Skip to main content

“E goditën 27 herë me thikë, jepet masa për autorët e vrasjes së Regis Runaj në Elbasan” plus 9 more - Gazeta Dita

“E goditën 27 herë me thikë, jepet masa për autorët e vrasjes së Regis Runaj në Elbasan” plus 9 more - Gazeta Dita


E goditën 27 herë me thikë, jepet masa për autorët e vrasjes së Regis Runaj në Elbasan

Posted: 10 Aug 2020 02:58 AM PDT

Është dhënë masa e sigurisë për vrasjen e Regis Runajt, i cili u ezkekutua pranë varrezave të qytetit të Elbasanit në 29 korrik.

Mësohet se për dy personat Xhuljano Hoxha, 29 vjeç dhe Eugen Halili, 23 vjeç, është vendosur "Arrest me burg".

Ndërkohë pjesë e trupës gjykuese ka qenë gjyqtarja Pajtime Fetahu dhe prokurori Kreshnik Ajazi.

Sipas policisë dy autorët, janë të përfshirë edhe në vrasjen e ndodhur 10 ditë më parë ku u ekzekutua me armë zjarri Emiljano Ramazani, mik me Regis Runajn. Blutë zbuluan se Halili e ka qëlluar viktimën me thikë pas shpine dhe më pas e ka qëlluar edhe 26 herë të tjera duke i shkakuar vdekjen menjëhershme.

Sy të rinjtë kanë qenë duke konsumuar lëndë narkotike me Runajn shok me Emiljano Ramazanin, dhe janë ndaluar në park pranë varrezave të qytetit.

Ata janë zbuluar nga njollat e gjakur të gjetura në motorrin e autorëve të cilët kanë rezultuar se i përkisnin Regis Runajt. Gjithashtu policia ka sekuestruar edhe një shumë eurosh dhe prova të tjera ligjore.

Ndërkohë dy ditë më parë, policia zbuloi se autorët kanë hedhur thikën me të cilën kanë kryer krimin në lumin "Shkumbin".

O.J/DITA

FOTOT: Kaos në Bejrut, truproja i politikanit kapet duke shtënë me armë ndaj protestuesve

Posted: 10 Aug 2020 02:53 AM PDT

Truproja personale e politikanit libanez Nabih Berry, është fotografuar teksa shtinte me armë ndaj protestuesve gjatë demostratave pas shpërthimit në Bejrut.

Truproja ia drejtonte armën demonstruesve ditën e djeshme dhe qëlloi disa herë, bëjnë me dije mediat vendase.

Berry, 82 vjeç, është lideri i partisë më të madhe në parlament dhe mbështetet nga Hezbollah.

Shpërthimi i fuqishëm që i mori jetën 180 personave në Bejrut, ka zemëruar qytetarët libanezë që janë ngritur në protesta kundër politikanëve të korruptuar.

Ata madje kanë kërcënuar liderët e vendit me gijotinë pas katastrofës që la me pasoja mbi 6000 persona.

o.j/dita

Zbardhet shkaku i vdekjes së gruas që u gjet e pajetë në banesë

Posted: 10 Aug 2020 02:41 AM PDT

Një 67-vjeçare u gjet pa shenja jete mëngjesin e sotëm në banesën e saj në Laprakë. Policia njofton se në rrugën "Gjon Kastrioti", në Laprakë është gjetur pa shenja jete në banesë, shtetasja V. R. 67 vjeçe.

Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe nga ekspertimi mjeko-ligjor ka rezultuar se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

O.J/DITA

I preu kokën nënës, gjykata e Pogradecit cakton “arrest në burg” për Olsi Çekiçin

Posted: 10 Aug 2020 02:37 AM PDT

Gjykata e Pogradecit cakton "arrest në burg" për Olsi Çekiçin i cili masakroi nënën e tij në fshatin Buçimas.

Olsi Çekiçi është personi që tronditi opinionin publik ditë më parë, kur pas një sherri në familje i preu kokën nënës së tij, 70 vjeçares Firdes Çekiçi.

