Skip to main content

“SHBA: Shpërthimi i gazit në Baltimor, rrafshon bllokun e banesave” plus 9 more Ekonomia Online

“SHBA: Shpërthimi i gazit në Baltimor, rrafshon bllokun e banesave” plus 9 more Ekonomia Online


SHBA: Shpërthimi i gazit në Baltimor, rrafshon bllokun e banesave

Posted: 10 Aug 2020 10:07 AM PDT

Shpërthim i frikshëm në qytetin e Baltimore ka shkatërruar plotësisht tre rreshta me apartamente në një bllok banesash. Sipas raportimeve në mediat amerikane, dyshohet që shkak për shpërthimin të jetë bërë rrjedhja e gazit. Të paktën një person ka humbur jetën e disa të tjerë kanë mbetur të plagosur. Departamenti i zjarrfikëses tha se dy prej të plagosurve janë dërguar në spital në gjendje të...

Source

Kryeministri Hoti përkujton heronjtë: Lufta jonë për liri ishte e drejtë dhe e pastër

Posted: 10 Aug 2020 09:53 AM PDT

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka përkujtuar dëshmorët Bekim Berisha-Abeja, Bedri Shala, Elton Zherka dhe Përmet Vula, të cilët ranë heroikisht 22 vjet më parë në luftën kundër regjimit serb. Hoti për heroin Bekim Berisah – Abeja, tha se ishte një njeri me përvojë luftarake dhe me vullnet e trimëri të jashtëzakonshme. Në fund, Hoti tha "Lavdi jetës dhe veprës së trimave tanë".

Source

Fadil Kajtazi: Ligji për mbrojtjen e UÇK-së e zhvesh atë nga misioni i saj – liria

Posted: 10 Aug 2020 09:50 AM PDT

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Fadil Kajtazi, ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka nevojë që të mbrohet me ligj të veçantë sepse vlera e saj është e mbrojtur mjaftë mirë. Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai ka thënë se mision i UÇK-së ka qenë liria, demokracia dhe pavarësia dhe se ligji për mbrojtjen e saj do të zhvishte nga ky mision. "Unë nuk e kam lexuar ligjin...

Source

Berisha: Ligji për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së e ka për qëllim që atë ta mbrojë nga ne

Posted: 10 Aug 2020 09:48 AM PDT

Ushtaraku Hisen Berisha i ka dhënë përkrahje Ligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UCK-së, ndonëse kësaj i ka dalë kundër Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Philip Kosnett. "Ne nuk kemi sistem të vlerave [sikur SHBA] dhe në një situatë të tillë pa sistem vlerash ku antivlerat vijnë në shprehje…Sponzorizuesit është dashur që ta shtyjnë hartimin e këtij ligji edhe më parë. Ligji nuk është në...

Source

Një i vdekur dhe 109 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore

Posted: 10 Aug 2020 09:46 AM PDT

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë Veriore janë kryer 762 testime për të dyshuar me COVID-19, nga të cilët 109 kanë rezultuar pozitivë. Në Shkup janë 20 raste, Kumanovë-16, Shtip-13, Kavadarc-1, Tetovë-3, Gostivar-10, Gjevgjeli-1, Radovish-2, Demir Hisar-1, Makedonski Brod-2, Vinicë-3, Sveti Nikollë-5, Kërçovë-7 dhe Negotinë-1. Instituti i Shëndetit Publik atje në 24 orët e fundit ka...

Source

Bill Gates: Ja kur do të përfundojë pandemia për botën e pasur

Posted: 10 Aug 2020 09:39 AM PDT

Të gjithë duan të dinë kur do të përfundojë kriza e koronavirusit dhe bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates ka një përgjigje. Por vlerësimi i tij ndryshon në bazë të faktit nëse ju jetoni në botën në zhvillim ose në vendet më të pasura siç janë Shtetet e Bashkuara. "Inovacioni për përshpejtimin e diagnostikimit, në terapitë e reja, mbi vaksinat është mjaft mbresëlënëse. Dhe kjo më bën të mendoj...

Source

Thaqi kujton veprimtarin Agim Bajrami: Ai shquhej për guxim dhe shpirt luftarak

Posted: 10 Aug 2020 09:38 AM PDT

Presidenti i vendit Hashim Thaqi kujtoi mikun e tij Agim Bajrami nga radhët e UÇK-së në zonën e Nerodimes, i cili ra heroikisht me 10 gusht 1998 në fshatin Gabrricë. Ai tha se ndihet krenar me veprimtarin e shquar te Lëvizjes Kombëtare dhe luftëtar i radhëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Bajramin i cili luftoi për ta qliruar Kosovën nga Serbia. Njoftimi i plotë:

Source

Kur takoheni për të parën herë me një klient

Posted: 10 Aug 2020 09:30 AM PDT

A keni provuar ndonjëherë ta bëni dikë të ju pëlqejë? Del se, marrëdhëniet krijohen gjatë kohës. Përpjekjet e shitësve për të përshpejtuar procesin mund të jenë të sikletshme sepse shitja është një profesion që blerësit në përgjithësi nuk e vlerësojnë lartë. Qasja e Al Franken mund të jetë e dëmshme: “Jam mjaftueshëm i mirë”, “Jam mjaftueshëm i zgjuar”, “.

Source

OBSH-ja bën thirrje për “shtypje” të Coronavirusit

Posted: 10 Aug 2020 09:26 AM PDT

Ekziston një "hapësirë e madhe globale" në mes të fondeve që duhen për luftim të koronavirusit, dhe fondeve që janë ndarë për këtë çështje, ka thënë shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus. Më shumë se 19.92 milionë persona është raportuar të jenë infektuar me koronavirus në gjithë botën, ndërkohë që 729,883 kanë vdekur, transmeton agjencia e lajmeve, Reuters.

Source

Berisha: KFOR është dashur t’i njoftonte institucionet e Kosovës për patrullimin me xhandarmërinë në Karaçevë

Posted: 10 Aug 2020 09:24 AM PDT

Ushtaraku Hisen Berisha duke folur për hyrjen e xhandarmërisë serbe në Kamenicë ka thënë se institucionet e Kosovës nuk po flasin me gjuhën e shtetit "Janë dy ditë pas dhe gjërat kanë filluar të kthjellen. Institucionet e Kosovës ende nuk po dinë apo s'po duan të dinë, apo nuk kanë mësuar të flasin me gjuhën e shtetit. Kjo hyrje ne Kosovë është recidiviste, nuk është hera e parë – i kanë lidhur...

Source

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more