Skip to main content

“Verona 2 – 2 Inter, vlerësimet e lojtarëve: Notat e Rrahmanit, Kumbullës dhe të tjerëve” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Verona 2 – 2 Inter, vlerësimet e lojtarëve: Notat e Rrahmanit, Kumbullës dhe të tjerëve” plus 9 more Telegrafi Futboll


Verona 2 – 2 Inter, vlerësimet e lojtarëve: Notat e Rrahmanit, Kumbullës dhe të tjerëve

Posted: 09 Jul 2020 03:03 PM PDT

Interi ka barazuar në udhëtim te Verona 2-2, në një ndeshje spektakolare dhe me rikthime në rezultat.

Vendasit shënuan golat me Laziovic e Veloso, teksa Antonio Candreva ishte më meritori për dy golat e Interit, ku të parin e shënoi vet e të dytin ishte goditja e tij që shtyu Di Marcon ta devijoj topin në portën e tij.

Amir Rrahmani dhe Marash Kumbulla ishin titullar në këtë takim për Veronën dhe patën paraqitje shumë të mirë.

Romelu Lukaku dhe Marash Kumbulla. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Reprezentuesi i Kosovës mori notën 6,6 ku bëri edhe një asistim, teksa Kumbulla u vlerësua me notën 7,3 që ishte ndër më të lartat te vendasit.

Antonio Candreva pati paraqitje shumë të mirë te mysafirët, ndërsa me lojë të mirë u dalluan edhe Alexis Sanchez, Diego Godin e Gagliardini.

Interi me këtë barazim ka humbur edhe pozitën e tretë në tabelë që tani mbahet nga Atalanta. /Telegrafi/

The post Verona 2 – 2 Inter, vlerësimet e lojtarëve: Notat e Rrahmanit, Kumbullës dhe të tjerëve appeared first on Telegrafi.

Interi barazon te Verona dhe humbet edhe vendin e tretë në tabelë

Posted: 09 Jul 2020 02:46 PM PDT

Interi ka barazuar në udhëtim te Verona me rezultat 2-2 në një ndeshje spektkolare me katër gola të shënuar.

Verona e nisi për mrekulli takimin ku vetëm pas dy minutave lojë kaluan në epërsi.

Sulmuesi Darko Lazovic iu shmang bukur Milan Skriniarit dhe shënoi për t'i kaluar vendasit në epërsi 1-0.

Pjesa e parë u karakterizua me lojë të ashpër nga të dyja skuadrat ku u ndanë katër kartonë të verdhë.

Antonio Candreva. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Interi e nisi për mrekulli takimin dhe në minutën e 49-të, Antonio Candreva shënoi pas topit të kthyer nga shtylla për të barazuar rezultatin në 1-1.

Gjashtë minuta më vonë nga një goditje e Candrevas, Di Marco e dërgoi topin në portën e tij për t'i dhënë Interit epërsinë 1-2.

Verona – Inter. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Por krejt në fund të ndeshjes vendasit barazuan në 2-2, kur Amir Rrahmani asistoi te Miguel Veloso që me një goditje të fortë barazoi rezultatin në 2-2.

Kësisoj Interi me këtë barazim humb pozitën e tretë dhe mbetet e katërta në tabelë me 65 pikë.

Ndërkohë Verona mbetet në vendin e nëntë në tabelë me 43 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme Interi do të luaj në shtëpi me Torinon, teksa Verona luan në udhëtim te Fiorentina. /Telegrafi/

The post Interi barazon te Verona dhe humbet edhe vendin e tretë në tabelë appeared first on Telegrafi.

Aston Villa 0 – 3 Man Utd, notat e lojtarëve: Pogba më i miri në fushë

Posted: 09 Jul 2020 02:29 PM PDT

Manchester United ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Aston Villa.

Djajtë e Kuq kanë triumfuar me rezultat të thellë 0-3, duke bërë një hap të madh drejt Ligës së Kampionëve për edicionin e ardhshëm.