Gjithçka nisi nga një konflikt verbal, më pas autori ka masakruar nënën e tij, Firdes Çekiçi.

o.j/dita

Nis puna për tunelin e Skarficës, Rama: Do finalizojë lidhjen e një aksi strategjik të infrastrukturës

Posted: 10 Aug 2020 02:19 AM PDT

Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama beri të ditur se do të nisë puna për tunelin e rrugës Delvinë-Kardhiq.

Rama u shpreh se ky projekt do të finalizojë lidhjen e një aksi strategjik të infrastrukturës sonë kombëtare, ku po punohet intensivisht për realizimin e një tjetër premtimi dhjetravjeçar të të gjitha qeverive të mëparshme.

"Mirëmëngjes dhe me lajmin e mirë të nisjes sot të punës për Tunelin e rrugës Delvinë-Kardhiq, që do të finalizojë lidhjen e një aksi strategjik të infrastrukturës sonë kombëtare, ku po punohet intensivisht për realizimin e një tjetër premtimi dhjetravjeçar të të gjitha qeverive të mëparshme, ju uroj një javë të mbarë", shkroi Rama.

o.j/dita

Parashikimi i Institutit të Bill Gates për Shqipërinë: 1200 viktima nga Covid deri në dhjetor

Posted: 10 Aug 2020 01:57 AM PDT

1,200 viktima nga Covid-19 parashikohen në Shqipëri deri në muajin Dhjetor  nga Instituti për Matjet dhe Vlerësimin e Shëndetit (IHME)

Ky institut i themeluar nga Bill dhe Melinda Gates ka bërë projeksione për mënyrën si do të vijojë situata e pandemisë për të gjithë shtetet e botës.

Deri në 6,800 të infektuar dhe 26 viktima në një ditë parashikon Instituti që mat dhe vlerëson shëndetin për Shqipërinë.

Parashikimi del në përfundimin se numri i shtretërve që do të nevojiten nuk kalon gjysmën e atyre që janë në gjendje në vendin tonë.

 

o.j/dita

Dita e shortit, klubet shqiptare mësojnë rivalët në Europa League

Posted: 10 Aug 2020 01:54 AM PDT

Kukësi, Teuta dhe Laçi mësojnë sot rivalët në ndeshjet kualifikuese të Europa League, sikurse edhe dy skuadra shqiptare të Maqedonisë së Veriut, Shkëndija e Tetovës dhe Shkupi. Një ditë më parë ata janë njohur me rivalët e mundshëm dhe sot në orën 12:00 hidhet shorti.

Kukësi dhe Lacci rrezikojnë ndeshje të vështira, pasi të gjithë rivalët e mundshëm vijnë nga kampionate me buxhete dukshëm më të larta. Goglat nuk janë treguar aspak bujare me verilindorët, pasi tre kundërshtarët e mundshëm të ekipit të Skënder Gegës janë: Akademia Puskas (Hungari), MKS Cracovia (Poloni) dhe Slavia Sofia (Bullgari).

Lacci rrezikon sërish një përballje me Hapoel Beer Sheva, skuadër me të cilën u ndesh edhe vitin e shkuar. Rivali tjetër i mundshëm është Keshla, ekip që quhej Inter Baku vite më parë dhe kurbinasit janë eliminuar një herë prej tyre me gol fushe.

Neftci Baku (Azerbajxhan) është ekipi tjetër me të cilin skuadra e Cungut rrezikon të përballet.  Me një prej këtyre tre ekipeve do të ndeshet edhe Shkupi, skuadra tjetër shqiptare që ndodhet në të njëjtin grup me bardhezinjtë.

Teuta do të dojë të shmangë skuadra si Apoel (Qipro) dhe Beitar Jerusalem (Izrael).  Sutjeska, dhe  fituesi i çiftit Santa Colomba–Iskra Danilov, do u shkonte për shtat durrsakëve, që do të kishin shanse të mëdha për të kaluar në raundin tjetër të kualifikueseve të Europa League.

Edhe Shkëndija e Tetovës sot mëson rivalin. Kuqezinjtë, që njësoj si Kukësi ndodhen në vazon e favoritëve, do të sfidojnë një nga këto katër ekipe: FC Noah (Armeni), Sumgayit City FC (Azerbajxhan), FC Petrocub-Hincesti (Moldavi) dhe FC Lokomotive Tbilisi (Gjeorgji).

