Skip to main content

“Maldini, Lampard, Haaland dhe Higuain: Tetë futbollistët që u bënë më të mirë se sa ishin baballarët e tyre të famshëm” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Maldini, Lampard, Haaland dhe Higuain: Tetë futbollistët që u bënë më të mirë se sa ishin baballarët e tyre të famshëm” plus 9 more Telegrafi Futboll


Maldini, Lampard, Haaland dhe Higuain: Tetë futbollistët që u bënë më të mirë se sa ishin baballarët e tyre të famshëm

Posted: 26 Sep 2020 02:59 PM PDT

Liam Delap është emri i fundit që iu servua futbollit si një talent i madh, kur realizoi ëndrrën e tij duke debutuar me Manchester Cityn të enjten në mbrëmje.

17-vjeçari madje shënoi golin e parë ku City fitoi 2-1 ndaj Bournemouth në Carabao Cup.

Lojtari i ri foli pas ndeshjes, ku shpjegoi ndjenjat e debutimit në futbollin profesional.

“Që kur isha fëmija gjithçka që ëndërroja ishte të luaja futboll në moshë të rritur. Të bëj debutimin tim sonte dhe të shënoja një gol, nuk ka ndjenjë më të mirë për të qenë i sinqertë”, ka thënë ai.

Babai i Liam është Rory Delap, ish – futbollist që luajti 14 sezone në Ligën Premier.

Ai u paraqit për klube si Derby County, Southampton, Sunderland dhe Stoke City, ndërsa Delap mbahej mend për rivëniet me duar, që ishin të fuqishme dhe shpesh prej tyre sulmuesit rrezikonin portën.

Rory kurrë nuk arriti në një klub të madh, por  djali i tij, duke luajtur me Man Cityn, e bëri për një ditë.

Të kthehemi dhe t'i kujtojmë disa nga djemtë e futbollistëve që u bënë më të mirë se baballarët e tyre në lojën e futbollit.

Pierre-Emerick Aubameyang

Një nga sulmuesit më të mirë në Evropë, Aubameyang ka qenë top për shumë vite. Ai bëri emër në Borussia Dortmund, duke shënuar 141 gola në 213 ndeshje.

Në vitin 2017 ai u transferua në Arsenal, ku po vazhdon të shkëlqejë dhe është një nga më të mirë të Ligës Premier.

Babai i tij, Pierre Aubameyang, ka luajtur për nëntë klube të ndryshme, duke kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij në Francë.

Thiago Alcantara

Thiago sapo ka kaluar në Liverpool dhe konsiderohet prej kohësh si një nga mesfushorët më të mirë në Evropë.

Pasi ka luajtur për Bayern Munchen dhe Barcelona, ​​në vitrinën e tij ka 24 trofe të mëdhenj.

Babai i Thiagos, Mazinho nuk ishte i keq. Mbrojtësi ndërkombëtar brazilian fitoi 12 trofe në një karrierë të pasur 18-vjeçare, përfshirë edhe Kupën e Botës.

Erling Haaland

Erling mund të jetë vetëm 20-vjeçar, por tashmë ai është një nga sulmuesit më të mirë në botë.

Pasi bëri përshtypje me RB Salzburg, ai siguroi një lëvizje në Dortmund, ku po vazhdon të zhvillohet.

Babai i tij Alf-Inge Haaland ishte një lojtar i mirë, ku karrierën e kishte ndëtuar në Angli me klube si Nottingham Forest, Leeds United e Manchester City.

Sergio Busquets

Busquests ka qenë një nga elementet kryesor të Barcelonës për shumë vite.

Sergio është një nga lojtarët më të dekoruar të të gjitha kohërave, duke fituar 29 trofe klubesh, plus Kupën e Botës dhe Kampionatin Europian.

Interesante, është se edhe babai i tij Carles Busquets gjithashtu luajti për Barcelonën dhe fitoi 16 trofe në një karrierë të pasur 15-vjeçare, por djali i tij tashmë e ka tejkaluar dyfish me trofe.