Bruno Fernandes, Mason Grenwood dhe Paul Pogba ishin autorët e golave për Djajtë e Kuq në këtë takim.

Manchester United. (Photo by Andrew Boyers/Pool via Getty Images)

E nota më e lartë në ndeshje shkoi për mesfushorin francez Paul Pogna si dhe për bashkëkombësin e tij Anthony Martial.

Me paraqitje të mirë u dalluan edhe Bruno Fernandes, Mason Grenwood e Marcus Rashford.

Ndërkohë nota më e ulët shkoi për qendërmbrojtësin e Villas, Mings. /Telegrafi/

The post Aston Villa 0 – 3 Man Utd, notat e lojtarëve: Pogba më i miri në fushë appeared first on Telegrafi.

Zyrtare: Valon Berisha transferohet në Ligue 1, i bashkohet Arbër Zenelit te Reims

Posted: 09 Jul 2020 02:17 PM PDT

Valon Berisha është bërë me skuadër të re vetëm një javë pas largimit nga Fortuna Dusseldorf.

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës ishte huazuar nga Lazio tek klubi gjerman, por që nuk arritën të mbijetojnë në Bundesliga.

Tani Berisha është prezantuar tek skuadra e tij e re dhe nga edicioni i ardhshëm do të luaj në Ligue 1.

Valoni i është bashkuar skuadrës franceze Stade Reims, ku aktivizohet edhe ylli tjetër i Kosovës, Arbër Zeneli.

Edhe pse dy klubet nuk kanë përmendur detaje financiare, sipas medieve franceze transferimi i Berishës i ka kushtuar Reims plot pesë milionë euro.

27-vjeçari tanimë është prezantuar nga klubi ku ka zgjedhur edhe fanellën me numrin e tij të preferuar 14.

Kujtojmë që Reims ka bërë një sezon të madh në Ligue 1 dhe edicionin e ardhshëm do të luaj edhe në Ligën e Evropës.

Për Valonin Reims është klubi i pestë në karrierë pasi më parë ka luajtur edhe për Viking, RB Salzburg, Lazio e Fortuna Dusseldorf. /Telegrafi/

The post Zyrtare: Valon Berisha transferohet në Ligue 1, i bashkohet Arbër Zenelit te Reims appeared first on Telegrafi.

United triumfon në udhëtim te Aston Villa dhe bënë një hap të madh drejt Ligës së Kampionëve

Posted: 09 Jul 2020 02:11 PM PDT

Manchester United ka marrë një fitore të rëndësishme në udhëtim te Aston Villa.

Djajtë e Kuq kanë triumfuar me rezultat të thellë 0-3 duke bërë një hap të madh drejt një vendi që i dërgon në Ligën e Kampionëve.

United nga fillimi i takimit dominoi në fushë, teksa në minutën e 27-të Bruno Fernandes u pengua në zonë nga Konsa, ndërsa gjyqtari akordoi penallti.

Përgjegjësinë për ekzekutimin e penalltisë e mori vet portugezi i cili shënoi për 0-1.

Bruno Fernandes. (Photo by Oli Scarff/Pool via Getty Images)

Djajtë e Kuq vazhduan dominimin teksa në minutën e fundit të pjesës së parë, Mason Grenwood shënoi një gol spektakolar për 0-2.

Me epërsinë të dyfishtë të Djajve të Kuq përfunduan edhe 45 minutat e para të kësaj sfide.

United e nisi për mrekulli edhe pjesën e dytë, duke gjetur edhe golin e trentë.

Paul Pogba. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Bruno Fernandes asistoi për mrekulli për Paul Pogban i cili shënoi një gol spektakolar nga distanca për 0-3.

Kjo fitore e afron edhe më shumë Unitedin me vendin e katërt, pasi tani ka 58 pikë një më pak se Leicester dhe dy më pak se Chelsea në vendin e tretë.

Në anën tjetër Aston Villa me këtë humbje bënë një hap mbrapa drejt shpëtimit, pasi është në vendin e parafundit me 27 pikë.