 

o.j/dita

Ekskluzive/ Servet Pëllumbi:17 parti politike lindën në sallën 80 të godinës së KQ të PPSH-së!

Posted: 10 Aug 2020 01:36 AM PDT

Zhvillimet e vrullshme dramatike të verës së vitit 1990 do t'i hapnin shtegun pluralizmit politik dhe do të sillnin përmbysjen e sistemit komunist në Shqipëri.

Procesverbali i botuar nga DITA është marrë nga një libër i Servet Pëllumbit ku flitet për takimin aq të debatueshëm të Ramiz Alisë me intelektualët në 12 gusht të atij viti.

Kishte ndodhur ngjarja e 2 korrikut, ku pesë mijë qytetarë të Tiranës mësynë ambasadat perëndimore në kryeqytet, ishte mbajtur një miting i përzishëm në sheshin "Skënderbej", ishte mbledhur me ngut Byroja Politike, më 26 korrik një plenum i jashtëzakonshëm i Komitetit Qendror…

Ngjarjet precipitonin me shpejtësi.

Me sa dukej, pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Perez de Kuelar dhe bisedimeve sekrete me të që vetëm mund të merren me mend, por nuk janë bërë të njohura edhe sot e kësaj dite, Ramiz Alia ndodhej në udhëkryq.

Përballë kishte murin e padepërtueshëm dhe të patundur të udhëheqjes komuniste që e tërhiqnin pas të vazhdonte i palëkundur në vijën e vjetër…

Më 12 gusht thërret një takim me intelektualët. Përballë ka Ismail Kadarenë, Dritëro Agollin, akademikë dhe intelektualë të fushave të ndryshme. Kishte dhe atë që pas ndonjë viti e gjysmë do të bëhej pasardhësi i tij në krye të shtetit, Sali Berishën.

Do të kemi pluralizëm, apo jo, kjo ishte çështja. Pluralizëm mendimi apo pluralizëm politik? Mbledhja nuk e përcakton qartë përfundimin, por diçka mund të merret me mend: Ramiz Alia ka dalë i lehtësuar nga ajo mbledhje…

 

Nga Servet Pëllumbi

Në kushtet e rritjes së pasigurisë, të panikut dhe të varfërisë ideore, por dhe të shkëputjes fatale nga populli, më 12 gusht 1990, Ramiz Alia organizoi në Pallatin e Kongreseve një bashkëbisedim që zgjati mbi katër orë me rreth 60 "intelektualë kryesorë të Shqipërisë" dhe që bëri jehonë si diçka e rrallë.

Në mes të pjesëmarrësve ishin: Dhimitër Shuteriqi, Luan Omari, Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Ylli Popa, Sali Berisha, Fatos Nano etj. Thuhej pas takimit, se R. Alia e thirri këtë takim për të dëgjuar "mendimin e mençur e të avancuar intelektual", por dhe për t'u mbushur mendjen "konservatorëve" në Byronë Politike për të pranuar pluralizmin partiak. Mirëpo paskësh "mbetur shumë i zhgënjyer"!

Më kujtohet që rreth këtij takimi studentët e degës së filozofisë viti III-të, ku bënte pjesë dhe Azem Hajdari, me fillimin e vitit shkollor, në shtator 1990, pas leksionit të radhës të sociologjisë (kisha tre vjet që e zhvilloja këtë si kurs më vete), më pyesin për takimin dhe për çështjen e pluralizmit. Unë u dhashë mendimin tim, por studentët më thanë hollësi nga takimi që nuk i kisha dëgjuar. Pas kësaj u interesova dhe me ndihmën e Anxhelo Xhaçkës, në atë kohë gazetar i gazetës "Tirana", organ i Komitetit të Partisë së Tiranës, sigurova një kopje të plotë të proces-verbalit.

Në thelb, takimi ishte një dështim, intelektualë që quheshin "kryesorë të vendit", s'kishin kurajo të jepnin mendimin e tyre për pluralizmin politik! Edhe pse R. Alia në dy raste e kërkoi prej tyre një gjë të tillë. Lidhur me temën e pluralizmit politik folën kryesisht S. Berisha, L. Omari, I. Kadare dhe vetë R. Alia. Po sjell pa koment pjesë të zgjeruara nga procesverbali.

