Skip to main content

“Pse armët bërthamore nuk do të asgjësohen?” plus 1 more Telegrafi Opinione

“Pse armët bërthamore nuk do të asgjësohen?” plus 1 more Telegrafi Opinione


Pse armët bërthamore nuk do të asgjësohen?

Posted: 10 Aug 2020 02:26 AM PDT

Njerëzit do të përballen me armët më moderne të kohës, e ndalimet nuk kanë për të ndihmuar shumë. Gjithmonë do të ketë njerëz që do t’i përdorin ato, për të arritur përparësi për vete.

Me këto informacione më ka përballur para plot 40 vitesh mësuesi im i shkencave shoqërore. Ai ka të drejtë edhe sot. Vërtet kanë mbetur vetëm një e treta e kokave të atëhershme bërthamore, por armët bërthamore nuk janë asgjësuar. Ato vetëm kanë ndryshuar, por nuk luan kurrfarë roli nëse një armë bërthamore shkatërron vetëm dhjetë herë apo 100 herë tërë botën. Mjafton vetëm një herë.

Shumë më vendimtare është se kush posedon armë bërthamore. Me Pakistanin dhe Korenë e Veriut kanë ardhur në 40 vjetët e fundit edhe dy vende të tjera të cilat kanë këto armë, gjë që paraqet një problem të madh në strategjinë për çarmatosjen.

Për shembull, Koreja e Veriut: Diktatori Kim Jong-un është takuar dy herë me presidentin amerikan Donald Trump, pa rezultat. Ndryshe nga Irani, i cili ende nuk ka ndonjë armë bërthamore, por e ka bërë të qartë se ky është qëllimi i tij. Po Ukraina do t’ia kthente edhe njëherë armët bërthamore Rusisë, po ta dinte se ajo do ta okuponte Krimenë? Ne e dimë tani se ai që ka armët më shkatërruese, jeton më i sigurt.

Rasti i Pakistanit: gjëja më e rrezikshme në programin bërthamor të Pakistanit nuk është jostabiliteti kronik i vendit dhe papërllogaritshmëria e regjimit, si dhe armiqësia tradicionale me Indinë, por bizneset e Abdul Kadir Khanit, që konsiderohet si “babai i programit bërthamor pakistanez”. Ai ia ka shitur njohuritë e tij teknike Teheranit, Phenianit dhe Tripolit. E, ndoshta edhe dikujt tjetër? Kjo nuk dihet.

Mësuesi im ka pasur të drejtë: Gjithmonë ekziston dikush që do të sigurojë epërsi. E dyshueshme nëse mund të mbështetemi tek arsyeja e njeriut. Ekzistenca e armëve bërthamore sikur edhe njohuritë për ndërtimin e saj mbeten rrezik i përhershëm.

ShBA mbeten deri më sot fuqia e vetme e cila e ka përdorur këtë armë të fuqishme vdekjeprurëse. Historinë e shkruajnë fituesit, por hedhja e këtyre armëve dhe vrasja e mbi 200 mijë njerëzve në Hiroshima dhe Nagasaki, plotëson të gjitha kriteret e krimeve të luftës. Historianët kaherë kanë dëshmuar se shpjegimi për hedhjen e këtyre dy bombave – invazioni japonez që rezultoi me mijëra ushtarë të vdekur amerikanë – ka qenë një gënjeshtër grandioze. Kjo sepse Japonia ka ofruar kapitullimin para hedhjes së këtyre bombave.

Shumica e amerikanëve megjithatë e justifikon edhe sot hedhjen e këtyre bombave. Shpresë jep fakti që më pak se gjysma e të rinjve të moshës 18-29 vjeç mendon kështu. Në të ardhmen ndoshta do të ketë një president amerikan (si Barack Obama me 2016) i cili jo vetëm që kërkon që të mos harrohet ajo që ka ndodhur në Hiroshima në gusht të vitit 1945, por edhe të kërkojë falje për këtë vepër. Për këtë nuk mjafton vetëm presioni në konferencat ndërkombëtare. Presioni duhet të vijë nga poshtë, nga populli.

Vetëm një hap i tillë nuk i heq armët bërthamore. Por, do të ishte fillimi i përbuzjes së këtyre armëve. E, kjo jep shpresë se gjërat si ato në Hiroshima dhe Nagasaki nuk do të përsëriten.