Manchester United. (Photo by Oli Scarff/Pool via Getty Images)

Në javën e ardhshme Man Utd do të luaj në Old Traford ndaj Southampton, ndërsa Aston Villa luan përsëri në shtëpi ku kësaj radhe pret Crystal Palacen. /Telegrafi/

The post United triumfon në udhëtim te Aston Villa dhe bënë një hap të madh drejt Ligës së Kampionëve appeared first on Telegrafi.

Arbër Zeneli në top formë, shënon gol dhe asiston në fitoren e Reimsit

Posted: 09 Jul 2020 01:20 PM PDT

Arbër Zeneli ka harruar lëndimin e rëndë që e mbajti afër 10 muajsh jashtë fushave.

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës është rikthyer para ndalimit të futbollit, duke luajtur disa ndeshje në Ligue 1.

Megjithatë kampionati francez përfundoi para kohe dhe skuadrat tanimë kanë filluar fazën përgatitore.

Reims ka zhvilluar një ndeshje miqësore përballë Troyes, teksa kanë shënuar fitore 3-1.

Zeneli është shfaqur në formë të lartë në këtë takim, teksa e ka hapur serinë e golave me golin e shënuar në minutën e 10-të.

Reprezentuesi kosovar ishte i përfshirë edhe në golin e dytë duke asistuar për bashkëlojtarin e tij Toure për 2-0.

Gjithsesi kjo tregon se Arbëri ka harruar tanimë lëndimin dhe është në top formë.

Ky lajm gëzon edhe trajnerin e Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes që me Arbërin do ta ketë një armë plus për ndeshjet e vjeshtës në Ligën e Kombeve. /Telegrafi/

 

The post Arbër Zeneli në top formë, shënon gol dhe asiston në fitoren e Reimsit appeared first on Telegrafi.

Lescott: Vetëm Messi dhe Ronaldo janë përpara Sterlingut

Posted: 09 Jul 2020 12:58 PM PDT

Vetëm Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë përpara Raheem Sterlingut në futboll – ka deklaruar ish-futbollisti anglez, Joleon Lescott.

Anësori i Manchester Cityt ka pasur një tjetër sezon fantastik me 14 gola dhe 29 asistime në Ligën Premier këtë sezon, edhe pse skuadra e tij nuk e fitoi titullin.

Ish-qendërmbrojtësi Lescott beson se 25-vjeçari duhet të vendoset në listën e më të mirëve në botën e futbollit.

Ish-mbrojtësi i Manchester Cityt, Joleon Lescott (Foto: Stu Forster/Getty Images/GUliver)

"Raheem e ka ngritur veten në pjesën e sipërme. Ai duhet të vlerësohet si një prej anësorëve apo sulmuesve më të mirë të futbollit, për shkak të kontributit të tij".

"Mendoj se duhet të jeni shumë naivë nëse nuk e respektoni atë që bën. Ka lojtarë si Messi dhe Ronaldo që shënojnë nga 50 gola për sezon. Ata janë super të çmendur!"

"Por, sa i përket nivelit tjetër, Raheem duhet të krahasohet me lojtarët tjerë", ka deklaruar Lescott për emisionin 'We're not Really Here'. /Telegrafi/

The post Lescott: Vetëm Messi dhe Ronaldo janë përpara Sterlingut appeared first on Telegrafi.

Szoboszlai objektivi kryesor i Milanit, Rossonerët bëjnë gati ofertën për yllin hungarez

Posted: 09 Jul 2020 12:32 PM PDT

Dominik Szoboszlai është njëri nga mesfushorët më të talentuar në Evropë dhe njëkohësisht më të kërkuar.

Mesfushori hungarez prej tri vitesh është pjesë e futbollit në Austri, ku ka shkëlqyer me gjiganti RB Salzburg.

19-vjeçari në 40 ndeshje zyrtare këtë edicion ka shënuar 12 gola dhe ka bërë 18 asistime, shifra që janë vërtetë të larta për një mesfushor.

E falë formës së jashtëzakonshme, skuadra të mëdha si Chelsea, Arsenal, Milan, PSG, Napoli, Lazio e RB Leipzig janë vënë pas tij.