Sali Berisha: "Unë e konsideroj të domosdoshme pluralizmin e mendimit. Nuk humbet shoqëria jonë nga pluralizmi i mendimit".

  1. Alia insiston për saktësim dhe pyet: "Pluralizmin e mendimit apo partiak"?

Berisha përgjigjet: "Jo pluralizmin partiak".

Nuk ndryshon mendim Berisha as kur R. Alia i thotë me të qeshur: "Ore po ti je edhe malësor, or derëzi, bjeri mor copë edhe ti tani".

Berisha reagon duke thënë:

"Unë në radhë të parë i përmbahem një shprehjeje: Never say never! Kurrë mos thuaj kurrë dhe kurrë është tjetërkund. Unë jam bindur se në stadin aktual ky popull nuk është i përgatitur edhe po t'ia japësh (është fjala për pluralizmin partiak).

Luan Omari: Unë mendoj që sistemi i një partie i përgjigjet më mirë kushteve të vendit tonë edhe për arsye se te ne partia ka një prestigj shumë të madh, është e lidhur me popullin në mënyrë shumë më të madhe dhe për shkakun tjetër që tek ne nuk ka një traditë politike, shumëpartish, nuk ka një opozitë qoftë edhe të shtytur nga ne, sikurse ka qenë në Bullgari, Rumani etj., etj.

Ramiz Alia: "Po, po".

Një bashkëbisedues tjetër: Rruga e demokratizimit nuk është kalimi te pluralizmi politik, ne kemi mundësi brenda përbrenda nesh, të gjejmë format, mënyrat, që brenda këtij pluralizmi mendimesh të gjejmë e përsosim rrugëzgjidhjen e problemeve. Për shëmbull, një nga këto çështje ju na e trajtuat vetë, lidhur me raportin e partisë me Frontin Demokratik.

Ismail Kadare: Është një gjë absolute që inteligjenca shqiptare është për lirinë dhe pavarësinë e vendit pa asnjë diskutim dhe për këtë shtet që ekziston. Dhe është për stabilitetin e tij që të vazhdojë gjithmonë. Megjithatë, duhet pranuar se ka njerëz në Shqipëri që mendojnë të kundërtën e saj. Mendojnë nga padija disa, por gjithashtu kjo shtresë njerëzish që e mendojnë këtë nga padija, ose nga dashakeqësia e lindur….

Pak më tej I. Kadare për temën e pluralizmit bën këtë dialog me R. Alinë:

"Lidhur me këtë pluralizmin që shtruat këtu, unë nuk e kam të qartë nga ana juridike statusin e pluralizmit", – thotë ai.

Ramizi e kupton hilenë dhe i thotë:

"Shiko, pluralizëm, status, e di që çke me të ti, çdo me thënë, s'e dike ti. Të ma thotë ndonjë njeri tjetër që s'e di, mirë, po të ma thuash ti!".

Ismail Kadare: Ose më mirë. Ç'kuptohet me këtë fjalë te ne?

Ramiz Alia: Kuptohet që përveç se Partisë së Punës të Shqipërisë, të ketë një parti tjetër, Socialdemokrate, një parti Liberale, një parti të Gjelbër…. Problemi është këtu, ngarkesë politike ka edhe ky është i tëri politik. Ja ta përmbledh unë të tërë.

Unë mendoj që ky problem është tepër delikat dhe ne nuk duhet të pranojmë pluripartizmin. Si t'i bësh e qysh t'i bësh dredha propagandës jashtë duhet menduar, duhet reflektuar. Për ç'arsye? Çështja nuk është, të kuptohemi, se ka disa njerëz që thonë s'është ndonjë gjë, kupton, ku ka parti që mund t'i bëj ballë partisë sonë, kupton. Kështu është, s'ka parti që mund t'i bëj ballë partisë sonë.