Por, armët bërthamore me siguri do të zhduken vetëm atëherë kur njerëzit të zbulojnë ndonjë armë edhe më të rrezikshme dhe më vdekjeprurëse. Të gjitha të tjerat mbeten vetëm një utopi e pastër. Mësuesi im e ka ditur këtë prej kohësh. /DW/

The post Pse armët bërthamore nuk do të asgjësohen? appeared first on Telegrafi.

Këqyrini… (mbi)emrat!

Posted: 10 Aug 2020 02:21 AM PDT

Në Zezë mund ta konstruktoni gjithë historinë e perandorisë selxhuke vetëm me emra e mbiemra njerëzish. Zijoshët herët filluan të pagëzojnë fëmijët e tyre me emrin e dovletit, duke filluar nga vet Sulltani dhe me çdo titull e gradë tjetër ushtarake apo politike. Jo vetëm emri Sulltan që u bë i popullarizuar, por edhe vajzat i pagëzonin me emrin Sulltane. Kështu nga Sulltani doli Sulltanja. Nga Pashai-Pashja, nga Veziri-Vezirja, nga Asqeri-Asqerja, nga Ysbashi-Yzbashja e nga Milazimi-Milazimja. Kopjimin e emrave, zijoshët e kishin filluar që nga koha e pushtimit romak dhe nuk u ngopen deri në ditët e sotme. Emri i vet perandorit romak Cezar, mund të gjendej edhe tek bariu zijosh në bjeshkë. Puna e emrave ishte bërë sëmundje pandemie për zijoshë. Secili zijosh lakmonte që fëmijën e vet ta pagëzoj me një emër, sipas tij të madh, që e njeh bota. Ku dinin zijoshët se është bota e madhe, kur Zezën nuk e njeh kush as si nocion gjeografik. Edhe sot në Zezë vazhdon ky trend emrash të huaj të cilin nuk e gjeni askund në botë. Bile edhe në shekullin e ri zijoshët pagëzuan fëmijët e tyre me emra rokerësh e reperësh të njohur në botë, por nuk harruan t'ua përtërijnë emrat edhe mafiozëve më famëkeq që ka njohur bota e krimit.

Nuk ju duhet shumë mund për të parë se si zijoshët i pagëzonin fëmijët sipas sundimtarëve apo diktatorëve të kohës. Çdo përudhë e historisë mund të konstruktohet lehtë sipas emrave dhe moshës së zijoshëve. Gjithë emrat e ish-komunistëve më të njohur i gjeni të zijoshët. Edhe Mao edhe Kastro edhe Stalin, Partizan e Komunist. Po i gjeni edhe ata të taborit kundërshtar të komunizmit gjithsesi. Bile i gjeni edhe emrat e kryetarëve të të ashtuquajturës Lëvizja e vendeve të Painkuadruara, Nehru e Naser apo Indira – Gandi. Me kohë në skenën politike ndërkombëtare dolën emra të tjerë, por zijoshët i kopjuan edhe këta. Gjeni emra Gadaf, Asad, Sadat e Sadam e deri te Erdogan. Dhe ja, kështu, këtu në Zezë sot është një botë e tërë emrash. Edhe së fundit herë; sa pamë me dhjetëra Klintona, Toni Blera e Medlina. Për emra futbollistësh të mos flasim. Në Zezë i gjeni nga Romario, Pele e Karlos deri të Messi e Ronalldo.

Ka akoma në modë emra të të gjitha kategorive nga ish perandoria osmane si Çaush, Miftar, Zabit, Bimbash, Bylykbash, Mydyr, Asqer, Myftibash, Milazim, Yzbash e Harambash, por edhe Vezir e Vezire e Tahir e Tahire,

Shumë herë halla Galë iu thoshte shoqeve; pse mos të kemi mbiemrin Pashai dhe ne? Çka kemi ne më pak se Dangallët që tash i thërrasin Harambash, Pse mos të thirremi edhe ne Pashai apo Agai e jo Ckurraj? Pse Gala të thirret Ckurraj kur mund të quhet Pashai? Nuk ka mbiemër të perandorisë selxhuke që nuk gjendet të zijoshët. Mbiemrat si: Pashai, Pasha, Agai, Aga, Agolli, Myftiu, Efendiu, Myftibashi, Olldashi, Subashi, Celibashi, Bylykbashi, Haramabshi, e Ysbashi, Koçobashi, i gjeni në çdo lagje të Zezës. Mbiemrat Bajraktari e Hoxha gjenden kudo, madje edhe Vojvoda polli nga pushtuesi serb. Po nëse dikush mund të arsyetojë këta mbiemra, si mund t'i arsyetoj mbiemrat Turku, Greku, Bugari, Allamani, Maxharri, Franca, Rusi, Arapi, Tatari apo… që i gjen te zijoshët, jo vetëm në qytet por edhe në shumë fshatra.

