Skip to main content

Kololli i shkon në konak Nustretit, e provon edhe ai biftekun prej arit

Kololli i shkon në konak Nustretit, e provon edhe ai biftekun prej arit


Kololli i shkon në konak Nustretit, e provon edhe ai biftekun prej arit

Posted: 10 Aug 2020 02:05 AM PDT

Kuzhinieri i famshëm turk Nusret Gokçe, është pikë ku ndalen shumë futbollistë dhe sportistë e të famshëm të tjerë për të provuar biftekun nga duart e tij.

Kësaj here mysafir ishte futbollisti i Kosovës Benjamin Kololli.

Ylli i Zurichut ka postuar pamje nga darka e tij së bashku me futbollsitin Maxime Dominguez.

Ata kanë porositur Biftek të larë në Ari që është edhe ushqimi më i shtrenjtë në ndonjë restorant.

Fotografitë janë marrë nga llogaria e Benjit në Instastory.

Ky është ekipi që kujdeset për pacientët me koronavirus gjatë natës në QKUK (FOTO)

Posted: 10 Aug 2020 01:50 AM PDT

Ekipi Kujdestar i Klinikës Infektive ku po trajtohen të infektuarit me koronavirus kanë dalur për kafe pas punës në frontin e parë.

Infermieri Fitim Havolli ka publikuar një fotografi me kolegët e tij në rrjetin social Facebook.

Ai përkrah fotos ka shkruar se do t'ia dalin ta mposhtin koronavirusin.

Postimi i plotë i Havollit:

Ekipa Kujdestare e frontit të parë dhe të fundit,tash e 6 muaj pa rreshtur duke u përballur me covid-19-të. Pas një kujdestarie nate me shumë punë por stabile dhe nënkontroll, bashkë pimë caffe me kolegët!

Ne,do të ja dalim bashkë ta m'poshtim këtë virus!.

Edhe kjo ndodhi: Punëtori ia merr pazarin në vlerë 4 mijë e 500 euro dhe largohet nga vendi i ngjarjes

Posted: 10 Aug 2020 01:48 AM PDT

Ankuesi kosovar ka raportuar se punëtori i tij i dyshuar ka marrë pazarin ditore dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Vlera e parave ishte 4 mijë e 500 euro dhe ngjarja ka ndodhur në Partesh

Rasti në fjalë është duke u hetuar nga organet kompetente.

Kjo është simptoma më e re e koronavirusit, po shfaqet te shumë pacientë

Posted: 10 Aug 2020 01:46 AM PDT

Mjekët kanë paralajmëruar se lemza e vazhdueshme mund të jetë një simptomë e re e mundshme e COVID-19.

Një raport i botuar në Gazetën Amerikane të Mjekësisë treguan rastin e një burri që rezultoi pozitiv me sëmundjen vdekjeprurëse pasi kishte lemzë për katër ditë, shkruan themirror.

Një 62-vjeçar nga Chicago, fillimisht nuk kishte treguar simptoma të tjera. Ai u pranua në spital dhe më pas u konstatua se kishte temperaturë prej 37.3C.

Por një skanim në mushkëri tregoi indikacionet se po luftonte me një sëmundje. Burri u vendos në një dhomë izolimi, ku u testua për koronavirus. Temperatura më vonë iu rrit në 38.4 grad celsius, transmeton Telegrafi.

"Këtu ne po paraqesim një rast të fshehjes së vazhdueshme të një simptome të infeksionit me COVID-19 tek një burrë 62-vjeçar", njoftoi spitali i Chiccagos."Për njohurinë tonë, ky është rasti i parë i një simptome të re e të prekurit me COVID-19", shkruan më tutje.

Kjo ka bërë që mjekët nga Cook County Health, Chicago, të konstatojnë se nuk duhet të përjashtuar edhe lemzën si simptomë të koronavirusit.Ndryshe, Shumica e njerëzve mendojnë se lemza nganjëherë zgjat disa minuta. Zakonisht duhet të prisni që vetvetiu të largohet.

Kosovarët marakli të detit: Makina të shumta nga Kosova nisen drejt bregdetit shqiptar

Posted: 10 Aug 2020 01:42 AM PDT

Në pikën kufitare me Shqipërinë në Vermicë, mëngjesin e së hënës janë krijuar kolona të gjata të veturave.

Kosovarët edhe në këtë fillimjavë ia kanë mësyrë bregdetit shqiptar. Në fotografitë e siguruara nga Ekonomia Online shihet se kolona janë krijuar në të gjitha korsitë e hyrje-daljeve.