Por, ajo që po ngul këmbë reaksioni në këtë çështje, ngul këmbë pikërisht, sepse e di që kjo është e çara e parë e madhe në unitetin kombëtar. Unë mendoj që problemi i unitetit kombëtar, sidomos për ne, sidomos për kushtet tona politike në të cilat ndodhemi, është një problem shumë i madh…

Pra, unë mendoj që në këtë çështje ne duhet të jemi unanim… Çështja e pluralizmit politik në kuptimin e mendimit, duhet përpunuar sa më thellë. Madje edhe ligji i zgjedhjeve, kush e përmendi këtu… duhet bërë që të shprehë, të pasqyrojë në një farë mënyre edhe një farë pluralizmi. Domethënë, pluralizëm në këtë kuadër të organizimit që kemi ne, kupton, por edhe duke lejuar, si të thuash, pluralizmin e mendimit individual. Si? Qysh? Tek? S'jam në gjendje t'ju them, sepse është një problem që nuk është diskutuar, nuk është shtruar konkretisht".

***

Prof. Servet Pëllumbi thellohet edhe më tej në këtë temë, ndërsa në librin e sapobotuar pak javë më parë nën titullin "Midis realitetit dhe imagjinatës", thotë se pluralizmi politik në Shqipër u dirigjua tërësisht nga PPSH dhe Ramiz Alia. 17 partitë e para politike, gjoja opozitare të PPSH-së u krijuan në sallën 80 të ish-Komitetit Qendror. Ja se çfarë shkruan Prof. Pëllumbi:

 

Është fakt që relativisht më lehtë e patën shkëputjen nga "traditat komuniste" Polonia, Çekia e Sllovakia, si ish pjesë e shtetit të Çekosllovakisë, sepse në këto vende pati përvoja të lëvizjeve demokratike. Në Poloni, bie fjala, ndikim pati veprimtaria e Solidarnostit, sindikata e parë e pavarur në bllokun lindor e drejtuar nga Les Valesa. Solidarnosti nisi të veprojë legalisht që nga viti 1981, kurse në vitin 1988 pas një greve në nivel kombëtar, detyroi Jaruzelskin të ulet në tavolinën e bisedimeve. Më 9 mars 1989 u arrit marrëveshja për reformën parlamentare dhe parlamenti u bë bi- partiak; në qershor 1989, pas zgjedhjeve parlamentare, u formua qeveria e parë jo komuniste me një program solid reformash. Les Valesa u zgjodh president!

Një proces i tillë i përshpejtuar ndodhi edhe në Çekosllovaki, që vinte nga një përvojë unikale si ajo e Pranverës së Pragës (1968). Kështu, më 17 nëntor 1989 nisën mitingjet masive të studentëve që u shoqëruan me përleshje me policinë, kurse pas tre ditësh, më 20 nëntor, numri i demonstruesve arriti deri në gjysëm milioni; pas një jave, më 28 nëntor, Partia komuniste e Çekosllovakisë shpalli heqjen dorë nga monopoli mbi pushtetin; më 10 dhjetor presidenti Husak pranoj qeverinë e parë jo komuniste dhe dha dorëheqen; më 28 dhjetor A. Dubçek, lider i "Pranverës së Pragës", u zgjodh kryetar i parlamentit Federal; një ditë më pas, më 29 dhjetor Vaclav Havel, dramaturg dhe disident i njohur, u zgjodh në  postin e Presidentit të vendit. Pra, gjithçka ndodhi gati brenda 40 ditëve! Megjithatë, duhet nënvizuar se lëvizjet studentore, si kudo edhe tek ne, patën ndikim thelbësor, por komunizmin e rrëzuan në radhë të parë vetë "komunistët"!

Të vijmë tek përvoja shqiptare. Në kohën që vendet ish socialiste të Europës qendrore dhe lindore, përfshi dhe BS, "zienin" në vorbullën e revolucioneve demokratike, Shqipëria  vazhdonte të qëndronte plotësisht e izoluar dhe të zhytej të krizën e vet të përgjithshme duke u "ngushëlluar" me sloganin ramizist: "Shqipëria nuk është as Lindje as Perëndim ,prandaj do të vazhdojë të mbrojë socializmin  me forcat e veta"! Pas gati dy vjetësh zvarritjeje R. Alia do të deklaronte, jo pa mburrje: "Bëra aq sa munda për të evituar gjakderdhjen dhe përmbysjen e çdo gjëje në emër të një antikomunizmi primitiv…"! (Për më hollësisht shih librin: "Përmbysja e komunizmit", 2015)

