Skip to main content

“Ibra ka vendosur të qëndrojë te Milani” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Ibra ka vendosur të qëndrojë te Milani” plus 9 more Telegrafi Futboll


Ibra ka vendosur të qëndrojë te Milani

Posted: 30 Jul 2020 03:04 PM PDT

Zlatan Ibrahimovic ka vendosur të qëndrojë te Milani dhe do t'i diskutojë kushtet e marrëveshjes në ditët në vijim – njofton La Gazzetta dello Sport.

Sipas gazetës italiane, sulmuesi veteran është bindur të qëndrojë në San Siro dhe do të vazhdojë të luajë nën drejtimin e trajnerit Stefano Pioli.

38-vjeçari ka pasur një ndikim të madh te skuadra e Rossonerëve që kur u rikthye në muajin janar duke i ndihmuar ekipit që ta zë vendin e gjashtë në tabelën e Serie A.

(Foto: Paolo Rattini/Getty Images/Guliver)

Sipas njoftimit, Ibra dhe Milani do ta diskutojnë kontratën e re në ditët në vijim, mirëpo akoma nuk ka një datë të caktuar për takimin e tyre.

Ibra reklamon fanellën e re të Milanit Ibra reklamon fanellën e re të Milanit

La Gazzetta dello Sport shkruan se paga e tij duhet të jetë së paku katër milionë euro në sezon, ndërsa do të rritet më shumë në bazë të bonuseve që lidhen me golat e shënuar, ndeshjet e zhvilluara dhe performancën në Ligën e Evropës, si dhe kualifikimin e mundshëm në Ligën e Kampionëve për sezonin 2021/2022.

Prej se u kthye te Milani, Ibra i ka shënuan nëntë gola dhe ka dhuruara pesë asistime në 17 ndeshje në Serie A. /Telegrafi/

The post Ibra ka vendosur të qëndrojë te Milani appeared first on Telegrafi.

Brentford-Fulham, finalja e ‘play-offit’ për t’u ngritur në Ligën Premier

Posted: 30 Jul 2020 02:44 PM PDT

Fulhami ka pësuar humbje (1-2) në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të 'play-offit' që e zhvilloi në shtëpi kundër Cardiff Cityt.

Mirëpo, falë fitores së parë në udhëtim prej 2-0, është kualifikuar në finale të 'play-offit' me rezultat të përgjithshëm prej 3-2.

Curtis Nelson shënoi për Cardiffin (8') pas asistimit të Joe Ralls, mirëpo reagimi ishte i shpejtë dhe vendasit barazuan me golin e Neeskens Kebano (9').

(Foto: Naomi Baker/Getty Images/Guliver)

Mysafirët e shënuan një gol tjetër në fillim të pjesës së dytë (47') përmes Lee Tomlin, mirëpo nuk ia dolën në minutat e mbetura ta shënonin edhe golin e tretë që i dërgonte tutje.

Mund t'ju ketë ikur solo goli i Josh Onomah që mahniti në ndeshjen Cardiff-Fulham Mund t'ju ketë ikur solo goli i Josh Onomah që mahniti në ndeshjen Cardiff-Fulham

Në këtë mënyrë, Fulhami u kualifikua në finale, ku do ta kërkojë kualifikimin në Ligën Premier në derbin e Londrës perëndimore kundër Brentfordit që në gjysmëfinale eliminoi Swansea Cityn.

Përballja përcaktuese për ekipin që në sezonin 2020/2021 do të luajë në elitën e futbollin anglez do të zhvillohet më 4 gusht në stadiumin Wembley. /Telegrafi/

The post Brentford-Fulham, finalja e 'play-offit' për t’u ngritur në Ligën Premier appeared first on Telegrafi.

Dybala: Juve i ka lojtarët më të mirë në botë në secilën pozitë, titulli 10 është në radhë

Posted: 30 Jul 2020 01:03 PM PDT

Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala, ka pranuar se Zonja e Vjetër tashmë po mendon për Scudetton e dhjetë radhazi.

Bianconerët e fituan titullin e nëntë rresht këtë edicion, ndërsa argjentinasi e ka bërë të qartë se objektivi për sezonin 2020/2021 është titulli i 10 i njëpasnjëshëm.