Për habi, njëfarë Hajdarit iu kishte tek ta ndryshoj emrin në pleqëri dhe tha se tash quhet Atdhe. Kërkesën e Hajdarit për të ndryshuar emrin e kishin pranuar këta të hyqymetit, por jo edhe kërkesën e Galës për të marrë mbiemrin Pashai.

Gala kishte shkuar edhe të pyeste në zyrën ligjore se a mund ta ndryshonte mbiemrin Ckurraj e ta bënte Pashai, i cili iu kishte bërë fiksim edhe kur flinte. Për fat të keq, zyrtarët iu kishin përgjigjur e arsyetuar, se nuk e kanë gjetur askund në defter që familja e Galës të ketë pasur ndonjëherë mbiemrin Pashai. Kështu, gjithë familja e Galës edhe më tutje thirret Ckurraj. Zijoshët më parë kishin edhe emra bishash të egra si: Ari, Uk, Lan (Luan) Ujk, Dre, Çakall, por edhe Iriq e Lepur. Kishin edhe emra të kafshëve shtëpiake si: Dash, Edh, Dhi, Cjap, Ka, Tarak, Buall, Kali, Pelë, por edhe emra të shpezëve; Zog, Sorrë, Laraskë, Shqiponjë, Shotë e Shotan, Sokol e Sokoleshë, Strincë, Vremç, Gjel, Pulë, Patë (Shotë), Bibë (Qurë). Vetëm me një shkronjë e dallonin gjininë e emrit, por jo pak herë edhe vetëm me theks. Nëse djali quhej Bibë(an), e thërrisnin Bib(ë) që në rastin tjetër mund të ishte vajzë dhe të kishte po ketë emër. Dikujt i duket punë e lehtë apo asgjë punë, por kishte ndodhur që jo pak herë për rekrutim të kishin pasur problem.

Derisa imami i kishte shënuar në defter një Laro, kur erdhi koha për rekrutim, shkuan ta marrin kinse djalin nizam, ai nuk ishte ai, por ishte ajo, që quhej Lara. Huqet ishin bërë të rëndomta, por jo pak herë edhe po keqpërdoreshin nga zijoshët për t'iu shmangu rekrutimit. Bile kur nuk kishin gjetur shteg për t'i ikur rekrutimit, ata shumë herë edhe i kishin nakatosur djemtë e shëndoshë duke ia prerë një vesh apo zoti na ruajt edhe dikush edhe ia kishte nxjerr një sy fëmijës, vetëm për të mos e dërguar ushtar. Kishte ndodhur shumë herë t'ia presin fëmijës edhe ndonjë gisht, ose t'ia dredhonin këmbën apo dorën dhe ai të mbetej sakat për jetë, vetëm për të mos shkuar ushtar i dovletit.

Kështu më kohë ishin krijuar probleme të mëdha dhe shumë fëmijë të lindur shëndosh e mirë, prindërit e tyre i kishin sakatosur vetëm e vetëm për të mos shkuar ushtar. Këtë dukuri e kishin vërejtur edhe pushtetarët e kohës dhe kështu për disa dekada lejuan që ata të cilët kanë mundësi të paguajnë bedel për mashkullin e tyre të dërgojnë dikën tjetër ushtar me pagesë, por edhe kjo mënyrë nuk solli diçka të mirë. Askush nuk po u binte në fije zijoshëve se çka mund t'u pillte imagjinata.