Ndërkaq, edhe pas Lëvizjes studentore të dhjetorit 1990, zvarritjet ndryshuan vetëm formën. Vërtet, u lejua nën presionin e Lëvizjes studentore që pati mbështetje të gjerë popullore, pluralizmi politik dhe krijimi i partive të tjera politike, por R. Alia u përpoq që gjithçka të ishte nën kontrollin e tij dhe të PPSH-së. Nga dhjetori deri në mars 1991 u krijuan rreth 17 parti politike, një pjesë e të cilave në sallën 80 të godinës së Komitetit Qendror të PPSH-së! Edhe "eksodi i ambasadave", fundi qershorit- fillimi i korrikut 1991, u përdor si "valvul shkarkuese" nga të rinjtë e pakënaqur nga regjimi socialist, sepse vazhdonte iluzioni i vazhdimit të "socializmit shqiptar"që përsëri etiketohej "si kala në brigjet e Adriatikut"!

Të gjitha këto bënë që kriza të thellohej dhe të mendohej, se komunizmi në Shqipëri "ka rrënjë të thella". Edhe pse askush nuk e dinte dhe nuk e tha sa të thella ishin…! Megjithatë, u përdor si" "argument", që në Shqipëri duhej shkatërruar gjithçka. Promotor i një zgjidhjeje të tillë u bë Partia demokratike, që fitoi pushtetin me zgjedhjet e 22 marsit  1992. Mjeti që u përdor: "Çeku i bardhë" dhe sindikatat e pavarura. Për pasojë në vend të reformave rigjeneruese, u zgjodh rruga e 80 përqindëshit, që u paguhej punëtorëve pa punuar. Ndërmarrje të tëra industriale u mbyllën si "jo rentabile" të shoqëruara me një lloj "lëvizjeje ludiste", që i hapi rrugën shkatërrimit të industrisë së vendit dhe shitjes së makinerive për skrap!

Nuk u kursyen as vepra të tilla si Uzina e traktorëve në Tiranë, Uzinat e precizionit dhe stampave në Korçë, Uzina e telave të bakrit në Shkodër, metalurgjia e bakrit në Rubik e Laç, Azotiku i Fierit, plantacionet e agrumeve në bregdet  etj,etj. Ndërsa në Poloni, Çekosllvaki e gjetkë filloi të adoptohej "Shok terapia" për çmontimin e ekonomisë së komanduar dhe kalimin në ekonominë e tregut, por me theksin tek terapia, tek ne edhe pse flitej për "Shok terapinë", theksi u vu tek Shok-u, pra tek shkatërrimi i pa shoqëruar nga terapia.

Si mbështetje "teorike" për këtë u përdor varianti i keq i Shok terapisë i ekonomistëve të Harvardit, (Xheffri Saks dhe Anders Aslund), që nuk kishte asgjë të përbashkët me synimin për të krijuar një ekonomi më progresive dhe më rentabile. Sipas tyre mjaftonte ndryshimi i shpejtë i formës së pronës "komuniste" dhe menjëherë vjen kapitalizmi triumfues dhe investimet e huaja! Pasojat ishin katastrofike dhe vështirë t'i numërosh. Gjithkush në Shqipëri, por edhe turistët e huaj, që po shtohen nga viti në vit, mund të shohin e të fotografojnë mbeturina të rrënojave të shumta të kësaj batërdie!

Rrugë shkatërruese u ndoq edhe në procesin e privatizimit. Ndërsa në Poloni, Çeki, ish-Republika Demokratike Gjermane privatizimi synonte bërjen rentabile të ekonomisë duke ua dhënë me çmim simbolik, apo dhe pa pagesë, atyre që paraqisnin plan-biznesin më të mirë, tek ne u mjaftua vetëm me ndërrimin e pronarit, proces që drejtohej nga bordet e privatizimit, në të cilët bënin pjesë deri dhe shefa policie! Mjaftonte që shteti të zhvishej nga mjetet e prodhimit dhe objektivi quhej i realizuar! Kalimi në ekonominë e tregut u bë kështu pa zgjedhur asnjë nga modelet e njohura në Perëndim, por duke u zvarritur drejt "kapitalizmit të egër"e pa rregulla!