Frank Lampard

Ka shumë pak rekorde dhe trofe që Frank Lampard nuk i ka arritur në futboll. Ai i fitoi të gjitha me Chelsea si lojtar dhe tani menaxhon klubin që e bëri atë yll.

Ai është golashënuesi më i mirë i klubit dhe bëri 106 paraqitje për Anglinë.

Lampard Sr, babai i tij po ashtu ka pasur karrierë të mirë në futboll. Ai ka luajtur për 18 vite te West Ham, ku ka fituar dy FA Kupa.

Gonzalo Higuain

Dikur sulmuesi më i shtrenjtë në Serie A, Higuain ka pasur një karrierë mjaft mbresëlënëse, duke luajtur për klube si Real Madrid, Napoli, Juventus, Milan dhe Chelsea.

Ai ka fituar 14 trofe në disa nga klubet më të mëdha të Evropës dhe ka bërë 75 paraqitje për Argjentinën.

Nga ana tjetër, Jorge Higuain i njohur si 'Pipita' nuk arriti të bënte asnjë paraqitje të vetme për vendin e tij, por luajti për klube si River Plate dhe Boca Juniors.

Miroslav Klose

Ylli i Kupave të Botës. Klose e meriton këtë pseudonim, pasi mban rekordin për më shumë gola të shënuar në këtë garë- 16 për të qenë të saktë.

Ai ka karrierë të shkëlqyer në klube si Werder Bremen, Bayern Munchen dhe Lazio.

Babai i tij Josef Klose përfaqësoi vendin e tij, Poloninë, në nivelin kombëtaresh, por nuk kishte një karrierë që të rivalizonte me arritjet e djalit të tij.

Paolo Maldini

Kur mendoni për futbollistët legjendar, mendoni për Paolo Maldini. Italiani është padyshim mbrojtësi më i mirë i të gjitha kohërave.

Ai e kaloi gjithë karrierën e tij me AC Milanin, duke fituar 26 trofe gjatë 25 viteve, e po ashtu edhe një mori çmimesh individuale.

Babai i Paolo, Cesare, ishte gjithashtu shumë i mirë si futbollist. Ai fitoi gjashtë trofe si lojtar i Milanit përpara se të kishte suksese edhe si trajner.

/Telegrafi/

The post Maldini, Lampard, Haaland dhe Higuain: Tetë futbollistët që u bënë më të mirë se sa ishin baballarët e tyre të famshëm appeared first on Telegrafi.

Valverde shkëlqen, vlerësimet e lojtarëve në fitoren e Real Madridit ndaj Real Betisit

Posted: 26 Sep 2020 02:50 PM PDT

Real Madridi ka fituar si mysafir i Real Betisit me rezultat 3-2, në një ndeshje me rikthime në rezultat.

Për të arritur te fitorja, Real Madridit iu desh shumë mund, por edhe Betisi, e bëri 'punën' e saj, duke marr një karton të kuq dhe duke shkaktuar penallti.

Lojtari më i mirë i ndeshjes ishte Fede Valverde, që u vlerësua me notën 8.3.

Vlerësim të lart morën edhe Karim Benzema (7.6) dhe Casemiro (7.2).

Dështimi i ndeshjes ishte Emerson i Real Betis me notën 4.9.


Notat e lojtarëve të Real Betis

Notat e lojtarëve të Real Madrid


/Telegrafi/

The post Valverde shkëlqen, vlerësimet e lojtarëve në fitoren e Real Madridit ndaj Real Betisit appeared first on Telegrafi.

Januzaj shënon golin e parë këtë edicion, fiton penallti dhe e shndërron në gol

Posted: 26 Sep 2020 02:39 PM PDT

Futbollisti shqiptar Adnan Januzaj, ka hapur llogarinë e golave për edicionin 2020/2021 në La Ligën spanjolle.

Sulmuesi anësori ka shënuar gol në minutën e 77-të nga pika e bardhë duke dyfishuar epërsinë e Real Sociedad ndaj Elches.

Ishte pikërisht Januzaj ai që e fitoi këtë penallti, pasi u pengua në zonën kundërshtare pas një depërtimi të bukur nga e djathta.

