Skip to main content

“PSG merr edhe një trofe në Francë, fiton Kupën e Ligës dhe tani janë gati për Ligën e Kampionëve” plus 9 more Telegrafi Futboll

“PSG merr edhe një trofe në Francë, fiton Kupën e Ligës dhe tani janë gati për Ligën e Kampionëve” plus 9 more Telegrafi Futboll


PSG merr edhe një trofe në Francë, fiton Kupën e Ligës dhe tani janë gati për Ligën e Kampionëve

Posted: 31 Jul 2020 03:05 PM PDT

Paris Saint Germain ka fituar edhe një trofe në Francë, teksa kanë triumfuar në finalen e Kupës së Ligës së Francës.

Kryeqytetasit francez u përballën në finale me Lyonin, ku fituesi i vendos vetëm pas penalltive pasi 90 minutat e rregullta dhe koha shtesë përfunduan me rezultat të bardhë 0-0.

Ka qenë një finale spektakolare me shumë raste shënimi, por që munguan golat.

Kampioni në fuqi i Francës, Paris Saint Germain ka dominuar në 45 minutat e para, duke krijuar raste të miras shënimi me Neymar, Di Maria e Icardi, por pa sukses përballë portierit Lopes.

Edhe në 45 minutat e dytë të ndeshjes ishte një dominim nga parisienët, por edhe Lyon kishte raste të mira që nuk arritën t'i konkretizonin.

Kësisoj 90 minutat e kohës së rregullt përfunduan ashtu siç filluan me rezultatin e bardhë 0-0.

Dy trajnerët bënë nga pesë zëvendësime, por përkundër kësaj gola gjatë 120 minutave nuk u panë.

Vlen të theksohet se Lyon mbeti me një lojtar më pak në fushë, kur braziliani Rafael u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 120-të.

Ndeshja shkoi në penallti ku e gjithë barra ra mbi portierët Keylor Navas të PSG-së dhe Anthony Lopes të Lyon.

E në penallti fitore arriti të shënonte PSG me rezultat 6-5, ku penalltinë e Bertrand Traores e priti portieri Kelyor Navas.

Ndërkohë penalltinë vendimtare për parisienët e shënoi sulmuesi spanjoll Pablo Sarabia për t'i dhënë triumfin klubit nga kryeqyteti francez.

Për PSG-në kjo ishte hera e nëntë që e fiton Kupën e Ligës së Francës, teksa këtë kampionat ka fituar edhe Kupën e Francës dhe titullin e kampionit në Ligue 1. /Telegrafi/

The post PSG merr edhe një trofe në Francë, fiton Kupën e Ligës dhe tani janë gati për Ligën e Kampionëve appeared first on Telegrafi.

Juventusi e ka seriozisht për Zaniolon, ofron dy futbollistë dhe para për talentin e madh italian

Posted: 31 Jul 2020 02:38 PM PDT

Nicolo Zaniolo është objektivi kryesor i Juventusit për ta përforcuar skuadrën për edicionin e ri.

Mesfushori i talentuar i Romës kishte pësuar një lëndim të rëndë që e mbajti rreth gjashtë muaj jashtë fushave, por ai u rikthye në formë jashtëzakonisht të mirë.

Zaniolo ka luajtur tani disa ndeshje për Romën duke shfaqur talentin e tij, teksa Juventusi po bënë të pamundurën për ta marrë në radhët e veta.

Mediat italiane tani kanë raportuar se Zonja e Vjetër është gati të dalë me një ofertë fantastike për Romën, duke i ofruar dy futbollistë dhe para për Zaniolon.

Nicolo Zaniolo. (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)

Kampioni i ri i Italisë është gati t'ia japë Romës sulmuesin Federico Bernardeschi si dhe mbrojtësin Cristiano Romero (i huazuar te Genoa) për Zaniolon.

Përveç dy futbollistëve, Juventus është gati të paguaj edhe 10 milionë euro të tjera për talentin e madh italian.

Gjithnjë sipas medieve italiane, nëse nuk ndërrohet pronësia e Romës, atëherë Giallorosët mund ta pranojnë këtë ofertë pasi kanë nevojë për para.

Por në rast se Roma blihet nga grupi Friedklin, atëherë është e vështirë që të lihet i lirë Zaniolo, pasi kryeqytetasit do të përforcoheshin shumë dhe do të konkurronin për trofe.

21-vjeçari vlerësohet mbi 60 milionë euro, ndërsa këtë edicion ka shënuar tetë gola dhe ka dhuruar dy asistime me fanellën e Romës në 31 takime. /Telegrafi/

The post Juventusi e ka seriozisht për Zaniolon, ofron dy futbollistë dhe para për talentin e madh italian appeared first on Telegrafi.