Shtimi i rasteve me koronavirus në të dy vendet nuk ka zbehur aspak dëshirën e kosovarëve për të udhëtuar dhe pushuar në Shqipëri.

Lutfi Haziri: Java e ardhshme vendimtare për qeverinë, priten zhvillime nga Dhomat e Specializuara

Posted: 10 Aug 2020 01:41 AM PDT

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se java e ardhshme do të jetë vendimtare për Qeverinë e Kosovës.

Në një prononcim për Kanal 10, Haziri ka thënë se java e ardhshme pritet të jetë e rëndësishme dhe vendimtare.

"Priten zhvillime të rëndësishme nga Dhomat e Specializuara", ka deklaruar Haziri ndër tjerash.

Ai s'e ka përjashtuar mundësinë që të ketë rikonfigurim të qeverisë, por ka parashikuar që edhe nëse koalicionit qeveritar nuk do t'i bashkohet PDK-ja, qeveria do të mbetet.

Nga sot, testin për koronavirus mund ta bëni në laboratore private: Këto janë çmimet

Posted: 10 Aug 2020 01:39 AM PDT

Duke nisur nga kjo javë, në Kosovë disa institucione shëndetësore private, të licencuara nga Ministria e Shëndetësisë, do të fillojnë të kryejnë teste serologjike dhe teste me metodën PCR për COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.

Testet serologjike janë ato teste në bazë të të cilave mund të vërtetohet nëse një person e ka pasur koronavirusin dhe bëhet përmes mostrave të gjakut. Ndërkaq, testi PCR përcakton nëse virusi është aktiv, duke analizuar strishot nga hunda dhe fyti.

Ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, Armend Zemaj, ka bërë të ditur më 7 gusht se nga 123 aplikacione të institucioneve shëndetësore, kanë shqyrtuar 37 prej tyre dhe kanë licencuar 33 laboratorë të testime për COVID-19 – 31 institucione ofrojnë shërbime për teste serologjike dhe vetëm 2 laboratorë, do të ofrojnë testime PCR.

Zemaj tha se nga kjo javë laboratorët privatë të licencuar, mund të fillojnë me testime për COVID-19.

Për testime serologjike për COVID-19, ka aplikuar edhe laboratori privat në Prishtinë 'Analiza'.

Valon Sopa, udhëheqës i këtij laboratorit, tha për Radion Evropa e Lirë se ende nuk kanë marrë përgjigje zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë se a janë licencuar. Megjithatë, ai pret që të hënën, më 10 gusht, të marrin licencën nga Ministria e Shëndetësisë dhe të fillojnë me testime serologjike.

Çmimi i një testi serologjik, jo më shumë se 20 euro

Sa i përket çmimeve për teste serologjike që do të mund të kryhen në këtë laborator, Sopa thotë se nuk do të jetë më i lartë se 20 euro.

"Çmimet i përcaktojmë vet. Ende nuk e dimë saktë pasi që nuk i kemi marrë ende testet nga doganat për të cilat na diktojnë çmimet, por kështu do të jenë (20 euro). Këto çmime nuk na janë diktuar nga askush. Por, janë çmime të arsyeshme duke pasur parasysh edhe situatën", thotë Sopa.

Disa spitale në Prishtinë kanë paralajmëruar se mund të bëjnë teste me metodën PCR për COVID-19, dhe çmimi mundet të jetë deri në 50 euro.

Ofertat dhe kërkesat diktojnë çmimet

Sa i përket çmimeve, autoritetet në Kosovë nuk mund ta përcaktojnë çmimin, pasi që sektori privat i nënshtrohet konkurrencës së tregut të lirë. Oferta, kërkesa dhe tregjet e jashtme përcaktojnë çmimet e produkteve të caktuara.

Zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë patën deklaruar se me lejimin e testimeve në sektorin privat do të mbikëqyren nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), si institucioni i vetëm që kryen teste valide për COVID-19.

"Raportimi në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik duhet të jetë në baza ditore", pati thënë për Radion Evropa e Lirë, Faik Hoti zëdhënës në Ministri të Shëndetësisë.

Kosova me pak testime për COVID-19

Deri tani në Kosovë teste për COVID-19 ka kryer vetëm IKSHPK-ja, derisa më 17 korrik kanë filluar të bëhen teste serologjike edhe në sektorin primar shëndetësor, në Qendrat e Mjekësisë Familjare, që janë kompetencë e Komunës së Prishtinës.

Që nga paraqitja e rasteve të para më koronavirus në Kosovë më 13 mars, Kosova është vlerësuar se ka bërë pak teste për COVID-19.

Momentalisht në IKSHPK bëhen prej 400 deri në 500 testime në ditë.