"Mund të jetë vështirë ta mbash përqendrimin dhe ambicien. Mirëpo, secili triumf është i veçantë. Mendoj se kjo është më e rëndësishmja".

"Mua më pëlqen të fitoj, bashkëlojtarëve të mi u pëlqen të fitojnë dhe klubit i pëlqen të fitojë, dhe kjo dëshira na bën fitimtarë".

(Foto: Paolo Rattini/Getty Images/Guliver)

"Mirëpo, në të njëjtën kohë, na ndihmon fakti se i kemi lojtarët më të fortë në botë në secilën pozitë. Jemi krenarë me vetveten, të fitosh nëntë tituj radhazi është e mrekullueshme, ndërsa tashmë ne po mendojmë për të dhjetin", ka deklaruar Dybala për The Guardian.

26-vjeçari ka thënë se Juve fillimisht do të përqendrohet në Ligën e Kampionëve, e cila rifillon më 7 gusht, në përpjekje për ta kërkuar trofeun që i mungon për shumë vite. /Telegrafi/

The post Dybala: Juve i ka lojtarët më të mirë në botë në secilën pozitë, titulli 10 është në radhë appeared first on Telegrafi.

Arbër Shala largohet nga Dukagjini

Posted: 30 Jul 2020 12:53 PM PDT

Mbrojtësi i krahut, Arbër Shala, nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Dukagjinit në sezonin e ardhshëm.

Klubi nga Klina e ka konfirmuar largimin e 28-vjeçarit, i cili iu bashkua kësaj skuadre në janar të këtij viti dhe luajti vetëm gjysmë sezoni. Më herët, ai ishte pjesë e Lirisë.

"Mbrojtësi anësor, Arbër Shala, përgjatë këtij gjashtëmujori sa ishte pjesë e jona, tregoi karakter dhe personalitet si ne fushë edhe jashtë saj.

"Ne duke e falënderuar Arbërin për kontributin e dhënë sa ishte pjesë e klubit Dukagjini, i dëshirojmë shumë sukses", thuhet në njoftimin e klubit në Facebook.

Kujtojmë që Dukagjini në sezonin e ardhshëm do të bëjë gara në Ligën e Parë, pasi që nuk i mbijetoi qëndrimit në elitën e futbollit të Kosovës. /Telegrafi/

The post Arbër Shala largohet nga Dukagjini appeared first on Telegrafi.

Liridon Leci konfirmon largimin nga Drita me një dedikim për tifozët

Posted: 30 Jul 2020 12:45 PM PDT

Mbrojtësi 35 vjeçar, Liridon Leci, ka njoftuar se nuk është më pjesë e Dritës, ndërkohë që ka bërë një dedikim për tifozët e skuadrës që e fitoi titullin e Kosovës.

"Në fillim dua të falënderoj presidentët Flamur Bunjaku dhe Valon Murseli dhe njerëzit e tjerë përreth që ishin në fillim të një̈ projekti, falë të cilëve sot Drita dhe Intelektualët janë̈ në maje të futbollit kosovar".

"Mbi të gjitha dua t'i falënderoj secilin tifoz intelektual, pa të cilët Drita nuk do të kishte shkëlqimin që ka sot, dua t'i falënderoj sepse e kanë vlerësuar çdo sakrificë dhe mund e djerse që e kam dhënë për klubin e tyre të zemrës".

"Kur kam ardhur te Drita kam ardhur për një Drite evropiane, ku për tre vite u shpallëm dy herë kampion, një herë Superkupën, pjesëmarrës në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe shumë rekorde të thyera në futbollin kosovar".

"Përkundër këtyre sukseseve dhe kontributit të vazhdueshëm që e dhashë për Dritën, në këmbim fitova 'respektin' nga disa njerëz që Liridon Leci të suspendohet dhe nuk i vazhdohet kontrata nga klubi bardhekaltër".

"Klubi nuk më ka mua më si një futbollist të tyre… por e ka një tifoz më shumë, falë respektit që ma dhanë ata tifozë. Mirupafshim", shkruan në postimin e plotë të Lecit në Facebook.

Publikimit të tij ia ka shoqëruar disa imazhe nga festa e Dritës kur u shpall kampion i Kosovës. /Telegrafi/

The post Liridon Leci konfirmon largimin nga Drita me një dedikim për tifozët appeared first on Telegrafi.