Zyrtare: Mevlan Zeka largohet nga Feronikeli

Posted: 31 Jul 2020 02:11 PM PDT

Sulmuesi Mevlan Zeka dhe Feronikeli tashmë kanë ndarë rrugët edhe zyrtarisht.

Është futbollisti nga Gjakova, i cili përmes një publikimi në llogarinë e tij ka konfirmuar se ka mbyllur marrëdhënien me klubin nga Drenasi, teksa ka falënderuar drejtuesit e klubit dhe stafin teknik.

Zeka, i cili fitoi gjithçka që mund të fitohet me Feronikelin edicionin e shkuar, ishte njëri ndër futbollistët më të dalluar të këtij ekipi.

Tetë gola dhe dy asistime në 16 ndeshje të zhvilluara këtë edicion, teksa tashmë njofton se edhe zyrtarisht i erdhi fundi kësaj aventure.

"Përshëndetje miq,shokë,dhe futbolldashës. Duke parë që gjithmonë më uroni dhe më përkrahni,unë ndiej respekt ndaj jush, dhe dua të ju informoj se që nga data 1 gusht nuk do të jem pjesë e klubit futbollistik Feronikeli".

"I falënderoj bashklojtarët me te cilët kaluam në shumë sfida së bashku dhe me një atmosferë të jashtëzakonshme ,i falënderoj tifozët Tigrat e Zi, trajnerët, ndihmës trajnerët, kryesin, presidentin Naser Ramaj ,ekonomët, qytetaret e Drenasit si dhe gjithë dashamirët e klubit".

Foto: KF Feronikeli / Facebook

"Jam shumë i lumtur që me KF Feronikelin fituam gjithçka çka fitohet në futbollin kosovar. Të gjithë titujt e mundshëm,gjithashtu duke hyrë në historinë e klubit,dhe në garat evropiane në Champions League dhe Europa League,me paraqitje të shkëlqyeshme si personalisht ashtu edhe kolektivisht".

"Ju dëshiroj shëndet dhe suksese në të ardhmen gjithë pjesëtarëve te KF Feronikelit. Me respekt, Mevlan Zeka", shkroi sulmuesi gjakovar në llogarinë e tij në Facebook.

Zeka njihet si njëri nga sulmuesit më të mirë në futbollin kosovar dhe sigurisht që ai tani është vërshuar nga ofertat dhe gjatë ditëve në vijim pritet të vendosë për skuadrën e tij të re. /Telegrafi/

The post Zyrtare: Mevlan Zeka largohet nga Feronikeli appeared first on Telegrafi.

Roma dhe Napoli arrijnë marrëveshje përfundimtare për Under, zyrtarizimi i tij çështje ditësh

Posted: 31 Jul 2020 01:58 PM PDT

Cengiz Under do të largohet përfundimisht nga Roma gjatë afatit kalimtar veror.

Sulmuesi turk do të largohet nga kryeqyteti italian, por jo edhe nga kampionatin Serie A.

Cengiz do t'i bashkohet rivalëve të Romës, Napolit pasi dy skuadrat tanimë kanë arritur marrëveshje për të.

Napoli ka pranuar të paguajë 30 milionë euro për transferimin e turkut, i cilit pritet të jetë zëvendësues i Jose Callejon.

Cengiz Under. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Marrëveshja mes palëve është arritur, ndërsa tani pritet vetëm që të bëhet zyrtare.

Sipas medieve italiane Napoli gjatë ditëve në vijim pritet ta prezantojë Underin si futbollist të tyre.

Vlen të theksohet se për reprezentuesin turk interesim kishin shprehur edhe Schalke 04, Everton dhe Tottenham Hotspur. /Telegrafi/

The post Roma dhe Napoli arrijnë marrëveshje përfundimtare për Under, zyrtarizimi i tij çështje ditësh appeared first on Telegrafi.

Lampard kërkon triumfin në Kupë: Dua ta fitojë për lojtarët dhe klubin

Posted: 31 Jul 2020 01:08 PM PDT

Frank Lampard ka bërë një sezon të madh te Chelsea, edhe pse pa pasur mundësi të bëjë transferime në vitin e tij të parë.

Chelsea e kishte të bllokuar tregun e transferimeve nga FIFA, ndërsa Lampard është dashur të ndërtojë një skuadër me lojtarët që gjeti në skuadër dhe lojtarët e rikthyer në klub nga huazimet.

E falë besimit që i dha lojtarëve të rinj, Lampard tani ka krijuar yje të mëdha si Tammy Abraham, Mason Mount, Rece James apo Fiakyo Tomori.

Frank Lampard – Mikel Arteta. . (Photo by Dan Mullan/Getty Images)

Tekniku i ri anglez arriti ta fus skuadrën në Ligën e Kampionëve, teksa tani është duke kërkuar triumfin në Kupën FA ku në finale përballet me Arsenalin.

