Skip to main content

“Messi dhe Guardiola mund të ribashkohen, por raporti mes tyre jo gjithmonë ka qenë idilik” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Messi dhe Guardiola mund të ribashkohen, por raporti mes tyre jo gjithmonë ka qenë idilik” plus 9 more Telegrafi Futboll


Messi dhe Guardiola mund të ribashkohen, por raporti mes tyre jo gjithmonë ka qenë idilik

Posted: 30 Aug 2020 04:06 PM PDT

Manchester City është duke udhëhequr garën për transferimin e Lionel Messit nga Barcelona këtë verë.

Superylli argjentinas ia ka kërkuar klubit ndërprerjen e kontratës, ndërsa një prej arsyeve që ai po e shqyrton mundësinë e kalimit në Etihad Stadium, është shansi për t'u ribashkuar me Pep Guardiolan.

Trajneri dhe sulmuesi kanë bashkëpunuar për katër vite në Camp Nou duke i fituar 14 trofe të mëdha, në mesin e tyre dy Liga të Kampionëve.

(Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Në nivel individual, gjatë asaj periudhe (2008-2012), Messi fitoi edhe tre Topa të Artë, dy Këpucë të Arta evropiane dhe dy trofe Pichichi.

Barcelona shpreson që Messi të transferohet te City dhe të bëjë kompromis me ta për çmimin ose marrëveshje me lojtarë plus para Barcelona shpreson që Messi të transferohet te City dhe të bëjë kompromis me ta për çmimin ose marrëveshje me lojtarë plus para

Megjithatë, raporti ndërmjet Guardiolas dhe Leos jo gjithmonë ka qenë idilik – paqësor apo i lumtur.

Trajneri katalunas vendosi ta përfundonte qëndrimin te Barcelona në vitin 2012 duke thënë se po ikte "para se të lëndohej dikush", ndërsa nuk iu referua askujt në veçanti.

Ndërsa në lamtumirën e Guardiolas, Messi ishte e vetmja figurë kyçe nga ekipi i parë që nuk ishte i pranishëm, derisa aty morën pjesë emra, si Carles Puyol, Xavi, Andres Iniesta, Victor Valdes, Cesc Fabregas, Sergio Busquets e Pedro.

(Foto: Michael Steele/Getty Images/Guliver)

Sulmuesi shpjegoi se arsyeja e mungesës së tij ishte si pasojë e emocioneve të mëdha që ishin përreth situatë dhe se dëshironte t'i shmangej presionit të shtypit.

Ndërsa mosprezenca e tij nga mediat dhe burimet pranë klubit është interpretuar si dëshmi se raportet me trajnerin prishur.

Në shtatorin e vitit paraprak, Messi ishte lënë në bankën rezervë në ndeshjen kundër Real Sociedadit pasi kishte luajtur për Argjentinën. Trajneri e shpjegoi si vendim për t'i dhënë pushim lojtarit, mirëpo Messi nuk kishte folur me Pep për disa ditë më pas.

(Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Kah fundi i sezonit 2011/2012 kishte shprehur pakënaqësi për zgjedhjet e Guardiolas në ndeshjet e rëndësishme kundër Real Madridit dhe Chelseat, pasi trajneri kishte angazhuar Cristian Tellon dhe Isaac Cuencan, respektivisht.

City po përgatitet për një prezantim spektakolar të Messit në Etihad City po përgatitet për një prezantim spektakolar të Messit në Etihad

Transferimi i Zlatan Ibrahimovicit në verën e vitit 2010 ishte një tjetër shkaktim pakënaqësie ndërmjet lojtarit kyç të skuadrës dhe trajnerit.

(Foto: Jasper Juinen/Getty Images/Guliver)

Kur Guardiola u largua nga Barcelona në vitin 2012, dyshja i ndërprenë kontaktet me njëri-tjetrin.

"Nuk kam pasur ndonjë raport me Pep prej se është larguar", kishte deklaruar argjentinasi në vitin 2015.

Tash, rrugët mund t'iu bashkohen sërish në Mançester, tensioni mes tyre duket të jetë zbehur me kalimin e viteve, duke qenë se të dy janë të entuziazmuar që të punojnë sërish bashkë.