Dominik Szoboszlai. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)

Por duket se më afër lojtarin janë Rossonerët, pasi trajneri i ri që do ta drejtoj skuadrën nga edicioni i ardhshëm Ralf Ragnick e dëshiron me çdo kusht atë.

Vet lojtari kishte deklaruar më parë se është një tifoz i Milanit dhe se është nder për të ta veshte fanellën kuqezi.

Mediat italiane kanë raportuar se Milan tani është duke bërë gati një ofertë prej 20 milionë euro për transferimin e tij.

Szoboszlai preferon më shumë kalimin në Serie A para kampionatit anglez, francez e atij gjerman.

Kjo ka bërë që Milani të bëhet skuadra favorite për të nënshkruar me të dhe tani i mbetet dy klubeve për të gjetur një gjuhë të përbashkët për transferimin e talentit hungarez në San Siro. /Telegrafi/

The post Szoboszlai objektivi kryesor i Milanit, Rossonerët bëjnë gati ofertën për yllin hungarez appeared first on Telegrafi.

Formacionet startuese: Interi luan si mysafir i Veronas

Posted: 09 Jul 2020 11:59 AM PDT

Interi është mysafir i Hellas Veronas në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 31-të në Serie A.

Nerazzurrët pozicionohen në vend të katërt në tabelë dhe do të përpiqen ta ngushtojnë diferencën me skuadrat liderë, duke qenë se edhe Lazio edhe Juventusi pësuan humbje.

Verona nuk ka ndonjë objektiv, pasi ndodhet në mes të tabelës duke mos rrezikuar rënien, derisa ndodhet larg zonës evropiane.

Trajnerët Ivan Juric dhe Antonio Conte i kanë përgatitur formacionet për këtë takim.

Formacioni startues i Hellas Veronas: Silvestri, Rrahmani, Gunter, Kumbulla, Faraoni, Amrabat, Veloso, DiMarco, Pessina, Lazovic, Stepinski.

Formacioni startues i Interit: Handanovic, Skriniar, Godin, De Vrij, Candreva, Brozovic, Gagliardini, Young, Valero, Lukaku, Alexis.

/Telegrafi/

The post Formacionet startuese: Interi luan si mysafir i Veronas appeared first on Telegrafi.

Nuhiu i kënaqur me fitoren, flet edhe për lëndimit e Rexhësh dhe mungesën e Lecit

Posted: 09 Jul 2020 11:55 AM PDT

Drita ka marrë një fitore të lehtë në shtëpi, teksa ka mposhtur Feronikelin me rezultat të ngushtë 2-1.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, ka mbetur i kënaqur me fitoren të cilën e realizuan futbollistët e tij në duel me Feronikelin.

Tekniku i 'bardhekaltërve' theksoi se ishte e rëndësishme për ta fituar këtë ndeshje, pasi që në vikend i pret një përballje e vështirë ndaj Prishtinës.

"Më vjen mirë për fitoren, uroj futbollistët. Dua të mbajë periudhën e mirë që kemi, dhe e di që na pret një ndeshje e vështirë të dielën", tha fillimisht Nuhiu në "Super Sport Kosova".

Ai më pas foli për lëndimin e Kastriot Rexhës dhe mungesën e Liridon Lecit.

Lëndimi i Rexhës? "Me Rexhën nuk kam biseduar dhe nuk di çfarë të them".

Mungesa e Lecit? "Vendimi për mos aktivizim sot është marr nga kryesia, ai sot nuk ishte në plane dhe shpresojë të merret vendim sa më parë nga klubi për të".

Drita vazhdon të kryesojë renditjen tabelare në Superligën e Kosovës me 64 pikë, pesë më shumë se Ballkani që ndodhet në pozitën e dytë dhe gjashtë më shumë se Gjilani që ndodhet i treti. /Telegrafi/

The post Nuhiu i kënaqur me fitoren, flet edhe për lëndimit e Rexhësh dhe mungesën e Lecit appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more