Emri Laro, përdorej edhe për emër djali, por edhe vajze Lara e shumë herë edhe për emërimin e ndonjë qeni apo lope. Po kështu ishte puna edhe me emrat tjerë të kafshëve. Mund të kishte dikush edhe dy e tre emra dhe atë e thërrisnin sipas nevoje. Për shembull; Shko ktheje Kumrinë kur i thoshte plaku djalit të tij, ai së pari duhej të kuptonte a është fjala për motrën e vogël që kishte këtë emër apo për buallicën që shumë herë nuk kthehej lehtë nga kullota. Sharku mund të ishte emër qeni, por edhe emër burri.

Në kohës e komunizmit zijoshët kishin adaptua shumë emra sipas politikës; Emrat si; Plan e Liri ishin bërë modë. Demek se si po punohet me plan në atë farë lirie që kishte sjellë komunizmi.

Edhe çdo kokë bagëtie që mbanin e pagëzonin me emra të ngjashëm me njerëz.: Galë ishte emër njeriu i gjinisë femërore, por ashtu e quanin edhe një dele apo lopë që ishte pakë me e zezë se të tjerat. Kumri ishte emër shpeze, por një kësi emri ia venin edhe një lope apo buallice. Bile emri i një dashi Shyt(pa brirë), ishte i popullarizuar në Zezë. Shyti i Zezës thonë kishte qenë koçobash i njohur në fshat. Krahas emrit të mashkullit Shyt, kishte edhe emër Kaprec, apo edhe Brithyer.

Në shumicën e rasteve, emrin e babait e trashëgonte djali i vogël i tij, dhe në të shumtën e rasteve kjo ndodhte për të gjallë të babait, por nëse ishte gjyshi gjallë e pagëzonte vet me emrin e tij. Kishte ndodhur që dikush ta pagëzonte edhe fëmijën e parë, me emrin e vet, dhe nëse lindej vajzë vetëm ia ndryshonte mbaresën e fundit. Kështu, po të lindej djalë do kishte emrin Sherif, e po të ishte vajzë pagëzohej Sherife, ose Pasha – Pashe, Aga-Age. Pastaj ishin krejt të rëndomtë emrat mashkull-femër që dalloheshin vetëm me shkronjën e fundit si p. sh. Gjatë shqiptimit emrat si vijon nuk dallonin fare. Tepër vonë u diktuan këto të meta dhe duhej shumë kujdes i ofiçarit kur regjistronte një fëmijë të zijoshëve :Afet- Afete. Atifet- Atifete, Zyrafet-Zyrafete, Xhenet – Xhenete, Ylfet Ylfete. Ibadet- Ibadete, Selvet- Selvete, Galan – Galë. Bardh – Bardhë, Zija– Zezë ose Galë. etj.

Kjo përtëritje emrash ishte bërë traditë dhe askush nuk mund i binte në fije se cili zijosh është i biri apo babai i tjetrit zijosh. Me këta emra pollën edhe shumë probleme pasi, ata që i regjistronin në defter, shumë herë i shënonin gabimisht. Kishte ndodhur që edhe njëfarë Ibadeti-n e kishin ftuar për të shkuar ushtar, por i ati i tij, demek i këtij djalit, iu tha se Ibadeti nuk është djalë por vajzë dhe e keni gabim. Pastaj u deshtë të bëhet edhe komision special për të vërtetuar a ishte fjala për ndonjë gabim apo gjithçka ishte bërë me qëllim. Atë vajzën offiçari e kishte shënuar demek djalë në defter, e puna kishte dal gabim me një shkronjë tjetër në fund, dhe kishte dal Ibadet e jo Ibadet-e. Jo pak bela kishin ndodhur pikërisht për shkak të emrave të njëjtë. Po të fillonte ndonjë hetim serioz, dhe po të thirrej dikush në bisedë, posa dyshohej dikush, jo që fillonte të ndriçohej rasti, por ai ngatërrohej përfundimisht.

Çaushi i Çaushit të Çaushit, është i lagjes tjetër, thoshte çdo zijoshë që merrej në pyetje. Nëse dyshohej ndonjë zijosh me emrin Zabit, e të tillë kishte tre-katër në çdo lagje dhe të gjithë zakonisht ishin emra të përtërirë brenda të njëjtës familje, por edhe secili quhej Zabit Zabiti, ose Myhyr Myhyri, Asqer Asqeri e kështu me radhë. Nuk është bash mahi kjo puna e emrave. Ka problem të madh në brendi.

 

The post Këqyrini… (mbi)emrat! appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more