Lampard ka thënë se dëshiron ta fitojë këtë trofe për futbollistët e tij dhe klubin.

"Natyrisht, kur arrin në finale kërkon të fitosh dhe të ngritja e një trofeu në vitin e parë te Chelsea do të ishte fantastike".

"Një finale është gjithmonë e vështirë për t'u fituar dhe ndoshta është akoma më shumë për mua në këto rrethana".

Frank Lampard. (Photo by Andy Rain/Pool via Getty Images)

"Shumë trajnerë të mëdhenj kanë pritur shumë për të fituar një trofe, por dua ta fitoj këtë finale jo për veten, por për lojtarët dhe klubin dhe për atë që kemi bërë këtë vit", ka deklaruar Lampard.

Ndeshja finales mes Chelseat dhe Arsenalin zhvillohet nesër (e shtune) me fillim nga ora 18:30 në Wembley./Telegrafi/

The post Lampard kërkon triumfin në Kupë: Dua ta fitojë për lojtarët dhe klubin appeared first on Telegrafi.

Ofertë zyrtare nga Anglia, Fenerbahce po vlerëson shitjen e Vedat Muriqit

Posted: 31 Jul 2020 12:39 PM PDT

Vedat Muriqi është duke i kaluar ditët e tij të fundit si futbollist i gjigantit turk Fenerbahce.

Sulmuesi nga Kosova është ndër lojtarët më të kërkuar në tregun e transferimeve dhe pritet largimi i tij në drejtim të ndonjërit nga kampionatet më të forta në Evropë.

Serie A dhe Liga Premier janë dy destinacionet më të mundshme për Muriqin, pasi ai kërkohet nga Roma, Lazio, Fiorentina, WBA, Tottenham Hotspur e Leicester City.

Gjithsesi skuadra e rikthyer në elitën e futbollit anglez, West Bromwich Albion ka bërë një hap për transferimin e Muriqit.

WBA ka bërë ofertë zyrtare në drejtim të Fenerbahces për yllin kosovar, duke ofruar 17 milionë euro.

Gjithsesi oferta është ende larg kërkesës së Fenerbahces, që po dëshiron të fitojë 25 milionë euro nga shitja e Muriqit.

Fotomac ka raportuar se palët mund të arrijnë një marrëveshje së shpejti, nëse WBA ngrit për disa milionë euro ofertën e tyre dhe Fenerbahce ul kërkesat e tyre.

26-vjeçari ka shkëlqyer në vitin e tij të parë me gjigantin turk, pasi ka shënuar 17 gola e ka bërë shtatë asistime në 36 ndeshje zyrtare.

Trajneri i West Bromwich Albion, kroati Slaven Bilic po e kërkon me ngulm prizrenasin dhe Muriqi duket se i ka dhënë fjalën trajnerit se do të bashkohet me të në elitën e futbollit anglez.

Gjithsesi tani i mbetet dy klubeve të arrijnë gjuhë të përbashkët që ky transferim të zyrtarizohet. /Telegrafi/

The post Ofertë zyrtare nga Anglia, Fenerbahce po vlerëson shitjen e Vedat Muriqit appeared first on Telegrafi.

Arsenali dhe Barcelona gati për shkëmbimin e bujshëm, Topçinjtë ofrojnë para dhe një futbollist për Coutinhon

Posted: 31 Jul 2020 11:33 AM PDT

Barcelona dhe Arsenali janë gati të bëjnë një shkëmbim të madh gjatë afatit kalimtar veror.

Dy skuadrat e mëdha evropiane janë prej kohësh në negociata për shkëmbim të futbollistëve.

Topçinjtë duan transferimin e mesfushorit brazilian Philippe Coutinho që është i huazuar momentalisht te Bayern Munich.

Në anën tjetër kampionët e shumëfishtë të Spanjës, Barcelona kanë shprehur interesim për talentin francez Matteo Guendouzi.

Vlera e lojtarëve nuk është e njëjtë dhe Arsenali do të duhet të shtojë edhe disa milionë euro që ky shkëmbim të jetë i suksesshëm.

The Independent ka shkruar se Topçinjtë janë gati të ofrojnë francezin dhe 11 milionë euro për të marrë Philippe Coutinhon.

Marrëveshja mes dy skuadrave duket shumë afër dhe ajo pritet të zyrtarizohet sapo Coutinho të mbyll ndeshjet e Ligës së Kampionëve me Bayernin.

Për brazilianin do të ishte një rikthim në Ligën Premier, kampionat ku pati shkëlqimin më të madh si futbollist i Liverpoolit. /Telegrafi/

The post Arsenali dhe Barcelona gati për shkëmbimin e bujshëm, Topçinjtë ofrojnë para dhe një futbollist për Coutinhon appeared first on Telegrafi.