Më pas ai me një goditje precize realizoi për 2-0.

Skuadra e tij shënoi edhe një gol deri në fund dhe fitoi ndeshjen 3-0.

 

Real Sociedad pas dy javësh ka katër pikë. /Telegrafi/

The post Januzaj shënon golin e parë këtë edicion, fiton penallti dhe e shndërron në gol appeared first on Telegrafi.

Notat e lojtarëve, Inter 4-3 Fiorentina: Ribery lojtar i ndeshjes

Posted: 26 Sep 2020 02:16 PM PDT

Interi dhe Fiorentina kanë zhvilluar një ndeshje të jashtëzakonshme, duke realizuar shtatë gola, e ku në fund fitues dolën neroazurrët që fituan 4-3.

Ndeshja kishte rikthime në rezultat dhe emocione në fund, ku Interit e siguroi fitore me dy gola të shënuar në fundin e ndeshjes.

Lojtari më i mirë i ndeshjes ishte Frank Ribery që asistoi në dy gola të Fiorentinës, duke u notuar me notën 8.9.

Gaetano Castrovilli ishte lojtar tjetër i Fiores që u notua lartë me 7.6.

Te Interit më i miri ishte Lautaro Martinez me notën 8.0.

Paraqitje të mirë kishte edhe Barela (7.4) e Hakimi (7.1).


Notat e lojtarëve të Inter

Notat e lojtarëve të Fiorentinës


/Telegrafi/

The post Notat e lojtarëve, Inter 4-3 Fiorentina: Ribery lojtar i ndeshjes appeared first on Telegrafi.

Pesë gola, karton i kuq, penallti – Real Madridi fiton me rikthim ndaj Real Betisit

Posted: 26 Sep 2020 02:00 PM PDT

Real Madridi ka fituar si mysafir i Real Betisit me rezultat 3-2, në një ndeshje me rikthime në rezultate.

Për të arritur te fitorja, Real Madridit iu desh shumë mund, por edhe Betisi, e bëri punën e saj, duke marr një karton të kuq dhe duke shkaktuar penallti.

Ndeshja nisi mirë për Real Madridin, kur shënuan në minutën e 14-të.

Karim Benzema asistoi te Fede Valverde i cili me një goditje nga afër shënoi për 1-0.

 

Por Betisi u kthye në lojë në minutën e 35-të, kur Aissa Mandi barazoi rezultatin me një goditje me kokë në 1-1.

 

Pas dy minutash Betis kaloi në epërsi. William Carvalho shënoi për 2-1 që ishte edhe goli i fundit në këtë pjesëlojë.

 

Real Madridi e barazoi rezultatin me të filluar pjesa e dytë.

Emerson në tentim për të larguar topin shënoi në portën e vet për 2-2.

 

I njëjti lojtar u ndëshkua pas disa minutash me karton të kuq, duke i dhënë një asistim Real Madridi për të arritur fitoren.

Në minutën e 82-të Real Madridi fitoi penallti, që e ktheu në gol Sergio Ramos  për 3-2.

 

Jo është fitorja e parë e Real Madridit, pasi në ndeshjen e parë barazuan ndaj Real Sociedad. /Telegrafi/

The post Pesë gola, karton i kuq, penallti – Real Madridi fiton me rikthim ndaj Real Betisit appeared first on Telegrafi.

Dramë në “San Siro”, Interi mposht Fiorentinën në ndeshjen që u shënuan shtatë gola

Posted: 26 Sep 2020 01:46 PM PDT

Interi dhe Fiorentina kanë zhvilluar një ndeshje të jashtëzakonshme, duke realizuar shtatë gola, e ku në fund fitues dolën neroazurrët që fituan 4-3.

Dy skuadrat dhuruar spektakël me aksione të bukura dhe golat.

Ndeshja nisi më mirë për Fioren që shënuan që në minutën e 3-të, ku Giacomo Bonaventura pason te Cristian Kouame i cili shënon në portën e zbrazët për 1-0.

 

Interi hidhet në sulm të kërkojë golin e barazimit, por e gjen vetëm në fundin e pjesës së parë.

