nga banesa e saj nga kati i pestë i pallatit ku banonte e vetme ku si pasojë ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

O.J/DITA

Stuhi shiu dhe erë në Tiranë, rrëzohen pemët, Bashkia ndërhyn gjatë natës

Posted: 26 Sep 2020 12:14 AM PDT

Tirana është përfshirë gjatë orëve të natës nga rreshje tepër të dendura të shiut dhe një stuhi e fortë ere, e cila ka shkaktuar jo pak dëme duke rrëzuar disa pemë në rrugët dhe sheshet kryesore të kryeqytetit, ndërsa punonjësit e bashkisë janë në terren duke punuar për rikuperimin e dëmeve dhe në ndihmë të qytetarëve.

Sikurse shihni edhe nga këto foto, punonjësit e Bashkisë kanë punuar gjatë gjithë orëve të mbrëmjes dhe në mengjes për të normalizuar situatën dhe për të eliminuar rrezikun për qytetarët.

Era ka qenë aq e fortë sa ka rrëzuar edhe pemë disavjeçare në disa rrugë të kryeqytetit.

o.j/dita

Këshilli Bashkiak padit kryetaren Voltana Ademi. Konflikt brenda institucionit mbi pronësinë e klubit të futbollit të Vllaznisë

Posted: 26 Sep 2020 12:06 AM PDT

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi duhet të përballet me një padi, e ngritur nga këshilli bashkiak për shkak të emërimeve dhe zëvendësimeve të anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të KF Vllaznia.

Konflikti ka nisur mbi pronësinë e klubit të futbollit të Vllaznisë, nëse e ka kryetarja e Bashkisë këshillin mbikëqyrës të klubit të futbollit apo Këshilli Bashkiak Shkodër.

Sipas Këshillit Bashkiak, vendimet që ato kishin marrë për Vllazninë, i janë vënë në dispozicion Voltana Ademit, ku kjo e fundit i ka kthyer me argumentin se dokumentacioni nuk është në formën e duhur ligjore.

Mësohet se objekti që propozohet për çeljen e procesit është ai i kundërshtimit të vendimit të kryetares së bashkisë për "Miratimin e pasqyrave financiare të vitit 2018 të shoqërisë Klubi i futbollit sh.a Vllaznia" si dhe "Për zëvendësimin dhe emërimin e anëtarëve të këshillit mbikëqyrës të shoqërisë.

Gjithashtu padia është edhe kundër mosveprimit të administratorit të KF Vllaznia i cili nuk ka depozituar pranë QKB aktet e ligjshme të marra nga këshilli bashkiak në cilësinë e asamblesë së përgjithshme.

Duket se nuk ka qetësi për Volta Ademin këtë kohë, ku pas ditë më parë rezultoi pozitive me COVID-19.

o.j/dita

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more