(Foto: Manuel Queimadelos Alonso/Getty Images/Guliver)

Të mërkurën takohen Bartomeu me babanë e Messit, presidenti i Barcës me strategji të qartë Të mërkurën takohen Bartomeu me babanë e Messit, presidenti i Barcës me strategji të qartë

Sido që të jetë, fillimisht, Messi duhet ta gjejë mënyrën për t'u larguar nga Barcelona, ndërsa presidenti Josep Maria Bartomeu nuk ia bën aspak të lehtë. /Telegrafi/

The post Messi dhe Guardiola mund të ribashkohen, por raporti mes tyre jo gjithmonë ka qenë idilik appeared first on Telegrafi.

Challandes për rinovimin e kontratës: Nuk mund t’i shikoja ndeshjet e Kosovës në Kampionatin Evropian nga televizori

Posted: 30 Aug 2020 02:58 PM PDT

Përfaqësuesja e Kosovës do t’i zhvillojë dy ndeshje shuam të rëndësishme në muajin shtator.

"Dardanët" me tre shtator do të përballen me Moldavinë në stadiumin "Stadio Ennio Tardini" në Itali, e më pas me Greqinë në "Fadil Vokrri" Prishtinë.

Bernard Challandes në një intervistë për Sport Show në Klan Kosova ka treguar se përse vendosi të rinovonte kontratën me Kosovën.

Ai ka thënë se nuk mund ta imagjinonte t’i shikonte përballjet e ‘Dardanëve’ në televizor dhe vendosi të vazhdonte edhe për dy vite.

Challandes thotë se te Kosova do të vijnë lojtarë të rinj Challandes thotë se te Kosova do të vijnë lojtarë të rinj

“Nuk mund të imagjinoja të shikoja Kosovën në Kampionatin Evropian nga televizori, kjo ishte se përse nuk mendova dy herë që të rinovoja kontratën edhe për dy vite të tjera”, ka thënë Challandes.

Trajneri zviceran ka bërë të ditur se Përfaqësueses tonë do t’i bashkohen shumë lojtarë të rinj, por pa dashur të zbulojë emra. /Telegrafi/

The post Challandes për rinovimin e kontratës: Nuk mund t’i shikoja ndeshjet e Kosovës në Kampionatin Evropian nga televizori appeared first on Telegrafi.

Barcelona planifikon shkëmbimin Umtiti-Depay

Posted: 30 Aug 2020 02:42 PM PDT

Barcelona është duke planifikuar një marrëveshje shkëmbimi ku do të përfshihen Samuel Umtiti dhe Memphis Depay.

Sipas Mundo Deportivo, Blaugranët i duan shërbimet e sulmuesit të Lyonit, të cilin do të përpiqen ta transferojnë gjatë afatit kalimtar veror.

Trajneri i ri, Ronald Koeman, dëshiron ta përforcojë fazën ofensive, mirëpo në të njëjtën kohë duhet të largojë lojtarë para se të sjellë të rinj.

(Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Barca qe një kohë është duke u përpjekur ta shesë Umtitit, kështu që një marrëveshje shkëmbimi do t'i zgjidhte gjërat.

Depay ka refuzuar disa skuadra, është në pritje të Barcelonës Depay ka refuzuar disa skuadra, është në pritje të Barcelonës

Qendërmbrojtësi i katalunasve ka qenë pjesë e Akademisë së Lyonit dhe ekipit të parë, para se të transferohej te Blaugranët (2016), prandaj do t'i pëlqente rikthimi. /Telegrafi/

(Foto: Franck Fife/Pool via Getty Images/Guliver)

The post Barcelona planifikon shkëmbimin Umtiti-Depay appeared first on Telegrafi.

Konfirmohet se Vedat Muriqi do jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut

Posted: 30 Aug 2020 02:37 PM PDT

Ndihmës-trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Muharrem Sahiti ka thënë se Vedat Muriqi do të mundojë për dy ndeshjet e ardhshme, kundër Moldavisë më 3 shtator në Parma të Italisë dhe kundër Greqisë në Prishtinë më 6 shtator.

Por Sahiti ka thënë se Muriqi pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen më të rëndësishme të Kosovës, atë ndaj Maqedonisë së Veriut.