Përgjegjësi e rëndë për klasën politike dhe qeveritarët e fillimit të tranzicionit post-komunist! Mirëpo, strategjia e shkatërrimit të gjithçkaje u inkurajua edhe nga faktorë të jashtëm shoqëruar me "premtimet lumë'! Më pas u kalua tek parimi: "Ne nuk u japim peshk të gatshëm, por u mësojmë si ta zini vetë atë"! Veçse, as kjo nuk u arrit, sepse nuk njihnin "ujërat tona"! Ndërkohë, edhe pse teza enveriste: "Edhe bar do hamë ne shqiptarët, por parimet nuk i shkelim", u shkri si kripa në ujë, "shkatërruesit tanë" as sot nuk kanë reflektuar dhe vazhdojnë të flasin për "rrezikun komunist në Shqipëri"!

“Zbatoni këto 3 masa dhe s’do infektoheni me COVID”/ ISHP thirrje qytetarëve

Posted: 10 Aug 2020 01:28 AM PDT

Instituti i Shëndetit Publik u bënë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat kundër COVID-19. Në një postim në mediat sociale, ISHP shkruan se ku është një realitet i ri që duhet të përshtatemi dhe të mbrohemi nga infektimi.

Rregullat që të gjithë duhet t'i respektojnë janë, distanca, maska në ambiente e mbyllura dhe kujdesi maksimal me higjienën.

"Normaliteti i ri na kërkon në çdo moment të mbrohemi nga infektimi me COVID-19 🦠 Në normalitetin e ri duhet të: 🚶‍♀️🚶‍♂️Mbani distancë mbi 1 metër; 😷 Vendosni maskë në ambientet e mbyllura dhe aty ku distanca fizike nuk mund të ruhet; 🧼 Kujdeseni për higjienën, lani sa më shpesh duart. 👇Vetëm nëse respektojmë këto rregulla mund të mbrojmë veten dhe miqtë tanë", shkruan ISHP.

o.j/dita

Virologët gjejnë “pikën e dobët” të Covid-19, publikohet studimi shpresëdhënës

Posted: 10 Aug 2020 01:00 AM PDT

Yunjeong Kim dhe Kyeong-Ok "KC" Chang, virologë në Kolegjin e Mjekësisë Veterinare në Universitetin Shtetëror Kansas kanë publikuar një studim që tregon një trajtim të mundshëm terapeutik për COVID-19.

Koronaviruset patogjene janë një kërcënim kryesor për shëndetin publik global, siç tregohet nga sindromi akut i frymëmarrjes, koronavirusi, ose SARS-CoV.

"Science Daily" raporton se ekspertët testuan një agjent terapeutik kundër koronavirusit dhe zbuluan se 3CLpro (C30 endopeptidaza) është një enzimë thelbësore në zhvillimin e virusit SARS-CoV-2.

Në studimin e publikuar në revistën mjekësore "Science Translational Medicine", thuhet se kjo enzimë është një frenues i proteinazës dhe bllokon riprodhimin e koronavirusit in vitro dhe përmirëson mbijetesën tek minjtë e infektuar nga MERS-CoV.

Këto proteaza të ngjashme me koronavirusin 3C, të njohur si 3CLpro, janë objektiva të forta terapeutike sepse luajnë role jetike në replikimin e koronavirusit.

Studimi i kryer mbi minjtë tregoi se ky frenues i koronavirusit (3Clpro) bllokoi përsëritjen e koronaviruseve MERS-CoV dhe SARS-CoV-2 tek njerëzit.

Sipas shkencëtarëve, një ndikim i tillë në "pikën e dobët" të virusit bën të mundur bllokimin e riprodhimit jo vetëm të MERS, por edhe të virusit korona MERS-CoV dhe SARS-CoV-2.

Këto gjetje duhet të studiohen më tej si një terapeutik i mundshëm për koronavirusin.

o.j/dita

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more