Darka e përbashkët, Zeneli mirëpret Berishën te Reims: Mirë se vjen, vëlla

Posted: 30 Jul 2020 12:34 PM PDT

Dy futbollistët e Kosovës, Arbër Zeneli dhe Valon Berisha, në sezonin e ardhshëm do të luajnë në të njëjtën skuadër.

Kjo për faktin se Berisha javë më parë iu bashkua skuadrës së Stade de Reims. 27-vjeçari tashmë i ka nisur stërvitjet te skuadra e tij e re, ku e ka mirëpritur bashkëlojtari te Përfaqësuesja jonë.

Arbëri e ka publikuar një fotografi të përbashkët të dyshes duke ngrënë darkë dhe i ka uruar mirëseardhje Valonit te ekipi i tij.

View this post on Instagram

Welcome to Reims brother❤

A post shared by Footballer ArberZ⚽ (@azeneli10) on

"Mirë se vjen te Reims, vëlla", ka shkruar 25-vjeçari në përshkrimin e fotografisë së publikuar në Instagram.

Mësohet çmimi që e ka paguar Reims për Valon Berishën Mësohet çmimi që e ka paguar Reims për Valon Berishën

Derisa Berisha u transferua këtë verë nga Lazio, Zeneli është pjesë e Reims nga viti 2019, ku kishte shkuar nga Heerenveen. /Telegrafi/

The post Darka e përbashkët, Zeneli mirëpret Berishën te Reims: Mirë se vjen, vëlla appeared first on Telegrafi.

E ardhmja e Nainggolan në duart e Interit

Posted: 30 Jul 2020 12:19 PM PDT

Presidenti i Cagliarit, Tommaso Giulini, shpreson të zhvillojë bisedime me Interin në shtator lidhur me Radja Nainggolan.

Futbollisti belg, i cili është i huazuar nga Nerazzurrët, ka qenë pjesëtar shumë i rëndësishëm në skuadrën e Rossoblu, prandaj kreu i klubit shpreson ta mbajë më gjatë në Sardinia.

"Në radhë të parë, lojtari duhet ta dëshirojë qëndrimin, ne nuk kemi biseduar akoma me të. Pastaj gjithçka është në duart e Interit".

(Foto: Enrico Locci/Getty Images/Guliver)

"Ai do të kthehet në Appiano Gentile, nëse Conte dëshiron ta mbajë, ai do të qëndrojë te Nerazzurrët".

"Përndryshe, njësoj si në vitin e kaluar, do të flasim sërish. Me gjasë në shtator", u ka thënë Giulini gazetarëve në një konferencë për shtyp. /Telegrafi/

The post E ardhmja e Nainggolan në duart e Interit appeared first on Telegrafi.

Ka përfunduar sezoni i Pjanic në Serie A – ai është i pezulluar në xhiron e fundit

Posted: 30 Jul 2020 10:30 AM PDT

Komisioni Disiplinor ka konfirmuar se Miralem Pjanic e ka zhvilluar ndeshjen e fundit në Serie A, para transferimit te Barcelona.

Mesfushori i Juventusit është përfshirë në listën prej 11 lojtarëve të pezulluar për xhiron e fundit të kampionatit italian për sezonin 2019/2020.

Zonja e Vjetër në xhiron e 38-të luan kundër Romës, ndërsa Giallorossët nuk e kanë në dispozicion Gianluca Mancinin.

(Foto: Enrico Locci/Getty Images/Guliver)

Cagliarit do t'i mungojë Marko Rog në ndeshjen e të shtunës, ndërsa Milanit do t'i mungojë sulmuesi Ante Rebic.

Trajneri i Genoas, Davide Nicola, do ta përcjellë ndeshjen kundër Hellas Veronas nga tribunat.

Bartosz Bereszynski (Sampdoria), Lyanco (Torino), Soualiho Meite (Torino), Pedro Obiang (Sassuolo), Andrea Papetti (Brescia), Nehuen Paz (Lecce) dhe Rachid Ghezzal (Fiorentina) – e kompletojnë listën. /Telegrafi/

The post Ka përfunduar sezoni i Pjanic në Serie A – ai është i pezulluar në xhiron e fundit appeared first on Telegrafi.