Lautaro Martinez barazon shifrat me një goditje të bukur nga distanca (1-1).

 

Në minutën e 52-të, Interi mori epërsinë. Federico Ceccherini shënoi në portën e tij pas një goditje të Lautaros (2-1).

Por Fiore nuk u dorëzua dhe pas shtatë minutash gjejnë barazimin.

Gaetano Castrovilli merr një top të bukur në zonë nga Franck Ribery për të shënuar për 2-2.

 

Pas dy minutash, në minutën e 63-të, Ribery sërish asiston, kësaj radhe për Federico Chiesan, që shënoi për 3-2.

 

Por Interi nuk u dorëzua dhe vazhdonte me sulme, por Romelu Lukaku nuk ishte në formën më të mirë dhe humbi disa raste.

Kur erdhi minuta e 87-të, Interi e gjeti barazimin. Achraf Hakimi harkon në zonë për Romelu Lukakun, i cili më në fund shënon për  3-3.

 

Vetëm pas dy minutash Interi e shënoi golin e fitores. Alexis Sanchez gjen bukur Danilo D’Ambrosio i cili shënon nga afër për 4-3 dhe fitoren e parë të zikaltërve në këtë sezon.

 

Interit tani ka tri pikë, pasi ndeshja e parë e tyre është shtyrë. /Telegrafi/

The post Dramë në "San Siro", Interi mposht Fiorentinën në ndeshjen që u shënuan shtatë gola appeared first on Telegrafi.

Solskjaer: Nuk meritonim më shumë se një pikë ndaj Brighton

Posted: 26 Sep 2020 01:27 PM PDT

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, ka folur pas fitoren dramatike me rezultat 3-2 kundër Brightonit.

Ndeshja ishte interesante me përmbysje në rezultat, ndërsa goli i fitores erdhi pas 10 minutash shtesë dhe kur gjyqtari e kishte mbyllur takimin.

Një rishikim i VAR bëri që gjyqtari të akordojë penallti, nga ku Bruno Fernades shënoi golin e fitores.

"Kur e barazuan në 2-2, i thash vetes 'ok, kemi humbur dy pikë ose ndoshta meritonim vetëm një'. Nuk besoj se meritonim më shumë, por karakteri i treguar meriton më shumë".

"Pas golit të tyre të parë, kemi filluar të luajmë, dhe është një gjë e rëndësishme për ne në krahasim me sezonin e kaluar, ku kemi barazuar shumë herë. Ishim skuadra me më pak humbje, me përjashtim të Liverpoolit, por barazimet kanë qenë me të vërtetë shumë"

"Ata punuan shumë. Ne e dimë se nuk jemi të gatshëm. Shihet se ata janë shumë më të përgatitur fizikisht se ne. Ata janë ndër ekipet me përgatitjen fizike më të mirë në ligë dhe ne e kemi ditur se do të jetë ndeshje shumë e vështirë fizikisht sepse ne nuk jemi ende aty, por do të jemi shumë shpejt. Reagimi i lojtarëve ishte mbresëlënës në të dy golat. Nuk luajtëm mirë deri në golin e parë dhe kjo është një gjë që duhet ta përmirësojmë", ka thënë norvegjezi.

/Telegrafi/

The post Solskjaer: Nuk meritonim më shumë se një pikë ndaj Brighton appeared first on Telegrafi.

Conte nuk e fut në lojë, Ausilio thotë se Skriniar nuk është në shitje

Posted: 26 Sep 2020 01:12 PM PDT

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio ka thënë se Milan Skriniar nuk është në shitje, ndërsa sipas tij Chelsea nuk do të shesë N’Golo Kanten.

Skriniar është lënë në stol në ndeshjen kundër Fiorentinës këtë mbrëmje, pavarësisht se Stefan de Vrij mungon.

Ausilio ka thënë se pavarësisht kësaj, nuk ka bisedime me Tottenhamin për Skriniarin.

“Nuk mund të konfirmoj asnjë negociatë për Skriniarin”.