Deri më datën 9 gusht, IKSHPK-ja ka testuar 40,646 persona të dyshimtë për koronavirusin e ri.

Ministria e Shëndetësisë, deri në fund të këtij viti ka thënë se është menduar t'i ketë 100 mijë teste virologjike dhe dyfishin e testeve serologjike, me të cilat do të testohet popullata në mënyrë që të diagnostikohet COVID-19, por edhe të shihet shkalla e imunitetit të fituar të popullatës, të cilët nuk janë diagnostikuar asnjëherë me koronavirus./REL

Sot qytetarëve u shpërndahen paratë e pakos emergjente

Posted: 10 Aug 2020 01:37 AM PDT

Nga e sot, e hënë, do të nis ekzekutimi i pagesave për qytetarët dhe bizneset nga pakoja emergjente.

Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media, të shtunën, nga ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, shkruan lajmi.net.

Ajo ka thënë se për këtë, në ministrinë e Financave është duke u punuar pa orar dhe nga java e ardhshme do të ekzekutohen të gjitha mjetet për muajt e papaguar.

Postimi i plotë:

Ministria e Financave nga e hëna do të nisë ekzekutimin e pagesave për qytetarët dhe bizneset për muajt e papaguar

Në Ministrinë e Financave po punohet pa orar. Thesari dhe Departamenti i Buxhetit po bëjnë të gjitha përgatitjet që nga e hëna të fillojnë ekzekutimin e pagesave nga Pakoja Emergjente për qytetarët dhe bizneset.

Javën që po vjen do t'i ekzekutojmë të gjitha mjetet për muajt e papaguar bazuar në Pakon Emergjente.

Ju kërkojmë falje qytetarëve dhe bizneseve për vonesat pasi ishte pamundshme të kryheshin pagesat pa u rishikuar buxheti.

Falënderoj stafin e Ministrisë së Financave, të cilët po punojnë pa orar dhe kanë punuar gjithë kohën e pandemisë duke vënë edhe shëndetin në rrezik. Disa punëtorë të Ministrisë kanë rezultuar pozitiv me virus dhe ju urojmë shërim të shpejtë!.

Sot fillojnë punët për rehabilitimin e sheshit “Adem Jashari” në Skenderaj

Posted: 10 Aug 2020 01:35 AM PDT

Sot inaugurohet nisja e punimeve për rehabilitimit të sheshit "Adem Jashari" në Skenderaj. Nisma e punimeve siç njoftojnë nga komuna, do të bëhet në ora 11:00.

Veç nisjes së punimeve për rehabilitimin e sheshit "Adem Jashari", do të fillojë edhe ndërtimi i trotuarit dhe ndriçimit publik në bashkësi lokale.

"Inaugurohet nisja e punimeve për rehabilitimin e sheshit "Adem Jashari" (Skenderaj, ora 11:00) dhe ndërtimi i trotuarit dhe ndriçimit publik në bashkësi lokale.

COVID-19/ Afër 4 mijë raste aktive, si krahasohet Kosova me shtetet e rajonit?

Posted: 10 Aug 2020 01:33 AM PDT

Kosova po përballet me raste të shumta të Covid-19, ndërsa është infektuar edhe kryeministri, Avdullah Hoti dhe zëvendësi i tij, Driton Selmanaj.

Kosova ka gjithsej 10247 raste me Covid-19 të konfirmuara. Prej tyre 5944 persona janë shëruar ndërsa 327 persona kanë ndërruar jetë.

Në krahasim me vendet e rajonit, Kosova ka shtim të madh të rasteve të cilat erdhën pas lehtësimit të masave.

Shqipëria ka për momentin 6411 raste totale me Covid-19. 3342 persona janë shëruar ndërsa 199 kanë ndërruar jetë. Shqipëria qëndron pak më mirë se Kosova me raste aktive. Për momentin janë 1870 persona me virus në Republikën e Shqipërisë.

Më keq se Kosova qëndron Maqedonia e Veriut. Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 85 raste me Covid-19 në këtë shtet. 11839 raste janë të konfirmuara gjithsej, ndërsa 7664 persona janë shëruar. 527 të tjerë kanë humbur jetën pas prekjes nga virusi. 3648 raste janë ende aktive.

Serbia ka 28099 raste me Covid-19 të konfirmuara. 13411 janë shëruar nga virusi ndërsa 641 persona kanë humbur jetën.

Mali i Zi ka gjendjen më të mirë me pandemi. Janë 3588 raste me koronavirus në Mal të Zi. 2407 persona janë shëruar ndërsa 62 persona kanë humbur jetën.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more