"Nuk bëhet fjalë për një lëndim të rëndë dhe unë besoj se Muriqi do të jetë gati për ndeshjen e tetorit kundër Maqedonisë së Veriut", ka thënë Sahiti për Sporti Total.

Kosova në tetor pritet ta luajë ndeshjen gjysmëfinale të play-offit të Ligës së Kombeve kundër Maqedonisë së Veriut në Shkup.

Fituesi i "play-off"-it do ta sigurojë biletën për Evropianin që është shtyrë shkaku i pandemisë së Coronavirusit, për verën e vitit të ardhshëm.

Por, para se ta luajë ndeshjen kundër Maqedonisë së Veriut, Kosova do të luajë ndeshjet e para të edicionit të dytë të Ligës së Kombeve.

The post Konfirmohet se Vedat Muriqi do jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut appeared first on Telegrafi.

Agim Ademi konfirmon tri përforcime të reja te Kosova

Posted: 30 Aug 2020 02:25 PM PDT

Kosova do të rikthehet sërish në aksion në muajin shtator, pasi do të luaj dy ndeshje në kuadër të Ligës së Kombeve.

Fillimisht, më 3 shtator, Kosova përballet me Moldavinë në Itali, ndërkaq në Prishtinë, më pas e pret Greqinë në "Fadil Vokrri".

Agim Ademi, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës në një bisedë në Sport Show të Klan Kosovës ka zbuluar të rejat e fundit te "Dardanët" para ndeshjeve të shtatorit.

Si do t'ia dalë Kosova pa Rashicën e Muriqin në dy ndeshjet e Ligës së Kombeve - tregon Challandes Si do t'ia dalë Kosova pa Rashicën e Muriqin në dy ndeshjet e Ligës së Kombeve - tregon Challandes

Ai ka thënë se për ndeshjet e tetorit do të debutojnë tre futbollistë me Kosovën.

"Andi Zeqiri, Bastien Toma dhe Edi Sylisufaj mund të vijnë në shtator te Kosova. Zeqiri është diçka e përfunduar, e ka zgjedhur Kosovën", deklaroi Ademi.

"Por, e ka mundësinë të luajë për Zvicrën U21, kjo nuk prishë punë, le ta ndihmojë Zvicrën, për shkak të dokumentacionit. Në tetor do ta shihni Zeqirin me fanellën e Kosovën", tregoi ai. /Telegrafi/

The post Agim Ademi konfirmon tri përforcime të reja te Kosova appeared first on Telegrafi.

Si do t’ia dalë Kosova pa Rashicën e Muriqin në dy ndeshjet e Ligës së Kombeve – tregon Challandes

Posted: 30 Aug 2020 02:12 PM PDT

Kosova këtë shtator do ti rikthej sërish emocionet, pasi do të luaj dy ndeshje në kuadër të Ligës së Kombeve.

"Dardanët" me tre shtator do të përballen me Moldavinë në stadiumin "Stadio Ennio Tardini" në Itali, e më pas me Greqinë në "Fadil Vokrri" Prishtinë.

Bernard Challandes në një intervistë për Sport Show në Klan Kosova ka folur për mungesat e Vedat Muriqi dhe Milot Rashicën.

Challandes thotë se te Kosova do të vijnë lojtarë të rinj Challandes thotë se te Kosova do të vijnë lojtarë të rinj

"Vedati është i lënduar, kjo është e çartë. Ndërsa, për Rashicën nuk është e sigurtë. Nuk është tani koha të flasim kush vjen dhe kush nuk vjen. Jemi në një fazë procesi", ka thënë Challandes..

Kujtojmë që drejtori Frank Baumann në një intervistë për webfaqen zyrtare të Werder Bremen ka deklaruar se Rashica nuk do të lejohet të luaj për Kosovën në dy ndeshjet e shtatorit, shkak rrezikshmërisë së COVID-19. /Telegrafi/

The post Si do t’ia dalë Kosova pa Rashicën e Muriqin në dy ndeshjet e Ligës së Kombeve – tregon Challandes appeared first on Telegrafi.