"Kishte një takim me Tottenhamin, kjo është e vërtetë, por ne thjesht iu treguam që Skriniar nuk është në shitje. Ne tashmë e kemi liruar Diego Godinin dhe nuk mund të mendojmë ta humbasim edhe Skriniarin", ka thënë fillimisht Ausilio.

Ai u pyet gjithashtu edhe për raportet dhe mundësin e afrimit të mesfushorit të Chelseat, Kante.

“Ai është një lojtar i rëndësishëm për Chelsea, luan rregullisht, dhe për këtë arsye nuk është në shitje. Në fakt, ne kemi tetë mesfushorë në skuadër dhe do ta fillojmë sezonin me ta", deklaroi ai.

Nënshkrimet e reja si Achraf Hakimi dhe Arturo Vidal janë në stol kundër Fiorentina këtë mbrëmjes.

"Trajneri merr vendimet e tij. Ne kemi shumë lojtarë të rëndësishëm dhe ata të gjithë do të kenë një mundësi për të kontribuar, veçanërisht me pesë zëvendësime të lejuara. Trajneri i merr parasysh të gjitha këto", deklaroi Ausilio. /Telegrafi/

The post Conte nuk e fut në lojë, Ausilio thotë se Skriniar nuk është në shitje appeared first on Telegrafi.

Pirlo fton Dybalan dhe Moratan për ndeshjen me Romën

Posted: 26 Sep 2020 12:19 PM PDT

Alvaro Morata dhe Paulo Dybala janë ftuar në skuadrën e Juventusit nga Andrea Pirlo për t’u ndeshur me Romën të dielën në mbrëmje.

Bianconerëve vazhdojnë të vuajnë disa mungesa si ato të Federico Bernardeschi, Matthijs de Ligt dhe Alex Sandro, ndërsa Sami Khedira nuk është përfshirë në udhëtimin për në Romë edhe pse ka stërvitur.

Lojtari më i ri i Juventusit, Morata mund të bëjë debutimin e tij vetëm disa ditë pasi mbërriti nga Atletico Madrid në huazim.

 

Në anën tjetër edhe Dybala është shëruar gjithashtu nga dëmtimi i tij muskulor që e mori në Ligën e Kampionëve muajin e kaluar.

Megjithatë asnjëri prej tyre nuk pritet të fillojë ndeshjen, pasi Cristiano Ronaldo për partner në sulm pritet ta ketë Dejan Kulusevskin.

Në skuadër është ftuar edhe sulmuesi shqiptar Giacomo Vrioni.

Ndeshja zhvillohet të dielën nga ora 20:45.


Skuadra e Juventusit për Romën: Szczesny, Pinsoglio, Buffon; De Sciglio, Chiellini, Danilo, Cuadrado, Bonucci, Rugani, Demiral, Frabotta; Arthur, Ramsey, McKennie, Rabiot, Bentancur, Portanova, Kulusevski; Ronaldo, Morata, Dybala, Douglas Costa, Vrioni.

 


/Telegrafi/

The post Pirlo fton Dybalan dhe Moratan për ndeshjen me Romën appeared first on Telegrafi.

Notat e lojtarëve, WBA 3-3 Chelsea: Robinson yll, Silva dështim

Posted: 26 Sep 2020 12:01 PM PDT

Chelsea ka barazuar me WBA-në në një ndeshje që u shënuan gjashtë gola dhe u mbyll baras 3-3.

Blutë e Londrës ishin duke humbur pas 45 minutash me rezultat 3-0, ndërsa u rikthyen në pjesën e dytë duke shënuar tri herë.

Lojtari i ndeshjes ishte Callum Robinson me notën 8.8 pas dy golave të shënuar.

Te Chelsea lojtari më i dalluar ishte Mason Maunt me notën 8.4.

Dështim në këtë ndeshje ishte Thiago Silva me notën 5.1 pas një gabimi skandaloz.


Notat e lojtarëve të WBA

Notat e lojtarëve të Chelseat


/Telegrafi/

The post Notat e lojtarëve, WBA 3-3 Chelsea: Robinson yll, Silva dështim appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more