Shkëlqeu në vitin e tij të parë në Serie A, Parma i ofron kontratë të re Dërmakut

Posted: 31 Jul 2020 11:06 AM PDT

Kastriot Dërmaku u bashkua me Parmën në verën e vitit të kaluar pas disa viteve të kaluara në Serie B.

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë shkëlqeu për disa sezone në kategorinë e dytë të futbollit italian me skuadrat si Cosenza, Luchese apo Empoli.

Por në vitin e tij të parë në Serie A me fanellën e Parmës, Dërmaku ka bërë paraqitje shumë të mira.

28-vjeçari fillimisht e kishte problem të futej në formacionin bazë, por në fund ka zhvilluar 15 ndeshje në Serie A.

Kastriot Dermaku . (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Trajneri i Parmës, Roberto D'Aversa ka mbetur shumë i kënaqur me paraqitjet e shqiptarit dhe e sheh atë si titullar të padiskutueshëm për edicionin e ardhshëm.

Kësisoj sipas asaj që ka raportuar La Gazzetta dello Sport, Parma i ka ofruar zgjatjen e kontratës shqiptarit.

Romelu Lukaku dhe Kastriot Dermaku . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Dërmaku ka kontratë me klubin deri në qershor të vitit 2023, por ai pritet të zgjasë këtë kontratë edhe për një vit tjetër deri në 2024.

Vlen të theksohet se në ndeshjet e mëdha, Dërmaku ka bërë paraqitje shumë të mirë ndaj sulmuesve me emër në Serie A si Romelu Lukaku, Edin Dzeko, Andrea Belotti e Berardi. /Telegrafi/

The post Shkëlqeu në vitin e tij të parë në Serie A, Parma i ofron kontratë të re Dërmakut appeared first on Telegrafi.

Zyrtare: Ardit Hila konfirmon ndarjen me FC Prishtinën

Posted: 31 Jul 2020 10:25 AM PDT

Është konfirmuar largimi i parë nga FC Prishtina dhe ai është i mesfushorit Ardit Hila.

Mesfushori shqiptar ishte bashkuar me Prishtinën edicionin e kaluar nga Partizani i Tiranës.

Aventura e Hilës në kryeqytetin kosovar zgjati vetëm një edicion, ndërsa lojtari ishte një nga më të rëndësishmit.

27-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 21 ndeshje me klubin bardhekaltër, teksa ka bërë dy asistime.

Ka qenë vet Hila që nëpërmjet profilit të tij në Facebook, ka konfirmuar se është larguar nga Prishtina pas triumfit në Kupën e Kosovës.

"Përshëndetje miq. Nga sot njoftoi se nuk do të jem pjesë e FC Prishtinës. Kaloi një vit i suksesshëm si ai i fitimit të Kupës së Kosovës".

"Faleminderit të gjithë pjesëtarëve të klubit dhe shokët e ekipit, gjithashtu i uroj shumë suksese në eliminatore të Ligës së Evropës", ka shkruar Hila në profilin e tij.

E ardhmja e mesfushorit shqiptar pritet të jetë në Superiorën e Shqipërisë, ku është raportuar se do të bashkohet me Skënder Gegën te Kukësi. /Telegrafi/

The post Zyrtare: Ardit Hila konfirmon ndarjen me FC Prishtinën appeared first on Telegrafi.

Zhegrova kërkohet nga shumë skuadra, por Baseli dëshiron ta rikthejë përsëri në Zvicër

Posted: 31 Jul 2020 10:08 AM PDT

Edon Zhegrova është rikthyer në Genk pas një viti e gjysmë si i huazuar tek gjiganti zviceran Basel.

Kampioni i shumëfishtë zviceran kishte mundësi për ta blerë për 3,5 milionë euro, por për shkak të pandemisë ata nuk mundën ta bënin këtë pagesë në qershor.

Kësisoj Zhegrova tani është lojtar i Genkut, ndërsa shumë skuadra duan transferimin e tij.

Olympique Marseille, Lille, Olympique Lyon e Nantes e duan në kampionatin francez Ligue 1.

Wolverhampton është një tjetër skuadër që ka shprehur interesim për reprezentuesin kosovar.

Zhegrova tani menaxhohet nga ESHA Menagment ku janë menaxher Arbër dhe Erdin Shaqiri.

Megjithatë prishtinasi mund të rikthehet në kampionatin zviceran, pasi drejtori sportiv i Baselit, Ruedi Zbinden po kërkon transferimin e tij.

21-vjeçari zhvilloi 14 ndeshje këtë edicion në elitën e futbollit zviceran ku shënoi dy gola dhe bëri katër asistime.

Për ta lënë të lirë reprezentuesin kosovar, Genk synon që të fitojë rreth pesë milionë euro. /Telegrafi/

The post Zhegrova kërkohet nga shumë skuadra, por Baseli dëshiron ta rikthejë përsëri në Zvicër appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more