Merr fund ëndrra e tifozëve të Newcastle, investitorët arabë heqin dorë përfundimisht nga blerja e aksioneve të klubit anglez

Posted: 30 Jul 2020 09:34 AM PDT

Ka marrë fund ëndrra e tifozëve të klubit të famshëm anglez Newcastle United për ta parë ekipin e tyre të fortë financiarisht dhe sportivisht.

Pronarët aktual të Newcastle United ishin prej kohësh në bisedime me investitorët arab në krye të të cilëve ishte multi miliarderi Mohammed Bin Salman.

Skuadrat rivale të Newcastle kishin filluar të frikësoheshin, pasi Bin Salman kishte premtuar se do të bënte përforcime të mëdha për t'i bërë 'Laraskat' ndër ekipet më të fuqishme në Angli dhe jo vetëm.

Por tani ka qenë ky grup i investitorëve arab që kanë konfirmuar se kanë hequr dorë nga blerja e klubit anglez.

"Me vlerësim të madh për komunitetin e Newcastle dhe për rëndësinë e ekipit të futbollit, ne kemi marrë vendim të tërheqim interesimin për blerjen e klubit të futbollit Newcastle United", thuhet ndër të tjera në komunikatën e investitorëve.

Sipas këtij grupi të investitorëve arabë, ata janë tërhequr nga blerja pasi marrëveshja në parim e arritur me pronarët aktual të klubit është zbehur dhe kishte disa paqartësi.

Tani Mohammed Bin Salman do të synojë të marrë një tjetër skuadër evropiane, pasi ai është i vendosur të investojë në futboll.

Nuk përjashtohet mundësia që Bin Salman të blejë klubin e madh italian Roma, pasi presidenti aktual i Giallorosëve, James Pallota e ka nxjerr klubin kryeqytetas në shitje.

Nëse dështon marrëveshja mes Pallotas dhe Friedklin, atëherë Bin Salman mund të futet në garë për blerjen e Romës. /Telegrafi/

The post Merr fund ëndrra e tifozëve të Newcastle, investitorët arabë heqin dorë përfundimisht nga blerja e aksioneve të klubit anglez appeared first on Telegrafi.

Ozil do të vazhdojë ta marrë rrogën e majme te Arsenali edhe për një sezon

Posted: 30 Jul 2020 09:11 AM PDT

Mesut Ozil nuk do të largohet nga Arsenali këtë verë – ka thënë agjenti i tij duke theksuar se futbollisti do ta respektojë kontratën me klubin nga Emirates Stadium.

Mesfushori ka kontratë me Topçinjtë deri në vitin 2021, mirëpo nuk zhvilloi asnjë minutë lojë që nga rikthimi i futbollit, mirëpo nuk e ka në plan të largohet.

31-vjeçari përfiton 350.000 funte (387.000 euro) në javë te Arsenali dhe është njëri nga lojtarët më të paguar në Ligën Premier, ku ka luajtur shumë pak gjatë gjithë sezonit dhe ka shënuar vetëm një gol.

(Foto: Gareth Copley/Getty Images/Guliver)

Në raportimet e klubit për mungesën e Ozil, është arsyetuar se ka një lëndim në shpinë, por ka dyshime se ai nuk bën pjesë në planet e trajnerit Mikel Arteta. Kjo ka bërë që të spekulohet për largimin e tij, mirëpo përfaqësuesi i lojtarit e ka hedhur poshtë mundësinë e largimit.

Ishte arritur marrëveshja në parim – por Ozil 'tradhtoi' keq Fenerbahcen Ishte arritur marrëveshja në parim – por Ozil 'tradhtoi' keq Fenerbahcen

"Mesuti nuk do të largohet para verës së vitit 2021. Ai ka një kontratë valide, e cila nuk ka ndryshuar. Ai do të qëndrojë te Arsenali", ka deklaruar Erkut Sogut për Fanatik.

Më tej, agjenti ka konfirmuar se pasi të bëhet lojtar i lirë në verën e ardhshme, gjasat janë 90 për qind që Ozil të largohet nga Arsenali. Azia, Amerika dhe Turqia janë destinacionet e mundshme. /Telegrafi/

The post Ozil do të vazhdojë ta marrë rrogën e majme te Arsenali edhe për një sezon appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more