Valencia shënjestron Guendouzin

Posted: 30 Aug 2020 02:11 PM PDT

Valencia ka kontaktuar me Arsenalin për të diskutuar për transferimin e mundshëm të Matteo Guendouzit – raporton Super Deporte.

Mesfushori francez nuk bën pjesë në planet e trajnerit Mikel Arteta, prandaj Topçinjtë planifikojnë largimin e tij.

Megjithatë, përkundër interesimit të shprehur, Los Che nuk kanë potencial që ta blejnë kartonin e 21-vjeçarit.

(Foto: Gareth Fuller/Pool via Getty Images/Guliver)

Për këtë arsye, Valencia do të përpiqet ta bindë klubin anglez që ta lejojë largimin e francezit në formë huazimi.

Arteta planifikon tri shitje të mëdha në verë Arteta planifikon tri shitje të mëdha në verë

Guendouzi është pjesë e Arsenalit nga viti 2018 kur u transferua nga skuadra franceze Lorient. /Telegrafi/

The post Valencia shënjestron Guendouzin appeared first on Telegrafi.

Challandes thotë se te Kosova do të vijnë lojtarë të rinj

Posted: 30 Aug 2020 02:07 PM PDT

Kosova këtë shtator do ti rikthej sërish emocionet, pasi do të luajë dy ndeshje në kuadër të Ligës së Kombeve.

"Dardanët" me tre shtator do të përballen me Moldavinë në stadiumin "Stadio Ennio Tardini" në Itali, e më pas me Greqinë në "Fadil Vokrri" Prishtinë.

Bernard Challandes në një intervistë për Sport Show në Klan Kosova ka treguar se a do të ketë prurje të reja në Përfaqësuesen e Kosovës

"Po vazhdojmë punën dhe kontaktet me shumë futbollistë. Kam kontaktuar me shumë prej tyre, ata kanë vështirësi, është një punë e gjatë për ta bindur ndonjë lojtarë", ka thënë Challandes.

"Preferoj të mos flasë me emra, në të ardhmen do të ketë futbollistë të rinjë", ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/

The post Challandes thotë se te Kosova do të vijnë lojtarë të rinj appeared first on Telegrafi.

Eros Grezda shënon në humbjen e thellë që Osijeku e pësoi nga Dinamo Zagrebi

Posted: 30 Aug 2020 01:50 PM PDT

Erso Grezda ka gjetur rrugën te goli në këtë fundjavë.

Edhe pse skuadra e tij Osijek u mposht me rezultat të thellë 4-1 nga Dinamo Zagrebi, lojtari shqiptar pati një paraqitje të mirë.

Ishte minuta e 48-të kur Grezda arriti t’i barazonte shifrat në 1-1 për skuadrën e tij që më pas pësoi tre të tjerë.

Pas javës së tretë në Superligën e Kroacisë, Osijek gjendet në vendin e tetë me vetëm një pikë, ndërsa Dinamo lider me nëntë sosh. /Telegrafi/

The post Eros Grezda shënon në humbjen e thellë që Osijeku e pësoi nga Dinamo Zagrebi appeared first on Telegrafi.

Vazhdon shkëlqimi i Albian Ajetit te Celticu – sulmuesi shqiptar shënon edhe ndaj Motherwellit

Posted: 30 Aug 2020 01:40 PM PDT

Albian Ajeti është duke shkëlqyer në ndeshjet e tij të para me Celticun në Superligën e Skocisë.

Celticu ka arritur që në javën e gjashtë në ligë të fitojë 3-0 kundër Motherwellit.

Ajeti arriti që të krijonte një komoditet për skuadrën e tij në minutën e 74-të, duke shënuar golin e dytë të takimit.

Sulmuesi shqiptar golin e parë te skuadra skoceze e realizoi kundër Dundee Unitedit, për të treguar se sa i rëndësishëm për skuadrën mund të jetë në këtë edicion.

Celticu është aktualisht në vendin e tretë me dhjetë pikë, gjashtë më pak se Rangers që kanë dy ndeshje më shumë. /Telegrafi/

 

The post Vazhdon shkëlqimi i Albian Ajetit te Celticu – sulmuesi shqiptar shënon edhe ndaj Motherwellit appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more